Emri i Zotit "el-Aziz" - I Plotfuqishëm

Në Kur'anin fisnik thuhet: "Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm (el-Aziz)." (El Hashr, 23)

Ky emër ka kryesisht karakter përshkrues, në kuptimin me mposht dike, me mbizotëruar me ngadhnjy. Në Kur'anin fisnik thuhet:"Ky miku im i ka nëntëdhejtë e nëntë dele, ndërsa unë e kam vetëm një dhe më ka thënë: 'Ma ler mua ta posedoj atë!' dhe më rëndoi e më mundi (azzeni) me fjalë" (Sad, 23)
Përveç kësaj, folja "azze, je'iz-zu" d.m.th. me formu - fuqizu. Në Kur'an thuhet:"Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit kur atyrë u patën ardhur të dërguarit. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam (azzezna) me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemi të dërguar te ju" (Jasin, 13-14)
Ngadhnjimi, përforcimi bëjnë pjesë si cilësi vepruese (sifatul ef'al). Kështu në Kur'an thuhet:"Ha, Mimë. Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit (el-Aziz) të urtit" (El Xhathije, 1-2)
Ky emër lejohet t'u ngjitet njerëzve. Kështu në Kur'an thuhet:"Gruaja e ministrit (aziz) tha: Tash doli në shesh e vërteta."(Jusuf, 51)
All-llahu i Madhërishëm ëhtë Ai i cili mbizotëron çdo gjë. Kur Ai e don robin e Tij, i jep nder, fuqi, e fuqizon, dhe ai rob quhet "abdul-Aziz". Kështu All-llahu i madhërishëm në Kur'an thotë për Muhammedin a.s: "Juve ju erdhi i dërguari nga lloji i juaj, atij i vie rëndë (aziz) për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët" (El Tevbe, 128)
Me qenë "aziz" d.m.th. me qenë i ndershëm, fisnik. E për me qenë dikush i tillë duhet në vehte ti përmbledhë tri cilësi:
• të ketë ekzistencë unikale, qëndrueshmëri unikale, dhe mos të gjej dike të ngjashëm.
• që vështirë të arrihet në këtë gjendje, dhe vështirë të gjesh që gabon.
• që u shërben njerëzve, dhe aq shumë u ndihmon si materialisht ashtu edhe shpirtërisht.
Si shembull, imam Kurtubiu përmend Diellin dhe Tokën. Kanë ekzistencë unikale, janë më se të nevojshme për njerëzit, lehtë shihen, për atë që ka sy. Por për këta nuk mund të thuhet se janë "aziz".
All-llahu i Madhërishëm ka ekzistencë unikale, vetëm Ai ekziston, dhe çdo gjë tjetër ekziston kryesisht sipas Tij.
Gjithashtu për All-llahun thuhet: "Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë At, e Ai i përfshin të parët, Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur" (El En'amë, 103)
Përfundimisht, çdo gjë që ekziston ka nevojë për Atë, qoftë si Krijues (el-Halik) qoftë si Furnizues (er-Rrazik), qoftë si Ai i cili i vdes dhe përsëri i ngjallë (El-ledhi juhji ve jumit).
All-llahu i Madhërishëm në Kur'an u tërheq vërejtjen njerëzve që tërë fuqia, nderi, forca dhe krenaria i takojnë Atij, siç aludon verseti i Kur'anit fisnik:"Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut."(Fatir, 10) "Po ty mos të mundojnë thënjet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha"(Junus, 65)
Në çdo gjendje duhet pasur ndërmend se tërë fuqia është tek All-llahu i Plotfuqishëm. Me shkaqe (sebeb) të ndryshme i Lartësuari ju dhuron njerëzve ndihmën e Tij në formë fuqie dhe madhështie.
