Emri dhe mbiemri i Pejgamberit a.s.

 


Emri i tij Muhammed, i biri Abdullahut, i biri Abdul Muttalibit nga (fisi) Beni Hashim (bijtë e Hashimit). Mbiemri i tij ishte Ebu El Kasim (ndarës i së vërtëtës nga e kota). Këta emra dhe ky mbiemër kanë domethëniet dhe aludimet e tyre të veçanta.

Emërtimi me "Muhammed" (emër i përveçem me kuptim: i lavdëruar) sikur ka qenë i pari për të, edhe pse flitet edhe për pesë persona tjerë të emërtuar me po këtë emër, por megjithatë, personalitetet e tyre asnjëherë nuk janë shfaqur në teatrin apo skenën e jetës. Një gjë të tillë sikur na e sqaron edhe thënia e gjyshit të tij: "E quajta "Muhamed" (i lavdëruar) ndoshta e lavdërojnë banorët e qiellit dhe tokës!". Ai që sadopak ka studiuar apo lexuar për jetën e tij do të bindet qartë për ketë të vërtetë të pamohuar.
Ndërsa sa i përket mbiemrit të tij, Ebu El Kasim (ndarësi i së verbëtës nga e kota), d.t.th së feja e tij do të jetë zgjedhje e drejtë në mes të mbizotërimit të pavend dhe nënçmimit të vazhdueshëm, ekstravagancës dhe mangësive, pasurisë tiranë dhe varfërisë ekstreme…Kjo është mesatari e fesë; Islami është ndarës në mes ekstravagancës (teprimit) dhe neglizhencës (mangësive), e që kjo pozitë në mes këtyre dyjave njihet si mesatari. Emri i babait dhe gjyshit të tij nuk dalin jashtë kornizave të adhurimit për Allahun; pra ai, babai dhe gjyshi i tij që të tretë janë robër të Allahut ndërsa cilësia e lavdërimit në emrin e tij (Muhammed- i lavdëruar) është tërësisht e varur nga adhurimi i tij për Allahun e Madhëruar.



Burimi: Mefatihus Seadeh, Maxhid Sulejman Dudin, f: 31-43
Përktheu: Dr. Sedat Islami