Klonimi – rrënim i vlerave etike morale dhe fetare

Islami gjatë historisë së tij, gjithmonë i përgatitur ka pranuar zhvillimin shkencor. Kërkimi i diturisë për mirëqenien njerëzore ka qenë thellë e inkorporuar në Islam dhe paraqet obligime kolektive për muslimanët.

Në Kur’anin famëmadh, All-llahu i madhërishëm thotë se i ka dhuruar njeriut intelektin dhe shumë resurse natyrore që i mundësojnë ligjet e natyrës duke e obliguar njëherit që ti zhvillojë deri në shkallën më të lartë në mënyrë që t’i kënaqë nevojat e tërë njerëzve.
Rikujtojmë versetin e Kur’anit fisnik: “Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ai drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.”(El Bekare, 29)

Inxheneringu gjenetik – manipulimi i përafërt me materialin trashëgues

Hulumtimet fillestare në ingjeneringun gjenetik janë shpallur pas zbulimit dhe ndërtimit si dhe funksionimit të materialit trashëgues. Substanca trashëguese janë ADN, gjenet dhe kromozomet.
Inxheneringu gjenetik është termë për manipulimin e përafërt me materialin trashëgues. Këto manipulime kryesisht përbëhen nga transmetimi i materialit trashëgues nga një sistem i gjallë në tjetrin me ç’rast ndryshohen disa cilësi të atij sistemi.
Në bazë të sasisë së manipulimit të ndërmarrë dallojmë: inxheneringun gjenetik, kromozomik dhe gjenomik. Në kuptimin e ngushtë të fjalës është bërë zakon që me kuptimin e inxheneringut gjenetik të kuptohet manipulimi dhe prodhimi i ADN rekombinante.
Nga koha e sqarimit të suksesshëm të strukturës dihedikale të ADN –së më 1953, nga Votson, Krik dhe Vilson, e deri më sot, gjenetika përparoi me një vrull që më parë s’e kishte njohur ndonjë disiplinë tjetër shkencore. Edhe sot e kësaj ditë çështjet e koklavitura me të cilat merret ajo tërheqin si njerëzit e rëndomtë, ashtu edhe shkencëtarët eminent, të cilët edhe vetë shpesh janë stepur para zbulimeve të çuditshme. Ata janë çuditur se si natyra e gjallë i përcjellë të dhënat për ndërtimin e jetës nga njëra gjeneratë në gjeneratën tjetër. Është interesante se si një substancë aq e vogël e cila nuk shihet as me mikroskop elektronik i përmban të gjitha informatat lidhur me vetitë e veçanta te secilit lloj dhe si përcillen ato pa gabime.
Të rikujtojmë me vëmendje versetin kuranor në vijim: “Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.”(El Furkan, 2)
Molekula e quajtur ADN që gjendet në bërthamën e çdo 100 trilion qelizave të trupit tonë, e përmban gjithë informacionin strukturor të trupit të njeriut.
Informacioni që ka të bëjë me të gjitha karakteristikat e një personi që nga pamja e jashtme deri në strukturën e organeve të brendshme është i regjistruar në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi. Informacioni në ADN është i koduar brenda sekuencës së katër bazave speciale që e ndërtojnë molekulën. Këto katër baza janë specifikuar si A, T, G dhe C, sipas shkronjës me të cilën fillon emri i tyre. Të gjitha ndryshimet strukturore midis njerëzve varen nga ndryshimi në sekuencën e këtyre shkronjave. Rregulli i shkronjave të ADN –së, përcakton strukturën njerëzore deri në hollësitë e saj më të vogla. Përveç karakteristikave si gjatësia, sytë, flokët dhe ngjyra e lëkurës, ADN –ja e një qelize gjithashtu përmban dizajnimin e 206 kockave, 600 muskujve, një rrjeti me 10.000 muskuj dëgjimi, një rrjeti tjetër me 2 milion nerva optikë, 100 bilion qeliza nervore, 130 bilion metra enë gjaku dhe me 100 trilion qeliza. Në qoftëse do të shkruanim informacionin e koduar në ADN, atëherë do të na duhej të përpilonim një bibliotekë gjigante me 900 vëllime enciklopedike, me nga 500 faqe secili. Ky vëllim i jashtëzakonshëm i informacioneve është i koduar në komponentët e ADN –së, të quajtur “gjene”.
