Në Kur’anin fisnik thuhet:
“…E ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe shenjtërinë Tënde e lavdërojmë (nukaddisulek). (El Bekare, 30)
Emri i Bukur i Zotit “el-Kuddus” paraqet pastërtinë absolute të Qenies Hyjnore (et-Tahāra).
Në një hadith Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një popull (ummet) nuk do të jetë i shenjtëruar (kuddiset) në të cilin i dobëti nuk mund të marr të drejtën e tij nga i fuqishmi” (Transmeton Ebu Seid el-Hudriu, shënon, Ibn Maxhxheh).
Manifestimi i Zotit me Emrin “Shenjti” ndodhë tek njeriu, por edhe në ndonjë vend. Kështu ai njeri, apo ai vend, bëhen të pastër, të bekuar (mubārek). Në Kur’an në një vend thuhet:
“O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar.” (El Maide, 21)
Musai a.s. kështu i tha popullit të tij për tokën e dikurshme të Shamit (Sirisë) në të cilin ndodhej edhe Jerusalemi. Në versetin tjetër, duke folur për shpëtimin e Ibrahimit a.s. dhe Lutit a.s., All-llahu i Madhërishëm këtë tokë e përshkruan kështu:
“E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.” (El Enbija, 71)
Kur Sulejmani a.s. e ndërtoi Bejtul Makdisin (Kuds) në Jerusalem, e luti All-llahun e Madhërishëm që ta shenjtëroi atë tempull: “Kur Sulejmani i biri i Davudit e ndërtoi Bejtul Makdisin, e luti All-llahun në tre periudha, duke kërkuar nga All-llahu i Madhërishëm urtësi, pushtet që nuk do të ketë askush pos tij, dhe kur e përfundoi xhaminë, nga All-llahu kërkoi që asaj t’i afrohet vetëm ai që dëshiron të falet dhe që All-llahu ta pastroj nga mëkatet si në ditën kur nëna e kindi, dhe të gjitha iu dhanë.” (Hadithin e transmeton Abdullah ibn Amr, shënon Nesaiu)
Më pas qëllimin e mirë, të jep çdo gjë nga vetja në rrugën e All-llahut, të sakrifikohet për bukurinë në afërsisë së Zotit, është parakusht që te njeriu të shprehen cilësitë e Emrit të Zotit “Shenjti”. Ky është argument se All-llahu i Madhërishëm shenjtëron, pastron krijesat.
Ibnul Arebiu, jurist malikij, thotë se njeriu me cilësinë e këtij emir duhet të paraqitet përmes dhjetë gjërave:
1. Që All-llahu i Madhërishëm është i pastër nga të pasurit shok.
2. Që All-llahu i Madhërishëm është i pastër nga ajo që dikush i ngjason
3. Që All-llahu i Madhërishëm nuk ka rival dhe oponent
4. Që All-llahu i Madhërishëm është i pastër nga ajo që të këtë fëmijë
5. Që All-llahu i Madhërishëm është i pastër nga ajo që i përshkruan mendja dhe fantazia njerëzore
6. Që All-llahu i Madhërishëm është i pastër nga çdo formë e përkufizimit
7. Që All-llahu i Madhërishëm është i pastër nga ajo që shikimet mund ta përfshijnë
8. Që All-llahu i Madhërishëm është i pastër nga ajo që krijesat i nevojiten
9. Që pastërtia e tjetrit varet vetëm nga Ai
10. Që All-llahu i Madhërishëm në çdo gjë është i përkryer (Kemāl) dhe nuk ka asnjë të metë dhe mangësi (naks)
Emri i Zotit “el-Kuddus” i përgjigjet atributit të cilit shkenca e quan ndryshueshmëri nga krijesat (muhālefetun lil havādis), sepse All-llahu i dashur është i pastër dhe i lartësuar nga çdo gjë. Sido që ta paramendojmë, Ai gjithmonë është ndryshe dhe mbi këtë, jo i kundërt por i ndryshëm.
