Pyetjet e para që i dalin njeriut në momentin kur fillon t`i vërejë shenjat e pjekurisë intelektuale, për përgjigjet e të cilave duhet të gjurmojë, janë këto:
- Kush më vuri emrin dhe çfarë kuptimi ka në emrin tim?
- Çfarë koncepti edukues është aplikuar tek unë ?
- A jam sakrificë e ndonjë humbjeje kolektive reale e rrethit religjioz-civilizues, ku jam caktuar që nga lindja?
Me analizën e emrit, me të cilin prindërit i emërtojnë fëmijët e tyre, mund të vërejmë ambiciet e prindërve në lidhje me ardhmërinë e fëmijës. Por, vetëm ambicia e thatë nuk tregon asgjë nëse atë nuk e shoqëron koncepti edukues konkret. Kështu emërtimi i fëmijëve, emrat e të cilëve aludojnë individë të fuqishëm e të pavarur nga bota e shtazëve (si p.sh. Luan, Ukë, Shqipe, Skifter etj.), njëkohësisht duke aplikuar metodën edukuese, me të cilën shprehet së tepërmi esenca e mendimit të fqinjëve ose shprehja e padëshirueshme e ndikimit në mjedisin monoton, - sjell degradimin e zakonshëm të luanit në hienë, ujkut në dhelpër, shqiponjës në bilbil, skifterit në harabel, etj.
Sot ka fare pak njerëz që gjatë jetës së tyre kanë sukses të vënë re në mënyrë objektive të gjitha përparësitë dhe të gjitha mangësitë e konceptit edukues, i cili është aplikuar tek ata, sa kohë që prindërit e tyre janë gjithmonë më të bukurit dhe më të mirët. Islami, megjithatë, këshillon një dozë të vetëkritikës, duke kërkuar nga ne dhe prindërit tanë, bile edhe para të tjerëve t`i vëmë (gjërat) nën llupën e mikroskopëve.
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Secili fëmijë lind në pastërtinë burimore, ndërsa prindërit e tyre nga ai bëjnë një hebre, të krishterë ose zjarrputist”.(1)
Njeriu, i cili niset herët në jetë me shumë dyshime, do të përfundojë, nëse ka fat, me ndjenjën e sigurisë. Ndërsa, ai që niset nga qëndrimi i sigurisë, do të përfundojë me shumë dyshime, për të cilat nuk do të gjejë kohë të mjaftueshme për t’i mënjanuar që të gjitha.
Islami si një fanar, i cili herëdokur duhet të përfundojë në tryezën hulumtuese të secilit njeri serioz, insiston në analizën objektive të gjithë faktorëve që i rrethojnë njerëzit, duke përfshirë sjellësit e parë të ushqimit në gojën e fëmijëve tanë, e të mos flasim për autoritetet e tjera që i hasim në kontekstet e caktuara politiko ekonomike, të krijuara dhe të miratuara nëpërmjet masmedieve, gjegjësisht qendrave të ndryshme të fuqishme.
Është e qartë se suksesi i indoktrinuesit varet nga sasia e besimit që kanë tek
ne. Shembulli i mentalitetit konformist është i dokumentuar në Kuran, por natyrisht në kontekstin negativ: “...Na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë...”(2)
Anatomia e konformizmit
Dy nga maksimat e gabuara në vargun e gjatë të tyre, me të cilat janë hendikepuar gjeneratat e tëra të myslimanëve, janë: “Të huajën nuk e duam, tonën nuk e japim”, sepse kjo eliminon mënyrën e të menduarit, karakteristikë e popujve me ndjenjën e superioritetit. Dhe, të cituarit parcial, jashtë kontekstit të thënies, në të cilën thuhet se myslimanëve u takon Ahireti (bota tjetër) e jo myslimanëve u takon dynjaja (kjo botë).
Është e vërtetë që myslimani është i obliguar të ushtrojë kontrollin mbi çdo centimetër katror të këtij planeti dhe të formësojë kualitativisht çdo segment të kësaj jete kalimtare. Në këtë kontekst është interesant të vërehet që p.sh. Evropa është një term gjeografik shumë më i vogël, po me shumë ide, e cila nuk duhet t’i ketë patjetër kufijtë në kornizat e kontinentit të vjetër të njohur, dhe këtë e shohim në hapjen e saj të vazhdueshme.
Duke analizuar konceptet arsimore të pesëmbëdhjetë autorëve të BE-së, mund të vërejmë se të gjitha janë të bashkuara në cilësitë themelore karakteristike të evropianëve të rinj, e këto janë: fleksibiliteti dhe aftësia e adaptimit në nxitjet e porsakrijuara; shanset për shfaqjen e të cilave nuk pritet në mënyrë pasive, veçse ato krijohen aktivisht, p.sh. me hapjen, dominimin, konkurrencën, etj.
