Bixhozi është një e keqe tjetër prej të cilës duhet të ruhet shoqëria njerëzore, sepse përhapja e kësaj të keqe në shoqëri do të thotë shkatërrim i shoqërisë, humbje e dinjitetit të njerëzve, çrregullim i marrëdhënieve ndërnjerëzore, futje e armiqësisë, humbje e pasurisë dhe shkatërrim i saj, mospërfillje e obligimeve familjare dhe zhytje në humnerë morale e materiale.
Po ashtu, kjo është rrugë që i bën njerëzit parazit dhe pasiv, sepse mësohen të jetojnë në profite që vijnë në mënyrë të pa ndershme, pa djersë dhe mund, e po ashtu kjo është mënyrë që mundëson marrjen e pasurisë së tjetrit pa të drejtë dhe pa hak.
Për këtë arsye, nuk mban teza dhe shpifja se feja Islame e ven njeriun para aktit të kryer me atë që ia ndalon shumë gjëra. Feja Islame njeriun e ven në binare të shëndosha, e nuk e ven para aktit të kryer, dhe atë që ia ndalon nuk e bën nga urrejtja dhe konzervatizmi, por nga mëshira dhe respekti ndaj njeriut, i cili në Islam është pasuria më e madhe, sepse për njeriun kanë zbritur ajetet Kur’anore dhe dispozitat e sheriatit dhe atij i janë drejtuar. Pra, kjo është për të mirën e tij të afërt dhe të largët.
Dëmet e bixhozit dhe disa dukurive tjera negative, më së miri i ka përshkruar Kur’ani famëlartë, i cili për këto thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?" (Kur'an, 5: 90,91) .
Ajeti në fjalë, nuk ka nevojë për koment, sepse është shumë i qartë dhe konkret, por këtu dëshirojmë të nënvizojmë disa forma të bixhozit të cilat janë prezente në kohën tonë, ose thënë më qartë, disa forma të fitimit përmes lojës ku nuk është i sigurt fitimi, ose, sikur quhen sot, lojërat e fatit, të cilat islamikisht janë të ndaluara. Kjo, ngase lojërat e fatit sot janë të njëjta në formë dhe përmbajtje me lojën e bixhozit që e përmend Kur’ani, sepse në të dy format kemi rrëmbim të pasurisë së tjetrit në mënyrë të pa ndershme dhe pa mund e pa punë. Po ashtu, të gjitha këto, mundësojnë pasurim të një shtrese të caktuar njerëzish në llogari të tjerëve. Këtu duhet theksuar se këto lojëra, në fakt, janë produkt çifut-sionist për grumbullimin e pasurisë në mënyrë të pa ndershme dhe mbjelljen e urrejtjes dhe përçarjes në mes njerëzve.
Kështu, të kësaj natyre, gjegjësisht të ndaluara dhe që konsiderohen bixhoz, janë:loto, bingo, bastoret sportive, etj. Së këndejmi, personi i cili është i zhytur në këto ujëra të turbullta në shoqëri është sinonim i të keqes dhe sherrit. Ai nuk i kryen obligimet ndaj familjes së vet, e lëre më ndaj shoqërisë.
Me këtë rast, duhet kundërshtuar ashpër pohimin bosh të disa njerëzve se përmes bixhozit të legalizuar, realizohen edhe qëllime humanitare. Gjegjësisht, ata pretendojnë se shumë bastore sportive apo kazino si dhe pale tjera që ushtrojnë forma tjera të bixhozit, ndajnë mjete të konsiderueshme për çështje humanitare.
Kjo është krejt e pa bazë, sepse nuk mund t’i afrohesh Zotit, me diçka që Ai e ka ndaluar. Nga ana tjetër, nuk mund t’i ndihmosh dikujt, duke e plaçkitur dikë tjetër. Sa mban fjala e tyre se janë humanitar ndaj dikujt, kur ata në mënyrën më jo humane ua marrin njerëzve parat prej xhepave, e me këtë fëmijët e dikujt i lënë pa bukë dhe pa veshje, fatin e dikujt e rrezikojnë seriozisht duke e bërë vjedhës, familjen e dikujt e shkatërrojnë duke shkaktuar ndarje të bashkëshortëve, etj.