Personi i cili zemrën e tij e zbukuron me cilësitë e këtij Emri “Shenjti”, është tërësisht i përkushtuar në namaz dhe në jetë.
Lidhja me këtë Emër të Zotit (te‘alluk) bëhet kur njeriu me tërë zemrën dhe qenien e tij ndien që All-llahu i Madhërishëm është mbi atë që ia përshkruajnë të tjerët.
Njohja e këtij Emri të Zotit, realitetit të tij (tehakkuk), vërehet në atë që njeriut i bëhet e qartë tërësisht se asnjë krijesë absolutisht nuk barazohet me All-llahun. Sado që të jetë i ditur dhe me aftësi të jashtëzakonshme, çfarëdo që thotë, ose shkruan për All-llahun e dashur nuk mund ta përshkruan. Për këtë, njerëzit e ditur pak kanë shkruar dhe pak kanë folur për këtë Emër të bukur të Zotit.
Zbukurimi me cilësitë e këtij Emri të Zotit “el-Kuddus” (tehal-luk) vërehet në atë që zemra dhe shpirti i personit bëhet e lirë nga të gjitha ato që janë të përbuzura me sheriat, sepse siç thotë Ibn Arebiu, i shenjti do të paraqitet vetëm në të shenjtë, andaj përkushto zemrën tënde! Ngase në hadithin kudsi thuhet: “Nuk më përfshin toka Ime, as qiejt e Mi, por më përfshin zemra e robit Tim besimtar.” (Nga Ebu Utbe transmetohet hadith me kuptim të ngjashëm të cilin e transmeton Taberaniu, i cili thotë: “Nga të gjithë banorët e tokës ekziston vetëm All-llahu, ndërsa për All-llahun ekzistojnë vetëm zemrat e robërve të Tij të mirë. Prej të gjithë atyre më të dashur për Atë janë ata që janë tejet të butë.”)
Ai i cili e njeh këtë Emër të bukur të Zotit e ka pastruar shpirtin e tij nga lakmia dhe dyshimi, ndërsa zemrën nga lidhja për dikë tjetër, shpirtin e tij nga letargjia, fshehtësinë nga shikimi dhe kthimi ndaj tjetrit.
Për ta njohur këtë Emër të bukur të Zotit, njeriu duhet diturinë dhe njohjen e tij ta liroj nga fantazia, dhe udhëheqjen me shqisat e jashtme fizike. Gjithnjë duhet menduar për ezelin (lashtësinë shpirtërore) duke lidhur çdo gjë për ezel dhe në bazë të kësaj duhet gjykuar. Dëshirën e tij duhet liruar nga arritja e pasurisë, dhe nga çdo gjë që është kalimtare.
Lakmia dhe kënaqësia tej mase paraqesin humbje të kohës dhe pengesë për lartësim shpirtëror.
E jashtmja paraqet të brendshmen, andaj nëse zemra e njeriut pastrohet nga çdo gjë pos All-llahut, së shpejti do t’i shfaqet në fytyrën e tij.
Muhammdi s.a.v.s. në ruku dhe sexhde thoshte: Subbūhun Kuddūsun Rabbul Melāiketi ver-Rūh. (Transmeton Abdurrezaku, shënon Muslimi)
Fejzullah ef. Thotë: “Kush e lexon shpeshherë këtë Emër të Zotit, All-llahu do t’ia mënjanoj (vesveset) ngallzitjet dhe kurthet e shejtanit, do t’ia pastron trupin dhe do ta bëjë të spikatur (me zë) në mesin e krijesave.
Kush e lexon këtë Emër të Zotit njëmijë herë në ditë në vetmi, dyzet ditë, do t’i jepet çdo gjë që dëshiron, dhe do të lë gjurmë në këtë botë.
Kush e lexon këtë Emër të Zotit çdo ditë nga njëqind herë, gjatë lindjes së diellit, zemra e tij do t’i pastrohet, ndërsa kush e lexon njëmijë herë kah fundi i natës, do t’i mënjanohen belatë e trupit.
All-llahu i Madhërishëm e di më së miri.
Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi