Pas një ndeshjeje dramatike në Kupën e Botës 2026, Maroku ka siguruar kualifikimin duke eliminuar Holandën në një përballje të vendosur nga penalltitë.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, lojtarët e përfaqësueses marokene u panë duke bërë sexhde në fushë, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje pas suksesit të arritur në një ndeshje shumë të rëndësishme.
Pamjet e këtij momenti u përhapën shpejt në rrjetet sociale duke u bërë virale dhe duke tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën. Shumica e interpretuan këtë veprim si një shprehje të fortë të besimit dhe unitetit të skuadrës, e cila është shndërruar në një nga surprizat e turneut.
Maroku siguroi fitoren pas një barazimi në kohën e rregullt dhe suksesit në serinë e penalltive, duke kaluar në fazën tjetër të kompeticionit.