All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:
“Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli)”. (El Hashr, 23)
All-llahu i madhërishëm veten e quan “Mu’mir” – Besnik, I Vërteti, besnik dhe pauses i denjë i pohimit të Tij se vetëm Ai është Zot, dhe nuk ka zot tjetër pas Atij:
“All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit”. (Ali Imran, 18)
Pasi që All-llahu i madhërishëm Veten e quajti “besnik”, atëherë edhe melekët, dietarët, euliat, dëshmojnë që All-llahu i madhërishëm është i drejtë dhe se nuk ka zot tjetër pos Atij, duke i bërë edhe vet “besimtar”(mu’minun).
“Nëse fshehtësia e këtij Emri arrin në zemër, ky njeri do të flas të vërtetën, njerëzit do t’i besojnë, do të jetë njeri besnik. All-llahu i cili mundet çdo gjë, me fuqin e këtij Emri mundet nga njeriu më i mënjanua vështirësitë”.
Këtej, duke u zbuluar me formën e emrit “el-Muimin”, All-llahu i madhërishëm u premton besimtarëve mbrojtje, sepse nuk ka mbrojtës përveç Tij:
“A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im !? (Mulk, 17-18)
All-llahu i madhërishëm, paraqitet me emrin “el-Mu’min”, duke bindur njerëzit që vetëm Ai është Zot i vetëm, që nuk ka zot pos Tij, në mënyrë që tek njerëzit të zgjoj besimin (iman), që ky besim të ndizet tek ata duke u bërë besimtar të sinqertë (mu’nur), me ç’rast Besniku (el-Mu’min) tu dhuroj siguri (emr) nga dënimi i Tij i cili do ti godet në ditën e gjykimit ata që nuk kan besuar. Secila siguri përfundimtare ka të bëjë me Te, njeriu është i qetë nëse Besniku i premton siguri. Besniku, është i Lartësuar, njerëzve ju dhuroi në amanet trupin, sytë, duart, këmbët, dëgjimin, dhe çdo gjë që njeriu kënaqet, duke kërkuar nga ata që ndaj dhuratave të Tij të sillen në mënyrën më të bukur, duke i ruajtur nga çdo dëm.
Për të arritur këtë njeriu duhet pasur urdhrat e Zotit (emr) dhe ndalesat (nehj), dhe bindur Sheriatit. Duke iu bindur Sheriatit, njeriu do të fitoj siguri, të gjitha veprat që i bën në këtë botë do të kenë vlerë të veçantë që i bën në këtë botë do të kenë vler të veçantë nëse personi është besimtar (mu’min), ndërsa në botën tjetër – ahiret, do të kënaqet për çdo begati me hapjen e zemrës në veprimin e emrit të Zotit “el-Mu’min”.
Në Kur’anin fisnik thuhet:
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (En Nahl, 97)
Në kaptinën Kurejsh thuhet:
“...Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” (Kurejsh, 3-4)
I Lartësuari i dhuron njerëzit me furnizim dhe nga ata mënjanon frikën, por nga besimtarët do të mënjanoj frikën në ditën e gjykimit.
Hasan Basriu ka thënë:
“Besimtari vepron nga bindja ndaj All-llahut të madhërishëm dhe në mënyrë konstante është i shqetësuar, dridhet dhe frikësohet. Ndërsa pa besimtarin në anën tjetër, punon duke mos iu bindur All-llahut të madhërishëm, dhe ndihet i sigurt”.
All-llahu i madhërishëm thotë:
“A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur. A nuk e kanë të qartë ata që e trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkatërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat)”. (el-A’rafë, 99-100)
Është e njohur se ekzistojnë tre shkallë të dëshmimit të fesë: me fjalë, vepra dhe zemër, në bazë të hadithit të Pejgamberit a.s:
“Kush prej jush sheh një gjë të keqe (munker) le ta mënjanoj me duar, nëse nuk mundet atëherë me gjuhë (duke e gjykuar), por nëse nuk mundet atëherë me zemër (le ta përbuzë), e ky është besimi (imami) më i dobët”. (Transmeton Ebu Seid el-Hudri, shënon Muslimi)
Shpesh këtij hadithi i qasen vetëm nga një këndvështrim – jep çdo gjë nga vetja në bindje ndaj All-llahut të madhërishëm, sakrifikohu sa të mundesh, duke mos u frikësuar nga asgjë. Për këtë më së miri një gjëje që nuk është e lavdëruar me Sheriat t’i kundërvihesh. Por, nëse je i dobët, së paku në mënyrë verbale paraqite mospajtimin tënd, duke folur kundër kësaj. Nëse këtë nuk mundesh, atëherë së paku gjykoje me zemër, por kjo është shenjë e besimit të dobët.
Nga ky hadith ka edhe shumë mesazhe të tjera. Duhet menduar me rrugë të kundërt. Bazë e çdo gjëje është zemra, andaj nga zemra le të lëvizin të gjitha kundërvëniet se vetëm kështu do të jesh i sinqertë, dhe të gjitha veprat tua le të lëvizin nga zemra se vetëm kështu do të nderon All-llahu i madhërishëm.
Ata të cilët hapin zemrën e tyre tërësisht kah manifestimi i emrit të Zotit, “el-Mu’min” do të dinë dhe do të ndiejnë se secila siguri vie nga All-llahu i madhërishëm, dhe nuk do të frikësohet nga askush dhe nuk do të brengosen. Do të jenë të shpëtuar nga çdo pakënaqësi sepse dinë që çdo gjë që ndodhë është me dëshirën e All-llahut të madhërishëm.
Lidhja me këtë Emër të Zotit (te’al-luk) vërehet në nevojën e njeriut që vetëm All-llahu i dhuron sinqeritet, sepse Ai është i sinqertë. Njohja e këtij Emri (tehakkuk) vërehet në faktin që All-llahu i madhërishëm i ka dërguar pejgamberët e Tij, alejhimusselam, duke u dhuruar mrekulli të mbinatyrshme (mu’xhize) gjegjësisht duke u dhënë të dashurve të Tij (velijj) reflekse të nderit (keramet), ndërsa siguri besimtarëve të sinqertë.
Zbukurimi me cilësitë e këtij Emri të Zotit (tehal-lul), shprehet me mënjanimin e frikës të personit ndaj njerëzve tjerë në situate të ndryshme. Imam Kushejriu transmeton këtë:
“Thuhet se ditën e gjykimit një thirrës do të thërras secilin i cili është quajtur sipas njërit nga pejgamberët e Zotit, duke i future në Xhenet. Kur hynë të gjithë do të mbetet një grup njerëzish emrat e të cilëve nuk ju kan dhënë sipas Pejgamberëve të Zotit. Atëherë All-llahu i madhërishëm do të thotë:
“Unë jam Besnik (el-Mu’miz), dhe ju kam quajtur juve besimtar (mu’minun), andaj le të hynë në Xhenet!””
Ebu Jezid Bistamin ka thënë:
“Kam ndier nevojën që t’i lutem All-llahut të madhërishëm që të jepë që të humbasin të gjitha epshet e mija. Por thash në vete:
“Pejgamberi, a.s. kështu nuk është lutur”
Për këtë nuk u luta. Por, All-llahu i madhërishëm më japi që të gjitha epshet e mia të shuhen, nga bereqeti i pasimit të sunnetit të Pejgamberit a.s. Që atëherë për mua ishte njësoj, a është para meje femra apo muri”.
H. Fejzullah ef. ka thënë:
“Kur lexohet ky Emër 66herë, shpëtohet pasuria dhe nefsi”
Dr. Abul Halim Mahmud ka thënë:
“Nëse personi frikësohet e lexon këtë Emër 36 herë, do t’i sigurohet jeta dhe pasuria e tij. Kush ka ndonjë frikë të madhe, le të lexojë “es-Selamul Mu’minu”, e sidomos udhëtari mysafiri, dhe All-llahu i madhërishëm do t’i jep siguri dhe shpëtim nga çdo frikësim”.
All-llahu i dashur e di më së miri!
Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi