Hyrje
Pasi namazfalësi ta ketë bërë rukunë, duke shprehur madhërimin e kërkuar dhe duke aplikuar qetësinë që kërkohet në të, ngritët përsëri derisa të drejtohet plotësisht trupi, në atë mënyrë që pjesët e trupit të pushojnë në vendin e vet, dhe thotë: "Semi Allahu limen hamideh", ndërsa pas saj thotë: "Rabbena lekel hamd." A duhet t'i bashkojë këto dy lutje ai që falet i vetëm apo ta thotë vetëm njërën prej tyre? A nevojitet që imami t'i thotë të dyja, apo vetëm njërën prej tyre, gjithashtu edhe ai që falet pas imamit? Këto tematika të kësaj natyre do t'i trajtoj brenda këtij punimi.
Tesmi dhe tahmidi
Kur ta kryejmë rukunë dhe të ngrihemi prej saj, derisa trupi të drejtohet plotësisht, atëherë duhet thënë këto fjalë: "Semi Allahu limen hamideh" - "Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë (Zotin)". Kjo në ter minologjinë e fikhut njihet me emrin "tesmi ", ndërsa pas saj thuhet: "Rabbena lekel hamd" - "Falënderimi të takon ty o Zoti ynë." Kjo në terminologjinë e fikhut njihet me emrin "tahmid ".Në vazhdim të punimit do t'i referohemi me emrat "tesmi" dhe "tahmid". Vlen të përmendet se gjatë ngritjes prej rukusë, duart nuk ngritën lart, ashtu siç e kam përmendur gjerë e gjatë në shkrimet paraprake, se duart ngritën vetëm gjatë tekbirit fillestar, e jo gjatë shkuarjes në ruku, ngritjes prej saj, e as gjatë shkuarjes në sexhde, apo ngritjes prej saj.
Format e tesmiut dhe tahmidit
Në bazë të haditheve që na transmetohen nga shokët e të Dërguarit të Allahut, tesmiu na vjen vetëm në këtë formë: "Semi Allahu limen hamideh", ndërsa tahmidi në bazë të transmetimeve na vjen së paku në katër forma, të përafërta mes vete, me nuanca të vogla ndryshimesh.
E para është teksti që veç e kam cituar më parë, njëherësh është teksti më i pranuar te të gjithë ulematë, brenda gjitha shkollave juridike: "Rabbena lekel hamd". Ka shumë hadithe që transmetohen nga sahabë të ndryshëm për tahmidin në këtë formë, mjafton ky hadith sa për ilustrim:
"Na ka treguar Jahja ibën Bukejri, i cili ka thënë: "Na ka treguar Lejthi nga Ukajli, ky nga Ibën Shihabi i cili ka thënë: "Më ka informuar Ebu Bekër ibën Abdurrah man ibën el Harithi, i cili e kishte dëgjuar Ebu Hurejren duke thënë: "I Dërguari i Allahut kur ngrihej për të fal ur namaz, shqiptonte fjalën "Allahu Ekber", gjithashtu kur shkonte në ruku thoshte "Allahu Ekber", e më pas thoshte: "Semi Allahu limen hamideh", kur ngrihej prej saj, e pastaj përderisa ishte i drejtuar plotësisht thoshte: "Rabbena lekel hamd."(1)
E dyta: "Rabbena ve lekel hamd".
Në koleksionin e Muslimit dhe të tjerëve, në lidhje me këtë transmetohet nga Ebu Hurejre:
"Na ka treguar Muhamed ibën Rafi nga Abdu rrezaku, i cili thotë: "Na ka informuar Ibën Xhurejxhi nga Ibën Shihabi, e ky nga Ebu Bekr ibën Abdurrah mani, i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejren duke thënë: "I Dërguari i Allahut kur ngrihej për t'u falur shqiptonte fjalën "Allahu Ekber", pastaj kur shkonte në ruku shqiptonte gjithashtu tekbirin (Allahu Ekber), më pas ngrihej nga rukuja dhe thoshte: "Semi Allahu limen ha mideh". Ai po ashtu thoshte përderisa ishte në këmbë: "Rabbena ve lekel hamd."(2)
E treta: "Allahumme Rabbena lekel hamd."
"Na ka treguar Abdullah ibën Jusufi, i cili ka thënë: "Më ka informuar Maliku nga Sumeji, ky nga Ebu Salihi, e ky nga Ebu Hurejre, i cili thotë se i Dërguari i Alla hut ka thënë: "Kur imami thotë: "Semi Allahu limen hamideh", ju thoni: "Allahumme Rabbena lekel hamd, ngase atij që i përputhet fjala e tij me fjalën e melaqeve, atij i falen mëkatet e kaluara."(3)
E katërta: "Allahume Rabbena ve lekel hamd." Na ka treguar Ademi dhe ka thënë: "Na ka treguar Ibën ebi Dhibi nga Seid el Makburij, e ky nga Ebu Hurejre, i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut kur thoshte: "Semi Allahu limen hamideh", më pas thoshte: "Allahumme Rabbena ve lekel hamd."(4)
Kur fillon të bëhet tesmiu dhe tahmidi?
Pasi të bëhet madhërimi i kërkuar në ruku dhe të plotësohet qetësia trupore, falësi i namazit fillon të ngritët nga rukuja. Aty kur fillon të ngritët prej rukusë, fillon edhe shqiptimin e tesmiut, ndërsa tahmidi bëhet atëherë kur ai të jetë krejtësisht në pozitën në këmbë dhe trupi të jetë plotësisht i drejtë.
Autori i "Durrul muhtar-it"(5) thotë se tesmiu duhet të thuhet gjatë kohës së ngritjes prej rukusë, ndërsa tahmidi kur bëhet plotësisht ngritja prej rukusë.
A duhet t'i bashkoj këto të dyja ai që falet i vetëm
Nëse personi falet i vetëm, pa imam, a duhet ta thotë tesmiun apo tahmidin, apo eventualisht t'i bashkoj të dyja? Ajo që është e njohur brenda shkollës juridike hanefite dhe që konsiderohet si mendim i zgjedhur brenda vetë shkollës është mendimi, se ai që falet i vetëm duhet t'i bashkoj tesmiun dhe tahmidin, gjegjësisht të thotë kur ngritët prej rukusë "Semi Alla hu limen hamideh", ndërsa pas një pauzë të shkurtër, thotë: "Rabbena lekel hamd". Të këtij mendimi janë Ebu Hanife, nxënësit e tij të mirënjohur Ebu Jusufi dhe Muhamedi, dhe njëherësh ky mendim është ai që përfaqëson shkollën hanefite në këtë çështje.(6) Të këtij mendimi janë edhe malikitë,(7) shafitë(8) dhe hanbelitë sipas versionit më të saktë.(9)
Shejbani thotë: "E kur të qetësohet plotësisht nga rukuja, atëherë e ngrit kokën dhe thotë: "Semi Allahu limen hamideh - Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë (Zotin)", e më pas e thotë në vete: "Rabbena lekel hamd - Falënderimi të takon Ty, o Zoti ynë."(10)
Ndonëse brenda shkollës hanefite ka edhe mendime tjera, por ato nuk përfaqësojnë mendimin zyrtar të shkollës në fjalë. Megjithatë një numër jo i vogël i juristëve të njohur të shkollës hanefite mendojnë se, ai që falet i vetëm, pa imam, e thotë vetëm tahmidin, si au tori i "Kenz-it"dhe të tjerët. Madje, autori i "Ihtijar-it"(11) dhe ai i"Bahru rrraik-it"(12) e pohojnë se shumica e dijetarëve hanefitë janë të këtij mendimi. Tesmiu është shkaktari dhe nxitësi i tahmidit, e ai që falet i vetëm, pa imam, nuk ka diçka që mund ta nxitë atë, prandaj ai mjafton vetëm me tahmid.