Do t’i përmendim disa porosi mjekësore me të cilat i ka këshilluar Pejgamberi jonë agjëruesit:
Transmetohet nga Enes bin Malik r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Zgjohuni në syfyr, se me të vërtet syfyri ka bereqet”
Dijetarët e hadithit këtë bereqet e kanë komentar në dy kuptime:
- bereqet në Dynja ose
- bereqet ne Ahiret
Ai i cili zgjohet për të ngrënë syfyr, ndoshta do ta fal namazin e sabahut në xhami,
ndoshta dëgjon një ajet Kur’anor pas namazit te sabahut,
ndoshta ky ajet Kur’anor do të lë gjurmë të mëdha në shpirtin e tij,
ndoshta e përkujton Allahun(bën dhikër) në vetmi dhe i mbushën sytë me lot,
ndoshta lexon Kur’an, dhe i bëhet kurani pranverë e shpirtit të tij,
E shihni, vjen tërë kjo e mirë për shkak se është zgjuar për të ngrënë syfyr, pra ky ishte bereqeti i ahiretit.
-Ndërsa bereqeti i dynjasë: nëse agjëruesi ka ngrënë syfyrin e është prej punëtorëve që punojnë punë të rënda, ky syfyr ia mundëson të agjëroj tërë ditën pa ndonjë problem për shkak se këtë ushqim e shfrytëzon në energji për të punuar, e mos të harrojmë se ngrënia e syfyrit është prej synetit.
-Gjithashtu prej sunetit është vonimi i syfyrit, kurse ai i cili rrinë zgjuar deri në mesnatë dhe në këtë kohë e përfundon syfyrin pastaj flenë, ky veç e ka humbur namazin e sabahut, dhe i ka humbur atij suneti për vonimin e syfyrit. Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Do të vazhdon umeti im të jetë në hajr derisa nuk e vanojnë iftarin dhe e shpejtojnë syfyrin”.
Kur njeriu ngrënë syfyrin dhe menjëherë shtrihet në shtratin e tij ndoshta veç e ka dëmtuar lukthin, për shkak se nuk është bërë tretja e ushqimit, ndoshta mund t’i ndodhin probleme shëndetësore të cilat kanë të bëjnë me ushqimin, pra gjithsesi duhet ta lëmë një kohë mes ushqimit dhe gjumit, e këtë kohë ta kalosh ne leximin e kuranit, namaz apo dhikër...
Nga Enes bin Malik transmetohet se pejgamberi a.s. ka thënë: ”Kush e fal namazin e sabahut me xhemat pastaj ulet përkujton Allahun derisa të lind dielli, e pastaj i fal dy rekate do ta merr shpërblimin sikur me bo haxhin dhe umren e plotë”. Për këtë shkak edhe mjekësia e ndalon gjumin menjëherë pas ushqimit.
Na ka urdhëruar pejgamberi a.s. në shpejtimin e iftarit dhe vonimin e syfyrit, pejgamberi jonë i dashur bënte iftar me disa hurme dhe ujë e pastaj e ka fal akshamin e pastaj ka ngrënë ushqimin dhe i është qetësuar uria dhe gjymtyrët e tij, e sheqeri i hurmës ka arrit ne gjakun e tij, e i është lehtësuar uria dhe kjo e bën për të ngrënë një ushqim mesatar. Mos të harrojmë të gjitha këto janë prej sunetit te Pejgamberit a.s.
Nëse je me një grup të agjërusve të cilët e fillojnë ushqimin menjëherë, atëherë detyrohesh për të ngrënë me ata, por nëse të lehtësohet atëherë bëj iftar me tri hurma dhe falu e pastaj kthehu te ushqimi.
Gjithashtu prej sunetit është të pushojmë apo flejmë në mes ditë (kajlulah). Ka thënë Pejgamberi a.s: ”Flini në mes ditë (kajlulah) se shejtanët nuk flenë në këtë kohë”.
Nëse ka mundësi agjëruesi të flejë ditën qoftë edhe një orë kjo do t’i ndihmon në faljen e namazit të teravive, ngase i tërë agjërimi është edhe për shkak të këtij namazi, të jesh aktiv gjatë faljes së tij, e të fitosh frytet e këtij namazi, ta kuptosh Kur’anin, e të shkrihet zemra jote në dashurin ndaj Allahut xh,sh.
Këto ishin disa këshilla mjekësore me të cilat na këshilloj Pejgamberi ynë paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Përshtati: Fikrije Dumani-Krasniqi