Shega kundër plakjes e stresit, dhe për zemër të shëndetshme

Shega ngadalëson oksidimin e qelizave të ADN-së që ndodh natyrshëm, për shembull për shkak të plakjes. Është e pasur me vitamina A,C dhe E, hekur dhe antioksidantë.

Sipas studimit të kompanisë Pomegreat Pure Plus, i kryer në 60 vullnetarë të cilët kanë konsumuar shegë për një muaj, doza ditore e shegës ngadalëson procesin e plakjes së ADN-së.
Tek personat që kanë pirë rregullisht lëng të shegës , markerët 8-Oxo-DG, të cilët shkaktojnë dëmtimin e qelizave të trurit, muskujve, mëlçisë, veshkave dhe plakjen e lëkurës janë zvogëluar, për dallim nga ata të cilët nuk e kanë konsumuar.
Kimikatet e ndryshme që i marrim më anë të ushqimit, pijes dhe ajrit e dëmtojnë ADN-në tonë, ndërsa materiet çudibërëse të shegës që gjenden në lëvoren që nuk hahet, dhe bërthamat e bardha ndihmojnë në luftë kundër tyre, pohojnë shkencëtarët.
“Shega ngadalëson oksidimin ose ndryshkjen” e qelizave të ADN-së që vjen me plakjen. Pikërisht një shikim i tillë plakjes, si oksidimi, ofron mundësi për ilaç”, thekson dr. Sergio Streitberger, për Daily mail.
Përveçse ngadalëson procesin e plakjes, shega është e shkëlqyeshme edhe për zemër, zvogëlon stresin dhe përmirëson jetën seksuale.