Rënia në ruku pa i ngritur duart

 


Hyrje


Tematika e ngritjes së duarve, në çdo ulje e rënie është një çështje diskutabile, dhe dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth saj. A ka qenë një gjë e tillë si praktikë konstante gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, apo ka qenë në ndonjë prej periudhave të tij? A është e njëjtë ngritja e duarve si gjatë tekbirit fillestar si gjatë rënies në ruku? Këto dhe tematika të tjera, do të jenë objekt diskutimi i këtij punimi, ku do të fillojmë me një sqarim e do të përfundojmë me një konstatim të njërit nga dijetarët eminent të shkollës hanefite.


Sqarim rreth një keqinterpretimi


Në shoqërinë tonë, shpeshherë dëgjojmë dikë duke parashtruar këtë pyetje: "A falesh me tekbire?" Falja me tekbire është e domosdoshme, madje këtë e thonë të gjitha shkollat juridike, por falja me tekbire nuk nënkupton ngritjen e duarve. Falja me tekbire nënkup ton shqiptimin e fjalës (sintagmës) "Allahu Ekber", e ngritja e duarve është krejtësisht një çështje tjetër. Kjo dëshmon edhe për paditurinë e shoqërisë dhe keqinterpretimit të termeve, madje termeve elementare. Ngritja e duarve dhe shqiptimi i tekbirit janë dy çështje të ndara mes vete. Kjo çështje i ka hutuar një pjesë të rinisë dhe ata mendojnë se falja me tekbire do të thotë ngritja e duarve. Nganjëherë ka raste kur edhe tekstet e përkthyera në shqip nuk janë adekuate, ku në vend të tekbirit përkthehet ngritja e duarve, që nuk ka të bëjë fare me realitetin dhe me qëllimin e vet tekstit. Në këtë kontekst, tekstet ndonjëherë sikurse ky i mëposhtmi, janë keqkuptuar, për të mos thënë janë interpretuar në atë mënyrë qëllimshëm: "Na ka treguar Kutejbeh i cili tha: Na ka treguar Ebu-l Ahvesi nga Ebu Is'haku, ky nga Abdurrahman ibën el-Esved, ky nga Alkame e ky nga Abdullah ibën Mesudi i cili tha: "I Dërguari i Allahut shqiptonte sintagmën "Allahu Ekber" në çdo ulje e ngritje, gjatë qëndrimit në këmbë dhe gjatë uljes për teshehud. Po kështu vepruan edhe Ebu Bekri dhe Omeri".(1)
Praktikisht, hadithit të tillë dhe të natyrës së tij, nganjëherë i është dhënë kahje tjetër, duke tentuar të mbrohet mendimi i ngritjes së duarve, ndonëse hadithi nuk flet fare në asnjë segment për ngritjen e duarve, por për shqiptimin e sintagmës "Allahu Ekber".
Ngritja e duarve gjatë rënies në ruku, ngritjes prej saj dhe gjatë rënies në sexhde, nuk është e njëjtë me ngritjen e duarve që bëhet në fillim, ngase ngritja e duarve që bëhet në fillim është rukn, që konsiderohet pjesë përbërëse e namazit, derisa ngritja e duarve në vendet tjera, si në ruku e sexhde, nuk e ka të njëjtin tretman, për faktin se ngritja në vendet e tilla konsiderohet si sunnet tek ata që e mbështesin një gjë të tillë.


Konsensus është ngritja e duarve vetëm në fillim të namazit


Gjatë rënies në ruku, duart nuk ngrihen, sikurse që nuk ngrihen as pas ngritjes prej saj, e as gjatë rënies për në sexhde. Konsensusi i dijetarëve qëndron vetëm në ngritjen e duarve gjatë tekbirit fillestar, kurse në ngrit jen e duarve pas tekbirit fillestar ka vetëm mendime personale, ku paraqiten mendime të ndryshme, varësisht se si kuptohen tekstet dhe cilat tekste i sheh më të arsyeshme. Meqë nuk kemi konsensus për ngritjen e duarve gjatë rënies në ruku, ngritjes prej saj dhe rënies në sexhde, dhe kemi mendime të kundërta, atëherë është e paarsyeshme që të ngulet këmbë në atë mendim dhe të shihet si mendim i vetëm i pranuar. Praktika e sahabëve të mëdhenj, dijetarëve eminentë të gjeneratës së tabiinëve dhe dy imamët e parë të shkollave juridike, tregon se duart ngrihen vetëm gjatë tekbirit fillestar.