Për këtë dëshira e njeriut për fuqi në këtë botë duhet të ketë shkakun në dëshirën ndaj afërsisë së Zotit. Imam Kurtubiu në tefsirin e tij transmeton që Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai i cili është modest ndaj All-llahut të Madhërishëm, Ai do ta ngritë, e kush dëshiron fuqi nga njerëzit, All-llahu do ta poshtroj."
Muhammedi a.s. ka thënë: "Sadaka nuk e pakëson pasurin. Nëse njeriu dikujt ia falë, All-llahu do t'ia ngritë nderin (izz). Kush bëhet modest për hirë të All-llahut, All-llahu do ta ngritë" (Transmeton Ebu Hurejre, shënon Muslimi)
Një rast Ebu Talha el-Ja'meri e pyeti Theubanin, hizmetçiun e Pejgamberit a.s. çfarë duhet bërë një gjë për të hyrë në Xhennet. Së pari, Theubani heshti por kur u pyet për të tretën herë u përgjigj: "Ngjajshëm e kamë pyetur Pejgamberin a.s. dhe më ka thënë: "Duhet ti bësh sexhde shumë All-llahut, sepse kur bën sexhde, All-llahu për te të ngritë për një shkallë (derexhe) dhe të fshinë një mëkat" (shënon Muslimi)
Në një hadithi kudsi, All-llahu i Madhërishëm thotë: "Unë i mjaftoj Vetës Sime dhe nuk kamë nevojë për shok. Kush bën një vepër për tjetër kënd përveç Meje, do t'ia lëshoj tjetrit" (Transmeton Ebu Hurejre, shënon Muslimi dhe Ibn Maxheh)
Për çdo gjë që bën njeriu është besimi me sinqeritet ndaj All-llahut të Madhërishëm, e jo për dikend tjetër, për pozitë në shoqëri, karierë, por vetëm për All-llahun. Të tillëve All-llahu u manifestohet me fuqinë e Tij i Cili betohet që asnjë person nuk do të mbetet në Xhennem, nëse e ka besuar At:
"Betohem në fuqinë Time (izzet), Madhështinë Time (xhelal), Madhësinë Time (kibrija) dhe Lartësinë Time (adhameh), me siguri do ta nxjerrë nga Zjarri kush thotë "La-ilahe il-lallah" (Transmeton Enes ibn Maliku, shënon Buhariu)
Personi i cili hapë zemrën ndaj manifestimeve të Emrit të Zotit "el-Aziz", All-llahu i Madhërishëm do t'i dhuroj siguri nga të gjitha sulmet, do t'i dhuroj fitore në çdo situatë.
Lidhja me këtë Emër të Zotit (te'al-luk) vërehet në nevojën e njeriut që Zoti i Madhërishëm sipas hadithit kudsi, bëhet "dëgjim që dëgjon dhe shikim me të cilin robi shikon".
Arritja e realitetit të këtij Emri (tehakkuk) vërehet në kuptimin e versetit të Kur'anit fisnik:"Asnjë send nuk është si Ai." (Esh Shura, 11)
Zbukurimi me cilësit e këtij Emri të Zotit (tehal-luk) d.m.th. sjellje e njeriut sipas verseteve kuranore: "Kur Zoti yt u tha engjëjve Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës"!(El Bekare, 30) "(Zoti) Tha: O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulesh atij që Unë vetë e krijova?..." (Sad, 75)
Imam Kusheriu transmeton nga Ebu Ali ed-Dekaku, që njeriu modestinë e tij e shpreh në tre mënyra: me gjuhë, trup dhe zemër. Nëse i bie modestia me trup dhe gjuhë i humbet një e treta e besimit. Por nëse tradhëton modestinë e tij me zemër i humbaset i tërë besimi.
H. Fejzullah ef. ka thënë: "Kush e lexon këtë Emër, dyzet herë në ditë dyzet ditë, All-llahu do t'ia mënjanoj varfërinë"
Dr. Abdul Halim Mahmud ka thënë: "Kush e lexon këtë Emër shtat ditë nga njëmijë herë në ditë, do t'i shkatërrohen armiqët e tij. Nëse këtë emër e lexon ndaj ushtarëve shtatëdhjetë herë, nëse do Zoti do të jenë ngadhënjimtar.
All-llahu i Dashur e di më së miri!



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi