10 përdorimet më të mira të Aloe Veras

Aloe Vera është një bimë tropikale me gjethe të tulta në formë shtize. Këto gjethe kanë një llojllojshmëri të përdorimeve mjekësore. Kjo bimë është e njohur edhe si "aloe mjekësore” dhe identifikohet lehtësisht me anë të një tufëze me lule portokalli ose të kuqe të dala në majë. Gjethi si shtizë e tultë ka një varg dobish mjekësore dhe kozmetike.

Çka e bën Aloe Veran aq unike

Gjethet e Aloe Veras përmbajë një numër të madh të përbërësve aktivë biologjikë, si mannanin e acetiluar, polimananin, antrakuionet dhe lecitine të ndryshme. Aloe Vera po ashtu përmban pothuajse 75 përbërës të njohur dhe më shumë se 200 lëndë përbërëse që e bëjnë bimë potente mjekësore. Këtu përfshihen:

• Enzimat që ndihmojnë në tretje dhe zvogëlojnë inflamacionin;

• Të gjitha vitaminat, përveç D;

• Mineralet e nevojshme për funksionimin e enzimave;

• Sheqerna me zinxhir të gjatë për të ri-balancuar sistemin e tretjes;

• Saponinet, të cilat kanë efekt anti-mikrobik;

• 20 nga të 22 aminoacidet.

Dobitë e Aloe Verës

1. Detoksifikimi: Lëngu i Aloe Veras është detoksifikues (largues i helmeve) natyral, e po ashtu është plot me vitamina e minerale që ndihmojnë trupin tonë të merret me streset e jetës së përditshme.

2. Çrregullimet e tretjes: Është i dobishëm në rastet e thartirës në stomak, sindromës së zorrës së irrituar dhe të thatit (ulcerës). Qetëson ezofagun dhe çliron refleksin e acidit.

3. Shëndeti i gojës: Është jashtëzakonisht i dobishëm për gojë dhe mishin e saj. Lëngu i papërzier ndihmon në rikthimin e mishit të lëshuar.

4. Përkujdesja ndaj lëkurës: Është zbuluar të jetë jashtëzakonisht efektiv në pastrimin e psoriazës në testet laboratorike. Ka po ashtu disa dobi të tjera për lëkurën, përfshirë:

• Heqje natyrale e akneve;

• Bën lëkurën të lëngshme;

• Heq helmet nga lëkura;

• Largon gërvishtjet dhe shenjat;

• Zvogëlon inflamacionin;

• Ndreq dhe ripërtërin lëkurën.

5. Diabeti: Një gjysmë luge e lëngut e konsumuar për 14 javë është dëshmuar të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak për 45 për qind.

6. Ndihmon zorrët: Aloe late përmban glukozidesaloinin e antrakuinon A dhe B, që janë laksativë të fuqishëm.

7. Menaxhon peshën: Lëngu i Aloe Veras është përdorur për shumë vite si ndihmesë për humbjen e peshës.

8. Ndihmon imunitetin: Është përplot antioksidantë të cilët kundërshtojnë radikalet e lira dhe fuqizojnë sistemin e imunitetit.

9. Ndihmon tek djegiet: Gjeli i Aloes mund të shërojë dhe ndreq lëkurën pas djegieve, përfshirë djegiet nga dielli.

10. Zbokthi: Ndihmon në lehtësimin e kruarjeve dhe zbokthit. Gjeli aloe vera mund të përdoret si një trajtim paraprak para aplikimit të shamponit.

Është e qartë se duke përdorur këtë bimë të mrekullueshme padyshim që do të kemi dobi në një mënyrë ose tjetër. Mund të rritet edhe në vazo. Ka shumë lloje të aloe verës, disa nga të cilat janë shumë të dobishme. Produktet e krijuara nga aloe vera janë në dispozicion që nga barnatorja e deri te dyqanet e kozmetikës, madje edhe në dyqane ushqimore. /kohaditore/