Duart nuk ngrihen gjatë shkuarjes në ruku


Meqë tematikën e ngritjes së duarve e kam shtjelluar gjerë e gjatë te tekbiri fillestar, është e panevojshme të zgjerohem edhe këtu, megjithëse do t'i përmendi vetëm arsyet kryesore se përse nuk ngrihen duart gjatë rënies në ruku, përveçse gjatë tekbirit fillestar.
Ebu Jusufi në librin e tij "Athar" transmeton nga babai i tij i cili ka thënë: "Na ka informuar Ebu Han ifja nga Hamadi, e ky nga Ibrahim (Nehaiu), i cili ka thënë: "Gjatë tekbirit të parë në fillim të namazit ngriti duart, por mos i ngrit më duart në asnjë vend".(2) Ndërsa nxënësi tjetër i njohur i Ebu Hanifes, Muhamedi, thotë: "Ka thënë Ebu Hanife: "Kur njeriu hyn në namaz shqipton tekbirin dhe ngrit duart deri tek veshët e tij gjatë tekbirit fillestar, e më pastaj nuk i ngriti duart, përveçse gjatë tekbirit fillestar".(3)
Medhhebi i Ebu Hanifes është medhhebi i sa habëve, sepse një numër i madh i tyre dhe pasuesve të tyre janë të mendimit se duart ngrihen vetëm gjatë tekbirit fillestar, por jo më pas, prej tyre ishte: Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu, Talha ibën Ubejdullah, Zubejr ibën el-Avvam, Sa'd ibën ebi Vekkas, Seid ibën Zejd, Abdurrahman ibën Avf, Ebu Ubejde Amir ibën Abdullah ibën el-Xherrah. Pastaj këtë mendim e kanë edhe Abdullah ibën Mesudi, Xhabir ibën Semre, el-Berra ibën Azib, Abdullah ibën Abbasi dhe Ebu Seid el-Hudriu.(4) Madje Ibën Abasi transmeton se dhjetë të përgëzuarit më xhenet, nuk i ngrinin duart, përveçse gjatë tekbirit fillestar, thotë ai: "Dhjetë personat që i Dërguari i Allahut i kishte përgëzuar me xhenet, nuk i ngrinin duart e tyre në namaz, me përjashtim gjatë tekbirit fillestar".(5)
Përveç Ebu Hanifes, nxënësve të tij dhe pasuesve të shkollës së tij, këtë mendim e mbron edhe kolosi i madh në hadith Sufjan Thevriu,(6) dhe shumë nga tabiinët, si Ibrahim Nehaiu, Ibën ebi Lejla, Alkame, Esvedi, Shabiu, Ebu Is'haku, Hujtheme, Kajsi, Maliku, Ibën el-Kasimi, el-Mugir, Vekiu, Asim ibën Kulejbi dhe shumë të tjerë.(7) Pra, njerëz të dëshmuar në dije, që një shumicë e madhe nuk i takojnë shkollës hanefite.


Argumentet se përse nuk ngrihen duart


Nuk do të ndalem te të gjitha argumentet, por do të ndalem vetëm te disa prej argumenteve. Do të fillojmë nga praktika e namazit të sahabiut të madh, Abdullah ibën Mesudit, i cili është ndër të parët që ka pranuar Is lamin dhe ndër sahabët që e ka shoqëruar më së shumti të Dërguarin e Allahut. Hadithi është në koleksionin e Tirmidhiut dhe ka këtë përmbajtje dhe këtë rrugë transmetimi:
"Na ka treguar Hennad i cili ka thënë:"Na ka treguar Vekiu, nga Sufjani, nga Asim ibën Kulejb, nga Abdu rrahman ibën el-Esved, nga Alkame, i cili thotë: "Ab dullah ibën Mesudi tha: "A doni t'ua demonstroj pranë jush namazin e të Dërguarit të Allahut -salAllahu alejhi ve sel-lem? Ai u fal dhe duart nuk i ngriti përveçse në herën e parë (në tekbirin fillestar)".(8)
Hadithi pra është nga koleksioni i Tirmidhiut, i cili në fund të transmetimit thotë: "Hadithi i Ibën Mesudit është i mirë (hasen) dhe ngjashëm me të (thënien e tij), thonë një pjesë e ulemave nga shokët e të Dërguarit të Allahut dhe nga tabiinët. Njëherazi ky është edhe opinioni i Sufjan Thevriut dhe banorëve të Kufes".
Ahmed Shakir, njëri prej atyre që është marrë me klasifikimin dhe verifikimin e Sunenit të Tirmidhiut, i njohur në këtë çështje, kur vjen tek ky hadith thotë: "Ky është hadith autentik (sahih) dhe ajo çfarë kanë thënë ata për të (hadithin) se ka dobësi, (e vërteta është se) nuk ka ndonjë dobësi (defekt)".(9)
Një tjetër verifikues i haditheve të Sunenit të Tirmidhiut është Albani, i cili këtë hadith e klasifikon në gradën më të besueshme, ndaj edhe për të, thotë: "Autentik (sahih)".(10) Tirmidhiu, siç potencuam, këtë hadith e konsideron të mirë, ndërsa Ibën Hazmi si autentik.
Nuk ka dyshim se hadithi është i pranuar dhe i besueshëm, dhe si i tillë është një dëshmi e qartë se duart nuk ngrihen në asnjë vend në namaz, përveçse gjatë fillimit të namazit. Marrja e argumenteve nga sahabët që ishin më të ditur dhe më të hershëm në Islam, siç është rasti konkret me Abdullah ibën Mesudin, Aliun, Omerin dhe të tjerët, është më reale. Për këtë arsye au tori i "el-Inajeh" që i bën shpjegim librit të mirënjohur "el-Bidajeh", në lidhje me këtë çështje, thotë: "...prandaj marrja e opinioneve nga ata që ishin më afër të Dër guarit të Allahut, është më parësore dhe apriori".(11)
Muhamed ibën Haseni, nxënësi i njohur i Ebu Hanifes, i cili fikhun e kishte marrë nga dy imamët e mëdhenj; në Kufe nga Ebu Hanife dhe në Medine nga Maliku, thotë: "Është konfirmuar nga Ali ibën ebi Tal ibi dhe Abdullah ibën Mesudi se ata dy nuk i ngrinin duart me përjashtim gjatë tekbirit fillestar. E këta dy padyshim që e njihnin më mirë të Dërguarin e Allahut, sesa Abdullah ibën Omeri, sepse na është përcjellë përmes transmetimeve se i Dërguari i Allahut kur përfundonte ikameti për namaz, i porosiste ata që pas tij të jenë ata që ishin më të njohur dhe që kishin dije më shumë se të tjerët, e më pas vinin të tjerët, e kështu me radhë. A mendon ti se dikush do të dilte para atyre që ishin pjesëmarrës në luftën e Bedrit me të Dërguarin e Allahut? Këta të Bedrit sigurisht që ishin në safin e parë e të dytin dhe me ta sigurisht që ishin edhe ata që ishin të ngjashëm me ta, e Abdullah ibën Omeri dhe të tjerët ishin nga të rinjtë që faleshin pas tyre. Aliu dhe Ibën Mesudi dhe të tjerët që i takonin kategorisë së tyre, pjesëmarrës të Bedrit, ishin më të diturit me namazin e të Dërguarit të Allahut, ngase ata ishin më së afërmi me të, më afër se të tjerët dhe ishin njohësit më të mirë të asaj se çfarë duhet vepruar e çfarë duhet lënë".(12)
Në transmetimin tjetër me një ndryshim shumë të vogël, e që përcillet nga koleksioni i Ebu Davudit, ka ardhur: "Na ka treguar Othman ibën ebi Shejbe i cili ka thënë: Na ka treguar Vekiu, nga Sufjani, nga Asim ibën Kulejb, nga Abdurrahman ibën el-Esved, nga Alkame, i cili thotë: "Abdullah ibën Mesudi tha: "A doni t'ua demonstroj pranë jush namazin e të Dërguarit të Alla hut -salAllahu alejhi ve sel-lem-? Ai u fal dhe duart nuk i ngriti përveç se një herë (në tekbirin fillestar)".(13)
Dallimi mes këtij hadithi dhe atij paraprak është në zinxhirin transmetues (sened) dhe shprehja e fundit në tekst (metn). Ebu Davudi për këtë hadith thotë: "Kjo është një përmbledhje e shkurtuar nga hadithi i gjatë, dhe se në këtë formë të ardhur nuk është autentik".
Imam Albani që ka verifikuar dhe klasifikuar Sunenin e Ebu Davudit, kur vjen tek ky hadith jep këtë shpjegim:
"Unë them se zinxhiri transmetues (senedi) është autentik (sahih) sipas kushtit të Muslimit. Tirmidhiu e ka klasifikuar si të mirë këtë hadith e Ibën Hazmi ka thënë se është autentik.(14) Si autentik e kanë llogaritur edhe Ibën Dekik el-Id, Zejleiu, Turkmani. Autori (Ebu Davudi), Allahu e mëshiroftë, i ka gjetur të meta, e për këtë edhe disa janë pajtuar, mirëpo në fjalët e tyre nuk mund të gjesh diç që e bën këtë hadith të dobët. E vër teta është se ky hadith është autentik (sahih)",-kështu e sqaron Albani problematikën e krijuar rreth këtij had ithi, e më pas rreth thënies së Ebu Davudit: "Kjo është një përmbledhje e shkurtuar nga hadithi i gjatë.."., përgjigjet: "Ndoshta autori (Ebu Davudi) sinjalizon me shprehjen "hadithi i gjatë" në hadithin që përcillet nga Abdullah ibën Idrisi, nga Asim ibën Kulejb, e që në të nuk është shprehja "përveçse një herë.(15)"(16)
Që të gjithë transmetuesit në këtë hadith janë vlerësu ar nga hadithologët me vlerësimin më të lartë dhe më të besueshëm. El-Abad-i, në komentin që i bëri Sunenit të Ebu Davudit, kur vjen tek ky hadith thotë: "Më i dobëti nga transmetuesit e tillë është Asim ibën Kulejbi, e që tek hadithologët është i besueshëm (sudduk), prandaj edhe grada më e ultë që mund të ketë hadithi është i mirë (hasen)".


Argumente që sahabët nuk i ngrinin duart


Përveç haditheve, ka shumë transmetime të ndryshme që sinjalizojnë se sahabët e zgjedhur dhe ata që i takonin shkallës më të lartë të njohjes së fesë, nuk i ngrinin duart, përveç gjatë tekbirit fillestar. Tahaviu dhe Ibën ebi Shejbe transmetojnë se Omeri i kishte ngritur duart vetëm gjatë tekbirit fillestar. Transmetimi që përcjell Tahaviu është ky: "Na ka treguar Ibën ebi Davudi i cili thotë: "Na ka treguar el-Him maniju nga Jahja ibën Ademi, ky nga Hasen ibën Ajjashi, ky nga AbdulMelik ibën Ebxher, ky nga Zubejr ibën Adijji, ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi, i cili thotë: "E kam parë Omer ibën Hattabin i ngriti duart në fillim të tekbirit, e më pas nuk i ngriti".(17)
Po ashtu edhe Ibrahim Nehaiu dhe Shabiu kishin vepruar kështu, duke ngritur duart vetëm gjatë tekbirit fillestar. Tahaviu në këtë kontekst shprehet: "Hadithi është i vërtetë dhe Omeri nuk ngrite duart e tij, përveç gjatë tekbirit fillestar".(18)
Ngjashëm transmetohet se kështu vepronte edhe Aliu dhe se për këtë arsye Tahaviu mendon se ky është argument i qartë dhe se Aliu nuk do të vepronte kështu sikurse mos ta kishte parë të Dërguarin e Allahut.(19) Ibën ebi Shejbe në Musannefin e tij sjell një kapitull ku njerëz të njohur nuk i ngrinin duart me përjashtim gjatë tekbirit fillestar: "Na ka treguar Vekiu nga Ebi Bekr ibën Abdullah ibën Kitaf en-Nehshelij, ky nga Asim ibën Kulejbi, e ky nga babai i tij, se Aliu i ngrite duart gjatë tekbirit fillestar, e më nuk i ngrite".(20)
"Na ka treguar Vekiu nga Misari, e ky nga ebi Masheri, e ky nga Ibrahimi, nga Abdullahu se ai i ngrite duart vetëm kur ia fillonte namazit, e më pas duart nuk i ngrite".(21)
"Na ka treguar Ibën Mubareku nga Eshathi e ky nga Sha'biu se ai i ngrite duart gjatë tekbirit fillestar, e më pas nuk i ngrite".(22)
"Na ka treguar Hushejmi i cili thotë: "Na ka infor muar Husajni dhe Mugire nga Ibrahimi, i cili thoshte: "Kur shqipton tekbirin në hyrje të namazit, ngriti duart, por më pas mos i ngrit ato në pjesën e mbetur (të namazit)".(23)
"Na ka treguar Vekiu dhe ebu Usame nga Shu'be, e ky nga ebu Is'haku, i cili ka thënë: "Nxënësit dhe pa suesit e Abdullah ibën Mesudit dhe Aliut nuk i ngrinin duart me përjashtim gjatë tekbirit fillestar. E, Vekiu shtoi: "E më pas nuk i ngrinin duart".(24)
Shejbani në këtë kontekst shprehet: "Kanë ardhur transmetime të vërtetuara se Ali ibën ebi Talibi dhe Ab dullah ibën Mesudi nuk i ngrinin duart, me përjashtim të tekbirit fillestar".(25)


Mundësia për shfuqizimin e ngritjes së duarve


Kur në pyetje janë dy forma të ndryshme rreth një çështje, që mund të jenë të kundërta mes vete, siç mund të jetë rasti me ngritjen apo mos-ngritjen e duarve gjatë rënies në ruku, atëherë është edhe e mundur që njëra praktikë ta ketë anuluar praktikën tjetër, gjegjësisht njëra prej tyre të ketë qenë në fillim e më pas të jetë shfuqizuar me praktikën tjetër. Praktika të tilla ku njëra e kishte anuluar apo shfuqizuar tjetrën, janë të shumta. Shembull mund të marrim lëvizjet në namaz, që në fillim-në bazë të teksteve- ishin të lejuara, por më vonë, si praktikë e tillë u anulua dhe shfuqizua. Prandaj, ka mundësi që edhe në lidhje me ngritjen e duarve të ketë ndodhur e njëjta gjë, madje këtë e pohojnë hanefitë, sepse tekstet që vërtetojnë ngritjen e duarve vetëm në tekbirin fillestar janë konsistente. Në këtë kontekst, njëri ndër dijetarët më të mëdhenj të shkollës hanefite, Kasani, mendon se hadithet që flasin për ngritjen e duarve, përveç tekbirit fillestar, janë shfuqizuar dhe ai argumentohet me transmetimin e Abdullah ibën Mesudit i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut i ngriti duart, i ngritëm edhe ne, më pas ai nuk i ngriti e ashtu vepruam edhe ne".(26)


