Në shikim të parë lëvozhga dhe rrudhat e një arre të sjellin në mendje një organ njerëzor, atë të trurit.
Duke shikuar me vëmendje lëvozhgën e arrës, shohim se ajo është e ndare në dy pjesë ashtu siç ndahet edhe truri njerëzor në dy hemisfera, dhe nuk është çudi që arrat janë quajtur ushqim i trurit.
Arrat janë të vetmet të cilat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë për funksionimin e mirë të trurit.
Një studim amerikan zbuloi se ekstraktet e arrës ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes Alzheimer.
Hulumtuesit në Universitetin Tufts në Boston kane studiuar minjtë dhe kanë parë se me anë të arrave mund të luftoheshin shenjat e plakjes së trurit. Dr James Joseph, i cili kryesoi studimin tha se arrat rritnin sinjalizimet brenda trurit dhe inkurajonin lidhjet e reja të mesazheve mes qelizave të trurit.