Pse nuk falësh ?!

Dikur as unë nuk falesha dhe aso kohe kur unë nuk falesha nuk i kisha drejtuar asnjëherë pyetjen vetës: pse nuk falem?!

Një ditë teksa po shihja një fëmijë të vogël dhe një plakë që po faleshin namaz, atëherë vetvetiu pyeta veten: po unë, pse nuk falem?!
Po ti o vëllai im, motra ime e nderuar a e ke pyetur ndonjëherë vetën pse nuk falësh. O besimtar namazi u bë obligim për t’u falur e ti po nxjerr justifikime, e po del kundra Allahut.
Namazi është farz (detyrim) duke u bazuar në argumentet e qarta nga Kur’ani, hadithet e Pejgamberit, dhe ixhmaja (pajtueshmëria) e gjithë Ummetit, për çdo musliman në moshën madhore (pubertet), i mençur, pa përjashtim, përveç grave që janë në të përmuajshmet dhe në lehoni. Të shumtë janë ajetët dhe hadithet që flasin për namazin, por unë po cek disa prej tyre me emrin e Allahut.
Në Kur’an Allahu thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” (Suretu Bejjine,5)
Me tej Allahu e saktëson duke thënë: “… vërtetë namazi është obligim (në kohën e vet) i caktuar për besimtarët” (Suretu Nisa , 103)
Kurse prej Sunnetit mund të përmendim hadithin e Muadhit kur Pejgamberi e dërgoi atë në Jemen i tha: “Mësoju atyre se Allahu ua ka bërë obligim pesë kohët e namazit brenda çdo dite dhe nate.”
Prej Ubadete Ibën Samit transmetohet se e ka dëgjuar Pejgamberin duke thënë: “Allahu ua ka obliguar pesë kohë të namazit robërve të Tij, dhe kush vjen me to duke mos lënë mangët diçka prej tyre dhe duke qenë se i ka kryer në mënyrë të mirëfilltë, Allahu ka premtuar që atë person do ta fus në Xhenet.”
Namazi është një prej shtyllave të Islamit siç e transmeton dhe Ibën Umeri se Pejgamberi a.s ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit, dhe shkuarja në Haxh kush ka mundësi.”
Jo pa qëllim unë i shtrova këto ajete dhe hadithe për vet faktin për t’ju treguar juve se namazi është obligim për çdo musliman dhe se nuk ka vend për justifikime të tilla. Njerëzit ditëve të sodit duke mos ia ditur vlerën namazit kanë shpikur një sërë justifikimesh të pa baza dhe të pa argumentuara, të tilla si: “unë nuk mund të fal namazin”, e kjo është shprehja me e lakuar në mesin tonë për t’ju shmangur këtij obligimi. Më e keqja është se nuk e dëgjojmë prej të krishterëve apo te feve e sekteve të tjera, por në mesin e muslimanëve. “Nuk kam kohë”, “do bëhem vonë”, “jam i ri”, “s’më lën” e të tjera shprehje që na dëmtojnë veshët tanë.
Por, kush nga ju ka marr garanci që thotë se jam i ri e kam kohë deri në pleqëri për ta fal namazin, kush nga ju ka marr garanci që do te ketë aq vite jetë, ku e mori këtë informacion. Vëllezër vdekja ju ndjek siç ju ndjek hija juaj dhe asnjë nga ne nuk e di se kur do të del përpara jush. Pikërisht për këtë i drejtohem atyre që nuk e falin namazin: pse nuk e falni namazin, cilat janë arsyet që ju pengojnë?
Pyete veten o krijesë pse nuk falem, po ato që mbushin xhamitë, çfarë janë?! Apo ke turp t’i dalësh Zotit tënd para? I Drejtohem edhe gruas duke i thënë pse nuk falesh? Apo namazi na qenka obligim veç për burra? Jo namazi është bërë obligim për burra dhe për gra për çdo kënd që beson në Allahun dhe dërguarin e tij a.s.
E di se do më thuash tani nuk kam kohë, a s’po ke kohë për Allahun, Krijuesin tënd? Apo mos ke frikë që po humbet pasurin duke u preokupuar për këtë dunja duke lënë Xhenetin. Për të tillë njerëz Allahu ka thënë: “Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, e dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme”. Kur i drejtohesh të tillë personave që janë të dhënë pas punës eja të falesh të japin një përgjigje që të bën të qeshesh: “Puna është ibadet”. Por, dije që një koment i tillë të çon në humbje, duke pasur frike se po humb ca minuta nga puna e tij apo ca të holla. Për këto Allahu thotë: “Ato të cilët fenë e tyre e morën për tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dunjas…” (7:51 )
Ai që e le namazin është i eksponuar ndaj kërcënimit të madh të Allahut, madje lërja e namazit është mosbesim ndaj Allahut. Dijetarë musliman janë unanim se ai që e mohon namazin nuk është musliman, ai ka bërë kufër dhe mosbesim i cili e nxjerr nga feja tërësisht. Kurse ai që e le nga përtacia dhe dembelia, dijetarët nuk janë të një mendimit rreth këtij personi. Disa kanë thënë se është njeri që ka bërë mosbesim të madh, i cili e nxjerr nga mileti islam, e të tjerët kanë thënë se ka bërë mosbesimi i cili nuk e nxjerr tërësisht nga mileti islam.
Shejhul-Islam ibn Tejmiu (rahimehull-llah) thotë: “Sa i përket lërësit të namazit, nëse nuk beson se është obligim, ai është mosbesimtar, me teksteve nga burimet islame dhe sipas konsensusit”.
“Ai që nuk i fal namazet e obliguara, ai meriton dënim të vrazhdë sipas pajtimit të të gjithë muslimanëve, madje sipas shumicës së dijetarëve të ummetit, siç është Imam Maliku, Shafiiu, Ahmedi dhe të tjerët, duhet kërkuar nga ai të pendohet, nëse nuk pendohet të vritet. Ai që e lë namazin është më i keq se ai që vjedh, bën imoralitet, konsumon alkoolin, hashashin, etj”.
E kanë pyetur për një njeri, të cilin njerëzit e urdhërojnë të falet, kurse ai nuk falet, çka duhet bërë kundrejt tij?
Është përgjigjur: “Nëse nuk falet duhet kërkuar prej tij të pendohet, përndryshe vritet. Allahu e di më së miri”.
Ai po ashtu thotë: “Nëse një njeri nuk falet gjersa edhe dakordohet me vrasje, ai në brendësi nuk e pranon se është obligim, e as që e zbaton në jetën e tij. Ky njeri sipas pajtimit të të gjithë muslimanëve është mosbesimtar siç flasin argumentet e shumta nga sahabet, dhe në të cilën gjë aludojnë tekstet e vërteta, siç është hadithi i Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem): “Mes robit dhe mosbesimit ka mbetur vetëm lërja e namazit”. (Muslimi), dhe fjala e Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem): “Marrëveshja mes Nesh dhe atyre është namazi, ai që e le namazin ka rënë në mosbesim”. Kurse Abdull-llah ibn Shekiki ka thënë: “Shokët e Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) asnjë vepër nuk e konsideronin mosbesim përveç lërjes së namazit”. Ai që insiston në lërje të namazit derisa të vdes, nuk bën asnjë sexhde për Allahun, ky njeri nuk mundet të jetë musliman, i cili konfirmon se është obligim namazi”.
Unë të dua vëlla, motër, nënë, baba … ju dua në Xhenet, apo ju s’doni që të vini në Xhenet ?! Ne nuk e dimë se kur do të na trokas vdekja, dje shumë prej nesh rrinin me ne, sot ju si keni me pranë. Prandaj o musliman falu sa më shpejt në mënyrë që të mos pendohesh për ditët që ke kaluar pa falur dhe shijuar namazin.



Përgatiti:
Fatjon Hamzi