Qepa në këndvështrim profetik

 


Qepa një perime mjekuese !(arab. besal) Allium cepa; Porum cepa.


Ka disa lloje qepësh(3) dhe që të gjitha janë të pasura me karbohidrate. Qepa është e nxehtë në shkallë të tretë dhe përmban substancë jonitrogjene tajitëse, që është e dobishme për përtëritjen e ujit të trupit. Qepa nxjerr jashtë duhmën toksike të trupit, e pengon krijimin e mukusit, e rrit dëshirën për seks, e ngacmon spermën dhe e pastron lukthin.
Fara e qepës ndihmon në shërimin e leukodermës dhe është e dobishme kur me të fërkohet koka. Kjo përdoret për ata që vuajnë nga tëhollimi i qimes së flokëve dhe i rënies së flokëve- tullacët (lat. Alopecia areata). Melhemi i bërë me qepë, të cilit i hidhet kripë ndihmon në heqjen e lythave. Marrja erë e qepës pas pirjes së purgativit ose ilaçit me shije jo të këndshme pengon mundin, të vjellat dhe eleminon çfarëdo shije ose aromë të mëvonshme (lat. Cacosmia). Uji i qepës, (në të cilin qepa ka qëndruar një kohë), po të futet në hundë, i pastron sinusitet. Përdorimi i tretësirës me bazë qepën si pika për veshë ndihmon në shërimin e dobësimit të qartësisë së dëgjimit (lat. Amblycusis), ushtimës në veshë (lat. Tinnitus), pezmatimit të veshëve dhe ndihmon në nxjerrjen jashtë të ujit që është mbledhur në veshë. Përdorimi i melhemit që është bërë duke shtypur fara të qepës e të përzier me mjaltë dhe lyerja me këtë tretësirë e rrethit të syve e ndërpren lotimin e tepërt që mund të shkaktohet nga dobësimi i muskulit të syrit, nga nxehja e tepërt e trupit ose nga të ftohtët.
Qepa e zier mirë përdoret në shërimin e verdhëzës, të ashpërsisë së gjirit dhe të kollës. Ajo e rrit gjithashtu tajitjen e urinës dhe ndikon në zbrazjen e zorrëve. Lyerja e vendit jo maljin, vendit të kafshuar nga qeni jo i tërbuar me ujë të qepës të përzier me kripë dhe me ekstrakt të ryzës së egër ose të bjeshkës, përshpejton shërimin e tij. Më në fund, nëse individi mund ta durojë kafshimin e tij, ai mund të ndihmojë në zbutjen dhe hapjen e hemorroideve të forta.
Ngrënia përtej mase e qepës së pafërguar apo të pazierë shkakton migrenën, fryrjen e barkut, e turbullon të parit, shkakton harresën, dëmton të kuptuarit, liron duhmë të padurueshme, e krijon një shije të keqe dhe nuk e lejon afrimin e melaikeve.. Përtypja e gjetheve të ryzës (bar shpretke) së egër mund të heqë duhmën që është pasojë e ngrënies së qepës së pafërguar. Prandaj, ngrënia e qepës së fërguar apo të zier mirë, mund t'i heqë të gjitha këto që thamë. Në hadith është shënuar gjithashtu se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka mësuar njerëzit ta ziejnë qepën dhe hudhrën para se ta hanë.
Është një nga perimet që përdoret më së tepërmi në kuzhinat tona. Qepa përmban 7.2-21.2% materie të thata, 2.5-14% sheqer, 2.2% albumine që reserbohen lehtë, 0.7% kripëra minerale, 2-13 mg vitaminë C, 20-120 mg vitaminë B 1, 5-28 mg% vitaminë B 2 dhe 1.3-5.9 mg karotinë.
Qepa stimulon tretjen nëpërmjet aktivizimit të tajitjes së lëngut të lukthit. Nga qepa në gjendje të kristaltë është izoluar një antibiotik i spektrit të gjerë që vepron fuqishëm kundër baktereve dhe kërpudhave.
Në raport 1:40.000 ky antibiotik asgjëson menjëherë stafilokoket, ndërsa në raport 1:100.000 zhduk bacilin e difterisë. Qepa përmban edhe substanca që aktivizojnë gjëndrën mbiveshkore. Veprimi efikas i qepës bazohet në përbërjen e kripërave organike të cilat në gjak transformohen në karbonate alkalike.
Receta me 200 gr qepë dhe 100 gr mjaltë është efikase në shërimin e inflamacionit të cipës së zemrës (pericarditisit), të sëmundjeve të veshkave me albuminuri (albumine në urinë), dhe ënjtjen e këmbëve.


______________________________________________________
1. Ebu Davudi, 3892; Ahmedi, 6/89; në sened është një transmetues jo fort i besueshëm, ndërsa transmetuesit e tjerë janë të besueshëm.
2. Buhariu, 9/498; Muslimi, 564.
3. L. Allium cepa; Porum cepa: lloji më i zakonshëm i qepës. Përmban: 1.68% nitrogjen, 0.1% substanca tajitëse, 2.78% saharozë, 8.04% substanca ekstraktuese joazotike dhe 0.71% celulozë.


 



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Simpozium shkencor për Muhamedin a.s. në Gjilan (VIDEO)