Në këtë kontekst, e shoh të rrugës t’i përmendi fjalët e prof. Kasim Dobraçës, i cili thotë: ”Loja me para, kumari, sipas Islamit nuk mund në asnjë mënyrë dhe me asgjë të arsyetohet. Fjalët dhe thashethënat se nga kumari mund të ketë edhe ndonjë qëllim human,-jipen edhe për qëllime mirëbërëse- nuk kanë vend dhe arsyetim në islamizëm. Sipas botëkuptimit Islam, njerëzit duhet që në vetvete të kultivojnë dhe të zhvillojnë ndjenjat e vullnetit dhe të dobisë së përgjithshme, që në mënyrë të vetëdijshme dhe qëllimisht të japin dhe të kontribuojnë në sendërtimin e qëllimeve mirëbërëse, ngase vetëm si të tillë ata do ta realizonin aktin e humanitetit në jetën e përditshme, e kurrsesi që të hollat dhe kontributet t’u merren e t’u nxirren prej xhepave përmes kumarit…Duke i bërë “mirë” dikujt përmes kumarit, tombollës e të ngjashme, mund të bëhet dëm i palejueshëm dhe i panevojshëm ndaj vetvetes dhe ndaj tjetrit, në mos asgjë, mjafton që me hapjen e kësaj rruge, të jepet rasti dhe mundësia për krijimin e shprehive të këqija nga kumari. Për këtë arsye, muslimani i mençur dhe i vetëdijshëm, paranë e vet, të cilën do ta jepte në tombolë ose në ndonjë lloj tjetër të kumarit për ndonjë “qëllim human”, me kënaqësi do ta jepte drejt-përdrejti për qëllime mirëbërëse, e kurrsesi s’do ta lejonte veten të merrte pjesë në tombolë, ose në çfarëdo loje tjetër të kumarit, madje, as për kurrfarë pretendimi” .
Po ashtu, ai është protagonist i veprave kriminele që ndodhin në shoqëri, si:vjedhja, kidnapimi, mashtrimi në shitblerje, etj. Kjo, ngase ky person, për të qëndruar në bixhoz, duhet të ketë të ardhura, ndërkaq të ardhurat që fitohen me mund dhe në mënyrë të ndershme, rëndë është të harxhohen në këtë mënyrë të lehtë, por mjetet që harxhohen në këto vende, si zakonisht, janë mjete që fitohen pa djersë dhe në mënyrë të pa ndershme.
Në aspektin ekonomik pasojat e bixhozit janë kristalisht të qarta. Vendet e bixhozit janë vende ku shtrydhet pasuria e njerëzve në mënyrë të pa mëshirshme, dhe në fakt aty zhvillohet procesi i varfërimit të njerëzve dhe bllokimit të pasurisë e mos investimit të saj në projekte me vlerë dhe të dobishme për shoqërinë.
Në aspektin shpirtëror, bixhozi dhe lojërat tjera të ngjashme me të, krijojnë trazim shpirtëror te të dy palët, edhe ai humb edhe ai që fiton. Ai që humb, nuk ka dyshim se shkatërrohet shpirtërisht dhe në shpirtin e tij ngjallen apetitet e urrejtjes dhe hakmarrjes, sepse në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohet me humbjen e pasurisë në atë mënyrë, andaj edhe e prêt rastin e volitshëm që t’i hakmerret fituesit dhe i përdorë të gjitha metodat e mundshme për ta kthyer pasurinë e vet. Kjo shkakton urrejtje, armiqësi, hakmarrje dhe probleme tjera të rënda në shoqëri.
Të gjitha këto imponojnë nevojën e luftimit të këtyre kancereve sa ma energjikisht, nëse duam të kemi shoqëri të shëndoshë dhe personalitet të forte e stabil.
Po ashtu, edhe për sa i përket atij që fiton, edhe ai përshkohet nga sëmundje të ndryshme shpirtërore, si mendjemadhësia, kryeneçësia, injorimi i tjerëve, humbja e ndjenjave vëllazërore dhe investimi në gjëra të dëmshme, sepse ajo që fitohet në mënyrë të pa ndershme nuk pranohet nga Zoti që të mund të investohet në punë të mbara, por ajo pranohet vetëm nga djalli, andaj edhe investohet në punë të mbrapshta që e kënaqin djallin.
Mirëpo, duhet theksuar edhe atë se ky njeri, sado që të grabit prej tjerëve pasuri në këtë mënyrë, përsëri mbetet jo i qetë shpirtërisht, dhe vazhdon të shtypet nga presioni i urrejtjes, frikës dhe pasigurisë.
Në këtë kontekst duhet të përmendet edhe kamata, e cila është një e keqe tjetër që synon shfrytëzimin e pasurive të njerëzve dhe mundit të tyre në mënyrë të pandershme nga një klasë e caktuar njerëzish, thënë më saktë, të pasurve. Andaj Islami energjikisht e ka luftuar kamatën dhe e ka paraqitur si një nga format më të rrezikshme të shkatërrimit ekonomik të shoqërisë.
Dikush mund të thotë se sistemi ekonomik dhe bankar është absurd të paramendohet pa kamatë. Mirëpo, ne i themi: sistemi i dështuar bashkëkohor bankier mund të jetë absurd pa kamatë sepse çështjet e mbrapshta nuk mund të paramendohen pa mbrapshti, ndërkaq është gabim të mendohet se çdo sistem ekonomik është absurd pa kamatë, sepse përvoja islame në të kaluarën dhe të tashmen e ka konfirmuar të kundërtën.
Kështu, atëherë kur Islami ka qenë shtet, sistemi ekonomik në atë shtet ka qenë i pastër nga kamata, e po ashtu edhe sot në botën islame kemi banka të cilat i zbatojnë rregullat e sheriatit islam përkitazi me transaksionet e ndryshme ekonomike, gjegjësisht punojnë pa kamatë, sepse, Islami e ka ndaluar kamatën, por ka dhënë alternative tjera të cilat mundësojnë investimin e pasurisë, sigurojnë profit të mjaftueshëm duke mos e dëmtuar asnjërën pale dhe duke mos e shfrytëzuar pasurinë e tjerëve në mënyrë të pa lejueshme, ose duke mos e përqendruar dhe mbyllur pasurinë vetëm në rrethin e një shtrese të caktuar. Thënë ndryshe, duke mos i pasuruar edhe më tepër xhepat e pasanikëve të mëdhenj. Po ashtu, fakti se sistemi i sotëm kamator është kontraverz, shihet edhe në gjendjen e rëndë ekonomike të shumë vendeve të botës dhe varfërinë që i ka kapluar shumë popuj e shoqëri, nga njëra anë, dhe pasurimin e disa shteteve tjera, që sot i njohim si shtetet më të zhvilluara ekonomikisht në botë, në anën tjetër. Ky sistem, e thelloi hendekun e ndarjes së njerëzve në të pasur dhe të varfër, dhe në shtete të zhvilluara dhe të prapambetura.
Bixhozi dhe sporti
Për ta parë në realitet se vërtetë bixhozi është shkatërrues, do ta marrim si shembull sportin. Në kohën e fundit, sporti është duke vuajtur shumë, pikërisht nga bixhozi në formën e bastoreve sportive. Mund të thuhet se sporti si sport, gati është duke e humbur vlerën, është duke e humbur kuptimin e një gare ku fitojnë më të mirët dhe më të përgatiturit, por është shndërruar në peng të bixhozxhinjve, të cilët jo vetëm që manipulojnë me lojën, sportin, kondicionin e lojtarëve, por edhe me publikun disa milionësh i cili i ndjek. Kemi qenë dëshmitarë të intervenimit të FIFA-së dhe federatave nacionale të futbollit në rastin e shumë ndeshjeve të trukuara në kampionatin italian, spanjoll, turk, etj. Shumë klube futbolli janë përjashtuar nga gara apo nga liga në të cilën kanë luajtur, pikërisht për shkak të bixhozit, gjegjësisht basteve sportive, të cilat më pas kanë çuar në trukimin e lojërave. Poashtu, në nivel botëror dhe evropian, kanë filluar hetime për trukim ndeshjes dhe pjesëmarrje të personaliteteve të larta të sportit në nivel ndërkombëtar dhe evropian në këto afera. Bile, janë hedhur dyshime edhe për zgjedhjen e vendeve për organizimin e Mundialit, Olimpiadës, etj. Së këtejmi, themi që jo vetëm muslimanët, por edhe jomuslimanët janë duke u bindur në atë se bixhozi është haram dhe i dëmshëm për individin dhe shoqërinë. Edhe pse nuk u besojnë ajeteve Kur’anore, megjithatë, nuk mund ta mohojnë se ajo që e thonë ajetet Kur’anore është realitet i pamohueshëm, dhe vetëm me zbatimin e asaj që thotë Kur’ani sigurohet mbrojtje e vërtetë e shoqërisë nga këto krime dhe devijime të rrezikshme. E kundërta e ndalimit të bixhozit, nuk është tjetër pos një anarki që i përfshinë të gjitha poret e jetës dhe shtresat e shoqërisë.