Abdusamed Nasir: Të nderuar shikues, esselamu alejkum! Edhe në këtë epokë moderne, njerëzimi nuk e ka fituar ende luftën kundër urisë. Njëmbëdhjetë milionë njerëz vetëm në Afrikë janë drejtpërdrejt të rrezikuar nga kjo 'murtaja e kohëve moderne' dhe mbi njëzet mijë fëmijë vdesin çdo ditë si rezultat i kequshqyerjes. Ku janë të drejtat për të uriturit dhe si të mbrohet e drejta themelore e njeriut për jetë? Çfarë zgjidhje ofron Islami dhe pse në Islam kujdesi për të uriturin lidhet ngushtë me akiden? A ka të bëjë vetëm me ushqimin ndihma e detyrueshme për shtresat vulnerabil? Këto janë vetëm disa nga çështjet që do të diskutojmë sonte me temën 'të drejtat e të uriturve', me të ftuarin tonë të nderuar dr. Jusuf el Kardavin, të cilin e mirëpresim.
Doktor, pamjet tronditëse të fëmijëve të rraskapitur që nuk lëvizin dot nga uria dhe që për shkak të kequshqyerjes më shumë të kujtojnë skelete sesa njerëz të çmendur të gjallë. Si e sheh Islami urinë dhe a është ajo një sprovë apo një dënim?
Dr. Kardavi: Bismilahir-rahmanir-rahim. Falënderimi i takon Allahut, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar, dhe paqja dhe bekimet qofshin mbi të dashurin tonë, Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij të nderuar dhe shokët e nderuar dhe të gjithë ata që ndjekin udhëzimet e tij deri në Ditën e Gjykimit. Zia e bukës është një sprovë dhe një tragjedi që prek individët si dhe familjet, kombet dhe gjithë ymetin. Për shkak të ashpërsisë së sprovave të urisë, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thoshte një lutje të përditshme në të cilën i lutej Allahut që ta mbronte nga uria: "Allah, kërkoj mbrojtje te Ti nga uria, sepse ajo është shoku im më i keq!".
Sahabiu i famshëm Ebu Dherri r.a., ka thënë: "Çuditem me një njeri që nuk ka ushqim në shtëpinë e tij, e që nuk del në rrugë dhe përpiqet të sigurojë ushqim për veten dhe familjen e tij me shpatë!"
Ebu Dherri r.a., habitet se si njerëzit nuk rebelohen kundër urisë, dhe historia na tregon se të varfrit shpesh iu drejtuan rebelimit, grushteteve dhunës për shkak të urisë - kundër atyre që kanë, që nuk janë të uritur dhe jetojnë në luks, ndërsa të tjerët nuk kanë ushqimin më të vogël të nevojshëm për jetës.
Imam Muhamed bin el Hassan esh Shejbani, një nxënës i njohur i Ebu Hanifes, një nga më të merituarit për zhvillimin e shkollës juridike hanefi, zakonisht u drejtohej nxënësve kur hynte shërbëtorja e tij dhe e informonte se gruaja e tij ishte duke i thënë se shtëpia ishte pa miell. E ndërpreu ligjëratën, iu drejtua shërbëtores dhe i tha: "Të ka vrarë Allahu, më ke fshirë nga koka dyzet pyetjet ligjore që kam përgatitur për t'i përpunuar në ligjëratën e sotme!" Edhe pse ishte një dijetar i madh, ne e kemi të qartë se informacioni për zhdukjen e ushqimit e thyen plotësisht përqendrimin e tij, sepse familja ishte në rrezik ekstrem.
Allahu i Lartësuar e krijoi njeriun në formën në të cilën ai është i varur nga ushqimi. Pra, njeriu duhet të ushqehet për të qëndruar gjallë. Për mushrikët mekasë ishte e çuditshme që Allahu i Lartësuar u dërgoi atyre një Profet i cili ishte i varur nga ushqimi, kështu që Allahu i Lartësuar u përgjigj: "Edhe para jush, ne dërguam vetëm njerëz të cilëve u shpallëm ju nuk i njihni! Ne nuk i krijuam ata si qenie të gjalla pa ushqim, as nuk ishin të pavdekshëm." (El Enbija, 7-8).
Në momentin që njeriu mbetet pa ushqim, pa atë që është e nevojshme për jetën, ai është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë dhe ka nevojë për ndihmë. Nëse dikush është i uritur, është detyrë e fqinjëve t'i ndihmojnë, më pas të afërmit, pastaj komuniteti shoqëror, shteti dhe mbarë bota. Pra, të gjithë njerëzit janë përgjegjës për urinë e një personi nëse nuk e ndihmojnë atë të shpëtojë veten. Në çdo vend ka nga ata që kanë ushqim të mjaftueshëm, dhe pjesën tjetër e hedhin, ndërsa të tjerët detyrohen të gërmojnë nëpër kontejnerë për të marrë ushqime. Është një gjendje e papranueshme që përkeqëson ashpërsinë e urisë.
Abdusamed Nasir: Si e shpjegon Islami fenomenin e urisë?
Dr. Kardavi: Uria është rezultat i disa rrethanave negative, në të cilat ndodhet njeriu. Këto rrethana mund të jenë të ndryshme, si për shembull të jetosh në shkretëtirë ku nuk ka ujë të mjaftueshëm për të ujitur të korrat. Nëse nuk bie shi, ose nëse nuk mjafton, do të ketë një thatësirë e cila do pengojë të korrat të prodhojnë frutat e nevojshme për konsum njerëzor. Në rrethana të tilla, është e nevojshme të ndihmohen ata që jetojnë në zonat e goditura nga thatësira. Sot dihet mënyra e gjelbërimit të shkretëtirës, pra shndërrimi i shkretëtirës në tokë pjellore me vaditje. Nëse ata që jetojnë në zona vulnerabil nuk mund të ndihmohen, u takon atyre të largohen nga zona dhe të vendosën në një vend më të jetueshëm. Allahu i Lartësuar thotë: "Kush shpërngulet për hir të Allahut, do të gjejë shumë vende në tokë, përkundër armiqve të tij dhe lirinë..." (En Nisa, 100).
Uria ndonjëherë ndodh si pasojë e papunësisë. Nëse një burrë nuk mund të gjejë një punë për të jetuar, sigurisht që jeta e tij do të jetë e vështirë dhe shumë afër urisë. Andaj është obligim i shoqërisë që të gjithë. ata që kanë nevojë të sigurojë punë që të jetojnë normalisht nga puna. Prandaj, synimi ynë nuk duhet të jetë vetëm të kujdesemi për të uriturit në atë mënyrë që t'i ushqejmë, por problemet e tyre duhet të zgjidhen sistematikisht. Në vend që t'i jepet një njeriu një peshk të kapur për të ushqyer veten, atij duhet jepet një rrjetë në mënyrë që të mund të kapë aq sa i nevojitet për të jetuar dhe kështu të jetë i pavarur nga të tjerët.
Qëllimi i programit social islam është që të kujdeset përherë për të varfrit, në mënyrë që ata të bëhen plotësisht të pavarur nga ndihma e të tjerëve sa më shpejt të jetë e mundur. Qëllimi kryesor i zekatit është kujdesi i përhershëm dhe cilësor për të varfrit. Duke shpjeguar qëllimin e zekatit, Imam Shafiu ka thënë: "Të varfërve u jepet ajo që do t'u sigurojë atyre jetën duke punuar dhe siguruar veten dhe familjet e tyre." Nëse e njeh zanatin e zdrukthëtarisë, do t'i jepet zekati në makinat e zdrukthëtarisë, me të cilat do të bëjë punën. Nëse e kupton farkëtimin e hekurit, do t'i sigurohet gjithçka që i nevojitet për këtë punë. Nëse është bujk, do t'i jepet toka dhe makineritë e nevojshme për kultivimin e tokës në mënyrë që të fitojë bukën e gojës dhe së shpejti të kalojë nga gjendja e atij që ka nevojë për zekatin në gjendjen e atij që është i detyruar të japë zekat. Arsyet e urisë mund të jenë edhe për shkak të koprracisë së të pasurve dhe qëndrimit të tyre shtypës ndaj të varfërve. Fatkeqësisht, ky fenomen nuk është i pazakontë në kohën tonë. Nëpërmjet sistemeve të ndryshme, pasuria përqendrohet në duart e individëve dhe në kurriz të një popullsie gjithnjë e më të varfër. Të pasurit nuk kujdesen për të varfrit dhe nuk i ndjejnë vuajtjet e tyre. Kjo çon në një shtresim në rritje të shoqërisë. Të varfrit po varfërohen dhe të pasurit po pasurohen derisa të varfrit të mbeten pa asgjë, kur vetë ekzistenca e tyre bëhet e dyshimtë.
Abdusamed Nasir: Ju përmendët se është obligim i fqinjëve, të afërmve apo i gjithë shoqërisë që të kujdesen për ata që nuk kanë mjete të mjaftueshme për jetesë. Konkludojmë se të varfrit kanë të drejta të caktuara me njerëzit e tjerë. A mund të na shpjegoni se cilat janë të drejtat e të uriturve?
Dr. Kardavi: E drejta themelore e të varfrit që nuk ka çfarë të hajë është e drejta për ushqim. Ai ka të drejtë të ushqehet dhe kjo nuk duhet t'i mohohet. Askush nuk duhet të lejojë që jeta e dikujt të rrezikohet nga uria. Muhamedi a.s., në një hadith ka thënë: "Besimtar nuk është ai që e zë gjumi dhe e di se fqinji i tij është i uritur!" Kjo vlen për të gjithë, pavarësisht nëse ai ka dhënë zekatin apo jo ende. Nuk lejohet që dikush të thotë se ka dhënë zekatin dhe e ka kryer obligimin ndaj të varfërve dhe se i ka rënë obligimi për t'u kujdesur për ta. Na takon ne të kujdesemi për të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të ngrënë, pavarësisht në çfarë kohe apo hapësirë ka ndodhur.
Kurani e ndaloi përdorimin e kërmave, përveç rasteve emergjente. Ibën Hazmi thotë se nuk lejohet që njeriu të konsumojë kërma edhe në rast urgjence nëse ka një fqinj që mund ta ndihmojë. Muhamedi a.s., ka thënë: "Al i cili ka tepricë, le t'ia japë atij që nuk ka!" Kështu, është detyrë e të pasurve që tepricën e të ardhurave t'ua japin të varfërve për të plotësuar nevojat e tyre themelore. Kjo është e drejta e të varfërve dhe ata duhet ta kërkojnë. Dhe, nëse i pasuri nuk u jep atyre të drejtën e tyre, atëherë ata lejohen të përdorin forcën për të marrë të drejtën e tyre. Nëse ata vdesin në atë luftë, ata janë dëshmorë, sepse kanë luftuar për të drejtat e tyre. Prandaj, pasuria e të pasurve është e drejtë e të varfërve dhe duhet jepet atyre.
Abdusamed Nasir: Ka mundësi që këto fjalë tua të keqkuptohen në mënyrë që dikush të kuptojë se përdorimi forcës është i lejuar për atë që nuk ka mjete jetese. Një zhvillim i tillë mund të shkaktojë pasoja shumë negative?
Dr. Kardavi: E drejta e të uriturve është të luftojë kundër atyre që kanë mjaft dhe nuk duan, ndihmojnë. Ai që është uritur duhet të ushqehet. Kur kjo e drejtë uzurpohet, atëherë atij nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të rebelohet kundër shtypjes dhe uzurpimit të të drejtave elementare të njeriut. Është detyrë e besimtarit që të kujdeset për nevojtarët dhe të japë nga pasuria e tij nevojtarëve. Është obligim i rreptë që çdo besimtar duhet ta përmbushë. Kurani na mëson se neglizhimi për të mbështetur të uriturin është një nga arsyet e mosbesimit: "Çfarë ju solli në Sekar? Ne nuk do të jemi, thonë ata, nga ata që e falin namazin dhe nga ata që ushqejnë të varfrit..." (El Mudethir, 42-44). Prandaj themi se për të ushqyer të uriturit është farzkifaje (obligim shoqëror), Nëse një grup e përmbush atë obligim, detyrimi bie nga të tjerët, por nëse askush nuk e ka përmbushur, atëherë të gjithë janë mëkatarë.
Abdusamed Nasir: Ju keni përmendur disa ajete në të cilat Allahu xh.sh. thotë: Dhe si mendon; si mund të jetë njeriu mirënjohës për mirësitë? "Është lirimi i një skllavi, ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria: Ndonjë jetimi që është i afërt, ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria." (El Beled, 16-12). A mund të nxjerrim përfundimin nga këto ajete se ushqimi i të varfërve është një detyrim fetar për të cilin njeriu do të jetë përgjegjës nëse nuk e përmbush atë?
Dr. Kardavi: Çdo kushtëzim i njerëzve që janë sprovuar nga fatkeqësi të tilla si uria është një krim kundër të cilit duhet të ngrihet e gjithë bota. Kjo është e papranueshme. Askush nuk duhet të poshtërohet apo nënshtrohet për shkak të situatës së palakmueshme në të cilën ndodhet. Dukuritë e tilla duhet të përballen me të gjitha mjetet e mundshme. Nuk do ta pranoja kurrë një kushtëzimi të tillë. Uria do të ishte më e dashur për mua sesa heqja dorë nga besimi dhe nderi im!
Përktheu: Shpend Hulaj
Intervistë televizive me Dr. Jusuf Kardavrn, marrë nga TV Ikra
Dituria Islame 416