(13) Përkundër këtij mendimi që e cekëm, kemi edhe një mendim tjetër, që transme tohet nga Ebu Jusufi, i cili përcjell fjalët e Ebu Hanifes, e që sipas këtij mendimi (jo popullarizues) ai që falet i vetëm, pa imam, e thotë vetëm tesmiun.14 Argument për këtë është fakti se imami e thotë vetëm tesmiun, e ai që falet i vetëm llogaritet si imam i vetes, prandaj i obligohet atij ashtu siç i obligohet imamit.(15) Sidoqoftë, mendimi i parë, që falësi i namazit pa imam, e thotë tesmiun dhe tahmidin, është mendimi i përzgjedhur në shkollën hanefite, kurse mendimet tjera mbesin vetëm në suaza të opinioneve. Në vijim sjellim disa nga argumentet që bazohet medhhebi hanefij në lidhje me këtë çështje:
E para: Nga hadithet e transmetuara rreth mënyrës së faljes së Pejgamberit a.s., është edhe ajo që ai i bashkon te tesmiun dhe tahmidin, e prej atyre haditheve veçojmë: "Na ka treguar Jahja ibën Bukejri, i cili ka thënë:
"Na ka treguar Lejthi nga Ukajli, ky nga Ibën Shihabi, i cili ka thënë: "Më ka informuar Ebu Bekër ibën Ab durrahman ibën el Harithi i cili e kishte dëgjuar Ebu Hurejren duke thënë: "I Dërguari i Allahut kur ngrihej për të falur namaz, shqiptonte fjalën "Allahu Ekber", gjithashtu kur shkonte në ruku thoshte "Allahu Ekber", e më pas thoshte: "Semi Allahu limen hamideh", kur ngrihej prej saj, e pastaj përderisa ishte i drejtuar plotë sisht thoshte: "Rabbena lekel hamd."(16)
Në koleksionin e Muslimit dhe të tjerëve, nga i njëjti transmetues, ka ardhur: "Na ka treguar Muhamed ibën Rafi nga Abdurrezaku i cili thotë: "Na ka informuar Ibën Xhurejxhi nga Ibën Shihabi e ky nga Ebu Bekr ibën Abdurrahmani, i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejren duke thënë: "I Dërguari i Allahut kur ngrihej për t'u falur shqiptonte fjalën "Allahu Ekber", pastaj kur shkonte në ruku shqiptonte gjithashtu tekbirin (Allahu Ekber), më pas ngrihej nga rukuja dhe thoshte: "Semi Allahu limen hamideh". Ai po ashtu thoshte përderi sa ishte në këmbë: "Rabbena ve lekel hamd", e pastaj shqiptonte tekbirin dhe shkonte në sexhde. Ai po ashtu shqiptonte tekbirin kur e ngrinte kokën nga sexhdeja, e po kështu vepronte në tërë namazin derisa përfundonte. Gjithashtu shqiptonte tekbirin edhe kur ngrihej nga rekati i dytë, pas uljes." Më pas Ebu Hurejre tha: "Unë po ua shëmbëllejë juve namazin e të Dërguarit të Allahut."(17)
Hadithi tjetër është në koleksionin e Muslimit dhe transmetohet nga Ibën ebi Evfa: "Na ka treguar Ebu Bekër ibën ebi Shejbe, nga Ebu Muavijeh, ky nga Vekiu, ky nga Ameshi, ky nga Ubejd ibën el Haseni, e ky nga Ibën ebi Evfa, i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut kur e ngrinte shpinën e tij nga rukuja, thoshte: "Semi Allahu limen hamideh, Allahumme Rabbena lekel hamdu, mil'us semavati, ve mil'ul erdi, ve mil'u ma shi'te min shej'in ba'du."(18)
