400 këshilla dhe udhëzime islame (II)

Ahmed Izzudin El-Bejanuni


MBI AGJËRIMIN

1. Muajin Ramazan agjëroje për Allahun xh.sh. duke shpresuar fort në shpërblimin e Tij.
2. Ke kujdes të mos e prishësh asnjë ditë të Ramazanit pa arsyetim të vërtetë.
3. Netët e Ramazanit kaloi në ibadet, e sidomos natën e Kadrit (lejletulkadrin).
4. Agjëroje gjashtë ditë të muajit Shevval.
5. Agjëroje ditën e nëntë dhe të dhjetë të muajit Muharrem (Dita e Ashureve).
6. Agjëro muajin Shaban aq sa ke mundësi.
7. Agjëro të hënën dhe të enjten.
8. Agjëroj ditët e bardha të secilit muaj, e ato janë dita e 14-të dhe e 15-të e muajve hixhri.
9. Bëje me dije bashkëshorten tënde të mos agjëroj nafile në prezencën tënde, përpos me lejen tënde.
10. Shtyje syfyrin deri në momentin e fundit, kurse ngutu me iftarin sapo të vijë koha e tij, përpos kur është koha e vranët (ai, i cili nuk ka orë ose vakti).
11. Bën iftar me hurmë, e nëse nuk gjen, atëherë me ujë.
12. Bën iftar dhe ha ushqim hallall.
13. Ftoj fqinjët dhe të njohurit në iftar, ngase Ramazani është muaj i bujarisë dhe i madhështisë.
14. Përmbaju rregullave të agjërimit: mos përqesh, mos gënje dhe mos fol (rrëfe) gjëra të panevojshme.
15. Përpiqu të mos e lësh itikafin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit!
16. Sadakulfitrin (vitrat) ndaje me gjithë dëshirë dhe me gjithë zemër.
17. Natën në vigjilje të dy Bajrameve, kaloje në namaz dhe ibadete tjera të namazit!
18. Tekbirët thuaj me zë, sa më të qartë në ditën e Bajramit dhe në ditët e tesherikut!
19. Kurbanin preje për çdo vit nëse ke mundësi.
20. Nga kurbani mos shit asgjë.

MBI HAXHIN

1. Haxhin dhe umrën kryeje menjëherë nëse ke mundësi dhe mos i lerë për më vonë. Mundohu t’i përsëritësh kur ke mundësi (të jesh në gjendje).
2. Me rastin e haxhit shoqërohu me të dituritë që të të udhëzojnë në kryerjen me rregull të ceremonive (rregullave ) të haxhit.
3. Pendohu sinqerisht për të gjitha gabimet dhe para se të nisesh për në haxh kthej të gjitha borxhet!
4. Në rrugën për haxh ndaj sa më shumë!
5. Ke kujdes (ruaju) që haxhin të mos e kryeni me pasurinë haram!
6. Umrën kryeje në Ramazan!
7. Gjatë kohës së haxhit tekbiret thuaj me zë të madh!
8. Derisa je në Mekke bën sa më shumë tavaf rreth Qabes dhe preke Haxherulesveldin dhe skajin e Qabes para tij, nëse ke mundësi.
9. Ruaju rrëmujës me njerëz që të mos e lëndosh dikë, ose të mos lëndohesh nga dikush!
10. Pi sa më shumë ujë zemzemi!
11. Bën sa më shumë vepra të mira gjatë ditëve të haxhit (10 ditët e dhulhaixhes)!.
12. Përgatitu për Arefat ashtu (në atë mënyrë) që të pastrosh në tërësi gjoksin tënd nga urrejtja e kujtdo qoftë dhe nga sëmundjet e tjera shpirtërore!
13. Mundohu, që gjuajtjen e gurëzve dhe të gjitha ceremonitë tjera të t’i në kohën e caktuar.
14. Mos iu lejo femrave tua që vetë (personalisht) të udhëtojnë në haxh ose kudo tjetër, përpos me burrin e vet ose me dikë nga të afërmit e vet.
15. Vazhdo (mundohu) që sa më shumë namaze të kryesh në haremin e Mekkes, Medines dhe në Kuds (Mesexhidul – aksa)!
16. Mos e zemëro askë nga banorët e Mekkes dhe Medinës në asnjë mënyrë e as mos u frikëso nga nderimi i banorëve të këtyre dy qyteteve të ndershme!
17. Nëse kthehesh nga rruga mos hyn në shtëpi i paparalajmëruar ose natën përpos nëse më parë i lajmëron ata të shtëpisë.

MBI XHIHADIN

1. Bëhu trim ngase Muhammedi a.s. shpesh i bënte dua Allahut xh.sh. që ta mbrojë nga frika (ligështia).
2. Mos u nis në xhihad para se të marrësh leje nga prindërit e tuaj!
3. Nëse Allahu xh.sh. të nderon në xhihadin, ruaje fort pozitën tënde në të cilën je vendosur!
4. Allahun xh.sh lute të të dhurojë shehadetin (të vritesh si shehid në rrugë të Tij).
5. Mundohu të bësh sa më shumë vepra të mira (siç është agjërimi dhe dhikri) derisa je në xhihad dhe gjithsesi të gjithë ua kthe borgjet sepse borgjet nuk do t’i falen as shehidit.
6. Gjithsesi mësoje gjuajtjen dhe përdorimin e të gjitha llojeve të armëve dhe mos lejo që këtë ta lësh për më vonë dhe ta harrosh.
7. Mos merr në në shenjë ndonjë krijesë të gjallë!
8. Nijeti për xhihad duhet të jetë i sinqertë, dhe mos lejo të luftosh për ndonjë shpërblim ose për famë.
9. Mos ik nga fronti ngase kjo është nga mëkatët më të mëdha.
10. Kurrsesi mos përvetso për vete çkadoqoftë nga plaçka e luftës, para se ajo të ndahet zyrtarisht.
11. Nëse nuk do të jepet (ofrohet) rasti për xhihad (luftë) vazhdimisht mbaje nijetin dhe dëshirën për xhihad në rrugën e Allahut xh.sh. kështu që të mos shkosh nga kjo botë me një nga vetitë e munafikut.

MBI MËSIMIN E KUR’ANIT

1. Bashkëshorten tënde dhe fëmijët këshilloj (mësoj) në leximin e Kur’anit (në arabishte) dhe urdhëroj që më të t’i mësojë të tjerët.
2. Bëne shprehi që sa më shpesh të lexosh Kur’anin dhe mësohu që zërin tënd ta përmirësosh (zbukurosh) para leximit.
3. Kur’anin lexoje duke përsiatur, kryej të gjitha urdhërat, të cilat i lexon në të, dhe largohu nga të gjitha ndalesat e caktuara në të !

MBI DHIKRIN DHE DUATË

1. Vazhdimisht bën dhikër në vete (fshehtas) dhe me zë (haptas) dhe mos lejo të harrosh Allahun xh.sh.!
2. Prezento në tubimet, ku bëhet dhikri (përmendet emri i Allahut xh.sh).
3. Mos lejo të qëndrosh në vendet në të cilat nuk do të mund të përmendësh Allahun xh.sh. dhe bën salavatë në të Dërguarin e Allahut (a.s).
4. Kurt ë nisesh në tubime rregullisht thuaj: “Subhanekellahum, ve bihamdike, esheduen lailahe illa ente, esta gfiruke ve etubu ilejke”
5. Rregullisht përmende dhikrin, i cili thuhet pas namazit (tesbih).
6. Allahut xh.sh.drejtohu me dua derisa je në sexhde, pas secilit namaz dhe të tretën e mbarimit të natës.
7. Allahut xh.sh. bëni dhikër në vendet, ku e përmendin rrallë, si në sheshet e qytetit, tregje (shitore) dhe të ngjashme.
8. Allahun xh.sh lute për faljen e gabimeve (mëkateve) dhe fat në besimin tënd në këtë botë dhe në ahiret.
9. Gjithnjë më së miri mendo për Allahun xh.sh. dhe urdhëresat (përcaktimet) e Tij, dhe për asgjë mos thuaj: e kam lutur Allahun xh.sh. por nuk ma ka plotësuar (dëgjuar) lutjen (duanë) time, mirpo çështjen lënia atij.
10. Sinqerisht dhe me zemer të penduar dërgoi dua (lutje) Allahut xh.sh., e jo kur e ke zemrën larg mendimeve në Allahun xh.sh.
11. Mëso dua, të cilat janë transmetuar (përcjellur) nga Pejgamberi i Allahut (a.s) sepse ato janë më të mirat.
12. Duanë (lutjen) filloje duke falënderuar Allahun xh.sh. dhe salavatë për Pejgamberin e Tij (a.s) para se të thuash “amin”.
13. Lutjen dërgoje fshehtas për vëllain tëndë musliman, të mos dijë askush dhe lutu që edhe ai të përmendë ty në lutjet dhe kurrsesi mos i mallko (mos ndjell për) muslimanët.
14. Natën ben sa më shumë dua, e sidomos para agimit.
15. Sa më shpesh bën salavatë për Pejgamberin e Allahut (a.s.), e sidomos në vigjilie të së premtes dhe të premten.

