FIFA ka ndërmarrë një ndryshim të veçantë gjatë Kupës së Botës 2026, duke përdorur një version të veçantë të çmimit "Lojtari i Ndeshjes" për futbollistët myslimanë. Në këtë version është hequr logoja e sponsorit të pijeve alkoolike, në shenjë respekti për besimin islam.
Ndryshe nga trofeu standard, i sponsorizuar nga një markë birre, versioni i përdorur për lojtarët myslimanë nuk përmban asnjë referencë ndaj alkoolit. Në vend të saj, trofeu dhe sfondi i ceremonisë mbajnë vetëm identitetin zyrtar të FIFA-s dhe mbishkrimin "Superior Player of the Match".
Ky veprim është mirëpritur nga shumë sportistë dhe pjesëtarë të komunitetit mysliman, të cilët e kanë cilësuar si një gjest respekti ndaj parimeve të Islamit, që ndalojnë konsumimin dhe promovimin e pijeve alkoolike.
Sipas raportimeve, ky format është përdorur për disa futbollistë myslimanë të shpallur "Lojtari i Ndeshjes" gjatë turneut, duke reflektuar përpjekjet e FIFA-s për të treguar ndjeshmëri ndaj bindjeve fetare dhe diversitetit kulturor në futbollin ndërkombëtar.