Jeta dhe vepra e Hafiz Avni (Sabedin) Aliut

Populli ynë ndër vite e shekuj ka nxjerr figura të shquara të cilët me veprën dhe dijen e tyre kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare. Figura të spikatura çdo herë janë shfaqur në historinë shqiptare. Një figurë e shquar që la gjurmë në historinë tonë ishte edhe Hafiz Avni Aliu.

Jeta

Avni Aliu lindi më 10 Prill të vitit 1947 në Tërnoc të madh të Komunës së Bujanocit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij në Tërnoc, pranë shkollës fillore “Muharrem Kadriu”. Ndërkohë përkrah shkollës fillore, vijoi edhe mësimet fetare ku kreu edhe Hivzin (Nxënien e Kuranit përmendësh) pranë hoxhës dhe alimit, Hafiz Riza Amiti. Që nga fëmijëria e tij ishte i dhënë pas mësimeve.
Pas përfundimit të shkollës fillore në vendlindje, vazhdoi shkollimin e mesëm, ku mësimet i vijoi në medresenë e mesme “Alaud-din ” në Prishtinë të cilën e kreu me sukses . Pas përfundimit të medresesë në Prishtinë, vazhdoi studimet në shkollën e lartë Pedagogjike në Gjakovë në grupin e Gjuhës dhe letërsisë –Shqipe, dhe diplomoi në vitin 1978 .

Kontributi në Islam
Hafiz Avni Aliu kishte filluar punën si sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan më 1 gusht të vitit 1969, ku në atë kohë si Kryetar i KBI-së në Gjilan ishte Jetish efendi Bajrami. Gjatë asaj kohe përveç punës së sekretarit të KBI-së u emërua edhe imam në Xhaminë e fshatit Livoç i epërm të Gjilanit, ndërsa dy vite më pas, transferohet për të kryer detyrën e imamit në xhaminë “Atik ” të Gjilanit ku me një përkushtim të madh shërbeu deri në fund të jetës së tij.
Si imam hafiz Avni Aliu arriti të krijoi imazhin e një hoxhe duke sjellë një freski tek xhemati .
Biografia e hafiz Avni Aliut si punëtorë i Bashkësisë Islame është e bujshme, ai përfaqësonte Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit në strukturat më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës .
Për dy mandate me radhë ishte anëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës, ndërsa Kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan në tre mandate .

Kontributi kombëtarë

Veprimtaria Hafiz Avni Aliut as pak nuk pushoi deri në kalimin e tij në amshim.
Sa herë që kërkonte nevoja , ai ishte në shërbim të popullit, si hoxhë si politikanë por edhe si njeri i vullnetit të mirë .
Hafiz Avni Aliu gjithnjë ishte në shërbim të popullit, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për të çliruar vendin, lokalet e punës dhe gjithë teknika, ishin vënë në shërbim të të gjitha përgatitjeve që në atë kohë kryetari i KBI-së ishte Hafiz Avni Aliu. Në ato zyre shkëmbenin lidhjet mes vete zonat e UCK-së. Aty vepronte edhe Lidhja Demokratike në atë kohë dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Veprat

Hafiz Avni Aliu ishte i dhënë edhe pas pendës, ai pas vete la një bagazh të madh të shkrimeve dhe librave të tij të botuara .
Hafiz Avni Aliu është autor i shumë shkrimeve me përmbajtje fetare në revista të ndryshme si në vend ashtu dhe jashtë tij .
Shkrimet e tij janë botuar në gazetën, “Edukata Islame ”, pastaj në revistën “Dituria Islame” po ashtu botoi shkrime edhe në librin “Takim” të botuara në Prishtinë, pastaj shkrimet e tij botoheshin dhe gjindeshin edhe në revistën “ Hëna e Re ” në Shkup, pastaj “Drita Islame” në Tiranë, “Triumfi Islam” në Shkodër si dhe në “ Glasnik ” të Sarajevës .
Ndërkohë është autor i disa veprave dhe përkthimeve si që janë “Jasini ” në Gjuhën Shqipe 1994, 1997 dhe 2001, Udhëzime islame për përgatitjen e të vdekurit 1995, pastaj “ Lutja e Natës së Kadrit ”1999, Ta njohim Islamin “Ilmihal “-1994, pastaj përkthimet e librave “Ruaju nga të Këqijat ” 1990, “ Vështrime Islame ”, pastaj, Imani-Besimi në Allahun xh.sh, 1994, Maksima Islame nga Ebu Ala EL-Mevdudi, Ripërtëritja e mendimit Islam nga Muhamed Ikball, është autor edhe i disa përmbledhjeve në poezi të cilat i ka në dorëshkrim.

Vdekja

Kështu pas një sëmundje të shkurtër , më 5 mars 2011 shpirti i Hafiz Avni Aliut la trupin e tij dhe kaloi në botën e amshuar, u kthye tek Zoti i tij sepse ky është vullneti dhe ligji i Zotit, i dëshmuar në Kuran. Lajmi për vdekjen e tij i pikëlloi jo vetëm familjen e tij por të gjithë ata që e njohën. Hafiz Avni Aliu u varros në Gjilan, me nderime të larta nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe strukturat më të larta Komunale dhe lider të subjekteve politike si dhe hoxhallarë të shumtë nga Kosova, Presheva e Bujanoci, Maqedonia dhe bashkëvendës të tij nga Tërncoi i madh. / press.ternoci/


Artikulli i kaluar
Hafiz Abdylaziz ef. Hoxhallari
Artikulli radhës
Imam Raif Shaban Latifi

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Zenel Hoxha ?