MBI SHITBLERJEN

1. Mundohu që sa më parë të punësohesh. Ruaju nga mospuna (pritesa) dhe dembelia.
2. Marrëveshjet (kontratat) tua tregtare harmonizoi me rregullat e sheriatit dhe largohu (në bazë të sheriatit) nga punët e ndaluara.
3. Ruaju nga shitblerja në mënyrë të palejuar sipas sheriatit dhe largohu nga të gjitha shitoret të cilat janë të themeluara (krijuara) sipas sistemit kamator.
4. Mos e lëvdëro mallin tënd, por lëre blerësin që ai vetë ta shikojë dhe ta çmojë.
5. Largohu gjërave të dyshimta.
6. Bëhu zemërbutë (i sjellshëm) dhe shpirtgjerë gjatë shitjes dhe blerjes dhe sillu bukur në të gjitha këto situate.
7. Nëse dikush që ka blerë nga ti pendohet, ktheja të hollat e tij dhe pranoje pendimin e tij, kurse Allahu xh.sh. do të pranojë pendimin tënd në ditën e Gjykimit për gabimet që i ke bërë për arsye se ti ke pranuar pendimin e tij.
8. Kurrsesi mos heq (pakëso) me rastin e matjes dhe llogarisë.
9. Këshillat e fillo me shitëblerje ose me çka do tjetër dhe kurrsesi mos gënjej.
10. Mos shit që të dëmtosh vëllain tënd (musliman) dhe mos fejo vajzën që është e fejuar.
11. Kurrsesi mos e grumbullo mallin që ta shesësh më shtrenjët në kohë të skamjes!
12. Bëhu i sinqertë dhe i ndershëm në punën tënde ruaju nga gënjeshtrat dhe betimet!
13. Ji i besueshëm dhe ruaju nga mashtrimet ngase në hadith thuhet: me përpikëri (rregullisht) kryeje atë, e cila të është besuar dhe mos e mashtro atë i cili të mashtron ty!
14. Mos e bëj shprehi të marrësh hua, por nëse huazon bërë atë me nijet që sa më parë ta kthesh!
15. Mos e shtyj kthimin e huasë nëse ke mundësi ta kthesh, ngase ajo është padrejtësi (shtypës)
16. Ngutu në kthimin e borxhit të personit të vdekur, të cilit i dëshiron mirësi!
17. Rreptësisht ruaju betimit të rrejshëm (me të cilin e dëmton tjetërin).
18. Ruaju kamatës, plaçkitjes, vjedhjes, mostregimit të hakut të huaj dhe mashtrimit!
19. Mos merr asgjë nga pasuria e huaj pa lejen e pronarit të saj, bile as përkohësisht!
20. Punëtorin paguaje sa më parë, para se t’i thahet djersa.
21. Asgjë nga pasuria mos harxho pa shkak të arsyeshëm!

MBI MARTESËN

1. Ule shikimin tënd dhe mos e lësho pa kontrollë, sepse ajo është shigjetë shumë helmuese (e Iblisit).
2. Mos kalo ndërmjet dy (grave) femrave në rrugë por merr anën e djathtë ose të majtë.
3. Martohu sa më parë ngase ai, i cili martohet e ruan shikimin e vet dhe organin e vet gjenital
4. Kërkoje femrën mumine (besimtare të vërtetë)!
5. Mus u ngut me ndarjen e martesës, ngase ajo është më e urrejtura tek Allahu xh.sh. nga të gjitha gjërat e lejuara.
6. Ua tërheq vërejtjen bashkëshortëve tuaj, vajzave dhe të afërmëve që të mos kërkojnë shkurorëzim pa arsye të fortë (reale)!
7. Mos e bën shprehi që bashkëshorten tënde ta përbetosh me shkurorëzim.
8. Përmbahu (nga zinaja-kurvëria) nëse nuk je në gjendje të martohesh, gjersa Allahu xh.sh. të mos dhurojë nga mundësitë e veta dhe të kesh mundësi të martohesh, dhe ndihmo vetën me agjërim sa më të shpeshtë!
9. Nëse të vie (të kërkojë) ai për të cilin mendon se është besimtarë dhe i bukur martoje dhe mos kërko mehr të madh!
10. Shpalle-proklamoje kurorëzimin dhe festoje ditën e martesës sipas mundësisë!
11. Mos lejo të festosh kurorëzimin, e as martesën me çka do qoftë që është e ndaluar siç është muzika dhe vallja e përbashkët e meshkujve dhe grave.
12. Bashkëshortës tënde paguaja mehrin, kryej obligimet tuaja ndaj saj dhe sillu bukur ndaj saj!
13. Njoftoje gruan tënde me rregullat dhe obligimet e martesës bashkëshortore kështu që të mundet t’i kryej në mënyrë konsekuente.
14. Mos iu “afro” bashkëshortes derisa, është në hajz ose nifas!
15. Shpjegoju grave tua rregullat fetare dhe mos i lejo të praktikojnë çkado qoftë që është e gabuar!
16. Bëhu i drejtë në vështrimin e qëndrimit te bashkëshortet tuaj dhe kurrsesi në atë drejtim mos bën padrejtësi!
17. Bleji gruas tënde dhe fëmijve atë që u është e nevojshme dhe mos u bën dorështrënguar!
18. Ruaju të mos i lësh pasdore këdo qoftë nga ata, të cilët je i obliguar t’i mbash!
19. Fëmijëve tuaj zgjedhju emra të bukur (islame).
20. Mos i jep përparësi fëmijëve mashkuj ndaj femrave!
21. Fëmijët ruaj, jepu njësoj (dhurata)
22. Rriti fëmijët e tu, e kur të rriten (7 vjet) urdhëroj që t’i kryejnë ceremonitë kryesore fetare dhe për secilin nga ata siguroje nga një shtrat të veçantë.
23. Me bashkëshorten tënde bisedo detajisht rreth mënyrës së rritjes së fëmijëve, ngase kundërshtimet tuaja ndikojnë shumë negativisht në sjelljen e tyre.
24. Martoji dhe jepi fëmijët e tu kur të bëhen madhorë!
25. Rreptësisht ruaju që të mos i ngatërrosh burrin me gruan e vet, ose dy ortakë (në punë) ose dy shokë!
26. Urdhëroi gratë tua që të mbulohen sipas dispozitave( të sheriatit), që të ruajnë dinjitetin e vet, pastërtinë dhe harmoninë e mjedisit ku jetojnë, ngase zbulimi i gruas dhe veshja e saj e parregulltë shkakton çrregullime dhe fatkeqësi në shoqëri.
27. Urdhëroji gratë tua që të mbulohen dhe të largohen nga të gjithë ata që janë mahrem, siç janë mixhallarët, dajallarrët dhe vëllai ytë (i burrit), ngase sot janë mësuar që para tyre të mos mbulohen.
28. Mos i lejo gratë tua të shkojnë te jomuslimanet për prerjen dhe qepjen e rrobave!
29. Lajmëroi gratë tua të mos dalin në rroba pa mangë ose pa to, bile as nën mantil, sepse me rastin e shtrirjes së dorës mund të shihet trupi.
30. Tërhiqni vërejtjen grave tua për mbathjen e çorapeve provokuese (najlon), ose çorapeve me ngjyra, dhe mos u lejo të mbathin përpos çorapeve të padukshme (të zeza), të cilat nuk janë të zbukuruara.
31. Lajmëroj gratë tua për veshjen e rrobave të zbukuruara, të cilat tërheqin shikimet e mashkujve!
32. Lajmëroj gratë të mos dalin në sheshe fill vetëm dhe të mos shtyhen me mashkuj dhe të mos zbulohen para shitësve, sepse Allahu xh.sh. hidhërohet në to, andaj edhe besimtari duhet të hidhërohet në të tilla.
33. Mos u lejo grave tuaja të blejnë qirinjë për varre ose tyrbe, sepse kjo është në kundërshtim me mësimin Islam.
34. Mos u lejo që t’u lënë ushqim nëpër tyrbe, sepse edhe kjo është e ndaluar.
35. Ndaloja grave tua të dalin në përcjelljen e kufomës!
36. Mësoje gruan tënde dhe vajzat tuaja të ruajnë fshehtësinë e burrave të vet!
37. Ua tërheq vërejtjen bashkëshortëve dhe vajzave tua mos t’i shqetësojnë burrat e vet me fjalë, me vepra ose me çka do tjetër.
38. Këshilloj gratë tua që të mos shoqërohen me gratë e pambuluara, ashtu që ato të mos dobësohen dhe të zbulohen, por edhe atë se vetëm lejimi i gabimit është gabim.
39. Ndaloju grave tua të prezentojnë në dasmat në të cilat bëhet muzikë, fishkëllohet dhe vallëzohet!
40. Këshilloj gratë tua të mos flasin me zë të lartë në rrugë dhe të mos qeshin!
41. Këshilloj gratë tua të mos flasin në derë me musafirë.
42. Këshilloj gratë tua të mos flasin me meshkuj, përpos nevojës dhe pas perdes, dhe të mos e zbukurojnë fjalimin e vet duke folur me ta.
43. Shpjegoju grave tua që sa më gjatë të rrinë në shtëpi, dhe se ato janë të krijuara për to dhe të mos dalin përpos me leje.
44. Mos u lejo grave tua të dalin vet në parqe dhe në pikniqe, as të shkojnë në kino, sepse atje do të mësojnë parregullsitë dhe çoroditjen e jetës.

MBI RROBAT

1. Vëne kapelën dhe mos ec kokëzbuluar, sepse kjo nuk i përngjanë muslimanit.
2. Mos lejo që rrobat të bijnë nën dorë (nyje) dhe mos ec kryelartë!
3. Vishu ashtu siç vishen muslimanët dhe mos i imito kafirët dhe të pamoralshmit!
4. Me rastin e veshjes dhe mbathjes fillo nga e djathta, kurse me rastin e zhveshjes dhe zbathjes nga e majta(dorën, këmbën).
5. Mos i lejo familjes tënde të bartin rroba të shkurta dhe të ngushta ose të tejdukshme nën të cilat shihet (vijëzohet) trupi.
6. Mos bart mëndafsh dhe ari, sepse ato u janë të ndaluara meshkujve!
7. Mos lejo që me dukjen tënde t’i përngjash femrave dhe mos iu lejo grave tua t’i përngjajnë meshkujve!
8. Ju largo rrobave tepër të stolisura, por gjithashtu edhe tepër të varfëra!
9. Kur të veshësh rroba të reja thuaje lutjen e caktuar dhe shpërndaj (jep) sadaka!
10. Lëshoje mjekrrën, sepse Pejgamberi i Allahut (a.s.) ka thënë: “ Shkurtoni mustaqet, kurse lëshoni mjekrrat”.

... vazhdon



Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe:
Mr. Sci. Fehim Xh. Dragusha