Duke pasur parasysh këtë fakt, shihet qartë fatkeqësia e mendimit të kufizuar brenda kornizave të dhëna (p.sh. një gjuhë, një shkollë juridike, një lëvizje islame, kufijtë shtetërorë, etj.), i cili pengon në fillim pamje të mirë, e më vonë përgatitjen përkatëse për lojë në qiellin botëror shkencor ose politiko-ekonomik.
Gjëja më mahnitëse në këtë jetë, është dëshira e lirë e njeriut, gjegjësisht mundësia e zgjedhjes.
Kjo është një fushë e paparë mahnitëse e mundësive të mëdha, të cilat mund t`i ngushtojë vetëm mendja e metë. Fjala arabe “Ihtijar” (zgjedhje), rrënja e së cilës është në fjalën “hajr” (mirësi), tregon se rrënja e fjalës zgjedhje orienton tek përfundimi që thotë se liria e zgjedhjes është e lidhur ngushtë me mirësi etj.
Secili vend dhe secila kohë në të cilën lind njeriu, është e pushtuar ose është në fazën e pushtimit nga ana e qendrave të fuqishme të caktuara, të cilat, me mekanizmat përkatës, mundohen të formësojnë ndërdijen njerëzore deri në detajet më të imta. Njeriu, i cili në vetëshërbim, me vetëdije që të jetë origjinal, zgjedh p.sh. njërën nga dhjetë pastat e dhëmbëve të ofruara, në realitet vepron në mënyrë pasive në kornizat e mundësive të paraqitura me mjeshtëri. Vajza, e cila pas shikimit të një modeli të caktuar rrobash në vitrinat e dyqaneve, vendos të vishet në mënyrë të caktuar, nuk bën asnjë akt kreativ, për të cilin do të duhej të
merrte kompliment, sepse edhe ajo është një konsumues pasiv në shtëpitë e modeleve zotëruese botërore.
Një shembull i ngjashëm janë edhe çamçakëzët, të cilët prodhuesit i vendos aty pranë arkës së pagesës, ngase në këtë mënyrë shfrytëzohet fakti që blerësi duhet të presë për të paguar, dhe aty mundësia e blerjes është më e madhe se në ndonjë vend tjetër. Kush do të thoshte se dhe këtu jemi vegël e manipulimit? Kështu, nga zgjedhja e detajeve më të imëta jetësore e deri tek zgjedhja e partisë politike dhe fanarit jetësor, njeriu largohet vullnetarisht nga mendimi i tij i lirë dhe zgjedhja origjinale, duke kapitulluar para sugjestioneve të shumta të qendrave të fuqishme të ndryshme.
Është interesant, se shumë njerëz i tmerrohen lirisë në të cilën do të jenë të vetmuar dhe e cila bart përgjegjësi dhe pasiguri. Frika nga kjo risi dhe e panjohur ndikon që njerëzit ta lartësojnë errësirën e tyre shumëvjeçare deri në atë masë sa të jenë të përgatitur të rrezikojnë jetën e secilit që gjykon të ballafaqohet drejtpërsëdrejti me dritën. Transparenca dhe liria që kanë shoqëritë euro perëndimore, mezi tash duhet të zhvillohen në shoqërinë myslimane.
Të kujtojmë situatën kur Gerhard Shrëder deri para një kohe, para kamerave, i përgjigjet drejtpërdrejt dhe haptazi një fëmije tetë vjeç, i cili e pyet për pagën e tij, për truprojat dhe shkakun e papunësisë së mbi pesë milionë gjermanëve, që ende është e panjohur për shumicën e shoqërive myslimane.
“Islami meteorologjik”
Moti javën e kaluar ka qenë me vranësira dhe intervale të rralla me shi. Nesër, si dhe në ditët e ardhshme pritet mot i kthjellët, me vranësira të kohëpaskohshme.
Analizat e ndryshme “shkencore” në shoqëritë myslimane të kujtojnë prognozat
sipërfaqësore për motin, të cilat, nëse nuk janë retrospektive ose të asaj bote, nuk arrijnë më larg se disa ditë të ardhshme.
Raportet e përditshme meteorologjike më së paku kërkohen për shkak të sipërfaqësisë së tyre, për secilin janë të kuptueshme, dhe shikimi i atyre raporteve tek njeriu krijon ndjenjën iluzore të lëvizjes nga e ardhmja e qartë me fatkeqësitë e detektuara, nga të cilat mund të mbrohet lehtë me kremin për mbrojtje nga dielli, me triko ose me mantel apo me një ombrellë të lirë. Mirëpo, fatkeqësitë dhe pengesat e ardhmërisë kërkojnë shumë qasje të sofistikuara ndaj kurtheve të jetës moderne, me qëllimin për të lëvizur me të shpejt nëpër labirintin e ardhmërisë me cilësi të përsosura dhe absorbime të asaj që është më e mira.
Prej kurtheve të jetës moderne janë “ethet konsumuese” (konsumerizmi), sakrificë e së cilës bëhen edhe njerëzit e diplomuar në shkollat më të mira private dhe universitete botërore, mu sikurse edhe fëmijët e studentët, në arsimimin e të cilëve seriozisht nuk investohet dhe në shoqërinë në të cilën nuk llogaritet dhe aq shumë, duke shitur idealet e tyre fisnike për “begati” që ofrojnë sektorët e ndryshëm financiarë, të cilët, përveç idealeve të larta, thithin edhe kohën edhe energjinë e tyre. P.sh. aftësia e përkryer e leximit të shpejtë. Sipas disa anketave në mesin e të rinjve në gjimnazet elite të Kosovës, është vërejtur se nxënësit dhe studentët aktivë, mesatarisht në vit lexojnë 10-20 libra. Në botë ekzistojnë intelektualë, të cilët absorbojnë katër herë më shumë libra në vit, dhe vetëm si të tillë mund të jenë referenca kualitative në shërbim të shoqërive të tyre. Shumë meteorologë të paguar, më me kënaqësi flasin për kohën shoqërore shumë shekuj larg, e cila, për shkak të largësisë së saj, nuk i obligon të japin orientime relevante dhe të tërheqin vëmendjen me kohë. Nga frika e ardhmërisë së afërt të panjohur, shumë njerëz
më me kënaqësi kthehen tek e kaluara e sigurt dhe e idealizuar.
Mu sikurse për analizat me themel dhe parashikimi objektiv i ndryshimeve të kohës, kërkohet njohje esenciale e të gjithë mekanizmave natyrorë, të cilët formësojnë gjendjen e caktuar atmosferike, njësoj edhe për analiza cilësore dhe parashikim të situatave politike-shoqërore, kërkohet njohje e thukët e të gjithë katalizatorëve të shoqërive dinamike. Edhe pse historia ka treguar se vetëm intelektualët e gjithanshëm mund të krijojnë imazh në popullin e caktuar, intelektualët botërorë gati gjithmonë kanë qenë jo mjaft të motivuar për pjesëmarrje në popullin e tyre dhe të ofrojnë programe të qarta që trasojnë rrugën progresive.
Shoqëritë myslimane janë mësuar të kthehen tek autoritetet fetare ose ushtarake, që kanë arritur të krijojnë diktatura dhe pushtete të frikshme, të cilat mbijnë në moçalet e gjendjeve shoqërore.
Atmosfera e veprimeve të ofruara
Moçalet e shoqërive formohen sipas modelit të moçaleve natyrore. Këto ambiente me kohë bëhen të njohura për krokodila gëlltitës (interesxhinj të vegjël, agjentë të jashtëm, autoritete të rrejshme), mushkonja helmuese (isfrustruar dhe individë jo të talentuar) dhe një tryezë e gjerë e njerëzve apatikë. Në këtë atmosferë shoqërore manipulohet lehtë dhe ato veprime mund të paraqesin “papajtueshmëri me mjedisin”.
Çdo sabotim i dialogut të ndërtimit kulturor, qoftë kur kemi të bëjmë me hapësirën për mospajtim, me jotransparencën e përgjegjësive ose lëndimeve dhe provokimeve, të cilat kanë për qëllim të inskenojnë tonin kundërshtues, i cili shpie nga urrejtja dhe jotoleranca, kontribuon në mbylljen e mëtejme të shoqërive myslimane; ato bllokojnë krijimin e shkëmbimit të pjekur publik duke krijuar klimë të volitshme për forma të reja të diktaturës.
Çfarë do të thotë kjo?
Mospasimi i një numri jo të vogël të përfaqësuesve legjitimë të Islamit, bile edhe në çështjet e qëndrimeve më të lehta autentike të kësaj feje, sjell dukuri shoqërore “jonormale”, ku një numër i masave të thjeshta, rregullat e Islamit i kryen me përpikëri, ndaj atyre që janë të obliguar për ato.
Dhe, kështu lëviz “kundërmimi i moçalit” në formë mbrojtjeje për qarkullim të shëndoshë të ideve, si pasojë e reaksionit joadekuat të autoriteteve legjitime shpirtngushta, por edhe si pasojë e reaksioneve jo adekuate të një pjese të masave të papjekura emocionalisht, të provokuara nëpërjet etiketimit, futjes së dyshimit me qëllim zgjimin e inatit. Kjo nuk mbaron me kaq, meqë shkakton edhe ftohje të marrëdhënieve ndërvëllazërore, humbje të kohës dhe energjisë, trivialitet, si dhe një formë radikalizmi të Islamit.
Radikalizmi i Islamit, edhe pse shpesh me qëllime të këqija, provokohet me qëllimin për të ndezur shpejt “materien ndezëse”, është vetëm një proces evolutiv drejt një Islami të pjekur, i cili paraqitet në atë moment kur paaftësia e kundërshtimit të argumentuar të formave të ndryshme të çerdheve politikoekonomike, të rritet në qasje përkatëse intelektuale dhe formë veprimi institucional.
Të gjitha specialitetet tona
Mu sikur tri kuzhinat botërore: kineze, turke e franceze dhe të tjerat të dala prej tyre, ekzistojnë edhe kuzhinat intelektuale të njohura për përgatitjen e “ushqimit dhe shërbimit”.
Mund të dëgjojmë se ka njerëz, të cilët thonë se nuk kanë stomak për kuzhinë kineze, për shkak të stërngopjes me specialitete kineze ose përzierjes së sheqerit me kripë, si dhe nuk mund t’i përdorin mirë shkopinjtë. Ka edhe njerëz që, pa fafarona nuk e ndiejnë kënaqësinë e shijes/shujtës, sikurse ka edhe njerëz që nuk i durojnë aromat e forta të artikujve ushqimorë, ose të tillë që kënaqen me sasi të mëdha ëmbëlsirash. Gjatë konsumimit të specialiteteve të caktuara intelektuale, shijet janë edhe më të ndryshme, edhe pse askush nuk e mohon vlerën e vitaminave. Shikuar nga ky këndvështrim, koloriti i shumtë brenda identitetit islam është i përcaktuar në masë të madhe nga temperamenti dhe shije të ndryshme, dhe si i tillë duhet pranuar dhe trajtuar. Guri i ndarjes sillet gjithmonë rreth mënyrës së përgatitjes dhe shërbimit.
“Paragjellët – supat”
Duke u kthyer në tregimin në fillim, mbi ambiciet e prindërve tanë, të fshehura në kuptimin e emrave tanë, koncepteve edukuese të panjohura në teorinë serioze, në hutitë kolektive dhe individuale, të cilat na i kanë seruar në lugë në formë supash të dendura intelektuale, autoritetet labile, intelektualët impotentë, mediet e regjimit, policia kromogjene dhe mashtruesit pa stil – në fund vijmë tek imazhi i qartë i rinisë dekadente, e cila e ka kuptuar jetën më tepër me metodën e mësimit nga gabimet personale. Me dëshirë që të rritet cilësia e jetës personale në ambientin e zhveshur komplet nga modeli i sjelljes modeste, gjenerata të tëra të njerëzve të rinj, rriten kryekëput duke dëshiruar, në rastin më të mirë, formimin e personalitetit të tyre.
“Bifteku tatar”
Ka njerëz për të cilët prezantimi i Islamit i përngjet një “bifteku tatar”. Ata ofrojnë një copë mishi tejet cilësor, por ai nuk është as i pjekur, as i zier dhe as i
kripur sa duhet. Ky version i pakripur i Islamit është i njohur si “sindromi kale-kale”, d.m.th. me shumë tekste të cituara nga Kurani dhe hadithi në hapësirë të vogël dhe me afat të shkurtër kohor, me qëllim të eksploatimit të kredibilitetit të paraqitjes individuale, dhe pas të cilave fshihet moszhvillimi i mendimit personal, gjegjësisht arsimimi i varfër dhe i njëanshëm.
“Kale” është një folje e gjuhës arabe, që do të thotë “ka thënë” ose “thuaj”, meqë infinitivi i foljes në gjuhën arabe tregon njëkohësisht edhe kohën e shkuar të vetes së tretë njëjës.
Me këtë shprehje nuk kritikohet citimi i burimeve të Islamit, por tërhiqet vërejtja për disa diskurse devijuese në mes alimëve (dijetarëve islamë), të cilët parapëlqejnë memorizimin e thatë ndaj teknikave të meditimit.
Përfaqësuesit e kësaj paraqitjeje kanë arritur që moti caqet e tyre të shkurtra dhe nuk kanë fuqi të formojnë shoqëri të gjera. Përfaqësuesit më cilësorë të këtij lloji të prezantimit të Islamit, mund të mendohen si spiranca morale të shoqërive myslimane, të cilët me tërheqjen e vërejtjes së tyre e ruajnë shoqërinë nga humbja. Mirëpo, çdo spirancë, nëse nuk aktivizohet me kohë, bëhet frenuese e çdo lëvizjeje. Me punë në lëmenj të rinj, me arsimim solid, gjërat mund të ndryshohen për mirë.
“Deserti”
Prezantimi i Islamit, i cili të kujton akulloren: i lehtë, i shijshëm, freskon, por nuk ofron vitamina e albumina të nevojshme për rritje intelektuale, si dhe në këto përmbajtje nuk rriten individë proaktivë.
Këta prezantues të Islamit nuk tregojnë origjinalitet të veçantë, sepse imitojnë metodën e vjetër, të cilën e shfrytëzojnë shumica e dijetarëve fetarë të Botës Arabe dhe e cila quhet “tergib ve terhib” (“me dashtë dhe me frikësue”) dhe janë ideal për masat pa kërkesa, të cilat nuk janë tejet elastike emocionalisht dhe më fuqishëm reagojnë ndaj imazheve panoramike të frikës dhe gëzimit, edhe pse përfaqësuesit e kësaj metodologjie të punës nuk kanë fuqi t’i formojnë rrjedhat shoqërore, edhe pse mbulojnë fusha të caktuara të veprimit.
Arsimi i mëtejmë dhe ndërtimi i lëmenjve më të gjerë, do të jepte një notë
më të madhe serioze dhe një efekt të përhershëm. Përveç kësaj metode, duhet gjetur një gamë e gjerë metodash subtile të paraqitjes ndaj kategorive të ndryshme të shoqërive, duke marrë parasysh se njerëz të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme paraqitjeje (për çfarë flasin edhe burimet islame) dhe se çelësi për çdo zemër është unikat, mu sikurse janë edhe vetë zemrat e njerëzve.
Me arritjet ekzistuese, bile edhe me forca të bashkuara dhe të sinkronizuara me këto dy metodologji të punës, ato nuk do të ofronin fuqi për formimin e rrjedhave shoqërore moderne, përderisa arritjet e tyre nuk tejkalojnë nevojat lokale të një shoqërie. Kjo nënkupton platformën e përbashkët holistike, paraqitjen e medieve elite në kuptimin e gjerë të fjalës si dhe margjinalizimin e intelektualëve të korruptuar, autoritete që “mbulojnë” pa meritë shumë hapësirë mediale.
Specialitetet shtesë
Këta janë myslimanët, të cilët njerëzit i ndajnë vetëm në cilësorë dhe jocilësorë. Ata i cilëson:
1. Kritika: Asgjë dhe askush nuk mund t`i mënjanohet llupës së tyre kritike, bile as edhe dobësitë vetjake. Nuk hapin rrugë të reja që i kanë trasuar paraardhësit, por shkojnë më tej - përpara.
Cilësia e dytë është:
2. Kureshtja: Gjithmonë janë si fëmijët kureshtarë duke kërkuar përgjigje adekuate për çështjet subtile.
Cilësia e tyre e tretë është:
3. Multi-disiplinarliteti: Ata interesohen paralelisht për shumë lëmenj. Duke e ditur se mendja e interesimit të gjithanshëm fsheh nxehtësi dhe zemër të kuptueshme, frytet e hulumtimeve të tyre i ndajnë me gjithë zemër duke zgjeruar pamjet e miqve.
Cilësia e katërt:
4. Mobiliteti: Ata e kuptojnë se jeta e trupit dhe mendjes së zhvilluar është në lëvizje dhe gatishmëri që edhe fizikisht lihet lehtë një vendbanim, për shkak të informatave. Janë mobil edhe në çështje intelektuale, të gatshëm të kualifikohen në çastin kur e ndiejnë që kanë arritur cakun e tyre në lëmenj të caktuar shkencorë.
Cilësia e pestë:
5. Trimëria: Nuk ikin në zona komfore dhe sisteme të ndryshme të kalbura, të cilat ofrojnë siguri dhe komoditet. Nuk frikësohen nga njerëzit. E dinë që trimëria është
cilësi e vlerësuar lart në të gjitha fushat, dhe se njerëzit trima kanë fytyra interesante, qarkullim më të mirë dhe janë persona të shëndetshëm.
Përktheu dhe përshtati:
Dr. Ali F. Iljazi
_________________
Fusnotat:
1. Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu
2. El-Maide, 104.