Në përkujtim të lindjes së krijesës më të mirë

Në muajin Rebiul Evel përkujtojmë lindjen e Muhamedit a.s., përkujtim me rëndësi dhe i dashur për shpirtrat tone, shumë me vlere për zemrat tona, përkujtimi i lindjes se Muhamedit a.s. te cilin All-llahu xh.sh. e beri njeri qe te na e lehtësoi pasimin e tij, me lindjen e tij All-llahu xh.sh. beri qe veshët e shurdhër te dëgjojnë, sytë e verbër te shohin dhe zemrat e ngurta te zbuten.

All-llahu xh.sh. thotë : "Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë. All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë. " (El-Maide 15,16)
Muhamedi a.s. i biri i Abdullahut përmes te cilit All-llahu xh.sh. i nxjerri njerëzit nga errësirat ne drite me emrin e tij , pejgamberi a.s. ka thënë : " Vërtetë All-llahu xh.sh. ka zgjedh nga bijtë e Ibrahimit Ismailin ,ka zgjedh nga bijtë e Ismailit Beni Kenanet , ka zgjedhe nga Beni Kenanet Kurejshitet , nga kurejshitet ka zgjedh Beni Hashimet dhe nga Beni Hashimet me ka zgjedh mua. " ( Ibni Hiban ; Tirmidhi )
Dëshira e All-llahut xh.sh. ishte qe Muhamedi a.s. te lindte ne kohen kur ishin shuar porosit pejgamberike , ne kohen kur librat qiellore ishin deformuar , bota ishte ne një padituri te madhe dhe te vazhdueshme ne një errësirë te madhe , lindja e tij ishte ne vitin e ndodhisë se Elefantëve , ne i kemi te mësuara përmendesh ajetet e kuranit ne te cilat All-llahu xh.sh. thotë : " A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar? Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!" ( Fil 1,5 ) .

Pse ndodhia e elefantëve mu ne këtë kohe te caktuar.

Kjo ndodhi ishte ne muajin muharrem para lindjes se pejgamberit a.s. pesëdhjetë dite ose pesëdhjetë e pesë dite – sipas shumicës se mendimeve – kjo ishte një paralajmërim përgëzues për shpin e shenjet te tij dhe pejgamberin e tij , Abisinia kishte një lidhje te fort me romaket , persianet vëzhgonin se çka po ndodh tek romaket dhe aleatet e tyre , ne atë kohe persianet dhe romaket përfaqësonin boten e civilizuar , ndodhia e elefantëve kishte bere qe shikimet e botes te kthehen kah shtëpia e ndershme e All-llahut xh.sh. Qabeja .
Ebreheja shihte njerëzit qe bënin vizitën e Qabesë , ai ndërtoi një kish te madhe ne Sana dhe dëshironte qe vizitoret ti kthente kah ajo, një nga burrat e Beni Kenanve dëgjon për këtë shkon dhe hyn ne kish natën dhe e ndyn atë , Ebreheja e kuptoi këtë dhe u inatos shumë , përgatiti një ushtri te forte dhe iu drejtua Qabesë qe ta shkatërroi , por dëshira e All-llahut xh.sh. ishte qe Qabenë e ndritshme ta shpëtonte duke dërguar zogj ne mbrojtje te saj , atë te cilin e goditnin nuk mbetej pa iu nda pjesët e trupit dhe shkatërrohej plotësisht , ndërsa Ebrehes All-llahu xh.sh. ia dërgoi një sëmundje nga e cila i binte mishi copë dhe nuk arriti qe te shkoi i gjalle ne Sana.

Islami e ngriti dhe e nderoi gruan

Arabet para dërgimit te pejgamberit a.s. e nënçmonin dhe e nënvlerësonin pozitën e gruas , atij qe i lindte vajzë pikëllohej shumë , All-llahu xh.sh. thotë : " Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre. " ( Nahl 58,59 ) , çështja shkonte deri aty sa i groposnin vajzat te gjalla kjo ishte një traditë qe njihej me emrin varrosja e vajzave te gjalla .
Ky ves nuk ishte i përhapur tek te gjithë arabet , disa fise ndalonin varrosjen e vajzave , disa bënin thirrje ne vlera morale ne falje dhe mbajtje bese.
Nga te mirat e lindjes se pejgamberit a.s. ishte edhe ajo se vrasësve te vajzave dhe zullumqareve pasi u dërgua pejgamber iu thotë : " Kush ka tri vajza dhe bene durim me to i ushqen ato dhe u jap te pine i vesh ato , do te jen mbrojtje për te nga zjarri ditën e kiametit " ( Ahmed , ibni Maxhe , Taberani ) , kjo ishte ne kohen kur te civilizuarit ne Evropë ishin te zënë me çështjen se gruaja "a është shtaze apo njeri ? ", "ajo (gruaja) a e ka shpirtin e njeriut apo te djallit"?, "gruaja a ka te drejte te ketë pasuri nen pronësi apo ajo duhet te jetë pronë e dikujt"?
Ne Evropë gruaja nuk kishte kurrfarë te drejta , nuk kishte kufizim për numrin e grave ne martese , këtu duam ta qartësojmë se islami është i pari qe ka vendos kufij ne numrin e grave qe ka drejte ti martoi një burrë dhe e beri atë deri ne katër derisa ne atë kohe numri ishte i hapur dhe pa caktim ne Evrope dhe popujt qe cilësoheshin si te " civilizuar ".
Sa i përket aspektit politik : arabet ishin fise te shpërndara dhe nuk kishin shtet , fise te cilat nuk bashkoheshin nen një udhëheqës , urrenin dhe luftonin njëra tjetrën fiset , njerëzit nuk kishin kurrfarë ndjenje te sigurisë , nëse dikush dëshironte te udhëtonte dhe dilte nga rrethi i fisit te tij atëherë fisi tjetër e robëronte , kjo i kishte ndodhur edhe Zejd bin Harithes , nena e tij e kishte marre dhe kishte dal ne udhëtim qe ti vizitonte xhaxhallarët e Zejdit , por ai ishte rrëmbyer nga ajo gjate rrugës , ishte shitur ne tregun e shitjes se robërve e te cilin e kishte ble axha i Hatixhes r.a. , pastaj ia kishte shitur Hatixhes r.a. e ajo ia kishte dhen dhuratë pejgamberit a.s. , ndërsa pejgamberi a.s. e kishte lënë te lire , kjo ishte gjendja ne toke ne atë kohe afërsisht njëqind vite para dërgimit te pejgamberit a.s.

Pranimi i lutjes se Ibrahimit a.s.

Ne këtë kohe shkatërruese All-llahu xh.sh. dërgoi për boten atë te cilin do ti nxjerr nga errësirat ne drite , kjo ishte si shkak i pranimit te lutjes se Ibrahimit a.s. dhe birit te tij Ismailit a.s. te cilët u luten derisa ishin duke ndërtuar Qabenë e ndritshme : " Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"! Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi." . ( El-Bekare 127,129 )
Ndërsa nga Musai a.s. qe ne çështjet e profetësisë se tij ka ardhur se kush beson ne vulën e pejgambereve do te jetë i shpëtuar dhe All-llahu xh.sh. e thotë te vërtetën ne kuranin famëlartë ku thotë :" Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit. " ( El-Araf 157 ).

Përgëzimi nga Isai a.s.

Është vërtetuar përgëzimi i Isait a.s. qe e ka bere ne lidhje me ardhjen e Muhamedit a.s. dhe i ka urdhëruar ata ( popullin e tij ) qe ti besojnë atij por ata than ajo është magji e hapët , All-llahu xh.sh. e thotë te vërtetën qe thotë : " Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët". ( Saf 6 )
Është vërtetuar ëndrra e nënës se pejgamberit a.s. Emines bijës se Vehbiut e cila ka pare sikur një drite po del nga ajo dhe ka shndrit lindjen dhe perëndimin , ka dëgjuar qe i ka thënë dikush : ti je shtazën me zotërinë e par dhe te fundit kur ta lindesh emëroje me emrin Muhamed dhe thuaj : kërkoi mbrojtje te All-llahu i vetëm nga çdo e keqe dhe nga çdo ziliqar .
Me kalimin e ditëve martohet Abdullahu babai i pejgamberit a.s. me Eminen dhe All-llahu xh.sh. e din se ke e dërgon pejgamber , dy muaj pas shatzanis se Emines vdes Abdullahu babai i pejgamberit a.s. , kalojnë muajt ne shtazanin e Emines dhe ajo nuk ndjen asnjë lodhje e as dhimbje derisa vjen mëngjesi i ditës se hënë dymbëdhjetë Rebiul Evel vitin e ndodhisë se elefantëve dhe zogjve nga Babilonia , lind Muhamedi a.s. .
Lindja e tij ishte e rrethuar me mrekulli ne gjithësi , nga ato mrekulli ishte edhe dridhja e pallatit te mbretit Kisra , është fikur zjarri i persianëve te cilin e adhuronin , transmetohet nga Imam Hakimi r.a. nga Aishja r.a. e cila ka thënë : " ishte një jehudi i cili banonte ne Meke dhe bënte tregti aty , ne natën kur ka lind Muhamedi a.s. ne një tubim te kurejshitve ai thotë : o ju kurejshit a ka lind sot tek ju ndonjë fëmijë ? ata than : nuk e dimë , ai tha All-llahu ekber nëse nuk është tek ju nuk ka problem por dëgjoni me kujdes dhe mbajeni mend çka ju them : këtë nate ka lind pejgamberi i këtij umeti te fundit, ne mes dy krahëve ka një shenje ne te cilën ka disa qime …… … njerëzit u çuditen nga ky tregim , kur shkuan ne shpitë e tyre çdo njeri e njoftoi familjen e vet për tregimin e jehudiut dhe pyeten familjet e tyre nëse ka lind atë dite ndonjë fëmijë , u është thënë atyre : Abdullahut i ka lind djalë dhe e kanë emëruar Muhamed , u takuan njerëzit dhe thane : a keni dëgjuar atë çka ka thënë jehudi dhe se ka lind ai djalë (Muhamedi a.s ) ? , shkuan te jehudi dhe e njoftuan atë , ai tha : me dërgoni ta shoh atë djalë, shkuan me jehudin te Eminja dhe i than na lejo ta shohim djalin pasi ua tregoi djalin e zbuluan dhe e pa jehudi shenjen ne mes krahëve , jehudi ra ne tok i pa ndjenja pasi i erdhën ndjenjat i than çfarë ki kështu ? ai tha : shkoi pejgamberlleku nga te Bijtë e Israilit , gëzohuni o ju kurejshit………. " ( Hakim ).
Është obligim për ne qe përkujtimi i lindjes se pejgamberit a.s. te na bën te kujtojmë ne obligimin e ngritjes dhe zbatimit te synetit te tij , te kapemi për librin e All-llahut xh.sh. , pejgamberi a.s. thotë : " ua kam len dy gjera qe nëse kapeni për tyre fort nuk do te humbni kurrë librin e All-llahut xh.sh. dhe synetin ( traditën ) time " .( Darkutni )
Te dashur vëllezër besimtar duhet ta dimë dhe te jemi te bindur se e kemi obligim qe te kapemi për librin e All-llahut xh.sh. dhe traditës se pejgamberit a.s. , ta dimë se dashuria e All-llahut xh.sh. është ne pasimin e pejgamberit te tij a.s.



Përgatiti: Zuhdi Hajzeri


Artikulli i kaluar
Pse nuk falësh ?!
Artikulli radhës
Arti i të dëgjuarit