Fjalë të bereqetshme kur’anore

Është për t’u çuditur me katër veta që, kur sprovohen, nuk i thonë fjalët e bereqetshme prejkuranore:

1. Me atë që ka një preokupim e nuk e thotë fjalën prejkuranore ‘ la ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimiin (S’ka zot veç Teje, je i Plotmadhëri, unë isha prej gabimtarëve)’, pas së cilës fjalë të thënë prej një njeriu , Allahu ka treguar në Kuran për Vete se kishte vepruar kështu :” Iu përgjigjëm dhe e liruam nga preokupimi”.

2. Me atë që dëmtohet e nuk e thotë fjalën prejkuranore ‘ rabbi inni messeniddurru ve ente erhamurrahimiin ( Zoti im, mua m’u bë dëmi e Ti je më i Mëshirueshmi)’, pas së cilës fjalë të thënë prej një njeriu, Allahu ka treguar në Kuran për Vete se kishte vepruar kështu :”Iu përgjigjëm dhe ia larguam dëmin që pati”.


3. Me atë që ka farë frike e nuk e thotë fjalën prejkuranore ‘ hasbijallahu ve nimelvekiil (Më mjafton Allahu, te i Cili sa mirë është për t’u mbështetur)’, pas së cilës fjalë të thënë prej disa njerëzve, Allahu në Kuran ka treguar për Vete se ua kishte sjellë punën kështu: ” Nga begatia e dhëna bujare e Allahut, ata nuk i gjeti asnjë e keqe”.

4. Me atë që e mashtrojnë njerëzit e nuk e thotë fjalën prejkuranore ‘ ve ufevvidu emrii ilallah vallahu besiirun bilibad (Po ia lë punën time Allahut, ai i sheh mirë robërit)’, pas së cilës fjalë të thënë nga një njeri, Allahu në Kuran ka treguar për Vete se kishte vepruar kështu: “ E ruajti Allahu nga të këqijat që donin t’ia bënin duke e mashtruar”.



Përgatiti: Ilmi Rexhepi