Pastrimi i zemrës nga cilësitë e këqija

Ushqimi vjen në stomak i cili është burim i epsheve. Dhe pasi që mbizotëron epshi për ushqim dhe epshi seksual nga këto rrjedhë epshi për pasuri sepse dy epshet e para nuk mund të plotësohen pa pasuri, dhe nga epshi për pasuri lind epshi për pozitë, ngase është vështirë të krijohet pasuria pa pozitë.

Pasi të realizohet pasuria dhe pozita, mblidhen problemet e tjetra si: mendjemadhësia, hipokrizia, urrejtja, armiqësia etj. Pra, burim i të gjithave është stomaku. Për këtë Pejgamberi s.a.v.s. i ka dhënë rëndësi agjërimit duke thënë:
“Nuk ka vepër më të mirë te All-llahu se uria dhe etja” dhe thotë:
“Kryet e të gjitha veprave është uria” e pastaj thotë:” Meditimi është gjysma e ibadetit, ndërsa ushqimi i pakët është ibadet”
Pejgamberi s.a.v.s.thotë: “Më i miri prej jush te All-llahu është ai i cili më gjatë mban uri dhe më gjatë mediton , ndërsa më i urrejtur tek All-llahu është ai i cili është i stërngopur dhe i cili fle shumë.” më tutje thotë: “Njeriu nuk ka mbushur enë më të keqe se stomakun, njeriut i mjafton të hajë aq sa të mbajë kurrizin drejtë nëse nuk mundet le të ndajë 1/3 e lukthit me ushqim, 1/3 me ujë dhe 1/3 ta lë të zbrazët.”
Pejgamberi s.a.v.s.thotë: ”Shejtani qarkullon si gjaku, ngushtonia rrugët më agjërim”.
Duke iu drejtuar H. Ajshes r.a. Pejgamberi s.a.v.s.tha: ”Pandërprerë trokit në dyert e Xhennetit dhe do të hapen”
“Si tha ajo?”
Pejgamberi s.a.v.s. i tha: ”Me uri dhe etje” dhe tha: ”Hani dhe pini deri në gjysmën e lukthit, sepse kjo është pjesë e pejgamberllëkut.”
Sigurisht je i interesuar të dish përparësitë e urisë dhe përse nevojitet për Ahiret? Nga uria ka shumë dobi të cilat përmblidhen në shtatë pika:
1. Pastërtia e zemrës dhe mendje - mprehtësia, ngase ushqimi i tepërt shkakton marrëzi dhe verbim të zemrës.
Pejgamberi s.a.v.s.thotë: ”Kush e mban të uritur stomakun mendja i qartësohet dhe më mirë i kupton gjërat”
Çelësi i njohurisë arrihet vetëm me pastrimin e zemrës, mu për këtë uria është ajo e cila troket në dyert e Xhennetit.
2. Me uri zemra qartësohet duke përjetuar kënaqësinë munaxhalit
(të drejtuarit kah All-llahu) dhe kënaqësinë e dhikrit dhe të ibadetit.
Xhunejdi ka thënë: “Dikush nga ju dëshiron të vëjë pengesë në mes vetes dhe zemrës me ushqim të bollshëm, dhe dëshiron të përfitojë kënaqësinë e munaxhalit .
Nuk janë të panjohura për ty gjendjet e zemrës si për shembull frika, devotshmëria, munaxhali, frikërrespekti, të cilat janë prej çelësave të dyerve të Xhennetit, por njohja (marifetull-llah) është mbi këto ndërsa uria është trokitje në këto dyer.
3. Me uri e poshtëron egon (nefsin) dhe kryelartësinë. Nefsi nuk mund të mposhtet me asgjë tjetër përveç se me uri, ndërsa tërbimi të sjellë deri te indiferenca ndaj All-llahut, e këto janë dyert e Xhehennemit dhe të fatkeqësisë. Uria i mbyll këto dyer, dhe kur mbyllen këto dyer të fatkeqësisë, hapen dyert e lumturisë. Për këtë Pejgamberi s.a.v.s. tha:
“Jo, një ditë do të agjëroj, një ditë do të prishi. Kur agjëroj do të duroj dhe me përulje do t’i drejtohem All-llahut, ndërsa kur nuk agjëroj, do të jem falënderues.
4. Sprova është një ndër dyert e Xhennetit, ngase në sprovë ndihet aroma e mundimit e më lehtë rritet frika nga adhabi i ahiretit prandaj njeriu nuk mund ta dënojë veten me asgjë tjetër pos me uri. Në uri nuk nevojitet kurrfar obligimi, por shumë dobi janë të lidhura me të, dhe ai i cili ka uri, vazhdimisht është i vetëdijshëm për sprovën e All-llahut.
5. Me uri ka dobi të mëdha, ngase i thyen epshet dhe mëkatet,dhe dominon mbi egon impulsive (nefsin emare), si dhe të gjitha epsheve të tjera të cilat janë burim i mëkateve.
Hazreti Aliu r.a. ka thënë: “Asnjëherë nuk jam ngopur e të mos kem gabuar apo shkaktuar gabim.”
Hazreti Ajshja r.a. ka thënë: “Bid’ati (risia) e parë që është bërë pas Pejgamberit s.a.v.s. ka qenë ngopja. Njerëzit të cilët i mbushin barqet e tyre shpirtrat e tyre i bartë dynjaja.”
6. Lehtësi e zgjimit për ibadet të natës, dhe largimi i gjumit i cili e pengon ibadetin. Kapitali i lumturisë është jeta, ndërsa gjumi e shkurton jetën. Themeli i asaj që të pengon nga ibadeti është ushqimi i tepërt.
Ebu Sulejman ed-Darani ka thënë: “Kush ngopet me ushqim tek ai hyjnë gjashtë fatkeqësi: humbja e ëmbëlsisë së ibadetit, pamundësia e ruajtjes së mençurisë, mungesa e mëshirës ndaj krijesave, sepse kur njeriu është i ngopur vetë, mendon se të gjithë njerëzit tjerë janë të ngopur, i vështirësohet ibadeti (adhurimi), i rritet lakmia dhe i rriten dëshirat, dhe përderisa besimtarët i vizitojnë xhamitë ata i vizitojnë nevojtoret”
7. Mundësia që të jesh i kënaqur me pak, duke i dhënë përparësi varfërisë, ngase ai i cili e ka zgjidhur situatën e barkut nuk i nevojitet shumë nga pasuria dhe kështu është i liruar nga sendet e dynjasë.
Ibrahim b.Edhemit kur i thoshin se diçka është e shtrenjtë, ai përgjigjej: “Lironi çmimin në atë mënyrë që do ta lini.”
Ndoshta do të thuash se ngopja dhe tejkalimi në ushqim është bërë traditë dhe si të braktiset ?
Dije se kjo bëhet ngadalë, shkallë-shkallë, ashtu që çdo ditë nga racioni ditorë do ta zvogëlosh nga një kafshore, kështu që për një muaj do ta zvogëlosh për një bukë. Zvogëlimi do të kalojë në zakon. Pas kësaj ke kujdes në kohë, sasi dhe llojin e ushqimit.
Sa i përket sasisë ajo ndahet në tri grupe:
1. Më e madhja - shkalla e të sinqertëve. Kjo është të kufizohesh në aq ushqim sa për të mbijetuar, duke mos e vështirësuar mendjen dhe jetën. Kështu bënte Sehl et-Tusteri i cili thoshte se namazi ulur nga uria dhe molisja është më i vlefshëm se namazi në këmbë i stërngopur.
2. Të jesh i kënaqur që 1/3 e lukthit të jetë e mbushur. Kjo është traditë e Hazreti Omerit r.a. dhe e Sahabëve.
3. 2/3 e lukthit të mbushur (një mudd). Në sasinë e ushqimit ndikon situata dhe natyra e personit.
Edhe koha ndahet në tri pjesë: shkalla e pare është që të ngecë pa ngrënë tri apo disa ditë. Hazreti Ebu Bekër es-Siddik i bashkonte gjashtë ditë. Ndërsa Ibrahim b. Edhemi shtat ditë.
Thuhet se nëse njeriu nuk ushqehet dyzet ditë do të sheh mrekulli nga bota shpirtërore, por kjo nuk arrihet ndryshe veçse duke shkallëzuar. Dhe shkalla më e ulët është të ushqehesh një herë në ditë. Ai i cili han dy herë në ditë, kurrë nuk e ka shijuar urinë dhe nuk i njeh dobitë e saj. Buka më e lartë është ajo e grurit ndërsa më e ulëta është e elbit.
Hazreti Omeri r.a. i kishte thënë djalit të tij: ”Një ditë ha bukë dhe mish, ditën tjetër bukë dhe gjalpë, të tretën bukë dhe puter, të katërtën bukë dhe kripë, të pestën bukë thatë”. Ky është udhëzimi më i dobishëm.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më të këqijtë e ummetit tim janë ata të cilët janë mësuar në begati dhe dertin kryesorë e kanë ushqimin e llojllojshëm, rrobat e shumta dhe ata të cilët flasin duke u fryer”.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi