Fituesit e tri vendeve të para në secilën prej tri kategorive në Garat Ballkanike të Kuranit fisnik

 


Në Garat Ballkanike të Kuranit fisnik, të mbajtura më 18 dhe 19 prill 2026, në Kosovë, u shpallën edhe fituesit e tri vendeve të para në secilën prej tri kategorive, atë të mësimit të dy, pesë dhe dhjetë xhuzave nga Kurani fisnik.
Në kategorinë e mësimit përmendsh të dy xhuzave, nga djemtë, i pari doli Abdurrahman Sadiku, ndërsa vendin e dytë, e zuri Rejan Morina, ndërsa të tretin Enis Elshani.
Muhamed Morina, e zuri vendin e parë në mësimin përmendsh të pesë xhuzave, ndërsa Daris Smajli dhe Butrint Syla, zunë vendin e dytë, respektivisht të tretin.
Ndërsa Amar Gjikolli, doli fitimtar në kategorinë e mësimit përmendsh të dhjetë xhuzave, teksa Enfal Dërmaku zuri vendin e dytë dhe Ahmed Maloku të tretin.
Sa i përket kategorisë së mësimit të dy xhuzave, nga vajzat, vendin e parë e zuri Arjeta Avdulli, ndërsa të dytin dhe të tretin, Merjemi Qazimi dhe Aksa Shaqiri.
Semra Bashani ishte e para në kategorinë e mësimit përmendsh të pesë xhuzave, ndërsa Daria Smajli dhe Erva Dërguti, zunë vendin e dytë, respektivisht të tretin.
Në kategorinë e mësimit të dhjetë xhuzave, e para doli Ediona Murati, vendin e dytë e fitoi Suhejla Franca, ndërsa vendin e tretë Hana Maloku.
E veçanta e këtyre garave ishte pjesëmarrja e 5-vjeçarit nga Prishtina, Shuajb Rrahmani, i cili garoi në kategorinë e mësimit përmendsh të dy xhuzave.
Gjithë pjesëmarrësit në fund të garës u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje, duke ua rikujtuar edhe njëherë se në garën për mësimin përmendsh të Kuranit, të gjithë pjesëmarrësit, në një formë apo tjetër, janë fitimtarë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Toleranca ndërfetare - intervistë me Myftiun e Republikës së Kosovës - Naim ef. Tërnava