Të gjitha ato gjëra që i ka ndaluar Allahu i lartësuar për njerëzimin, besimtarët janë të detyruar që nga ato gjëra te largohen dhe rreptësisht të ndalohen nga ata.
Duhet ditur se ato çështjet që Allahu i ka urdhëruar janë për interes dhe të mirën e njeriut, por nuk duhet të harrojmë se edhe ato gjëra që i ka ndalur Allahu xh.sh me pa dyshim janë në interes dhe në të mirë të njeriut, e jo në interes të Allahut xh.sh.
Në Fenë Islame të gjitha ato gjëra që janë ndaluar nga ana e Allahut xh.sh për besimtarët quhen haram. Harami apo ndalesat ne fenë Islame ndahen në dy grupe: Harami Li-Ajnihi dhe Harami Li-Gajrihi. (1)
Harami Li-Ajnihi: nënkupton atë që Ligjdhënësi (Zoti) e ka ndaluar rreptësisht, si p.sh. vije fjala prostitucioni (zinaja), të mbysësh njeri, ushqimet e ndaluara si ngrënia e mishit të derri, të hash coftinë(kafshë të ngordhur) etj. Të pish verë dhe çfarëdo lloj pijesh alkoolike, të vjedhësh, të gënjesh, të luash kumar etj. Dhe po qe se veprohet nga ana e vepruesit, vepruesi e meriton të ndëshkohet nga ana e Zotit xh.sh në këtë botë edhe në botën tjetër pra në Ahiret. (2)
Harami Li-Gajrihi: nënkupton që për shkaqe të tjera konsiderohet haram. Ky haram është ai që në parim është i lejuar (mubah) por që për shkaqe të ndryshme është e ndaluar pra haram p.sh. agjërimi ne ditën e bajramit. Pra këtu shihet se agjërimi është farz (obligim) mirëpo kur vije fjala në ditën e bajramit agjërimi është i ndaluar.
Duhet cekur se në Kur`anin famëlartë gjërat që Allahu xh.sh i ka ndaluar (haramet) me krahasim me ato gjëra të cilët i ka lejuar (hallallet) janë të pakta. Mu për këtë do të mundohem që të i ceki disa nga gjërat që Allahu i ka ndaluar.
Zinaja-Prostitucion: Lidhjet farefisnore, lidhjet martesore dhe lidhjet sociale ne fenë Islame përveçse janë të pëlqyera njëjtën kohë urdhërohet që të mos ndërpriten këto lidhje. Kurse ne anën tjetër lidhjet jashtë martesore apo sëmundja shoqërore e cila quhet “prostitucion” janë çështje të pa pëlqyer dhe të ndaluara. (3)
Feja Islame i ndërpret rrugët të cilat çojnë drejt kësaj vepre të turpshme, të pamoralshme dhe rreptësisht të ndaluar. Feja islame ndalon edhe nga të gjitha ato rrugë të cilat të çojnë në këtë krim të turpshëm. Islami ndalon shikimin me qëllim epshi, prekjen, llafosje me qëllime të tilla, nëpërmjet të cilave njeriu bie në këtë vepër të ligë. Kjo sëmundje shoqërore ka përfshirë më tepër popujt e arsimuar dhe me kulturë të lartë, të ashtuquajtur me kulturë perëndimore, sesa popujt që janë në nivel më të ulët të kulturës. Në këtë kohë tejet të vështirë, njerëzimit po i kanoset rreziku i dekadencës dhe i deformimit të pjellës njerëzore po nga kjo sëmundje shoqërore. Prostitucioni, qoftë ai në shtëpi publike ose në mënyrë ilegale po merr përmasa të gjera ndër radhët e rinisë, sidomos të asaj shkollore. Kjo vepër aq e shëmtuar dhe e dobët është e palejuar dhe dënohet nga etika dhe mjekësia. Edhe feja e sheh me përbuzje, e sidomos feja islame e gjykon si krejtësisht të ndaluar veprën e prostitucionit. Islami në të gjitha mënyrat dëshiron që kjo sëmundje të evitohet e të mos ekzistojë në radhët e besimtarëve.
Për këtë Allahu xh.sh. thotë: “Mos iu afroni imoralitetit, sepse është me të vërtetë një rrugë shumë e keqe.“ (4)
Me ajetin e lartpërmendur, Allahu xh.sh. së pari na bën me dije që të mos i afrohemi imoralitetit, ngase dëshira për të bashkuarit e gjinive të kundërta ka aktivizuar dhe aktivizon shumë energji, emocione, synime, shpresa por edhe shpirtligësi.
Në një ajet tjetër Allahu xh.sh na mëson se si besimtari duhet ti mbroj shikimet e tij dhe se si duhet të e mbrojë nderin e tij ku Allahu ne Kur`an thotë: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.” (5)
Të Mbysësh Njeri: Feja Islame e ka ndaluar rreptësisht mbytjen e njeriut. Në mënyrë të pafajshme nëse mbytet një njeri edhe në këtë botë por edhe në botën tjetër do të jetë i ndëshkuar nga ana e Allahu xh.sh. Argumente që tregojnë se vrasja e njerëzve te pafajshëm është e ndaluar Allahu ne Kur`an thotë: “Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehnnemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe ika përgatitur dënim të madh.” (6)
Ushqimet e Ndaluara: Ne fenë Islame disa ushqime janë të ndaluar për tu ngrënë ku Allahu xh.sh thotë:”(Allahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të Allahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet Allahu falë, është mëshirues.” (7) Sipas Kur’anit të gjitha ushqimet janë hallall përveç ushqimeve të veçanta që janë përmendur në Kur`anin famëlartë si haram. (8)
Pra duke shikuar ajetin e lartpërmendur, kafshët e ngordhura, gjaku rrjedhës ose i ngrirë dhe nënproduktet e tij, derri, duke përfshirë edhe të gjitha nënproduktet e tij, kafshët e therrura pa e përmendur emrin e Allahut gjatë therrjes së tyre, kafshët e mbytura në mënyrë që e ndalojnë gjakun plotësisht të kullojë nga trupi i tyre, kafshët mishngrënëse, si: luani, qeni, ujku, tigri, etj., shpendët grabitqarë, si: skifteri, shqiponja, kukuvajka, huti, etj., zvarranikët, gjarpri, krokodili, etj., mushka dhe gomari, kafshët e dëmshme, si: akrepi, miu, etj., organet riprodhuese të kafshëve të lejuara. Allahu xh.sh e ka ndaluar rreptësisht ngrënien e tyre. (9)
Kamata: Tregtia në fenë islame është e pëlqyer dhe lejuar, mirëpo mashtrimi dhe fitimii padrejtë është e ndaluar. Kurse feja Islame e ka ndaluar kamatën në të gjitha llojet, format dhe ngjyrat e saj, sepse ajo përbën një fitim të pisët dhe pasuri të ndaluar, pasuri të cilën të pasurit kamatëdhënës (apo kreditorët) e marrin nga të varfrit nevojtarë pa të drejtë, pa mundim dhe pa punë. Kamata është e ndaluar në Kuran, Sunnet dhe sipas ixhmait të të gjithë dijetarëve. Allahu xh.sh ne Kura`nin Famëlartë thotë: “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i dëshirueshëm për ju.” (10)
Pijet Alkoolike: Kura`ni famëlartë i ka ndalur të gjitha ato gjëra që posedojnë pije alkoolike. Duhet ditur se nga metodat e tjera që përdor Shejtani për t’i humbur njerëzit është edhe përdorimi i pijeve alkoolike njëjtën kohë edhe bixhozi. A ka dëgjuar dikush ndonjëherë gjëra të mira që sjellin bixhozi e pijet dehëse? Kurrë, që të dyja këto dukuri duken që mbarojnë me një përfundim të ngjashëm: familja lihet në harresë, shkatërrohet dhe çdo gjë shuhet. Allahu I madhëruar lidhje me këtë thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës e bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit e Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po u jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (11)
Pra këtu shihet se Kur’ani na tregon gjerësisht se konsumimi i pijeve alkoolike, bixhozi, të gjitha këto janë shpikje dhe sajime të Shejtanit, prandaj qëllimi i tij është që nëpërmjet tyre të sjellë urrejtje, armiqësi dhe përçarje në mes nesh. Sa e sa martesa janë prishur si rezultat i këtyre veprave të ndyra? Sa fëmijë gjenden nëpër spitale si shkak i rrahjes nga prindërit e tyre pijanecë? Sa gra duhet të vuajnë për shkak se i kanë burrat përdorues të alkoolit, bixhozit? Kemi edhe gra të cilat konsumojnë alkoolin, athua se në të gjitha sëmundjet shoqërore nuk ka dallim mes mashkullit dhe femrës ... është vërtet për t’u pikëlluar. Kur njeriu konsumon alkool, ai harron edhe ekzistimin e Allahut, pasi i dehuri nuk di çfarë bën, ndaj edhe nuk jemi të obliguar për t’u falur. E tërë kjo vjen si rezultat i asaj se njeriu i dehur nuk mund të kontrollojë mendjen dhe nuk di se ç’flet përderisa është i dehur.
Dhe ne fund duhet cekur se harami dhe gjërat që i ka lejuar janë çështje që vetëm Allahu xh.sh vendos e jo dikush tjetër.
Mos i thoni asaj rrenës së gjuhëve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut , nuk kanë shpëtim.” (12)
-------------------------------------------------------------
1. TDV ?slam ?lmihali, c.I, faq.175
2. Hallalli dhe Harami, Kardavi, Jusuf, faq. 10
3. http://www.guncelvaaz.com/kurani-kerim-vaazlari/297-kuran-rimde-haramlar-vaaz.html
4. ?sra, 17/32
5. Nur, 24/30
6. Nisa, 4/93
7. Bekare, 2/173
8. Komentimi i ajetit Bekare 2/172
9. Nisa, 4/29
10. Maideh, 5/90-91
11. Nahl, 16/116
12. Nahl, 16/116
SHQIPRON ef.SARAMATI