Dita e parë e Fitër Bajramit të premten, më 20 mars 2026

 


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë njofton besimtarët muslimanë të komunës së Gjakovës se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026.
Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026.
Të gjitha xhamitë funksionale në territorin e Komunës së Gjakovës do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit:


Namazi i sabahut falet në orën 05:03
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18


Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizon pritjen tradicionale për mysafirët, nga ora 09:00 - 11:00.


Me këtë rast, urojmë të gjithë besimtarët dhe opinionin e gjerë për festën e Fitër Bajramit, duke lutur Zotin që të ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe adhurimet tona.


 Me fat festa e Fitër Bajramit!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë madhështore e Festës së Bajramit në Prishtinë