Emri i Zotit “el-Mutekebbir” – I Madhërishmi

Në Kur’anin fisnik thuhet: “Ai është All-llahu, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm i pastër, shpëtimtar, sigurues mbikëqyrës, i plotfuqishëm mbizotërues, i madhërishëm (el-Mutekebbir)…” (El Hashr, 23)

Lartmadhëria i takon vetëm Zotit. Ai është i Lartësuar me Qenien dhe atributet e Tij.
Me Emrin e Bukur të Zotit “el-Mutekebbir” nuk lejohet të emërtohet asnjë prej krijesave të Tij.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njëherë u konfrontuan Xhenneti dhe Zjarri, dhe Zjarri tha: “Jam i rezervuar për kryelartët (mutekebbirun) dhe tiranët (mutexhebbirun)”. Ndërsa Xhenneti tha: “Tek unë do të hyjnë vetëm të dobëtit dhe ata që njerëzit i kanë poshtëruar” ”All-llahu i Madhërishëm i tha Xhennetit: “Ti je mëshira Ime (rahmet), me ty do të mëshiroj kënd të dua prej robëve të Mi” Ndërsa Zjarrit i tha “Ti je dënimi Im, me ty do të dënoj kënd të dua prej robëve të Mi”.
Që të dy e kanë masën e tyre. Zjarri nuk do të mbushet përderisa Ai nuk e ven Këmbën e Tij mbi te, për çfarë zjarri do të thotë: “Mjaft mjaft”. Atëherë ai do të mbushet, ndërsa banorët e tij do të ngushtohen. All-llahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar askujt nga robërit e Tij nuk i bën padrejtësi.
Xhennetin, All-llahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e krijoi dhe krijesat për te.
(Transmeton Ebu Hurejre, shënon Buhariu)
Në Kur’anin fisnik thuhet:
“Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi (kibr) me të cilën nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh” (Gafir, 56)
Në një hadith Muhammedi a.s. tërheq vërejtjen në rrezikun e kryelartësisë dhe thotë që Nuhu a.s. e këshilloi të birin:
“O djali im, të këshilloj dy gjëra. Të këshilloj fjalët “La ilahe il-lellah”. Nëse këto fjalë vihen në një anë të peshojës, dhe qiejt e Toka në anën tjetër, këto fjalë do të mbipeshojnë. Nëse qiejt e Toka ishin një rreth, këto fjalë do t’i ndërprenin ashtu që do të bëheshin të sinqertë ndaj All-llahut. Dhe të këshilloj fjalët “Subhanall-llahi ve bi hamdihi”, e këto paraqesin robërimin e krijesave, dhe me këto furnizimi i tyre ndërpritet. Ndërsa të ndaloj dy gjëra, t’i vesh shok apo diç All-llahut (shirk) dhe kryelartësinë (kibr), ngase këto dyja janë perde para Zotit. (Transmeton Ibn Omeri, shënon el-Buzzar).
All-llahu i Madhërishëm është i Lartësuar dhe nuk i duhet askush, askush nuk mund ta inspiroj apo detyroj që të bëj diç. Për këtë Ai është “el-Mutekebbir”.
Në anën tjetër, krijesat duhet të janë falënderuese ndaj Krijuesit për dhuratën e ekzistencës por edhe për shkak të përkujdesjes së përhershme të Krijuesit të tyre.
Për këtë njeriu nuk mund të jetë “i lartësuar”, por duhet të jetë modest, i butë, i përulur dhe falënderues, duke mos i mohuar begatit e All-llahut dhe duke mos i nënçmuar të tjerët.
Në një hadith Muhammedi a.s. ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai i cili në zemër ka qoftë edhe një thermi të kryelartësisë” Një njeri me këtë tha: “Njeriu dëshiron të ketë petk të bukur, këpucë të bukura”. Atëherë Pejgamberi, a.s. tha: “Vërtetë All-llahu është i bukur (Xhemil) dhe e do bukurinë (Xhemal). Kryelartë d.m.th. me qenë i tërbuar ndaj Hakut dhe me i nënçmuar njerëzit. (Transmeton Abdullah ibn Mus’udi, shënon Muslimi)
Përsëri në një hadith tjetër Muhammedi a.s. thotë: Kryelartët në Ditën e Gjykimit do të jenë të tubuar si grimca në formën e njerëzve. Nga të gjitha anët do ti mbuloj turpi, dhe do të sillen në burgun e xhehennemit i cili quhet “Bules”. Do ti rrethoj zjarri i të gjithë zjarreve, do tu jepet për të pirë qelb dhe gjak i banorëve të zjarrit, me helm vdekjeprurës. (Transmeton Abdullah ibn Amr ibn el-Asibn Vail, shënon Tirmidhiu)
Njeriu duhet të jetë në çdo gjë i butë dhe i përulur Ndaj All-llahut të Lartësuar, ndaj prindërve, ndaj vëllezërve dhe motrave, ndaj bashkëshortes, ndaj fëmijëve, farefisit, fqinjëve, xhematlive, shokëve dhe të tjerëve. Duke u sjell me të tjerët me përulësi dhe modesti, njeriu mund të pret se edhe All-llahu i Madhërishëm ashtu do të sillet me atë. Sepse të gjithë njerëzit janë vëllezër dhe motra, të gjithë kanë prindër Ademin a.s. dhe Havën, ndërsa Ademi a.s. është krijuar prej dheut.
Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush nuk mëshiron, All-llahu nuk do ta mëshiroj” (Transmeton Ibn Mes’udi, shënon Tirmidhiu)
Secili mund i ynë, secila vepër e mirë që ne e bëjmë, në realitet është dhuratë e All-llahut të Madhërishëm, e fituar nga mëshira e Tij.
Për këtë qartë Muhammedi a.s. këshillon: “Askënd vepra e tij nuk do ta fusë në Xhennet” Në këtë njeri prej sahabëve pyeti: “As ty o i Dërguar i All-llahut?”, Muhammedi a.s. u përgjigj: “As mua, përveç nëse All-llahu më mbulon me mëshirën e Tij” (Transmeton Ebu Hurejre, shënon Muslimi)
Sa më i përulur të jetë njeriu, në atë masë All-llahu i Madhërishëm do ta ngritë në shkallë më të lartë. Pejgamberi, a.s. në haxhin Lamtumirës e lexoi këtë dua si kulminacion i njohurisë së tij:
(All-llahumme, inneke tesme’u kelami ve tera mekjani ve ta’lemu sirr-rri ve alanijeti, ve la jahfa alejke shej’un min emri, enel ba’i thul fekirul mustegithul mustexhirul vexhilul mushfikul mukirr-rrul mu’terifu bi dhenbihi, es’eluke mus’eletel miskin ve ebtehilu ilejke bit-ti-hadhel-dhelil, ve edu’ke du’ael ha’ifid- darir, men hada’at leke rekabetuhu ve fadat leke ibretuhu ve dhel-le leke xheseduku ve regame leke enfuhu. All-llahumme la texh’alni bi dua’ike Rabbi shekijjen ve kun bi reufen rahimen, ja Hajrel mes’ulin ve ja Hajrel mu’tin)
“O Zot im, Ti dëgjon të folurit tim, dhe sheh vendin tim, dhe di fshehtësinë time dhe që haptas e shprehi. Asgjë e imja nuk është e fshehtë për Ty, Unë jam i varfër, i nevojshëm për ndihmë, andaj për ndihmë të lutem, i frikësuar, vërtetoj dhe pranoj mëkatet e mija. Të lutem si një i varfër, modest i cili lutet, i përulur të lutem Ty. Të lutem me lutjen e të frikësuarit, të dobëtit, atij i cili është i përulur ndaj Teje, ai i cili derdhë lot për Ty, ai i cili trupin e ka të përulur ndaj Teje, ai i cili përulet për Ty. O Zoti im, mos lejo që me lutjen time, o Zoti im të jem i pikëlluar, bëhu ndaj meje i butë dhe i mëshirshëm. O Ti që më së miri përgjigjesh, o Ti i cili më së miri dhuron!
(Transmeton Ibn Abbasi, shënon Taberaniu)
Lidhja me këtë Emër të Bukur të Zotit (teal-luk), ndodhë që nëpër vetëdijen e njeriut kalon ndjenja që “lartësia i takon vetëm All-llahut të Madhërishëm”.
Njohja e këtij Emri të Zotit (tehakkuk) vërehet që njeriu njeh që lartësia e All-llahut shprehet në Fuqinë e Tij, si dhe në lëshimin e bukurive të Tij në zemrat tona. Kështu vërejmë që All-llahu i Madhërishëm “gëzohet” kur robi pendohet.
Njeriu kupton që për Madhështinë e Zotit më së miri flasin versetet kur’anore:
“Ai punon atë që dëshiron” (El Buruxhë, 16)
“Asnjë send nuk është si Ai” (Esh Shura, 11)
Zbukurimi me shprehjen e cilësive të këtij Emri të Bukur të Zotit (tehal-luk) vërehet në atë që zbrazë zemrën përveç Tij. Kur njeriu largon nga zemra çdo gjë përveç Zotit, atëherë arrin dashurinë e sinqertë duke iu nënshtruar tërësisht All-llahut të Madhërishëm. Imam Kushejriu transmeton se e kanë pyetur Jahja ibn Muadhin, ç’është dashuria (mehabbe)? Ndërsa ai u përgjigj: “Dashuria është ajo që nuk rritet nga mirësia, as nuk zvogëlohet nga ashpërsia”
H. Fejzullah ef. thotë: “Kush e lexon këtë emër me nijjet (qëllim) të mirë, All-llahu do t’i jep autoritet i cili do të rrezatoj nga ai”
Dr. Abdul Halim Mahmudi thotë: “Thuhet, se ky emër posedon fshehtësinë e lidhjes, lidhshmërisë, andaj kush e lexon këtë Emër dhjetë herë ndaj personit i cili fol pa turpësi, gjuha do t’i lidhet dhe do të ndalohet së foluri”

All-llahu i dashur e di më së miri!



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi