Islami në rrethin e Tropojës

Allahu Krijuesi ynë, na krijoi në formën më të bukur dhe na bëri popuj, fise e umete të njihemi mes veti.

Siç thotë në Kuran: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. (Huxhurat ajeti 13)
Vend për t’u njohur është edhe rrethi i Tropojës, në veri të Shqipërisë, një vend mjaft mikpritës, e dihet se mikpritja është dhunti e burrave te mëdhenj siç ishin pejgamberët dhe sahabët.
Tropoja ka qytet Bajramcurrin dhe dy qyteza Tropojën e vjetër dhe Fierzën, si dhe mbi 70 fshatra, fshati Bujan-dojan është një ndër fshatrat që ka më shumë shtëpi dhe afërsi me qytetin.
Qyteti i Bajramcurrit ka një xhami, e cila u ndërtua në fillim të viteve të 90-ta, pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Xhamia e qytetit është funksionale dhe ka një xhemat të rregullt Ehli-Suni. Fshati Pac poashtu ka një xhami si dhe Tropoja e Vjetër, dhe fshati degë një xhami e cila u ndërtua nga Instituti për qytetërim dhe islam.
Fshati Margegaj i gëzohet një xhamie të re, të ndërtuar me nismën e vëllezërve musliman nga Prizreni. Fshati Bujan shumë shpejtë do t’i gëzohet një xhamie të re, poashtu edhe fshatrat Gri dhe Markaj, ku me lejen e Allahu do bëhem sebep.
Islami në Tropojë përfaqësohet nga një grup i të rinjve, rrallë ndonjë ka moshë të vjetër, andaj disa të rinj kanë ende nevojë të piqen me islamin dhe të kenë njohuri graduale në islam. Fshatrat kanë nevojë për kuadro të rinj, Medreseja Alaudin dhe Fakulteti islam Prishtinë janë qendra që kanë shkolluar dhe po shkollojnë kuadro të rinj për të ushtruar detyrën e shenjtë të thirrjes islame dhe imamllëkut në Tropojë. Disa të rinj kanë diplomuar në Medresenë Alaudin dhe Fakultetin islam në Prishtinë për arsye se Prishtina ka 2 orë e 10 minuta, rruga është e asfaltuar dhe lidhja jonë me Kosovën është më e madhe se me Tiranën zyrtare që duhen pesë orë udhëtim, nëpër Gjakovë e Prizren për të kapur linjën për Tiranë.
Nga kuadrot e njohur në rrethin e Tropojës që i kanë shërbyer në të kaluarën dinit-islam, vlen të përmenden Hoxhë Dusha-Dushaj-Fierzë, Hoxhë Dollapi-Koçanaj, dhe shumë të tjerë emra eminent që në mënyrë të fshehur kanë predikuar islamin edhe pse komunizmi e luftonte në mënyrë mizore, dhe shkatërroi 27 xhami.
Nëna ime e nderuar thotë se në fëmijërinë e sajë mban mend xhaminë madhështore në fshatin Babin të Tropojës e cila nuk ekziston më, dhe prindërit e sajë nga Ballbani i Tropojës falnin pesë kohët e namazit fshehurazi, që të mos hetoheshin nga regjimi enverist anti-islam. Shumë xhami u rrënuan me themel, disa u kthyen në magazina drithi dhe stalla bagëtish dhe zyre të partisë enveriste.
Në vend të islamit servirej marksi, engelsi dhe gota e rakisë dhe thuhej lavdi partisë, një regjim që shpalli Shqipërinë si vend të pafe botërisht.
Por, Allahu, besimtarëve pas vështirësisë u bjen lehtësimin sepse kështu thotë në Kuran: “Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (Inshirah, 5)
Sot, Tropoja ka shumë të rinj vital, që posedojnë njohuri dhe janë hoxhallarë të arsimuar me arsim të mesëm e të lartë fetar-islam, feja-islame çdo vit po rritet në rrethin e Tropojës, shkëmbimet mes hoxhallarëve dhe lidhjet e botës teknologjike po bëjnë të mundur të hapin hapësira ndër komunikuese të thirrjes islame. Qyteza e Fierzës shumë shpejtë do ketë xhaminë e saj, nismëtarë i kësaj ishte vet deputeti Besnik Dusha që rrjedh nga një familje hoxhallarësh. Ne Kasaj të Tropojës nga një vëlla musliman, avokat, janë hedhur themelet për një xhami të re, edhe në Dragobi, sipas disa burimeve, do ketë një xhami sepse është shumë e domosdoshme për fshatin dhe qindra turistë musliman që vizitojnë Valbonën e Dragobinë, ku ata falen në livadhe të hapura në mungesë të xhamisë.
Rrethi i Tropojës ka 98 përqind musliman, perqindja e vogël janë të krishterët në Cernicë dhe Lekbibaj, fshatra krishtere. Shumë të rinj në shkolla kan nevojë për më shumë integrim në islam dhe në të ardhmen të kenë dhe ata një medrese apo qendër arsimore islame në Tropojë që të mësojnë fenë e tyre.
Bajramcurri-Tropoja ka shum besimtarë të edukuar për islam, të diplomuar në fakultete islame si në Medine, Jordan e Prishtinë, që po t’ju ofrohej mundësia do bënin një qendër të madhe islame që do e merrte shembull tër veriu i Shqipërisë. Qyteti më i afërt me Tropojën është Gjakova në Kosovë, 40 minuta me veturë, rruga e asfaltuar. Tropoja është vendlindja e kryeministrit Shqiptar Sali Berisha dhe i shumë intelektualëve si Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Byberaj.
Tropoja është vendlindja e Haxhi Mulla Zekës burrë që ka lind malësia, musliman, hoxhë e haxhi, i lindur në fshatin Shoshan, Tropojë më 1832 dhe formues i Lidhjes së Pejës më 1899 Besa-Besë duke u nisur nga parimi i besës që ka muslimani me qënë besnik ndaj dinit e vatanit. Tropoja është një ndër qytetet e para që e nisi revulucionin kundër diktaturës 50 vjeçare të Enver Hoxhës e cila shkatërroi xhamitë dhe lirinë e veprimit të çdo qytetari, ishin pikërisht Azem hajdari dhe Sali Berisha dy Tropojan që me studentë në mes të Tiranës rrëzuan shtatoren e atestit Enver Hoxha. Rrethi i Tropojës ka 16,257 banorë (sipas 2009), një sipërfaqe prej 1,043 km² dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri. Historikisht, treva njihet me emrin Malësia e Gjakovës dhe siç e tham është vend i lindjes së shumë patriotëve, hoxhallarëve dhe burrave muslimanë, me të cilët mburret Shqipëria dhe Kosova. Një ndër ta është edhe dëshmori, vëllai ynë, i cili falte pes kohët namaz dhe ishte hoxhë i formuar me dije të gjerë, Fatmir Hasandoçi që luftoi dhe ra në Smolicë të Gjakovës, për lirinë e Kosovës, për të cilin pak është shkruar.
Allahu na bëft prej të mirëve.
Të shkruaj për vendin tim fjalët janë të pakta, por me aq sa munda u përpoqa të shkruaj diçka. Allahu na shtoftë Ilmin-Dijen e hajrin dhe dobitë e shumta, se vetëm Allahu sjell dëm e dobi dhe askush tjetër veç Tij.