Ajri i kondicionuar, të mirat dhe rreziqet

Duhet të bëjmë shumë kujdes përsa i përket përdorimit të ajrit të kondicionuar në ambjetet ku jetojmë apo punojmë.

Nëse në verë një temperaturë e freskët është thelbësore për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët, duhet të jemi të kujdesshëm me vendosjen e impianteve, për të evituar problemet shëndetësore me muskujt dhe ato gastro-intestinale. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe pastrimit të filtrave, ku mund të futen mikroorganizma dhe insekte të dëmshme për shëndetin.

Dihet që i nxehti dhe i ftohti i tepërt ndikojnë negativisht tek shëndeti jonë, në mirëqenin, madje edhe në punë. Një numër i madh studimesh, sidomos amerikane, i bëjnë elozhe efekteve pozitive të ajrit të kondicionuar, të cilit i atribuohet ulja e përqindjes së vdekshmërisë për shkak të temperaturave shumë të larta jashtë, ndaj ajri i filtruar artificialisht, sipas tyre ka shumë rëndësi.

Ai që ka konfirmuar anët pozitive të kondicionerit është edhe një studim i fundit i bërë nga Universiteti shtetëror i Singaporit, që ka treguar se një ventilim i mirë dhe klimatizimi i ambientit të punës, influencon tek reflekset, përqendrimi, kapaciteti numerik dhe kreativiteti i punëtorëve.

Por këto studime përgënjeshtrohen nga një tjetër i bërë nga “Cornell University”, që paralajmëron se: ekspozimi me orë të zgjatura në ambiente me ajër të kondicionuar, përveçse bën shumë dëm për shëndetin, ul produktivitetin dhe rrit numrin e gabimeve në punë. Kërkuesit kanë zbuluar se duke rritur temperaturën e tij në mënyrë që të ketë shumë diferencë me ambientin jashtë, rreziqet për shëndetin dhe sidomos ata që vuajnë nga alergjitë, janë shumë të mëdha.

“Ajri i kondicionuar është një nga kontributet më të rëndësishme për cilësinë e mikroklimës shtëpiake dhe nuk ka asnjë dyshim që nëse përdoret ashtu siç duhet, përbën një avantazh si për shëndetin, ashtu edhe për produktivitetin”, - tregon Walter Riçiardi, Drejtor i Institutit të Higjienës në Universitetin Katolik të Romës. Në fakt, ajri i kondicionuar redukton frekuencën e efekteve negative që vapa mund të shkaktojë mbi shëndetin dhe ndihmon në termorregullimin e organizmit. /albeu.com/