Femrat në Arabinë Saudite, për herë të parë, do të kenë rast të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet tjera sportive
Zyrtarët e ‘Sport City’ në Xhide i kanë marrë udhëzimet që deri në vitin 1014 t’i pajisin stadiumet ashtu që të jenë në gjendje të pranojnë gjithë familjen.
"Burimet e afërta me autoritetet e stadiumit thonë se më shumë se 15 për qind të objektit do të ndahet për familjet, kur ndërtesa do të jetë plotësisht e përfunduar në vitin 2014", bënë të ditur gazeta arabe Sharq.
"Përveç familjeve, stadiumi do të ofrojë akses edhe për gazetaret dhe fotografet. Ato do të kenë vende të veçantë dhe ekskluzive, të ndarë nga burrat, në mënyrë që ato të jenë në gjendje t’i përcjellin ngjarjet vendore dhe ndërkombëtare", citon më tej gazeta.
Sharq më tej shton se stadiumi mund t’i pranoj 60.000 njerëz, derisa stadiumet e mbyllura dhe sallat e mëdha sportive mund të pranojnë më shumë se 10,000 njerëz në të njëjtën kohë.
Vendimi mbi praninë e femrave në stadiumet sportive erdhi pas propozimit të Federatës së futbollit tek autoritetet kompetente nga viti i kaluar për t’i lejuar femrat të hyjnë në stadium gjatë lojërave dhe ngjarjeve tjera sportive.
Zyrtarët kanë deklaruar se vitin e kaluar femrave u është lejuar hyrja në stadiumet e mëdha sportive në shumicën e qyteteve të tilla si Rijad, Xhide dhe Dammam, si hapi i parë që publikut femëror t’i lejohet plotësisht pjesëmarrja në evenimentet sportive.