Llogaritni vetveten para se t’ju llogarisin dhe peshoni veprat tuaja para se t’ua peshojnë:
1. A e ke përkujtuar Allahun xh.sh. dhe a e ke falënderuar kur je zgjuar?
2. A e ka falur sot namazin e sabuhut me xhemat në xhami?
3. A e ke bërë dhikrin pas namazit të sabahut?
4. A e ke filluar ditën e sotme me lutje Allahut xh.sh. që të jep furnizim të hallallit dhe vetëm ashtu ta fitosh?
5. A e ke falënderuar Allahun xh.sh. për begatit e Islamit?
6. A e ke falënderuar Allahun xh.sh. për atë që të ka dhuruar të dëgjuarit, të pamurit dhe begatitë tjera?
7. A iu ke drejtuar Allahut xh.sh. me lutje në momentet kur Ai i pranon lutjet?
8. A ke lexuar sot, mësuar diçka nga Kur’ani dhe a ke vepruar sipas porosive të tij?
9. A ke lexuar sot, mësuar, ndonjë hadith dhe a ke vepruar në përputhshmëri me të?
10. A ke mësuar diçka të re nga rregullat e fesë dhe a ke prezantuar sot në ligjëratat fetare?
11. A i ke ruajtur sot sytë, veshët dhe organet tjera nga haramit?
12. A ke dërguar sot salavate mbi Pejgamberin s.a.v.s.?
13. A ke vizituar sot të sëmurin?
14. A ke marr pjesë në faljen dhe përcjelljen e xhanazes?
15. A ke urdhëruar sot në të mirë apo largim nga e keqja?
16. A e ke këshilluar ndokënd në emër të Allahut xh.sh.?
17. A e ke ndihmuar muslimanin?
18. A e lutur Allahun xh.sh. tri herë që të çojë në Xhenet? Sepse, nëse ndokush vepron në këtë formë, Xheneti thotë: O Allahu im fute ne Xhenet!
19. A ke lutur Allahun xh.sh. tri herë që të shpëtoi nga zjarri i Xhehenemit? Sepse, nëse ndokush vepron në këtë formë Xhehenemi thotë: O All-llahu im shpëtoje nga Xhehenemi.
20. A i ke falë të gjitha namazet ditore me xhematë në xhami?
21. A i ke falur sot synetet e rregullta dhe namazet nafile?
22. A ke qenë i rregullt në kryerjen e dhikrit pas çdo namazi dhe ezanit?
23. A ke qenë i përqendruar dhe a e ke medituar për atë që ti ke lexuar në namazet e sodit?
24. A ke pas frikë Allahun në fitim, në ushqim, pije dhe në veshmbathje?
25. A ke heshtur sot për të medituar, a ke folur për hir të Allahun xh.sh. dhe a ke vëzhguar për të mësuar?
26. A ke dashuruar për Allahun xh.sh. dhe a ke urrejtur për Allahun xh.sh.?
27. A ke dhënë ndonjë dhuratë për t’i afruar zemrat dhe për ta shtuar dashurinë?
28. A ke menduar për t’u larguar nga shoqëria e keqe dhe a i ke sprovuar miqtë tu?
29. A ke pretenduar që ta gjesh një mik të ri për hir të Allahut xh.sh.?
30. A ke provuar të largohesh nga të qeshurit e tepërt?
31. A ke qajtur sot nga frika e Allahut xh.sh.?
32. A e ke lutur Allahun xh.sh. sot për ti falur gjynahet?
33. A e ke lutur Allahun xh.sh. që ta forcoi zemrën në Islam?
34. A e ke lutur Allahun xh.sh. duke kërkuar falje për të gjithë muslimanët dhe muslimanet?
35. A iu ke dhënë sot lëmoshë atyre që kanë nevojë?
36. A i ke buzëqeshur sot vëllait tënd musliman?
37. A e ke përmbushur kushtin dhe a e ka mbajtur premtimin?
38. A e ke pasur nijetin – qëllimin e pastër në të gjitha punët, publike dhe të fshehta?
39. A e ke qenë i matur në varfëri dhe në pasuri?
40. A e ke vizituar atë i cili nuk të ka vizituar ty?
41. A ke vepruar drejtë në hidhërim dhe në gëzim?
42. A ia ke bërë hallall atij i cili të ka bërë padrejtësi dhe a i ke dhënë atij i cili nuk të ka dhënë ty?
43. A ke hequr dorë nga hidhërimi i yt dhe a je orvatur të hidhërohesh vetëm për hir të Allahut xh.sh.?
44. A e ke pastruar zemrën nga sëmundjet e saj (urrejtja, zilia, ligësia...)?
45. A e ka pastruar gjuhën nga gënjeshtra, përgojimi, debatet dhe bisedat e thata?
46. A je mësuar në veti të bukura (butësi, durimi, devotshmëri, drejtësi, mëshirë, ndershmëri, mbështetje në Allahun)?
47. Nëse të ka ndodhur ndonjë e pakëndshme, a ke thënë : INNA LILLAHI VE INNA ILEJHI RAXHI'UN (Të gjithë jemi të All-ahut dhe të gjithë tek Ai do të kthehemi) ?
48. A e ke lexuar këtë lutje: ALLAHUME INNI E'DHU BIKE EN USHRIKE BIKE VE ENE A'LEM, VE ESTAGFIRUKE LIMA LA A'LEM (O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga shirku me vetëdije dhe të lutem të më falësh atë që e bëjë pa vetëdije?). Sepse, kush e ka lexuar, Allahu do t’ia largojë shirkun të hapë dhe të fshehtë.
49. A ke qenë i sinqertë sot në të gjitha punët?
50. A iu ke përmbajtur synetit të Pejgamnberit s.a.v.s. në të falur dhe në veprime tjera.
51. A e ke përkujtuar vdekjen, varrin, Ditën e Gjykimit dhe tmerret e saj?
52. A keni përfunduar ditën me një pendim të sinqertë, duke kërkuar falje dhe pendim?
Ebu Dherri, r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ka thënë: "Ai i cili pas namazit të sabahut i gjunjëzuar dhe para se të flas ndonjë fjalë, dhjetë herë e lexon si në vijim: ...'La ilahe il All-llahu vahdehu la Sherike leh, leh-ul-Mulku, ve lehul-hamdu, juhjī ve jumītu ve huve ala kul-li shejin kadir.' (Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Vetmit, Ai që nuk ka bashkëpunëtorë, Atij i takon i gjithë sundimi dhe i gjithë falënderimi, Ai jep jetë dhe merr jetë, dhe ai mundet të bëjë çdo gjë ) do t’i regjistrohen dhjetë vepra të mira, do t’i fshihet dhjetë kundërvajtje të urryera, do të jetë i ngritur për dhjetë gradë, atë ditë do të jetë i mbrojtur nga çdo pakënaqësi, do të jetë i ruajtur nga shejtani, dhe asnjë mëkat, përveç shirkut atë ditë nuk do ta gjejë..... "
Lutja e jonë e fundit është “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave, ndërsa përshëndetjet qofshin për pejgamberin e nderuar Muhammedin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha