Allahu xh.sh krijesat të cilat i ka krijuar s’ka dyshim se i ka krijuar për një qëllim.
Mu për këtë Allahu i madhëruar robërit e Tij për ti bërë më të lumtur dhe më të gëzuar ka dërguar libra, ka dërguar Pejgamber të cilët kanë qen sqarues të asaj që Allahu xh,sh ka zbritur. Dhe nëse kthehemi në të kaluarën duke filluar qysh nga Ademi a.s e deri tek Muhammedi a.s të gjithë Pejgamberët kanë qenë sqarues për ummetet e tyre për at që Allahu xh.sh ka urdhëruar dhe ka ndaluar.
Kurse libri i fundit të cilin e ka zbritur Allahu i madhëruar është Kur`ani Famëlartë(1)i cili është burimi i parë i së Drejtës së Sheriatit Islam të gjitha gjykimet bëhen duke u bazuar në të ose si sqarim i rregullave dhe ligjeve të caktuara në të.(2)Kur`ani në aspektin gjuhësorë do të thotë: të mbledhësh, të lexosh, të mbledhësh diç në një vend. Kurse në aspektin terminologjik do të thotë: fjalë e Zotit e mbinatyrshme e shpallur Pejgamberit Muhammed (s.a.v.s) në gjuhën arabe, e shkruar në mus’haf (në prezencën e Pejgamberit a.s), e transmetuar me besnikëri, kurse vetë recitimi-këndimi i Kur’anit është vepër e devotshme-adhurim. Pra këtu duhet të kuptohet se Kur`ani Famëlartë është zbritur Pejgamberit (s.a.v.s) dhe në asnjë mënyrë nuk është e mundur të ndryshohet dhe se është një libër të cilët besimtarë do të adhuroj Allahun duke e lexuar në namaz dhe në jetën e përditshme.(3)
Ata të cilët jetën e tyre e drejtojnë sipas fjalës së Allahut të madhërishëm me pa dyshim se ata do të jenë të shpëtuar në këtë botë, por edhe në botën e amshueshme, dhe çdoherë duhet të dijë dhe duhet të besoj se në brendësin që përmban Kur`ani Famëlartë nuk ka asnjë lloj dyshimi. Allahu thotë:
“Elif, Lam, Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” (4)
Në një ajet tjetër Allahut thotë: “Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se Allahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.” (5)
Zbritja e Kur`anit nga ana e Allahut xh.sh është mëshirë, është rahmet, është udhëzim, është shërim shpirtëror dhe është këshillë për besimtarët. Allahu thotë:
“Elif, Lam, Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm”(6)
“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (7)
Edhe Pejgamberi (s.a.v.s) në disa hadithe të tija për rëndësinë e Kur`anin Famëlartë thotë:
“Lexo Kur`an ngase në ditën kur të dalësh para Allahut për ata të cilët kanë lexuar ai (Kur`ani) do të ndërmjetësoj.” (8)
“Në zemrën e atij të cilit nuk gjendet fjala e Allahut (Kur`ani), është njëjtë sikur një shtëpi e shkatërruar” (9)
“Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur`anin dhe u mëson të tjerëve.” (10)
Disa nga çështjet karakteristike të Kur`anit Famëlartë
1. Kur`ani Famëlartë është zbritur nga ana e Allahut xh.sh në gjuhën Arabe dhe deri në ditët e sodit nuk është bërë asnjë ngatërresë dhe asnjë ndryshim.
2. Librat e tjera si Tevrati, Zeburi, Ingjili janë zbritur njëherë dhe në mënyrë të plotë kurse Kur`ani Famëlartë është zbritur gradualisht me kohë dhe sipas nevojës së ngjarjeve të cilët kanë ndodhur.
3. Është një libër hyjnorë dhe është një mrekulli të cilit i ka zbritur Pejgamberit (s.a.v.s)
4. Njëra prej karakteristikave të Kur`ani Famëlartë është edhe se mësohet lehtë, dhe qoftë nga ana gjuhësore, qoftë nga ana e përkthimit është një libër i cili nuk përngjahet dot me asnjë libër tjetër.
Kur`ani Famëlartë është një libër i shenjtë dhe një mrekulli të cilit ia zbriti Allahu xh.sh të dërguarit Muhammedit a.s, dhe pa dyshim se nuk do të ketë një libër të ngjashëm si Kur`ani Famëlartë. Në të njëjtën kohë është një libër që do të jetë sqarues për të gjithave kohërave të cilët do të jetojmë. (11)
Ç`far përmban në brendësin e tij Kur`ani Famëlartë?Në këtë aspekt do të mundohem të i ceki disa nga ato çështje të cilat i përmban Kur`ani Famëlartë.
Çështjet e Besimit-Imanit: Prej çështjeve të cilat përmenden në Kur`anin Fisnik është: të besuarit se Allahu xh.sh është Zoti i vërtetë i merituar për adhurim e jo të tjerë pos Tij. Ngase Ai është Krijuesi i njerëzve, Ai i cili ua sjell të mirat, i cili kujdesët për furnizimin e tyre, i Dituri me të fshehtat e tyre si dhe të dukshme (të hapëtat), i Gjithëfuqishmi për shpërblimin e respektuesve prej tyre si dhe për ndëshkimin e kundërshtarëve prej tyre.(12) Më pas vjen besimi në Melekët, në Librat, në Pejgamberët, në ditën e gjykimit dhe se çka ndodhë, ndodhë me caktimin e Allahut qoftë e mirë apo e keqe.
Çështjet e Ibadetit-Adhurimit: Në këtë aspekt gjinden shumë ajete të cilët Allahu xh.sh i ka urdhëruar që muslimanet të i zbatojnë. Si falja e Namazit, dhënia e Zekatit, agjërimi i Ramazanit, shkuarja në Haxh etj.
Çështjet e Muamelatit: Çështjet Muamelat në Kur`an kanë të bëjë me marrëdhëniet ndërnjerëzore. Jeta e përditshme, rregullat e shitblerjes, kontratat e ndryshme ne tregti, huazimi …etj(13)
Çështjet e Ukubatit: Çështja e Ukubat në Kur`an kanë të bëjë me dispozitat ndëshkimore, kundër atij që bën shkeljen e normave fetare. Ukubati ndahet në tri mënyra ndëshkimore: Kisas (kriminalistikë), hudud (vepra penale që i përcakton Kur`ani) dhe ta`zir (vepra penale që përcakton nga rrethana tjera).(14)
Çështjet e Ahlakut-Etikës: Në Kur`anin Fisnik janë disa ajete të cilat flasin për ahlakun, moralin, etikën, karakterin e njeriut. p.sh. respekti i fëmiut ndaj prindërve, respekti ndaj njerëzve të tjerë, të urdhërosh për në të mirë dhe të ndalosh për në të keqe, të jesh i drejtë, të jesh i mëshirshëm…etj.
Këshillat dhe Rekomandimet: Allahu xh.sh në Kur`anin Fisnik i ka cekur gjërat e ndaluara, gjërat e lejuara dhe gjërat të cilat i ka urdhëruar dhe mu për këtë besimtari është i detyruar që ti zbatoj me përpikëri. Dhe në këtë aspekt janë shumë ajete të cilët na këshillojnë dhe na rekomandojnë për të mirë dhe që të largohem nga të këqijat apo të ndaluarat. Si p.sh. njëra prej këshillave të Kur`anit është të mos lidhemi krejtësisht për në këtë botë, por të punojmë dhe veprojmë për botën e amshueshme pra për Ahiretin.
Tregimet-Ngjarje: Në Kur`anin Famëlartë shohim ajete të cilët na mësojnë dhe tregojnë për jetën e Pejgamberëve, tregojnë se si popujt e mëparshëm janë ndëshkuar nga ana e Allahut xh.sh për shkak se nuk i kanë zbatuar urdhrat e Allahut, kështu që këto ajete që tregojnë ngjarjet e të së kaluarës duhen të jenë mësim dhe këshillë për ne.
Duatë-Lutjet: Kur e shfaqim Kur`anin Famëlartë hasim në disa ajete të cilat flasin se njeriu gjithmonë ka nevojë për ndihmën e Allahut xh.sh (15) dhe mu për këtë fjalët e Allahut pra Kur`ani Famëlartë na mëson dhe na drejtohet duke thënë: “E kur robërit e mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet``(16)
Një Përmbledhje e Shkurtër
Allahu e dërgoi Kur`anin Famëlartë për mbarë njerëzinë dritë dhe shpëtim për ta. Së pari duhet të kemi të ditur se feja e jonë Islame nuk është prej feve që kujdeset vetëm për jetën e ardhshme të ahiretit, por së pari kujdeset për jetën e njeriut në këtë botë. E këshillon si duhet të jetojë dhe të fitoj botën e ardhshme.
Kur'anin Famëlartë i madhi Allah ia dërgoi Muhamedit a.s. para 1400 vjetëve dhe ruan freskinë e tij vitale edhe sot e kësaj dite sikur atë kohë kur ju ka shpallur të dërguarit të Allahut. (17) Dhe për fund Allahu thotë "O ju njerëz! juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i saj që gjendet në kraharorët tuaj. Dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët." (18)
DIPNOTET
1-http://www.guncelvaaz.com/kurani-kerim-vaazlari/455-cuma-vaazi.html
2-Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë. Kur`ani Burimi I Sheriatit.
3- TDV. ?slam ?lmihali, c.1, faq.103
4-Bakara,2/1-2
5-Hadid, 57/9
6- ?brahim, 14/1
7-Junus, 10/57
8-Rijadu’s-Salihin, Nr. i Hadithit: 993
9-Tirmidhi, Fadailul-Kur’an 16
10-Buhari, Fedailul-Kur’an 21
11-http://www.guncelvaaz.com/kurani-kerim-vaazlari/455-cuma-vaazi.html
12-Besimi në Allahun xh.sh, Abduaziz bin Abdullah bin Baz
13-Fikhu Islam, http://xhamia-em.ch/index.php/fikhu-islam.html
14-TDV. ?slam ?lmihali, c.1, faq. 206
15-TDV. ?slam ?lmihali, c.1, faq.103-106
16-Bakara,2/186
17-Vlera e Kur`anit
18-Junus 12/57
SHQIPRON EF.SARAMATI