Allahu xh.sh. e ka përmend natën e begatshme, dhe ka tregura se ajo është Nata e Kadrit ku thotë:
“Ne e zbritëm Kur’anin në Natën e Kadrit...”
Allahu xh.sh. gjithashtu na ka treguar për vlerën e saj ku thotë:
“Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj”
Gjithashtu na ka tregu për begatin e këtij muaji të ramazanit, transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se kur vinte ramazani pejgamberi a.s.thoshte:”Ju ka ardhur muaji i begatshëm i ramazanit, Allahu ua ka bërë juve obligim agjërimin e tij, në te hapen dyert e Xhenetit e mbyllen dyert e Xhehenemit, dhe shejtanët mbyllen me pranga, në të është një natë më e mirë se një mijë muaj, kujt i humb kjo natë veç ka humbur”.
Dije se në këtë muaj ka dobi të mëdha:
- Allahu i pranon lutjet, zbret bereqeti prej qielli, agjëruesi gëzohet kur bën iftar dhe gëzohet kur e takon Allahun, duaja e agjëruesit në kohë të iftarit nuk kthehet, nëse e ushqen ndonjë agjërues Melaiket bëjnë dua për ty, dhe shfaqet shenja e begatisë së ramazanit në agjërimin e tij ngase në të ka dobi shpirtërore dhe trupore.
Begatia e festave të bajramit
Transmetohet nga umu Atijah r.a.të ket thënë: ”Jemi urdhëruar të dalim ditën e bajramit, t’i marrim edhe vajzat (beqare) prej dhomave të tyre , edhe ato që kanë qenë me cikël menstrual qëndronin prapa njerëzve bënin tekbiret (e bajramit) dhe bënin dua me njerëzit, me këtë kërkonin begatinë e asaj dite dhe pastrimin nga gjynahet.
Pra, agjërues të nderuar këto ditë të fundit të këtij muaji të mundohemi maksimalisht t’i shfrytëzojmë në namaz, vepra të mira, dua-lutje, lexim kurani, sadaka, llogari vetvetes.
Lusim Allahun Fuqiplotë që të mos na nxjerr nga ky muaj përveçse të na i ketë falur gjynahet dhe të na i ketë pranuar çdo vepër të mirë.
Përshtati: Fikrije Dumani-Krasniqi