Pas 270 vitesh, ngrihet xhamia e re në Pljevlje të Malit të Zi

 


Xhamia e re është inauguruar në fshatin Odžak, në afërsi të Pljevljës, në një ngjarje që komuniteti mysliman e ka cilësuar si një moment me rëndësi të veçantë historike dhe fetare.
Hapja e xhamisë u zhvillua më 25 korrik, ndërsa në ceremoni morën pjesë përfaqësues të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, imamë, banorë të zonës dhe mysafirë.
Sipas kryetarit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, reis Rifat Fejziq, ndërtimi i kësaj xhamie vjen pas një ndërprerjeje prej rreth 270 vitesh në traditën e ndërtimit të xhamive në këtë zonë. Ai theksoi se objekti i ri nuk është ndërtuar për të krijuar përplasje me askënd, por si përgjigje ndaj nevojës së komunitetit lokal.
Historia e objektit lidhet me një xhami që ekzistonte më herët dhe që u shkatërrua në vitin 1912. Mbi themelet e saj u ndërtua më vonë një mekteb, i cili gjithashtu u shkatërrua. Për këtë arsye, inaugurimi i xhamisë së re shihet nga komuniteti mysliman si rikthim i një tradite fetare që ishte ndërprerë prej dekadash.
Ndërtimi i saj shënon një kapitull të ri për komunitetin mysliman të kësaj zone, duke rikthyer një hapësirë për falje, edukim fetar dhe jetën komunitare pas një periudhe të gjatë pa një xhami në vendbanim.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Njihuni me hafëzin fitues që e vendosi Kosovën numër 1 në garat ndërkombëtare të Kuranit