Një gabim në sekuencën e nukleotideve që ndërtojnë gjininë e bën gjenin të padobishëm. Kur merret në konsideratë se ka 200.000 gjene në trupin e njeriut, bëhet edhe më e qartë se sa është e pamundur që miliona nukleotide të cilat i përbëjnë gjenet të formohen rastësisht në sekuencat e duhura . Një biolog i njohur me emrin Frank Salisturi komenton këtë “pamundësi” duke thënë: “Një proteinë mesatare mund të përfshijë 300 aminoacide.” Gjeni i ADN-së që kontrollon këtë duhet të ketë 1000 nukleotide në zinxhirin e tij. Meqenëse ka katër lloje nukleotidesh në një zinxhir ADN ja, atëherë formimi i rastësishëm i formacionit gjenetik për këtë proteinë ka probalitet 1 në 4/1000. Duke përdorur pak algjebrën, nxjerrim se 4/1000 është e barabartë me 10/600, që d.m.th. Numri 1 me 600 zero pas, një numër që qëndron jashtë mundësive tona të perceptimit. Të gjitha informacionet për qenien e gjallë ruhen në molekulën e ADN –së. Vetëm kjo metodë kaq efikase e ruajtjes së informacioneve është një provë e mjaftueshme për faktin që jeta nuk erdhi rastësisht, por është e krijuar në një mënyrë të mrekullueshme nga Krijuesi i plotfuqishëm.
Por, a është ADN –ja gjithçka? A është ADN – ja e vetmja gjë që na bën qenie njerëzore? Studimi i rasteve “veze të njëjta binjake” na tregon se ne posedojmë shumë më tepër se ADN – ja. Studiuesit kanë konstatuar se binjakët e tillë, pavarësisht nga ajo se posedonim ADN të njëjtë dhe zhvilloheshin kryesisht në të njëjtën mënyrë dhe rrethana të njëjta, disi ndjeknin rrugë të ndryshme, merrnin personalitete unikate dhe tregonin shenja të karakteristikave të ndryshme, edhe pse mund të tregonin ngjashmëri gjatë vegjëlisë. Në këtë mënyrë mund të shohim se rrethanat janë faktor i rëndësishëm ndikues në sjelljen e njeriut.
Në kontekst të kësaj me rrethanat nënkuptojmë shoqërinë me të afërt, kulturën, fenë dhe vlerat morale, ose me fjalë tjera, e gjithë ajo që e dallon njeriun nga shtazët. Qeniet njerëzore posedojnë një veçori të posaçme të dhuruar nga All-llahu i madhërishëm : shpirtin. Megjithëse natyra e tij mbetet misteri, ekzistenca e tij ndihet thellë në ndërgjegjen, dhe na jep natyrë të veçantë që dallohet nga format jonjerëzore të jetës.
Megjithëse trupi i parë biologjik i njeriut është evident në AND –në shumë më përpara se të pretendohet identiteti i tij, shpirti është ai që e përcakton karakterin e njeriut dhe temperamentin e tij ose të saj. Një faktor tjetër që assesi nuk mund të nënvlerësohet është ambienti jetësor (si p.sh. familja, shkolla, kushtet ekonomike e sociale) i cili bashkohet me shpirtin dhe e konturon shpirtin.
Epoka në të cilën jeton personi po ashtu ka rol të madh në determinimin e karakterit të tij. Nisur nga fakti se shoqëria përbëhet nga individualiteti, ajo është subjekt për ndërrimin e vlerave morale në çdo kohë. Në këtë mënyrë është shumë e mundshme se nëse do të klonoheshin Ajnshtajni ose Hitleri, personi rezultues do të ishte ndonjë njëri i rëndomtë bashkëkohorë i cili është i pasionuar ndaj veturave sportive ose internetit dhe njeri që e merr telefonin e vet mobil kudo që të shkojë. Ajo që e bëri Hitlerin vigon ishte epoka dhe shoqëria në të cilën jetonte, e jo gjenet e tij. Ajo që e bëri Ajnshtajnin njeri gjenial ishte mundësia për hulumtime dhe përdorimi i aftësive dhe inteligjencës së tij.

Ç’është klonimi?

Klonimi është proces i kreacionit të organizmit të rinj duke kopjuar informacionin gjenetik nga organizmi i njërit prind. Në një formë binjakët njëvezor mund të merren si klonim, por në kohën e sotme më së shpeshti përdoret termi nuklear transfer (transmetim i bërthamës), për tu përshkruar teknika e klonimit. Në këtë proces bërthama (nucleus) , qelizës vezë (e cila përmban gjysmën e kromozomeve për individin e ri) mënjanohet dhe zëvendësohet me bërthamën e qelizës donatore (plotëson kompletin e kromozomeve).
Larja kimike ose shoku elektrik më pastaj e nxitë ndarjen e qelizave në klonimin terapeutik. Shumë shkencëtar besojnë që qelizat që fitohen me këtë teknikë mund të shërbejnë për kultivimin e indit të rinj për të shërbyer për transplantim dhe për shërimin e sëmundjeve të Parkinsonit ose të Alzheimerit.
Në klonimin e repredukuar embrioni i zhvilluar implantohet në mitrën e femrës dhe vendoset deri në zhvillimin e plotë. Këtë shkencëtarët si dhe fondacioni Clonaud, të cilët janë Realianët (përfaqësues i një sekte të cilët besojnë që banorët e Tokës i kanë krijuar jashtëtokësoret me klonim) kanë themeluar në vitin 1997, duke pohuar se për herë të parë në histori, duke u shërbyer me qelizën vezë si dhe bërthamën e nënës donatore për t’u krijuar beba e klonuar, e quajtur Eva. Kohëve të fundit kjo u demantua nga caqet shkencore. Ndryshimi në mes klonimit terapeutik dhe repredukues është kruciale për ta kuptuar debatin rreth shkencës, etikës dhe politikës së vet procedurës.

A është klonimi kopje plotësisht identike e origjinalit?

Pasardhësit e klonuar përmbajnë kodin gjenetik origjinal të mbajtur në ADN, por shkencëtarët thonë se faktorët tjerë ndikojnë në atë që kloni të jetë i ndryshëm nga prindërit e tij.
Mitokondret e ADN i cili shërben si fabrikë energjie për çdo qelizë do të bëhet nga qeliza vezë donore para implantimit të bërthamës.
Ndikimet hormonale nga nëna surrogate, gjithashtu ka ndikim në ndryshimet e zhvillimit. Gjithashtu, edhe disa karakteristika fizike, siç është vijat e gishtërinjve janë në kombinimet rastësisht gjatë zhvillimit të fetusit. (për këtë edhe binjakët njëvezor kanë vija të ndryshme të gishtërinjve)
Zbulimi i gjenomit njerëzor është një prej zbulimeve më të mëdha historike. Mendohet se është më e madhe se zbulimi i penecilinit dhe aterimit të njeriut në hënë.
Ky zbulim ka pasur si rezultat i mundit të madh dhe hulumtimit të gjatë në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete perëndimore.
Ekipi hulumtues është përbërë nga 20 specialist të udhëhequr nga embriologu italian Severino Antinori dhe doktori amerikan Panos Zavos.
Në vizitën e tij në Serbi në vitin 2002, Antinori në një intervistë ka thënë se në fushën e gjenetikës po bëhet një revolucion i vërtetë dhe që Serbia do të jetë njëra prej tri vendeve që do të hyjë në histori.
Organizata Clonaid ka deklaruar se beba e parë e klonuar ka lindë me 26 dhjetor 2002, e dyta në Norvegji më 28 dhjetor 2002, dhe e treta në janar 2003, por deri më sot nuk ka ofruar asnjë argument bindës për këto deklarata bombastike.
Por, nga çarqet serioze shkencore dihet se klonimi i deles së njohur Dolly ka pasur sukses tek pas 273 provave dhe se ka kushtuar 750.000$ amerikanë. Ndërkaq repredukimi i njeriut është shumë herë më i shtrenjtë se i kafshëve. Por, edhe nëse repredukimi në laborator ka sukses atëherë ai do të kushtonte me miliona dollarë ndërkaq shtatzënia dhe lindja normale është e lirë dhe jep llojllojshmëri të pakufizuar.
Por kjo është një rezistencë dhe një revolucion, dëshirë e njeriut të garojë me natyrën dhe ligjet si dhe dëshirë e shkencëtarëve të thonë, “Ja edhe ne, poashtu, krijojmë”.
Ata asgjë nuk kanë krijuar, por vetëm kanë shtrembëruar dhe rrënuar atë që ekziston.
Pasardhësit e kafshëve të klonuara, pohojnë shkencëtarët kanë treguar se kanë shumë probleme shëndetësore siç janë tumoret, probleme kardiovaskulare, probleme me nyjet dhe shumë malformime dhe deformime trupore.
Këto probleme sipas disa shkencëtarëve janë se qelizat e kafshëve të klonuara kanë pjesë më të shkurta të ADN (telomeres) në skajet e kromozomeve të cilat janë të lidhura me procesin e mplakjes së qelizave.
Andaj klonimi nuk është krijimi i qenies njerëzore, gjegjësisht, nuk është krijimi prej hiçit, por rritje e qelizës së formuar, mu sikur farën e krijuar që e mbjellë bujku.
Mësimi për Krijueshmërinë e botës nga hiçi nga ana e Zotit u takon vet themeleve të modelit tradicional të kredos Islame.
Teologjia e hershme myslimane nga përmbajtja e Shpalljes dhe tradita e nxori përkufizimin për krijimin nga hiçi në bazë të tri foljeve themelore të cilat i gjeti në tekstin e shenjët të Shpalljes dhe atë halaka (krijimi nga hiçi), bara’a (formësimi pa mostër) dhe savvara (formësimi i tashëm të krijuarës)
Në këtë kontekst të shohim se a ekziston hapësirë për intervenim njerëzor në veprimet e natyrës lidhur me repredukimin. Në Kur’anin fisnik lexojmë: “Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajke - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!” (El Muminunë, 12-14)
Komentuesit muslimanë të Shpalljes Hyjnore nga verseti i lartpërmendur si dhe nga disa të tjerë në të cilët përshkruhet zhvillimi i embrionit deri në personalitet të plotë njerëzor nxorën disa përfundime të rëndësishme:
1. Krijimi i njeriut është pjesë e vullnetit hyjnor e cila e përcakton rrugën e embrionit deri te qenia njerëzore.
2. Sugjeroni se jeta e dukshme është e mundur në fazën e mëvonshme të zhvillimit biologjik të embrionit kur Zoti thotë: “pastaj atë e bëmë krijesë tjetër”.
3. Kjo e nxit pyetjen se a duhet dhënë fetusit status i personit legal sapo të vendoset në mitër në fazën e hershme.
4. Lejohet dallimi i mundshëm ndërmjet personit biologjik dhe moral, dhe kjo pikërisht për shkak të heshtjes së Kur’anit, lidhur me atë se kur paraqitet frymëzimi në këtë proces.
5. All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e me tregoni pra mua se ç’krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.” (Llukman, 11)
Çështja e klonimit është duke kaluar nëpër fazat më trishtuese si pranimi, kundërshtimi, mbrojtja, akuzimi, protestat e të ngjashme, të cilat me të vërtetë na thërrasin të mendojmë rreth çështjes se a është duke i shërbyer shkenca njeriut apo njeriu shkencës. A thua vallë shkenca është duke u përpjekur të krijojë njeri “të ri”, “të fortë”, “të madh”, “të vogël”, “sintetik”? Sidoqoftë kjo çështje aq shumë e diskutuar dhe aktuale nuk mund të mos u nënshtrohet normave dogmatike të religjionit të cilat njeriun e përcjellin brenda origjinalitetit të vet, dhe të cilat nuk ju nënshtrohen ndryshimeve e as fantazive përplot reklamë e tjetërsim.
