Në kohën në të cilën jetojmë jemi në gjendje të njohim shumë mirësi që sjellë koha bashkëkohore. Gjithsesi këto mirësi janë të shumta, si p.sh. qasja e shpejtë në informata, lehtësimi në komunikacion (efikasitet, shpejtësi dhe komoditet), transporti i njerëzve dhe i mallit etj.
Mirëpo secila medalje i ka dy fytyra. Ndonjëherë ndikimi negativ është tejet i dukshëm, por ndonjëherë i fshehur dhe është vështirë të njihet çfarë është negative (e keqe) dhe pozitive (e mirë).
Për këtë duhet të jemi tejet të kujdesshëm dhe me saktësi të dimë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Në sukseset e mëdha të sodit numërohet edhe televizori i cili na ofron përmbajtje të ndryshme. Është e vërtetë se televizori ka mundësi të veproj në mënyrë edukative dhe arsimore në të gjitha kategoritë e njerëzve, por mjerisht, të rralla janë emisionet që afirmojnë diç të tillë. Të pashmangshëm janë filmat e luajtur, serialet (edhe nga pesë në ditë), emisionet zbavitëse dhe programet tjera që përmbajnë dhunë, padrejtësi, alokool, drogë, vrasje, prostitucion, marrëdhënie jokorrekte ndaj njerëzve etj.
Dëmi më i madh në gjithë këtë është se edhe filmat vizatimor të rezervuar për më të vegjlit tonë janë të ngërthyer me përbërje të njëjtë në masë të madhe apo të vogël. Disa hulumtime kanë treguar (në këtë mund të bindeni edhe vetë) që filmat më të dashur, qofshin ata vizatimor apo të luajtur janë mu ata që promovojnë dhunën shkatërrim të njerëzve dhe të mirave etj. Në këto hulumtime është vërtetuar se fëmijët nuk i shikojnë me të njëjtën kënaqësi të gjithë filmat. Filmat më të dashur vizatimor janë ‘Tomy dhe Jerry’, ‘Wallygator’, ‘Popay’, Lepri veshëgjatë’ dhe disa të tjerë, për ndryshim nga filmat tjerë vizatimor që shikohen më me pak kënaqësi si p.sh. ‘Baltazari’ etj. Sipas mendimit të hulumtuesve si pasoj e kësaj është shkalla e agresivitetit.
Filmat e cituar të grupit të parë janë tejet energjik dhe përplot aksion i cili shkon deri te dhuna dhe njëri prej protagonistëve është gjithmonë dominant, më i fuqishëm dhe superior mbi tjetrin dhe këtë e arrin mu me sjelljet agresive. Hulumtim i ngjashëm është bërë edhe tek fëmijët më të rritur dhe është konstatuar se njerëzit e rinj nuk i duan filmat dokumentarë, programet shkollore, filmat dokumentarë nga lufta etj. Arsyeja është e ngjashme si në rastin e parë me një koment plotësues se filmat dhe programet e tilla janë të mërzitshëm dhe se nuk mund të disponojnë dhe të argëtojnë. Ajo që filmit i shihet për të madhe është i ashtuquajtur “shtatë gabimet vdekjeprurëse të filmit”: - Gabim i dhunës fizike dhe psikike (nxitë dhunë, ashpërsi, kokëfortësi, topit ndjenjën e të rinjve ndaj dhunës dhe kriminalitetit) - Gabim i udhëzimit në kriminalitet (nxitë aktin kriminal, trimëron kriminelët) - Gabim i prostitucionit dhe pornografisë - Gabim i indiferencës (fëmijët ndahen nga loja, sporti, punët e dobishme etj.) - Gabim i dhunës ndaj fantazisë së lirë (duke dominuar me qëndrime, filmi e parandalon fantazinë e lirë) - Gabim i vdekjes pasive (pasifizon shpirtin, vënë në gjumë mendimin, me fuqinë e sugjestionit dominon me të vërtetën e tij duke mos nxituar rezistencë, fëmijët i lëshohen pa rezervë dhe bëhen pre e manipulimeve të mundshme). - Gabim i vënjes së fanarit të padëshiruar (i amerikanizon të rinjtë duke i bërë të varur në mentalitetin harxhues) Në disa vepra të dijetarëve islam zhvillohet diskutimi mbi filmin dhe dëmin e tij. Dr Yusuf el-Qaradawi, thekson kushtet që duhet plotësuar secili film për të qenë i lejuar. Këto kushte janë: - Përmbajtja duhet të jetë e pastër nga mëkatet dhe paturpësitë, gjegjësisht nga gjithë ajo që është në kundërshtim me besimin islam, Sheriatin dhe moralin. Filmat të cilët nxisin ndjenjën seksuale, mëkatin, lakminë, që glorifikojnë kriminalitetin ose propagojnë ide devijuese, besime të rrejshme etj. janë haram (të ndaluar) dhe muslimanit nuk i lejohet t’i shikoj dhe të nxitë në atë. - Shikimi i filmit nuk duhet të rezultoj në lënjen anash të obligimeve fetare ose të përgjegjësive jetësore. Falja e pesë kohëve të namazit të obliguara nga Allahu xh.sh. më së miri ruan obligimet fetare; kështu për muslimanin është haram të lëshoj njërën nga pesë kohet e namazit për të shikuar filmin. Allahu xh.sh. thotë: “Pra shkatërrim është për ata që falen të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm” (El Maun, 4-5)
Përzierja e meshkujve dhe femrave në paraqitjet filmike dhe artistike duhet të shikohet në mënyrë që të parapensionohen shqetësimet seksuale dhe aprovat, veçanërisht për atë që shikimi i filmit kërkon hapësira të errëta. Nëse marrim gjithë këtë në fakt, mund të themi se janë të rrallë filmat, si dhe shumë emisione televizive, që i plotësojnë kriteret e përmendura, sepse është vërtetuar që televizori ndikon negativisht në qëndrimet morale dhe zhvillimin individual, intelektual, estetik dhe fizik. Për këtë shoqëria jonë duhet të këtë kujdes për përmbajtjen e të gjitha programeve televizive dhe për gjithë atë që i plasohet publikut.
Prindërit duhet të brengosen për atë që fëmijët shikojnë, dhe që është tejet e rëndësishme, sa kohë këtë duhet ta bëjnë. Shënimet flasin se fëmijët e rritur të klasës së parë e shikojnë televizorin edhe nëntë orë në ditë. Natyrisht, kjo është qështje e edukimit familjar, por nëse është kështu, atëherë edhe shoqëria duhet ofruar përmbajtje nga e cila fëmijët do të mësojnë dhe të njohin edhe më tepër. Ekzistojnë shumë studime në të cilat është studiuar në mes shikimit të dhunës në TV dhe sjelljes agresive tek të rinjtë. Një prej këtyre studimeve e ka bërë Pearl në vitin 1984. Eksperimenti të cilin ai e ka bërë me fëmijët katër vjeçar të cilët kanë shikuar dhunën në TV e më pastaj janë përcjell në lojën e lirë, është vërtetuar se fëmijët në lojë janë sjell në mënyrë agresive, por jo të gjithë njësoj, varësisht, p.sh. a është dënuar akteri në TV për agresivitet apo është shpërblyer. Pra, dhuna në TV dhe sjellja agresive kanë qenë në përputhshmëri. Shtrohet pyetja: Çfarë mund të bëjmë që ta ndryshojmë gjendjen ekzistuese? Një është e qartë, besimtarët nuk duhet lejuar që çdo gjë rreth nesh të ndodhë pa prezencën tonë. Duhet ta japim gjykimin tonë haptas për këtë, sepse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. na urdhëron që gjërat e dëmshme dhe të këqija t’i menjanojmë ose me dorë, ose me gjuhë ose vetëm me zemër. Varësisht nga mënyra që do ta bëjmë këtë, do të tregojmë edhe shkallën e imanit tonë.
Propozojmë, në rend të parë, që familjeve tona t’ju cenzurojmë disa filma, programe dhe emisione, e më pastaj me sugjestionet tona të ndikojmë në shtëpitë televizive që të ndryshojnë përmbajtjet në ekrane. Por, përderisa atë që na servohet e lejojmë me heshtje, edhe më tej do të jetë gjendje e njëjtë. Të themi një herë JO! dhe të veprojmë sipas hadithit të përmendur të Pejgamberit s.a.v.s.