Brokoli i shëndetshëm për eshtra

Brokoli është aleat i shëndetit, duke bartë me vete veti antitumorale, por tashme shfaqet edhe si “miq” të eshtrave.

Kjo fale sasisë së madhe të vitaminës K që përmban.
“Kjo perime ashtu si dhe spinaqi, drithërat dhe vaji bimorë, shtonë densitetin eshtrorë dhe ndikon në mbrojtjen nga ulja e densitetit eshtrorë te gratë që sapo kanë hyrë në periudhën e menopauzes”, tregojnë studimet e shkencëtarëve skocezë, te publikuar ne te përditshmen “Daily Mail”.
Studimi i parë i cili është kryer nga një ekip shkencëtaresh të universitetit “Aberdeen” tek gratë e moshave nga 49 deri 54 vjeç, ka treguar një lidhje direkte mes dozave të larta të vitaminës K dhe densitetit më të lartë eshtrorë.
“Koleget” e Universitetit te Dundee kane treguar se, vitaminat K dhe D, së bashku me kalciumin, ndikojnë në shtimin e densitetit eshtrorë. Ata kanë shtuar se, “efektet mund të arrihen thjesht duke zgjedhur dietën e duhur, pa ju drejtuar integratorëve ushqimorë”