Ahmed Izzudin El-Bejanuni
MBI USHQIMIN DHE PIJEN
1. Përmbahu dhe bëhu i kënaqur me pak dhe orvatu (kujdesu) të hash nga ajo, nëse ke mundësi, që e ke fituar me mundin tënd personal.
2. Mos ha asgjë nga ajo, që nuk është hallall!
3. Pastroj duart para dhe pas ngrënies.
4. Fillo të hash dhe të pish me bismilah dhe pastaj falëndero Allahun xh.sh. për ato!
5. Ha, pi, merr dhe jep me dorën e djathtë!
6. Ha para vetës!
7. Mos u ngop tepër!
8. Mësojë anëtarët e familjes tënde të hanë së bashku!
9. Nëse je i (thirrun) ftuar te dikush gjithsesi përgjigju, përpos nëse në atë mjedis ka ushqim (vepra) të ndaluara me sheriat.
10. Mos shko në gosti në të cilën nuk je i ftuar.
11. Kujdesu që ushqimin tënd ta hanë vetëm njerëzit fetarë (që ia kanë frikën Zotit) dhe që vetë të mos hash, përpos ushqimit të besimtarëve besnik.
12. Mos i përdorë enët prej arid he prej argjenti sepse ato janë rreptësisht të ndaluara!
13. Gostite musafirin tënd dhe mos u bën koprrac, mirpo as shkapërderdhës.
14. Nëse i shkon musafir dikujt mos kërko shumë!
15. Sipas rregullit prej ato kafshë, që janë të lejuara të prehen, kurse mbyti ato, të cilat janë urdhëruara të mbyten dhe kurrsesi mos e mundo asnjë krijesë të gjallë!
MBI UDHËHEQJEN – PUSHTETIN
1. Ruaju nga imareti dhe pozita, sepse ai në të shumtën e rasteve është shkatërrim!
2. Nëse të besohet ndonjë pozitë, atëherë bëhu i drejtë dhe konsekuent!
3. Zgjedhi vetës këshilltarin qëllimmirë dhe konsultoje për të gjitha gjërat!
4. Ruaju nga sherri (padrejtësia), sepse padrejtësia është errësirë (ferr) e vërtetë në ditën e Gjykimit.
5. Kurrsesi mos prano mitë (rushfet).
6. Kur të zgjedhësh dikë për zëvendës ose mëkëmbës në ndonjë vend, zgjidhe më të aftin!
7. Bindju të gjitha urdhërave të përshtatshme, të cilat nuk i kundërvihen dispozitave të sheriatit, lute Allahun xh.sh. të bëjë meritor dhe konsekuent për emanetin që të është besuar.
8. Mos shko te sundimtarët e padrejtë (tiranët), përpos nevojës së domosdoshme.
9. Kurrsesi mos i ndihmo atij, që është në rrugë të gabuar (katil) e as zullumqarit në zullumin (dhunën) e tij.
10. Mos kënaqësinë e njerëzve në zemërimin e Allahut xh.sh.
11. Bëhu i qëndrueshëm (i fortë) dhe mos iu frikëso kritikave e as mos kërko lavdata!
12. Ruaju nga dëshmimi i gabuar, mos i ik dëshmisë (së drejtë).
MBI LIGJIN PENAL – NDËSHKIMOR (HUDUD)
1. Askujt mos i bëj lajka dhe mos u frikëso prej askujt në veprimin tënd sipas urdhërit të Allahut xh.sh.
2. Urdhëro në të bërit mirë, ktheja (shpinën) së keqës dhe duro në atë që të ndodhë!
3. Ke kujdes që fjalët të mos jenë në kundërshtim me veprat.
4. Mos u merr me atë, kundër të cilit është marrë vendimi (Gjyqi ) i sheriatit.
5. Kujdesu (mundohu) t’i fshehësh mangësitë e muslimanëve, e jo t’i hulumtosh.
6. Largohu prej të gjitha gabimeve- të mëdha dhe të vogla, mundohu të mos i bësh mëkat (masi’ijet) Allahut xh.sh. dhe mos e ndihmo askë në mas’ijet!
