Gjurmët janë shenjat që na rrëfejnë për të kaluarën, dëshmojnë për të tashmen dhe sinjalizojnë për të ardhmen.

ID e secilit frymorë me vetëdije identifikohet me gishtin tregues që ti e ngrit për të orientuar dikën duke i ofruar ndihmë, apo…

Atë shenjë që sinjalizon identitetin tënd me imtësinë më të madhe ktheje kah vetja dhe rrëfe në të njëjtën kohë pyete vetveten se çfarë gjurme je duke lënë ti si njeri, parasëgjithash si posedues i fjalës mohuese e cila POHON GJDO GJË, fjalës më të shtrenjtë që nuk i rezistoj kodra guri e druri me gjithë potencialin e fortësisë që kanë, e as qielli me gjerësinë, e toka me thellësinë e saj.

Cila është gjurma e jote si individë , e jona në përgjithësi si shoqëri , umme ?

A jemi Ne shëmbëlltyra e njerëzimit ?

A jemi Ne Ymmeti më i zgjedhur ?

A jemi Ne pronarët e mesatares ?

Ne, kush jemi ne sot?

Kush kemi qenë dikur ?

Gjurmët e tona na rrëfejnë se ata që na e përcollën emanetin, ku ishin dikur ?

Ata ishin shembull dhe gjurmuan thellë në të gjitha sferat e jetës, po sinjalizojmë vetëm në aspektin arsimor dhe të shkencës pasi që ajo është djep i civilizimit.

Al-kimi, Avicena, Farabiu, Gazaliu,…..

A ishin këta që gjaku i tyre ka lëvizur nëpër enët e tyre pa qëllim, pa moto e pa pretendim.

Ku je ti, e unë ? Ata lanë gjurmë, e ne ? Cila është gjurma jote, dje, sot, dikur ?

A krijove një përshtypje në vendin tënd të punës, takimit, bisedës?

Pozitive e kam fjalën ngase vetëm këto janë gjurmë që duhet t`i gdhendësh me mund e me djersë, me etikë e moral shëmbëlltyrë, shembullorë.

Apo ndoshta u vonove 5, 15, 30 e mos më thuaj 1 orë ?

Zoti yt është betuar në Kohën tënde, në minutën, sekondën tënde , e ti e neglizhove atë moment.

Neglizhimi yt është rikthyer e konsiderohet: minuti orë, e sekondi minutë për ata që i mban sytë kah ta e që fatkeqësisht i ke model për vëllaun tënd njeri nga origjina, prandaj ai prinë, ai të udhëheq ty.

Ti len gjurmë nga do që ec. Motër e nderuar,- ti len gjurmë nga do që ec, shikon e vështron.

Ti len gjurmë parasëgjithash tek Ai që respektove fjalën e Tij që të lesh gjurmë, tek krijesat e tij të dritës që luten për ty dhe të ndriçojnë rrugën tënde.

Ama edhe motra jote të xhelozon pa marr parasysh se në syrin tënd parandien se të injoron.

Por të pyes a je në nivel të detyrës, njëmend ? A je duke kryer rolin tënd ? Si motër nënë, bashkëshorte?

Të kujtoj një prej një milion insertesh që lanë gjurmë, por jo vetëm gjurmë por edhe aromë që kaluan tokën e depërtuan edhe përtej qiejve, e cila e përcolli krijesën më të çiltër s.a.v.s. përtej qiejve.

Është kjo floktarja në kohën e Musait a.s. Pse ç’bëri ajo, ç’farë ishte vepra e saj aq me peshë?

E ndjej se e din, por vetëm dua ta kujtosh që të meditosh e ndoshta të mësosh.

Është fjala për sakrificën sublime të saj dhe fëmijëve të saj për një moto, për një qëllim, që bëri mrekulli që shtyri të flasë fëmijën para kohe, për fjalën që duhet të jetë ideali yt,e të arsyetosh me zemrën, mendjen e materializosh me gjymtyrët e tua.
Ah gjurmët e tua jam duke i ndjekur por akoma nuk jam duke i vështruar me saktësi, akoma…

A je duke lënë gjurmë në drejtësi, apo ndoshta je duke i tejkaluar edhe ata qe nuk kanë dritë në zemrat e tyre?

A je duke lënë gjurmë në mbulesën e të metave të vëllaut/motrës tënde apo ndoshta je duke i zbuluar deri në lakuriqësi?

Mjaftë me më ID Prapambetjeje?

Mjaftë më me ID të gjakut, të jetës më të lirë? S. Ejjubi ka qenë vetëm një jetë.
Me ty po e krijojnë lajmin kryesor ? Mjaftë më, mjaftë ….

Përkundrazi ti duhet të jesh Shëmbëlltyrë.

Sot më shumë se kurrë duhet të lësh gjurmë, duhet të lëmë gjurmë të gjithë. Jemi mu në kohën e zgjimit e jo hutimit e as t-huajsimit.

Mjaftë më me gabime se nuk ka kohë për arsyetime, e nuk do falesh lehtë nëse gjurmon si i ligë.

Hapi sytë dielli agoi e do të bën dritë për shumë e shumë orë edhe shiu do e ujit tokën të skalitësh gjurmën tënde me lehtësi, ndërsa hëna do pëshpërit me yjet për hapin tënd të radhës.

Punë të mbarë, planin e gjurmëve e ke të gatshëm në tavolinën e punës, varet nga ti!

Jo ec, por vrapo, koha e pushimit ka perënduar, andaj të lëmë Gjurmë !


Artikulli i kaluar
Fukushima dhe të fuqishmit
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin