Njerëzit që hanë besimin e tyre

“Njeriu i uritur ha besimin e vet” Viktor Hygo

Ndodhemi midis së shkuarës dhe së ardhmes, brenda vorbullës së kohës. Me gjithë thyerjet historike që kemi jetuar, Kur’ani na pyet: "Ende nuk po mendoni?"
Prishja e vazhdueshme që po ndodh, po bie si një kancer mbi të gjithë shoqërinë. Anët e pangopshme të njeriut po kacavirren me egërsi në mendjen e tij dhe bota po bëhet dëshmitare e gjenocideve të paimagjinueshme. Kriza ekonomike dhe padrejtësitë sociale, të cilat ranë si ortek mbi qenien e dobët njerëzore, kanë kthyer dhe përmbys edhe vlerat e saj.

Njerëzit që kane uri trupore dhe shpirtërore, hanë besimin e tyre. Një njeri që e ka barkun bosh, mund të tentojë vjedhjen pa frikë dhe pa e vrarë ndërgjegjja. Dikush tjetër, thjesht për interesa të ngushta, mund të gënjejë ose të mashtrojë. Ndërsa ligjet ekzistuese po e humbasin dita ditës fuqinë e tyre. Besa e dhenë nuk respektohet, sepse nuk respektohet as besimi në botën tjetër. Në çdo fushë të jetës, shkelja e të drejtave është bërë diçka e pandalshme. Amaneti nuk respektohet. Numri i myslimanëve, të cilët e neglizhojnë namazin, po shtohet. Zemrat, të cilat janë të sigurta se pasuria shtohet duke dhënë për hir të Allahut, po pakësohen. Po vërehet se ata që janë të ngarkuar për të siguruar paqen dhe qetësinë shoqërore, nuk po e kryejnë detyrën e tyre.

"Kur pasuria është tek koprraci, arma tek frikacaku dhe mendimi tek i dobëti, prishet rregulli shoqëror." Kjo thënie e Ebu Bekrit (r.a.), sikur është posaçërisht për kohen ne te cilën jetojmë.

Në një kohë, kur sipas "vlerave të përbashkëta" njerëzore të quajtura kritere, grabitja, intrigat, dhuna dhe veprimet e shëmtuara janë të ndaluara dhe asnjë sistem nuk i pranon, përse njerëzit, të cilët pranojnë se i kanë përvetësuar këto vlera, hedhin hije mbi to?
"Koha e krizës është kohë kur sprovohet besimi i njerëzve." Çfarë personaliteti kanë ata që, sapo të bien në vështirësi, shkelin vlerat në të cilat besojnë? Njerëzit qe nuk respektojnë vlerat të cilat i kanë përvetësuar më parë, padyshim që kanë probleme me moralin, sepse ajo që u jep formë veprimeve të njerëzve, është ajo që bartin përbrenda tyre. Ajo që cakton drejtimin e lëvizjes së tyre, nuk është vetëm dituria. Nëse çdo dituri që kalon në sitën e vahjit (shpalljes) nuk zë vend në të njëjtën kohë edhe në mendje edhe në zemër, pra nëse individi nuk ka arritur të formojë moralin e tij, humbja nuk është e largët. Nëse niveli i shkencës që ka arritur një njeri apo një shoqëri nuk është i njëjtë me nivelin e virtyteve morale, nuk është e drejte të themi se ata kanë përparuar.
Për shkak se besimi i myslimanit është dëmtuar, edhe veprat e tij kanë filluar të prishen. Kur nuk konceptohet mjaftueshëm përbërja e"asaj"që besohet, shkatërrimi mund të vijë edhe nga një goditje e lehtë. Bota shpirtërore e individëve që nuk e kanë të fortë dinamizmin e brendshëm, është e erret. Prandaj, nuk mjaftojnë disa shkëndija për ta ndriçuar atë. Në kohen tonë, kur problemet psikologjike kanë shënuar rritje drastike, po kërkohen gjera të cilat do të mbushin boshllëkun e brendshëm dhe do të qetësojnë zemrat.

"Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!" (er-Ra'd, 28)

Ja pra, dorëzimi pa asnjë lloj dyshimi ndaj Zotëruesit të gjithësisë, është zgjidhja e vetme, e cila do ta çoje shoqërinë drejt paqes dhe qetësisë.
Ndonjëherë mund të ndodhë që edhe një mysliman të bjerë në këtë gjendje të vështirë shpirtërore. Kjo, për arsye se nuk e përmend sa duhet dhe siç duhet Allahun dhe se nuk i praktikon me përpikëri urdhrat e Tij. Dorëzimi ndaj pengesave dhe hileve, të cilat e largojnë atë nga detyra e tij, behet shkak i shkatërrimeve të tilla.
Shkaku kryesor i krizës që po kalon shoqëria njerëzore, është mosaplikimi në standardin jetësor i të vërtetave të cilat i besojnë. Vlerat që neglizhohen ne çdo pjesë të jetës së tyre të copëtuar, duke synuar përmirësimin e së ardhmes, i bën ata edhe më të humbur. Njerëzit që tregojnë dobësi në besim, janë më afër humnerës. Sjelljet që janë në kundërshtim me natyrën e pastër njerëzore, e bëjnë njeriun më të mjerë (jo të lumtur).
Nëse ka ndonjë konflikt midis mënyrës së jetesës dhe vlerave që mësohen dhe, nëse ky konflikt shtohet vazhdimisht, do të thotë se aty ka lindur një problem shoqëror. Humbja e drejtësisë dhe sigurisë, tregon urinë e madhe materiale dhe shpirtërore.
Mbushja e barkut të një njeriu me shpirt të uritur, nuk mund të ruajë ekuilibrin shoqëror. E rëndësishme është që zemra të ushqehet me një ushqim të pastër. Ndërsa kjo arrihet vetëm me anë të Kur’anit. Njeriu, shpirti i të cilit ka arritur paqen, tregon durim edhe në besimin e tij.

"Bindju asaj që të është shpallur nga Zoti yt..." (el-Ahzab, 2.)

Ky urdhër hyjnor hap derën e paqes dhe fitimit më të madh. Nëse mirësitë e kësaj bote nuk kanë formuar ambicie brenda njeriut, nuk është e mundur që ai të veprojë diçka që nuk i ka hije besimit të tij. Njerëz të tillë, kur bien në vështirësi, nuk i kthejnë kurrizin të vërtetës, qoftë ajo edhe kundër tyre. Sido që të jetë "O njerëz! Ju jeni te varfër e nevojtare për Allahun..." (el-Fatir, 15.)
Pra, për shkak se ata e dinë se janë nevojtarë për Te, dhe që të kenë fytyrë për t'i kërkuar Atij, qëndrojnë larg nga këto lloj gabimesh. Ata gjithmonë mundohen që për hir të Allahut të mbajnë në këmbë drejtësinë.

Viktor Hygo, në shtratin e vdekjes tha: "Unë i besoj Allahut dhe botës tjetër. Jeta ime është dëshmia më e fortë për këtë."

Për te arritur qetësinë dhe sigurinë e kësaj ata mundohen t'u qëndrojnë besnikë vlerave të cilat i besojnë. Shkaku i vetëm, i cili e mban të gjallë në mendje këtë mendim, është forcimi i mendjes dhe i zemrës nën aprovimin e vahjit (shpalljes).