Përdorimi i laptopit me lidhje wireless dëmton meshkujt

Laptopët janë prodhuar në atë mënyrë që të mund të përdoren shtrirë apo në çdo pozicion tjetër ku nuk mund të përdoret kompjuteri i madh. Por së fundmi shkencëtarët shprehen se ekziston një rrezik nëse përdorin laptopin mbi gjunjë.

Sipas tyre rrezet WiFi mund të dëmtojnë spermën e mashkullit. Një grup kërkuesish nga argjendin kanë vërejtur shenja tek 29 meshkuj të cilët kanë përdorur laptopin me lidhje interneti wireless dhe që kanë shkarkuar materiale në internet.

Pas 4 orë përdorim të laptopit në këtë formë është vërejtur se sperma ishte prekur nga rrezet e wirelesit.

Çereku i spermatozoideve nuk notonte më ndërsa është parë se 9% e AND-së së saj ishte e dëmtuar.

Udhëheqësi i këtij kërkimi Conrado Avendano nga “Nascentis Medicina Reproductiva në Kordoba shprehet se fajtor për këtë janë rrezatimet elektromagnetike të prodhuara nga lidhja wireless.

“Të dhënat tona tregojnë se përdorimi i laptopit me lidhje wireless adër organeve riprodhuese mund të dëmtojë kualitetin e spermës”, shprehet.

Gjithashtu është vërejtur se dhe vetë laptopi pa lidhje me wireless lëshon rreze por dëmi i tyre është i papërfillshëm.

Kërkime të ngjashme kanë vërejtur se dhe rrezatimi i telefonave krijon pafuqi të spermës. /shekulli/


Artikulli i kaluar
Molla dhe efektet e saj kuruese
Artikulli radhës
Arrat dhe truri i njeriut