Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti mbledhjen e rregullt
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, e cila u hap dhe u drejtua nga kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, në rend dite ishte shqyrtimi dhe miratimi i llogarisë përfundimtare për vitin 2025.
Gjatë mbledhjes, anëtarët diskutuan gjithashtu çështje të tjera që lidhen me funksionimin dhe përgjegjësitë e Këshillit. Në përfundim të mbledhjes, u morën vendime të ndryshme në kuadër të kompetencave ligjore, me qëllim avancimin e punës dhe realizimin e detyrave institucionale.



