Në disa pjesë të botës mbizotëron një "çmenduri kolektive" për shkak të kalendarit Mayan dhe kinse fundit të botës "të planifikuar" për 21.12.2012.
Për profecinë e supozuar të Mayave tashmë është prononcuar edhe NASA.
Agjencia amerikane për eksplorimin e hapësirës (NASA) në faqen e saj të internetit, më herët pati publikuar zgjidhjen e enigmës për përfundimin e kalendarit të civilizimit të lashtë Mayan.
Më 21.12.2012. nuk përfundon ekzistenca e botës. Këtu bëhet fjalë për përfundimin e një cikli kohor, d.m.th. fundi i kalendarit Mayan do të thotë fundin e procesit të krijimit dhe fillimin e një epoke të re, shpjegon NASA.
NASA pohon se "kataklizmi Nibiru", që është parashikuar në atë datë, e që duhet të ndodhë me përplasjen e Tokës dhe planetit Nibiru, është i pamundur sepse nuk ka prova konkrete për ekzistencën e këtij trupit kozmik.
Megjithatë, "përgatitjet" për fundin e botës nuk ndalen. Kjo, sigurisht, nuk është hera e parë që mbretëron një histeri masive për shkak të "profecive" të ngjashme. Disa prej tyre, gjatë gjithë historisë, janë përcjellë edhe me vetëvrasje masive.
Ne do t’ju sjellim një përmbledhje të paralajmërimeve më të rëndësishme të kataklizmave, me pasoja të dhimbshme, që njerëzimi i ka mbijetuar:
Viti 500
Në vitin 500, pas Jezusit (Isait a.s.), është paralajmëruar kataklizmi. Teologu romak Sextus Julius Africanus ka publikuar një studim sipas të cilit viti në të cilin jetonin ishte viti 6000 që nga krijimi i botës. Është konsideruar se në atë kohë Jezusi (Isa a.s.) do të zbresë në tokë dhe kjo do të jetë fundi i botës, siç e njohim ne.
Viti 1000
Përsëri, vit i "shënuar". Një numër i madh shkrimeve e përshkruajnë paranojën masive që mbizotëronte në prag të vitit 1000. Paniku kishte kapluar gjithë Evropën disa vjet më parë. Përsëri, kataklizmi është lidhur me zbritjen e Jezusit (Isait a.s.) në Tokë. Paranoja u përsërit edhe në vitin 1033, një mijë vjet pas kryqëzimit.
Viti 1524
Astrologët londinez shtatë muaj më parë kanë llogaritur fillimin e përmbytjes së madhe, e cila, sipas tyre, duhej të ndodhë më 1. shkurt të vitit 1524. Mijëra njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre, shumica prej tyre, mbi barka në lumin Temzë, kanë pritur përmbytjen. Atë ditë në Londër nuk kishte rënë asnjë pikë e vetme e shiut.
Viti 1666
Rabini Sabatai Zevi nga Smirnij (Turqi) ka zbuluar se Mesia do të paraqitet në vitin 1666. Edhe pse pas veti kishte disa profeci të pa realizuara, ai mblodhi shumë pasues. U arrestua, dhe u akuzuar për "nxitje të trazirave".
Viti 1688
John Napier talentin e tij matematikor e shfrytëzoi në "llogaritë" se fundi i botës do të ndodhë në vitin 1688.
Viti 1814
“Profetja” e vetë quajtur, Joanna Southcott, pohonte se është shtatzënë dhe pret ta lind Jezu Krishtin, m’u në ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor 1814, dhe se ardhja e tij e dytë do të jetë fillimi i fundit të botës. Atë kohë ajo kishte 64 vjeç. Në Krishtlindje, në vend se të lind – ajo vdiq! Pas autopsisë kanë kuptuar se ajo nuk ishte shtatzënë.
Viti 1900
Mbi 100 anëtarë të sektit vëllezërit dhe motrat ruse të vdekjes së kuqe kanë bërë vetëvrasje më 13 nëntor të viti 1900, sepse kanë menduar se atë ditë do të jetë fundi i botës.
Viti 1910
Kometa e Halejit u shfaq në vitin 1910, duke sjell me veti frikën se më 18 maj do t’i helmojë të gjitha qeniet e gjalla, sepse supozohej se Toka do të kalojë nëpër bishtin e tij përplot cianid. Në Gjermani janë shitur kartolina në të cilat shkruhej "Fundi i Botës më 18 maj". Janë shitur edhe tabletat "rezistente ndaj gazit helmues."
Viti 1962
“Profetja” e vetëquajtur, amerikania Jean Dixon, thoshte se antikrishti do të lind më 5 shkurt të vitit 1962. Për shkak të "autoritetit të saj", besimi në këtë teori është përhapur edhe në ditët e sotme. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar ardhjen e dytë të Jezusit (Isait a.s.) në periudhën ndërmjet viteve 2020 dhe 2037.
Viti 1978
Jim Jones, themeluesi i sktit Tempulli i Popullit (People’s Temple), ishte fitues i shumë çmimeve për punën e tij humanitare, kështu që iu dha mandati në qeverinë e qytetit të San Franciskos.
Ishte fiksuar me vizionin e luftës bërthamore, që ai e kishte në rininë e tij. Ideja me të cilin ai e themeloi sektin ishte për të shpëtuar një numër të madh të njerëzve nga shkatërrimi i sigurt i njerëzimit. Jones për ndjekësit e tij themeloi koloninë në Jonestown. Paranoja e tij, dita ditës, e tregonte fytyrën e tij të keqe. Disa pjesëtarë të sektit shfrytëzuan vizitën e kongresmenit amerikan që të ikin nga kolonia. Rojet e armatosur të Jonesit reaguan dhe katër "dezertorë" u vranë, bashkë me ta edhe kongresmeni. Jones pastaj kishte urdhëruar që të gjithë anëtarët e sektit të pinë helm. Ata që nuk janë pajtuar u vranë nga plumbat e rojeve. 913 njerëz janë vrarë, në mesin e tyre 300 fëmijë nën moshën18 vjeçare. Kjo ndodhi më 18 nëntor të vitit 1978.
Viti 1997
Në mars të vitit 1997. Sistemi diellor është vizituar nga kometa Hale-Bopp, si dhe ajo e Halejit, duke sjellë me veti profecinë në lidhje me fundin e botës. Anëtarët e sektit, Porta Qiellor (Heaven’s gate) konsideronin se në bishtin e kometës gjendet një anije kozmike me jashtëtokësorë të civilizimit super-inteligjent, që do t’i marrin me vete të gjithë ata që në një kohë të caktuar do ta braktisin këtë botë. Ata mendonin se kjo periudha kohore është mes 24 dhe 26 majit të vitit 1997. Gjatë kësaj periudhe, 38 anëtarë të këtij sekti janë vetëvrarë. Secili prej tyre afër veti kishte bagazhin për udhëtim.
Viti 2000
Erdhi viti 2000 famëkeq. As Jezusi (Isa a.s.) as antikrishti nuk kanë zbritur në Tokë, Dielli nuk shpërtheu, Poli i Veriut dhe i Jugut nuk ndryshuan vendet, raketat bërthamore nuk u aktivizuan. Nuk u rrëzuan as avionët, as satelitët ...
Janë paralajmëruar shumë gjëra, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur. Bile edhe kompjuterët nuk u ndalën së punuari, edhe pse është paralajmëruar "bomba e mileniumit" për shkak të "shkrimeve të gabuara" të programeve kompjuterike.