Deri tani është ditur që vezët janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, lipoideve, vitaminave dhe mineraleve, ndërsa shkencëtarët nga Alberta, kanë zbuluar edhe veti antioksiduese të tyre, që do të thotë se ato ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, sikurse edhe të kancerit.
Hulumtuesit e kanë ekzaminuar të verdhën e vezës së pulës së ushqyer me grurë ose me misër dhe kanë pohuar se përmban dy aminoacide dhe atë tripofan dhe tirozin, të cilat kanë veti shumë antioksiduese, që do të thotë se mbrojnë nga sëmundje të ndryshme.
Kështu dy të verdha të vezës të pagatuar kanë pothuajse dy fish më shumë veti antioksiduese se sa molla dhe pothuajse ë njëjta sa 25 gramë të thanës.
Në hulumtimet e mëhershme, hulumtuesi Jianping Vu, ka gjetur se proteinat e vezës shndërrohen në enzima të lukthit, të cilat në zorrën ë shkurtër prodhojnë peptide, të cilat veprojnë njëjtë sikurse ilaçet për uljen e shtypjes së gjakut . kjo, pa dyshim që është në kundërshtim me mendimin e rrënjosur se vezët janë fajtore për ngritjen e shtypjes së gjakut për shkak së përmbajnë nivel të lartë të kolesterolit. Hulumtimet shtesë të vetive antioksiduese të vezëve do të mund të ndryshonin këto qëndrime.
Sasia e aminoacideve zvogëlohet me anë të fërgimit ose zierjes, mirëpo në këtë rast mund ta zëvendësojnë sasinë e antioksidantëve që përmban një mollë.
Shkencëtarët nga Universiteti në Alberta bëjnë të ditur se me hulumtimet e reja do të përcaktohet nëse vezët përmbajnë edhe proteina të tjera të cilat kanë veti antioksiduese, sepse tashmë dihet që të verdhët e vezës përmban karotenoide dhe peptide. /kohaditore/