__________________________________
(1) Tirmidhiu në Sunen, nr.253. Hadithi është autentik. Edhe Albani thotë se hadithi është autentik. Tirmidhiu pasi e përcjell hadithin, thotë: "Hadithi përcillet edhe nga sahabët tjerë, si nga Ebu Hurejre, Enesi, Ibën Omeri, Ebu Malik el-Eshariu, Imran ibën Husejni, Vail ibën Huxhri dhe nga Abdullah ibën Aba si. Njëherësh kjo është praktika edhe tek katër kalifët e drejtë, tek gjenerata e sahabëve, tabiinëve dhe tek gjithë fukahatë dhe ulematë".
(2) Ebu Jusuf, Kitabu-l Athar, f.20.21.
(3) Muhamed ibën Hasen esh-Shejbani, El-Huxhxhetu ala ehli-l Medineh, v.I, f.94.
(4) El-Ajniu, Sherh Sunen ebi Davud, v.III, f.303.
(5) Alaudin el-Kasani, Bedaiu-s Sanai fi tertibi-sh Sherai, bot.II-të, Daru-l Kutub el-Ilmijetu, Bejrut-Liban, 1406-1986, v.I, f. 207:el-Babertij, el-Inajeh Sherhu-l Hidajeh, v.I, f.311.
(6) Nevevi, Minhaxh Sherh Sahih Muslim, v.III, f.369.
(7) El-Ajniu, Sherh Sunen ebi Davud, v.III, f.303.
(8) Tirmidhiu në Sunen, nr. 238.
(9) Shih Sunenin e Tir midhiut sipas verifikimit të Ahmed Shakirit, hadithi me nr.257. bot.II, Mektebetu Mustafa el-Babi el-Halebij, 1397-1977,v.II, f.40 41.
(10) Mishkatul Mesabih, nr. 809.
(11) Ekmeludin Muhamed ibën Mahmud ibën Ahmed el-Babertij, el-Inajeh Sherhu-l Hida jeh, pa vit dhe vend botimi, Daru-l Fikr, v.I, f.311.
(12) Muhamed ibën Hasen esh-Shejbani, El-Huxhxhetu ala ehli-l Medineh, v.I, f.94-95.
(13) Ebu Davudi në Sunen, nr. 639. Hadithi është auten tik.
(14) Ibën Hazm, el-Muhal-la, v.IV, f.88.
(15) Siç shihet ka një ngatërrim të haditheve në këtë rast tek Ebu Davudi, sepse had ithi për të cilin flet Ebu Davudi është një tjetër, më i gjatë, ndërsa hadithin të cilin e ka sjellë këtu është krejtësisht tjetër, por që në sened gati është i njëjtë, megjithatë për disa nuanca edhe senedi është i ndryshëm, e teksti (metni) gjithsesi i ndryshëm. Prandaj, do të sjellim "hadithin e gjatë", që i referohet gabimisht Ebu Davudi: "Na ka informuar el-Hasen ibën err-Rrebi', na ka infor muar ibën Idrisi nga Asim ibën Kulejbi e ky nga Abdurrahman ibën el-Esvedi, na ka informuar neve Alkame se Abdullah (ibën Mesudi) ka thënë: "I Dërguari i Allahut na mësoi neve namazin, u ngrit, shqiptoi tekbirin dhe i ngriti duart, më pas shkoi në ruku dhe dy duart i vendosi në dy gjunjët e tij". Buhariu në Ref'u-l Jedejn, nr.31.
(16) Nasirudin Albani, Sahih Ebi Davud, nr. 733. Bot.I-rë, Muesesetu Garas Lin Neshri vet Tevzi', Kuvajt, 1423 2002, v.III, f.338.
(17) Tahaviu, Sherh Meani-l Athar, v.I, f.228, nr. i hadithit 1364.
(18) Tahaviu, Sherh Meani-l Athar, v.I, f.228; El Ajniu, Sherh Sunen ebi Davud, v.III, f.300.
(19) Tahaviu, Sherh Mushkilu-l Athar, v.XV, f.33, nr. i hadithit 5825.
(20) Ibën Ebi Shejbe në Musannef, nr. 2457.
(21) Ibën Ebi Shejbe në Musannef, nr. 2458.
(22) Ibën Ebi Shejbe në Musannef, nr. 2459.
(23) Ibën Ebi Shejbe në Musannef, nr. 2460.
(24) Ibën Ebi Shejbe në Musannef, nr. 2461.
(25) Muhamed ibën Hasen esh-Shejbani, El-Huxhxhetu ala ehli-l Medineh, v.I, f.94.
(26) Alaudin el-Kasani, Bedaiu-s Sa nai fi tertibi-sh Sherai v.I, f.208.


 


 


Dituria Islame 312


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Përurohet projekti i mobilimit të bibliotekës së Xhamisë “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë