Disa njerëz, Allahu i udhëzoftë. Kanë dëshirë të madhe për të hulumtuar gabimet.
Gabimet e të tjerëve janë gjëra të humbura të tyre që ata i gjurmojnë. Do të shohësh se si shfletojnë librat e dijetarëve jo për të shfrytëzuar dhe kërkuar dobi prej tyre, por për të gjetur lëshimet, mu sikur miza e cila fluturon vetëm në gjërat e ndotura! Dhe kur një i tillë gjen një gabim, me entuziazëm brohoritë: “Falënderojmë Allahun i cili na udhëzoi në këtë, sepse nuk do të ishim të udhëzuar, sikur mos t’ishte Allahu.”
Pastaj në vendtubime flet për gabimin që ka hasë duke thënë: “Ky njeri është i këtillë“, ndërsa njeriu i cili transmeton këto fjalë ka shumë më tepër gabime. Nëse gjurmojmë për biografinë e njeriut të cilit iu janë gjetur gabimet, do të shohim që ai në islam ka merita të mëdha dhe gjurmë lavdëruese. Sa i ka shërbye ky njeri islamit duke studiuar dhe shëruar libra? Mirëpo, ky megjithatë përhapë vetëm gabimet e tij, e që padyshim është e padrejtë.
Është e drejtë që t’i falet gabimi i vogël po të krahasoheshin me të mirat që posedon. Kush është ai i cili nuk gabon dhe është i ruajtur nga gabimet përveç Pejgamberit, s.a.v.s.?
Sikur të kritikonim secilin që gabon, betohem në Allahun, që askush nuk do të ishte i ruajtur,bile edhe sahabët e Pejgamberit, s.a.v.s. sepse edhe ata nuk janë të privuar nga gabimi përveç në atë që ata kanë sjellë me konsensus, por jo në mënyrë individuale!
Duhet tërhequr vërejtën në gabimin përkatës që njerëzit të mos përsërisin të njëjtin gabim, por jo me bë “kryengritje” kundër dijetarit të përmendur.
Për këtë më shtyn dhe motivuan fjalët e përhapura në këto kohëra për disa imam të ditur, sikur imam En-Neveviu dhe Ibn Haxher si dhe imam të tjerë në hadith për të cilët e dimë biografinë e tyre të bukur dhe qëllimet e drejta të tyre. Ne realitet ne themi: Ata nuk janë të pagabueshëm, por nuk mund të hedhet e vërteta e tyre. E vërteta duhet të pranohet, qoftë edhe nga njeriu gënjeshtar ndërsa e pavërteta duhet të hedhet qoftë edhe nga njeriu më i sinqertë.
Në realitet myslimani duhet të ketë mendim të mirë për myslimanin tjetër, dhe nuk duhet ta akuzojë pa arsye të pavërtetuara. Është obligim të ketë mendim të mirë për fjalët e tija dhe shprehjet e tija t’i shpjegoj në kuptimin më të bukur.
Ne jemi të urdhëruar të kemi mendim të bukur për myslimanët. Në hadithin e Ibn Omerit r.a. transmetohet të ketë thënë: „E kam parë Pejgamberin, s.a.v.s. se si sillej rreth Qabesë duke thënë: ’Sa e bukur je, sa e këndshme është aroma jote, sa e madhe je, sa e madhe është shenjtëria jote! Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, shenjtëria e besimtarit është e madhe te Allahu i Madhërishëm se shpirtëroja jote në pikëpamje të jetës dhe pasurisë së tij, andaj është obligim të mendohet vetëm mirë për atë“. Transmeton Ibn Maxhxheh. Në këtë hadith kuptohet shtytja që te myslimanët duhet dominuar mendimi i bukur. Në lidhje me këtë Omer b. Hattabi r.a. ka thënë: “Mos mendo në fjalët që ka thënë vëllai yt besimtar përveç mirë dhe kërko shpjegimin më të mirë.”
Një prej shembujve të ndritshëm në lidhje me këtë temë është ngjarja që i ndodhi Er- Rebi’i b. Sulejmanit, njërit prej nxënësve të imam Shafiut kur ishte i sëmur dhe i tha: “Allahu ta përforcoftë dobësinë tënde.” Esh- Shafiu i tha : “Sikur Allahu të më forconte dobësinë time do të më mbyste!” Er-Rebia tha: “Betohem në Allahun, të dëshirova të mirën për ty.” Esh- Shafiu tha: “Unë e di se edhe sikur të më lëndoje, nuk do të më dëshiroje përveç të mirën.”
Njeriu mund të gaboj dhe të përdor fjalën e cila mund të shpjegohet në shumë mënyra, apo të përdor fjalën jo adekuate, pa pasur qëllimin e keq. Për këtë, patjetër duhet shikuar në gjendjen dhe qëllimet e njeriut, ashtu siç kanë thënë shumica e dijetarëve. Por sot shohim njerëzit të cilët nëse dëgjojnë një fjalë e cila mund të shpjegohet në njëqind mënyra të drejta, e vetëm një e gabuar, ata do ta shpjegojnë vetëm këtë mënyrë të gabuar.
Andaj e kemi obligim të kemi mendim të mire për myslimanët e veçanërisht për dijetarët eminent të islamit.