7. Mos i nënçmo gabimet (mëkatet) e vogla, sepse ato trashen edhe më shumë.
8. Ruaju pirjes së alkoolit, blerjes dhe shitjes së alkoolit, shoqërimit dhe uljes (ndejes) me ata që e pinë!
9. Mos iu afro kurvërisë. Vërtetë ajo vepër e poshtër (e ndyrë), provokon zemërimin eAllahut xh.sh. ndaj ajo është në rrugë të keqe.
10. Ruaju nga homoseksualizmi!
11. Ruaju nga vrasja. Vrasja është nga mëkatet më të mëdha.
MBI BËMIRËSIT DHE KUJDESIN NDAJ FAMILJES
1. Bëniu mirë prindërve tu dhe ruaju nga sjellja jokorekte ndaj tyre.
2. Vizitoje farefisin tënd dhe kujdesu për ta, e kurrsesi mos i lë pas dore!
3. Sillu bukur me jetimin dhe gostite!
4. Sillu bukur ndaj fqinjëve tu. Mos u sjell kurrfarë dëmi, kurse mbaje me durim nëse të ndodhë diçka e keqe nga ai.
5. Më shpesh vizitoj fetarët (muminët) dhe vëllezërit tjerë që i ke dashur në emër të Allahut xh.sh.
6. Kujdesu që dashuria jote dhe urretja të jetë në emër të Allahut xh.sh. sepse ajo është një ndër shenjat më të forta të imanit (besimit).
7. Qëndro me shokun tënd fetar dhe të përshtatshëm dhe ruaju nga shoqëria e keqe!
8. Mos qëndro me lajkatarët dhe mos i dëgjo përrallat (rrëfimet) e tyre.
9. Mbell pemë të cilat prodhojnë kështu që të kesh dobi ti dhe të tjerët!
10. Nëse dikujt i dhuron diçka mos kërko që ta kthejë atë!
11. Ngutu në plotësimin e nevojave të muslimanëve dhe mundohu t’i gëzosh.
MBI EDUKATËN (EDEBIH)
1. Shprehe nderimin ndaj Allahut xh.sh sa herë që e përmendë dhe me atë rast të shtosh “xheleshanehu” e të ngjashme.
2. Gjithnjë sjell salavatë për Pejgamberin e Allahut (a.s.) kurdo që përmendet emri i tij.
3. Kur përmendet emir i dikujt nga as-habet ose mualimëve dhe evliave thuaj: “Radijallahu anhu”, por dije se nuk është evlia secili, të cilit i është ngritur tyrbe, ose emri i të cilit përmendet shpesh.
4. Kujdesu të bëhesh i turpërueshëm dhe largoju sjelljes së pahijshme dhe paturpësisë, sepse turpi sjell çdo të mirë.
5. Njerëzve drejtohu me fjalë të cilat, janë në gjendje t’i kuptojnë.
6. Ruaju gjërave të pahijshme dhe të pamira!
7. Bëhu i kulturuar dhe i përshtatshëm, mirësjellës, sepse më i miri në mesin e njerëzve është ai, i cili ka sjellje më të mira.
8. Mundohu që nga vetja të largosh hidhërimin dhe të pengosh zemërimin tënd!
9. Bëhu i kujdesshëm, i lehtë dhe i butë (i këndshëm), kurse largoju ashpërsisë dhe rrëmbimit!
10. Bëhu fëtyrëkthjelltë, me buzëqeshje dhe fjalë të bukura, kurse ruaje fytyrën nga zymtësia.
11. Mos ia ndërprej tjetrit bisedën, por dëgjoje mirë!
12. Mos pëshpërit me tjetrin nëse jeni vetëm tre veta në shoqëri.
13. Sa më shumë jep selam, atij që njeh dhe atij që s’e njeh.
14. Shprehe selamin siç është transmetuar në synnet: “Essalemualejkum…” e mos përshendet me shenja – me dorë ose kokë, përpos si vërtetim të selamit!
15. Ruaju që të mos pëlqejë ngritja në këmbë e të tjerëve para teje.
16. Me meshkuj përshendetu me duar, sepse përshendetja me duar (duke u rrkour për dore v.p.) falë mëkatet.
17. Mos përgjo që të shikosh në kopshtin ose në shtëpi të tjetrit para se të kërkosh leje për të, që të lejohet.
18. Mos i spijuno dhe mos i dëgjo bisedën e njerëzve të cilët nuk dëshirojnë t’i dëgjosh.
19. Përmbaju vetmisë poqese frikësohesh se besimin tënd ta përziesh me të tjerët.
20. Mos lejo të mos bisedosh me dikend (këdo qoftë), pos nëse ajo është për shkak të Allahut xh.sh.
21. Askë mos e poshtëro dhe për askë mos fol keq.
22. Askë mos e mallko, bile as kafshët as gjësendet.
23. Respektivisht ruaju shpifjes së të tjerëve dhe akuzave për zina ngase kjo është një ndër mëkatet më të mëdha.
24. Mos e frikëso (vëllain) musliman dhe mos i bën kurrfarë dëmi.
25. Përpiqu t’i pajtosh të ngatëruarit bile edhe me ndihmën e gënjeshtrës së lejuar.
26. Nëse dikush të kërkon falje, pranoje pendimin e iitij dhe kujdesu t’i kërkosh justifikim (çfajsim) para se të kërkojë falje.
27. Askujt mos i ngjit llagape të shëmtuara dhe kurrsesi mos e thirr me to.
28. Ruaju bartjes së fjalëve të dikuj te tjetri me qëllim të ngatërrimit.
29. Mos përbuz dhe mos përqesh askë.
30. Ruaju gibetit (përgojimit) se gibeti është të flasësh për dikë atë që ai nuk e dëshiron.
31. Mos e ndëgjo atë që s’është e lejuar të flitet!
32. Mos shkruaj asgjë nga ajo që është e ndaluar të flitet ose dëgjohet.
33. Ki mendim të mirë për të tjerët, sepse një pjesë e dyshimit është mëkat.
34. Thuaje atë çka vlen ose hesht.
35. Bëhu me zemër të pastërt. Mos i merr lakmi askujt dhe mos përbuz askend.
36. Bëhu i thjesht. Mos u kapërdis dhe mos u mburr para askujt!
37. Mos admiro vetveten dhe gjërat tua!
38. Mos e falëndero vetveten dhe mos i përshkruaj vetvetes atë, që nuk është e saktë.
39. Mos iu drejto mëkatarit, të pandershmit dhe pabesimtarit me epitete lavdëruese.
40. Bëhu i sinqertë dhe largohu nga gënjeshtra. Gënjeshtra është një ndër gabimet më të mëdha.
41. Mos u bë dyfytyrësh – mos i shko njërit me një fytyrë kurse tjetrit me fytyrë tjetër.
42. Mos u beto në askë, përveq në Allahun xh.sh. , dhe mos u beto shpesh pa marrë parasysh se je i sinqertë.
43. Askë mos e nënqmo, sepse ndërmjet njerëzve nuk ka dallim përveç frikës së Zotit, kurse gjendja e vërtetë e çështjeve është sipas asaj se si përfundojnë ato.
44. Largo nga rruga çdo gjë, që pengon!
45. Mos u ul nëpër rrugë, as në kafene dhe mos hyn në lokalet (e ndaluara) e argëtimit (kino, klube dhe të ngjajshme)!
46. Plotësoj premtimet e tua dhe mos gënje e mos mashtro.
47. Mos shko te falltoret dhe magjistarët (sehirxhinjët) dhe mos beso në dekleratat – dëshmitë e tyre, që të mos dështojnë të gjitha veprat që i ke bërë.
48. Mos vizato fytyrën e njeriut e as të kafshës, ngase piktorët të cilët e bëjnë atë janë nga ata që në ditën e Gjykimit do të dënohen me dënime më të rënda.
49. Mos (shpreh) trego nderim ndaj fotografive ashtu që t’i varësh në mur ose t’i duash veçmas, ngase me ato e ndalon hyrjen e melekëve në shtëpinë tënde
50. Mos luaj me letra dhe me lojëra të tjera të ngjashme nga të cilat nuk ka kurrfarë dobie!
51. Mos këndo dhe mos i ndëgjo këngët (vjershat) të cilat i këndojnë mëkatarët dhe ata të cilët nuk i përmbahen fesë.
52. Mos dëgjo muzikën dhe mos blej kurrfarë instrumenti muzikor bile as fyell!
53. Mos u argëto me ndjekjen e pëllumbave!
54. Mos i mbyll kanarinat (dhe të ngjajshme) në kafaz.
55. Mos flej në ballkonin, që nuk është i rrethuar.
56. Mos flej përmbys (fytyrë) sepse ashtu flen shejtani dhe Allahu xh.sh. është i hidhëruar në atë që flenë në këtë mënyrë.
57. Mos u ul në vijën ndërmjet diellit dhe hijes.
58. Mos i hap buzët me rastin e hapjes së gojës, por vëne pjesën e jashtme të dorës së majtë në to. Dhe mos ngrit zërin me rastin e hapjes së gojës, teshjes dhe goksitjes!
59. Kur dikush teshë dhe thotë: “elhamdylilah” i thuaj: “jerhamukellah” (Allahu të ndihmoftë) e ai le të përgjigjet: “jehdikumullahu ve juslihu balekum” (Allahu xh.sh. të udhëzoftë dhe të dhuroftë çdo të mirë).
60. Mos beso në çkado që sjell fatkeqësi, dhe mos i përshkruaj fuqinë e vërtetë dhe shkakun askujt pos Allahut xh.sh.
61. Mos mbaj qen, përpos për gjueti (gjah) dhe ruajtje.
62. Largohu fishkëllimës dhe aplaudimit (duartrokitjes) ngase ato janë adete të jomuslimanëve.
DHE NË FUND
1. Bëhu i thjesht në këtë botë dhe kërkoje ahiretin.
2. Mos merr nga kjo botë më tepër se që duhet, në të kundërtën bëhesh i njëjtë me atë, i cili e merr ngordhësirën.
3. Ngutu në pendimin për të gjitha mëkatet. Veprat e këqia, përcilli me të mira me të cilat do t’i shlyesh, dhe ruaju shtyrjes së pendimit.
4. Vërtetoje pendimin tënd në dënim – pendim në atë, që ka ndodhur me vendim të fortë se nuk do t’i kthehesh më gabimeve, dhe bën përpjekje që sa më parë të kompensosh atë që ke lëshuar nga namazi, zeqati, agjërimi etj., dhe t’i kryesh obligimet e tua dhe t’i kyhesh borxhet-huatë të gjithëve, që u ke pasur çkado qoftë hua.
5. Sa më shumë kohë ofroju Allahut xh.sh. me kryerjen e rregulltë të të gjitha farzeve, të cilat Ai t’i ka urdhëruar.
6. Bën sa më shumë vepra të mira, sidomos në kohën e shthurjes (së popullit).
7. Vazhdo – qëndro në veprat e mira ngase Allahu xh.sh. më së shumti e do atë vepër, të cilën njeriu e kryen rregullisht dhe vazhdimisht qoftë edhe fshehtas.
8. Mos u merakos pas kësaj bote, dhe mos iu frikëso varfërisë, por mbështetu fortë në Allahun xh.sh dhe nga Ai kërko strehim, varfëria sepse ajo është gjendje e njerëzve të mirë.
9. Bëhu i kënaqur me atë që të ka ndarë Allahu xh.sh. dhe mos u anko.
10. Mos shiko në atë, i cili është nën nivelin e vështrimit tënd fetar, por shiko në atë, i cili është mbi ty!
11. Mos shiko në atë, i cili është mbi ty në vështrimin e kësaj bote, por shiko në atë, i cili është nën ty!
12. Kërkoje (fitimin) hallallin, sepse ajo është obligim i parë pas kryerjes së farzit!
13. Mos ha asgjë që është e vjedhur, përndryshe do të jesh shok në mëkate!
14. Le të jetë ushqimi hallall, do të jetë nga ata lutja e të cilit të është Kabul.
15. Bëhu si bleta, ha mirë dhe bukur.
16. Ndërmjet vetës dhe haramit vë perde nga hallalli!
17. Ruaje gjuhën tënde dhe mos fol për diçka që nuk të intereson, se kjo është shenjë e drejtë e Islamit te njeriu.
18. Bëhu i besueshëm, sepse kush nuk ka besim ai nuk ka as fe.
19. Frikësohu shumë prej Allahut xh.sh. dhe frikësoju paturpësisë ndaj tij.
20. Shpreso në fjalën e Allahut xh.sh., në mëshirën e Tij dhe gjithmonë prit vepra të mira ngaAi!
21. Bëhu i durueshëm në sprovim, kurse falenderues në bollëk.
22. Mos u lemerit nga ajo që të ndodhë dhe mos u anko për atë që të kalon (nga kjo botë).
23. Mos bart nuska dhe hajmalia, sepse ajo është rreptësisht dhe mos u shëro ndryshe përpos në mënyrën që lejon sheriati.
24. Shërohu nga sëmundjet, sepse Allahu xh.sh. i ka dhënë sëmundjet, por ka krijuar edhe barin për secilën nga ato.
25. Duaj vëllezërit e tu musliman për shkak të Allahut xh.sh. ndërsa ty të dojë Allahu xh.sh.
26. Vizitoj të sëmuarit dhe ua lehtëso dhembjet!
27. Lutjen për shëndetin e tij bëre fshehtas që të mos dijë askush!
28. Mos lejo të fleshë asnjë natë e të mos e keshë shkruar testamentin dhe në te bëhu i drejtë.
29. Përgatitu për vdekje para se të vijë ajo!
30. Kujtoje sa më shpesh vdekjen!
31. Fali xhenazet dhe përcjelli të vdekurit deri në varreza dhe vizitoj më shpesh varrezat, që kështu të kujtohet vdekja dhe se ç’të pret.
32. Familjes së të vdekurit përgatiti ushqim, sepse ata janë të kapluar me hallin e vet!
33. Mos u ul në varreza, ndaloja të tjerëve të ulen dhe mos lejo që të thyhen eshtrat e të vdekurve!
34. Mos i zbukuro varrezat dhe mos ndërto asgjë mbi to.
35. Nga Allahu xh.sh. kërko rahmet për të vdekurin dhe përmende sipas asaj që të kujtohet për gjërat positive. Mos fol keq për të vdekurit, sepse ata kanë shkuar me atë që kanë përgatitur, e kjo i fyen të gjallët.
36. Ruaju nga vajtimi për të vdekurit dhe të tjerët, ndaloj të tjerët të veprojnë kështu!
37. Lajmëroi gratë tuaja të mos mbajnë zi (të mos i përmbahen disa rregullave të caktuara siç është mosdalja për tri ditë nga shtëpia, veshja e caktuar etj.) për këdo qoftë më shumë se tri ditë, përpos për burrat e vet.
38. Mos kalo afër varreve të tiranëve dhe pabesimtarëve ose ish-vendqëndrimit të tyre, të mos kujtohesh se çka i ka gjetur.
39. Pas vetes (pas vdekjes tënde) mos lë asgjë të keqe – siç është çfarëdo instrumenti muzikor ose libri i cili të dërgon në humbje dhe të ngjajshme me të.
40. Bën sa më shumë vepra të mira për të cilat do të keshë shpërblim edhe pas vdekjes tënde, siç është ndërtimi i xhamive dhe zgjerimi i diturisë.
41. Bëhu mutteki ( i devotshëm) do të jeshë dijetar i Allahut xh.sh.
42. Mos u bën mendjemadh, që të bëhesh një nga krijesat më të këqia të Allahut xh.sh.
43. Lute Allahun xh.sh. të të dhurojë xhennetin dhe të largoj nga zjarri i xhehnemit.
44. Njoftohu me ata, të cilët i praktikojnë dispozitat e sheriatit në jetën e vet dhe me ta shoqërohu kështu që së bashku t’i praktikoni këto këshilla.
45. Le të jetë fjala: “lailahe ilallah” ajo që në mënyrë më të sinqertë dhe këto le të jenë të fundit që do t’i thuash me rastin e shkuarjes nga kjo botë.
Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe:
Mr. Sci. Fehim Xh. Dragusha