E dyta: Mesazhi i Pejgamberit a.s. kushtuar Burej des, i cili është në koleksionin e Darekutniut: "Na ka treguar Ahmed ibën Muhamed ibën Seidi, nga Ali ibën Seidi, ky nga Ali ibën el Husejn ibën Ubejd ibën Kabi, ky nga Seid ibën Othman el Hazzazi, ky nga Ahmed ibën Muhamed ibën Seidi, ky nga Ahmed ibën el Husejn ibën Seidi, ky nga babai i tij, ky nga Seid ibën Othman el Hazzazi, ky nga Amër ibën Shimri, ky nga Xhabiri, ky nga Abdullah ibën Burejdeh, e ky nga babai i tij, i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut tha: "O Burejdeh, kur ta ngritësh kokën tënde nga rukuja, thuaj: "Semi Allahu limen hamidehu, Allahumme Rabbena lekel hamdu, mil'es semai, ve mil'el erdi, ve mil'e ma shi'te ba'du."(19)
E treta: "Tesmiu është në pozitën e duasë, gjersa tah midi është në pozitën e vërtetimit (te'min), e bashkimi i tyre bëhet për t'i arritur te dyja."(20)
_________________________________________
(1) Buhariu në Sahih, nr.789.
(2) Muslimi në Sahih, nr. i had ithit 28 (392); Ibën Huzejme në Sahih, nr. 578; Nesaiu në Sunen, nr. 1150. Hadithi është autentik. Albani dhe të tjerët e vlerëso jnë hadithin në gradën më të lartë të besueshmërisë.
(3) Buhariu në Sahih, nr.796; Muslimi në Sahih, nr. 71 (409); Ebu Davudi në Sunen, nr.848. Albani thotë se hadithi është autentik.
(4) Buhar iu në Sahih, nr.795.
(5) Ibën Abidin, Reddul Muhtar aled Durril Muhtar, v.I, f.497.
(6) Serhasij, el Mebsut, v.I, f.24; Merginani, El Hidajeh Sherh Bidajetul Mubtedi', v.I, f.84; Zejlei, Nasburr Rra jeh Liehadithil Hidajeh, v.I, f.502; Leknevij, Umdeturr Rriajeh ala sherhil vikajeh, v.II, f.95; Ebul Mealij, El Muhitul Burhanij fil Fikhin Nu'manij, v.I, f.414.
(7) Ibni Rushdi, Bidajetul muxhtehid, v.I, f. 283.
(8) Shafi, El Umm, v.I, f.220; Nevevi, El Mexhmu', v.III, f.417.
(9) Ibni Kudameh, El Mugni, v.II, f.186.
(10) Muhamed ibën el Hasen esh Shejbani, El Asl (i njohur si El Mebsut), v.I, f.4.
(11) El Mevsilij, El Ihtijar lita'lil Muhtar, v.I, f.175.
(12) Ibën Nuxhejm, El Bahrurr Rraik sherh Kenzud Dekaik, v.I, f.334.
(13) Kasani, Bedaius Sanaiu, v.II, f.59.
(14) Ebul Mealij, El Muhitul Burhanij fil Fikhin Nu'manij, v.I, f.414.
(15) El Babertij, El Inajeh Sherhul Hidajeh, v.I, f.299.
(16) Buhariu në Sahih, nr.789.
(17) Muslimi në Sahih, nr. i hadithit 28 (392); Ibën Huzejme në Sahih, nr. 578; Nesaiu në Sunen, nr. 1150. Hadithi është autentik. Alba ni dhe të tjerët e vlerësojnë hadithin në gradën më të lartë të be sueshmërisë.
(18) Muslimi në Sahih, nr. 202 (476).
(19) Darekutni në Sunen, nr. 1284.
(20) Kasani, Bedaius Sanaiu, v.II, f.59; Nakra vi, El Fevaik ed Devanij, Darul Fikr, Bejrut, 1415-1995,v.I, f.181.
Dituria Islame 317