Klonimi i kafshëve është i lejuar vetëm nëse sjellë dobi të vërtetë për tërë njerëzit, por me kusht që dëmi të mos jetë më i madh se dobia.
Klonimi i tërë organizmit të njeriut është tërësisht i ndaluar, qoftë edhe me qëllim eksperimentues. Por, klonimi i disa organeve dhe indeve siç janë: zemra, veshkat me qëllim shërimi në tërësi është i lejuar, bile i këshilluar dhe i shpërblyer nga All-llahu i madhërishëm.
Ndërkaq sa u takon ëndrrave se do të repredukohen (dyfishohen) Hitleri, Stalini, Betoveni apo Ajnshtajni, ata janë marrëzi shkencore dhe jermi të pabaza.
Nëse vazhdohet me këtë marrëzi atëherë nuk do të repredukohen kolosë por monstrum si dhe nga laboratorët e tyre nuk do të del Ajnshtajni por Frankenshtajni.
Andaj klonimi i njeriut është i ndaluar për shumë shkaqe:
1. Klonimi është kontradiktor i vetë aktit të krijimit. All-llahu i madhërishëm e ka krijuar Universin në bazë të vet aktit të krijimit, ndërsa klonimi njerëzor është i bazuar në duplikatet e cilësive të njëjta të prototipit të organizmit të njerëzorë. Kjo shkakton çrregullim të madh për format e shumta që ne nuk jemi të vetëdijshëm, p.sh. nëse nxënësi në klasë në të cilën të gjithë nxënësit janë të klonuar të bënte diç të parregullt si do t’i identifikonte mësuesi atë kur e tërë klasa ka të njëjtat cilësi dhe vija të fytyrës!
2. Si do ta përcaktonim lidhjen në mes njeriut të klonuar kundruall prototipit të tij? A do të jetë ai babai, vëllai apo...?
3. Klonimi do të jetë në kontradiktë me aktin e krijimit të qenieve në qift siç thotë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik: “Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).” (Edh Dharijatë, 49)
Klonimi është në kundërshtim me këtë princip sepse bazohet vetëm në një lloj dhe mu për këtë kjo paraqitje do të ishte shkak i shumë fatkeqësive për njerëzit.
Është e njohur që njeriu nuk mundi të jetoj vetëm bile edhe në Xhennet.
All-llahu i madhërishëm e krijoi Havën për Ademin a.s. për të jetuar me të në Xhennet duke i bërë burim i dashurisë së ndërsjellë dhe bashkëjetesës së përbashkët.
Rikujtojmë versetin e Kur’anit famëmadh: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Er Rrum, 21)
E tërë kjo asnjëherë nuk mund të arrihet me klonim, thotë dr, Qaradavi.
Muslimanët formuan civilizime të mëdha të ndërtuara në fe, besim dhe shkencë. Kjo është lidhje e progresit shpirtëror dhe material.
Mençuria e Zotit deshti që të zgjedh formën përparuese të shumimit, e kjo është çiftosja (parëzimi) andaj krijoi gjininë femërore dhe mashkullore të bimëve dhe shtazëve. Kështu në këtë mënyrë e bëri që pllenimi (mbarësimi) i vezores me anë të spermatozoideve të jetë fazë e domosdoshme në formimin e qelizës pjellore e cila përmban lloje të ndryshme të gameve.
Paralelisht me llojllojshmërinë e llojeve edhe pasardhësit u bënë të shumëllojshëm. Kështu jeta u zbukurua me shumësinë mrekulluese të formave dhe të llojeve. Vëllezërit filluan të dallohen sipas formës veçorive dhe talentit, bile-bile edhe vetë bineqët. Pra jeta u shndërrua në një muzeum të pashoq (unitar) ku asnjë formë nuk përsëritet.
Kështu u formuan 100.000 lloje merimangash, 270.000 lloje insektesh, ndërkaq asnjëri prej llojeve nuk është i njëjtë me llojin tjetër. Nga familja e pulave, All-llahu i plotfuqishëm krijoi: pavodën, bilbilin, shqiponjën, skifterin, hutin, të llojeve me bukuri dhe dhunti të jashtëzakonshëm.
Mirëpo, njeriu bashkëkohorë, me mosbesimin dhe marrin tij, dëshiron që ta rikthejë jetën në zanafillën e thjeshtë, ta kthejë jetën në epokën e dyshimit, në epokën e fotokopjimit, gjë që ka përfunduar para miliona viteve, ndërsa ky mendon se bën diç të re. Kjo rikthesë biologjike do të jetë një shkatërrim i gjithë asaj që është arritur në lëmin e Biologjisë dhe do ta kthejë njeriun në epokën e shumimit të mikrobeve dhe të baktereve pararendëse.
Ato që pohojnë se do të repredukojnë janë iluzione. Repredukimi (dyfishimi) është një proces që ka të bëjë me formën, pamjen, veçoritë materiale, ndërkaq gjenialiteti është diç tjetër që nuk ka lidhje me formën dhe pamjen trupore.
Gjenialiteti është fshehtësi shpirtërore, fshehtësi që nuk mund të reprodukohet dhe që s’ekziston në gjene. Për këtë shkak nuk trashëgohet gjenialiteti denjësia morale dhe bujaria e fisnikëria.
Ende nuk është formuar shtypshkronja që do të shtypte Pejgamberllëkun e Sulejmanit a.s. apo vuajtjet e Ejubit a.s.. Djali i Nuhit a.s. ishte pabesimtar dhe asgjë nuk trashëgoi nga Pejgamberllëku i babait.
Këto janë vetëm karagjozllëqet e kohës sonë. Ky repredukim i tyre s’është as krijim e as kreacion e as diç e re. Por është një kopjim dhe bartje e thjeshtë e modeleve dhe krijesave origjinale të All-llahut të Plotfuqishëm.
Në civilizimin Islam shkenca është në shërbim të fesë dhe moralit, ndërsa në civilizimin Perëndimor shkenca është e ndarë nga të gjitha vlerat morale dhe religjioze. Për këtë nuk është e pazakonshme kur paraqitet shkenca si mjet shkatërrimi.
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë: “E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).” (El Bekare, 205)



Prim.dr.med.sci.Ali F.Iljazi