Kryeimami Sahiti, priti në takim përfaqësuesin e Ministrisë për Çështje Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed bin Turki al Shumeri

 


Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Myftiut, Besim ef. Mehmeti dhe nga zv.kryeimami i Kosovës, Fatmir ef. Iljazi, pritën në takim përfaqësuesin e Ministrisë për Çështje Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed bin Turki al Shumeri, i cili do të qëndrojë në Kosovë gjatë muajit Ramazan.
Gjatë këtij takimi u diskutua për organizimin e aktiviteteve fetare gjatë muajit Ramazan.
Kryeimami Sahiti i uroi mirëseardhje mysafirit, duke vlerësuar lart prezencën e tij në Kosovë, veçanërisht gjatë muajit të bekuar Ramazan, si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Muhamed bin Turki al Shumeri do të angazhohet gjatë Ramazanit duke i prirë namazit të teravive në xhaminë "Shuajb Arnauti" në lagjen Mati në Prishtinë, së bashku me imamin e kësaj xhamie, duke pasuruar kështu jetën fetare të besimtarëve gjatë këtij muaji të bekuar.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit