Departamenti i Gruas i KBI-së në Gjakovë mori pjesë në iftarin e organizuar nga Komuna e Gjakovës
Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë mori pjesë në iftarin e organizuar nga Komuna e Gjakovës, nën përkujdesjen e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Adea Roka Pylla.
Në mesin e të pranishmeve ishte edhe Drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, znj. Lediana Bardhi, si dhe përfaqësuese të institucioneve komunale, asambleiste dhe pjesëmarrëse nga institucione të ndryshme lokale, të cilat bashkë me pjesëmarrëset e tjera kontribuuan në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe miqësore.
Ky takim shërbeu si një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, respektit dhe mirëkuptimit që përcjell muaji i Ramazanit.

Artikulli radhës