Hafiz Abdylaziz ef. Hoxhallari, u lind në vitin 1922 në Prizren nga i ati Destan Hoxhallari dhe e ëma Lejla Hoxhallari.
Rrjedh nga një familje qytetare me traditë fetare. Shkollën fillore 5 vjeçare e kreu në vendlindje. Hifzin e kreu tek muhafizi i tij Beqir Kajserliu në mejtepin e xhamisë së Emin Pashës ku edhe ishte imam në xhaminë e Emin Pahsës. Ndjeku mësimet në medresenë e Gazi Mehmed Pashës tek myderrizi i shquar Hasan ef. Nahi, dhe se u detyrua të ndërpres mësimet si dhe shumë talebe (nxënës) tjerë për shkak të mbylljes së medresesë nga ana e regjimit komunist në vitin 1947. Shërbeu si imam në xhamitë e ndryshme të qytetit të Prizrenit si në xhaminë e Jenimahallës , Emin Pashës, Gazi Mehmed Pashës(Bajraklisë), Qatip Sinanit(Levishës) dhe së fundi në xhaminë e Terxhuman Skenderit(Dragomanit ) ku edhe u pensionua në vitin 1987, njashtu ka shërbyer edhe në xhamitë e tjera sipas nevojës.Hafiz Aziz ef.Hoxhallari( në popull ka qenë i njohur me emërtimin hafiz Azizi) ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e brezave të ri deri në pleqëri të thellë, pasi që gjatë gjithë kohës ka mësuar talebe (nxënës) të ndryshëm përveç xhamive në të cilin ka shërbyer, nuk ka pritue herë herë edhe në shtëpi për të mësuar, përveç tjerash tek ai kanë mësuar kohë pas kohe edhe hafiz Mersad Ajvazi, hafiz Ardiana Alishani, hafiz Xhengiz Igxhiu. Viteve pesëdhjeta nën trusninë e pushtetit serb ka pas qëllim me shkue në Turqi, bile edhe e pat shitë shtëpinë e vet, por për shkaqe objektive nuk iu realizua qëllimi për të shkuar në Turqi, që ishte shumë më mirë që mbeti dhe dha një kontribut të çmuar në shërbim fesë dhe qytetarëve prizrenas. Krahas shërbimit në xhami, gjatë gjithë kohës sa ka pas mundësi është marrë me punët e bujqësisë në arat e tij, për të mbjatur veten dhe familjen e tij. Ka qenë shumë modest, dhe se gjatë gjithë jetës ka qenë i kënaqur me riskun që e ka pas. Gjatë mobilizimit sa ka qenë ushtar gjatë kohës së Ramazanit i ka falur teravitë në një fshat të Kërqovës, gjatë kohës që ishte në shërbim ushtarak. Pas luftës kur janë formuar frontet(këshillat socialist) sa herë që është ftuar, nuk shkonte dhe gjente arsyet të ndryshme për të mos marr pjesë pasi ka qenë kundër sistemit komunist të kohës gjatë së cilës ka jetuar dhe vepruar. Shërbimet fetare i kryente te çdonjëri që e ka ftuar, pa pyetur dhe se shumë herë edhe pa pagesë, pasi që ndaj çdo njerit pa marr parasysh se çfarë ka qenë, ka qenë i nyejt dhe i përafërt me ta. I ka respektuar hoxhallarët dhe kolegët e vet, e sidomos hierarkinë fetare dhe myftiun e Prizrenit hafiz Safet ef.Basha dhe nuk e ka kundërshtuar, por me plot dëshirë e ka pranuar çdo emërim të tij në detyrë pa pa marr parasysh se në çfarë xhamie është caktuar për ta kryer shërbimin. Ka qenë pedant në veshjen e tij, dhe se ka qenë shumë i përafërt me besimtarët dhe se me ligjëratat dhe nasihatet e tij si gjatë ligjëratave javore, mujore, vjetore, mevludeve dhe takimeve të ndryshme do të mbetet përherë në kujtimet e qytetarëve dhe besimtarëve prizrenas. Ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare pas një pleqërie të gjatë të kaluar me datë 04.02.2011. U varros në varrezat Kuriçeshme të Prizrenit me datë 05.02.2011, pas namazit të drekës në xhaminë e Bajraklisë iu këndua hatma, dhe se xhenazen ja fali kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit Lutfi ef.Ballëku, nga xhamia e Bajraklisë gjer në varrezat u përcjell nga besimtarët dhe qytetarër e shumtë prizrenas si dhe hoxhallarët dhe kolegët e tij të shumtë të qytetit të Prizrenit, si dhe imamët mysafir nga Turqi, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit u nda nga ai kryetari i saj Lutfi ef.Ballëku, ndërsa duanë(lutjen e fundit) ia bëri imami i xhamisë së Maksut Pashës(Marashit) hoxha Muharem Haxhiu. Lus Allahun xheleshanuhu ta shpërblejë me gradat më të larta të xhenetit firdevs.Amin.
Faik MIFTARI