Urtësitë e Kisasit në Islam

O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillet (e atij që e fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë. kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët. (Kur’an, 2:178)

Para se të shpjegojmë mbi këtë koncept pikë së pari të përqendrohemi ne domethënien e termit kisas.
Termi kisas d.t.th. t’i bësh njeriut atë që ka bërë për ty. Masë ndëshkuese për personin i cili ka kryer një vepër të shëmtuar. Ndërsa masa ndëshkuese duhet t’i shqyrtohet sipas llojit të veprës së kryer. Megjithëse ky termë është shumë dimensional, në ajet termi kisas ka për qëllim ekzekutimin i personit me vdekje pasi që të ketë mbytur dikë.
Kur shpirti ndahet nga trupi i njeriut si pasoj e shkaqeve të natyrshme quhet vdekje, kur vdekja shkaktohet nga duart e njeriut kjo quhet mbytje (vrasje), sipas normave juridike të sheriatit islam për mbytjen lypet kisasi. Ekzekutimi i dorasit me vdekje.

Duke u mbështetur në ajetin e lartpërmendur, kuptojmë se kisasi është urdhër hyjnor të cilin e ligjësoi vet Allahu xh.sh. në Kur’an, i cili në vete mbartë konceptin e fisnikërisë, humanitetit dhe sigurisë së njerëzve në përgjithësi.
Lavdiploti, I Gjithëdijshmi obligoi kisasin dhe për zbatimin e tij urdhëroi qeveritarët, për të mbrojtur gjaqet e njerëzve dhe për të ruajtur jetën e të pafajshmëve. Këtë e bëri si preventiv për të eliminuar gjakderdhjen që në fillimet e saj, për faktin se dënimi i kriminelit për krimin e bërë, është mësim për të dhe për të tjerët, si dhe kërcënim për rebelet dhe sulmuesit. Nëse ndonjëri ka vendosur të vras vëllain e vet, ai, mbase nga frika e dënimit me vdekje, do të heq dorë nga një veprim i tillë, gjë që nënkupton jetë për të, por jetë edhe për personin që kishte synuar të vras, si dhe jetë për pjesëtarët tjerë të shoqërisë.
E nëse sulmuesi mbetet në liri,pa dënim apo mas tjetër ndëshkuese, kjo do të çoj në shfaqjen e rebelizmit, cenimin e sigurisë dhe inkurajimin e shoqërisë në derdhjen e mëtejshme të gjaqeve të pafajshme, në shenjë hakmarrjeje. Prandaj nuk ka asnjë dyshim se legjitimimi i kisasit e ndalon zjarrin e ngatërresave dhe siguron qetësi për jetën e shumë të tjerëve. Hidhërimi dhe etja për hakmarrje për gjakun e derdhur,është intuitë e lindur me njeriun, ndërkaq islami tregoi interes për këtë dhe obligoi masën ndëshkuese të kisasit, për të evituar zilinë nga zemrat dhe për të eliminuar shkaqet që çon ne rebelizëm, grindje dhe armiqësi.
Edhe pse islami ne kohen kur obligon kisasin, në të njëjtën kohë ai inkurajon njerëzit për falje që të ja falin njëri tjetrit dhe asaj i cakton një limit, por gjithçka brenda vullnetit të lirë të njeriut e jo në mënyrë të domosdoshme, ngase kjo ngulfat natyrën e pastër të njeriut.
Allahu xh. sh. kisasin, përmes këtyre masave ndëshkuese,e barti nga koncepti i hakmarrjes ne një koncept më fisnik më madhështor, për arsye se masat ndëshkuese në të kaluarën ishin në shenjë hakmarrjeje, kur shoqëria hakmerrej ndaj kriminelëve apo familjarët e viktimës hakmerreshin ndaj familjes së dorasit, dhe nuk pranonin vendime të tjera përveç se derdhjes së gjakut. Për një njeri vriteshin edhe shumë njerëz të tjerë të pafajshëm dhe shuheshin shumë jetë njerëzish. Ndodhte që për një njeri të vriteshin edhe qindra njerëz tjerë.
Allahu i madhërishëm, përmes këtyre masave sanksionuese, dëshiroi që njerëzimit t’i sigurojë mirëqenie, e në anën tjetër duke e zbutur synimin për hakmarrje, duke mos i lënë hakmarrjes hapësirë.
Fenomeni i hakmarrjes është prezent edhe sot e kësaj dite, ku shumë njerëz humbin jetën dhe bien preh e këtij fenomeni të shëmtuar që mbetet si trashëgimi familjare nga brezi në brez duke mos u shuar kur, edhe pse ajo nuk mundë të shuhet por vetëm mundë të shtohet.

Prandaj Allahu xh.sh. e ligjësoi ekzekutimin me vdekje për dorasin me qëllim që të mos i le hapësirë hakmarrjes e cila gjatë historisë ka shuar dhe ende vazhdon ne vise të ndryshme të botës të shuan jetën e shumë njerëzve të pafajshëm. Siç e ka potencuar edhe Allahu xh.sh. ne Kur’nin famëlartë.

O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit). Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. (Kur’an, 2: 178,179)

Shumë njerëz qoftë ata nga radhët e muslimanëve qoftë nga palët tjera këtë koncept apo këtë formë të dënimit nuk arritën dot ta kuptojnë, e cila erdhi si pasoj e mos studimit dhe analizave jo korekte mbi urtësinë e këtij legjislacioni që ka.
Disa njerëz që deshën te tregojnë gjoja se janë human dhe kanë zemra të ndritura u përpiluan njerëzve legjislacionin mbi të drejtën pozitive ku vrasjen e kriminelit e konsideruan si diçka barbare, si primitive dhe të pa pranueshme për logjikën e tyre dhe kohën e sodit, kështu që treguan mëshirë ndaj tij, duke mos e vrarë, edhe pse viktima e vrarë padrejtësisht është më meritore të mëshirohet se sa krimineli, ata në ligjet e tyre moderne bënë të kundërtën, në vende që të mëshirojnë viktimën, mëshiruan kriminelin duke ja hapur rrugët atij që edhe më tutje të kryej aktivitet e tija kriminalistike.
Nëse e mëshirojmë kriminelin, kush do ta mëshiroj shoqërinë nga kërcënimet e krimit të organizuar dhe banditëve?!
Çfarë do të bëjmë me kriminelët, vjedhësit, hajnat dhe me bandat e ndryshme e cila kohëve të fundit sa vjen e rritet, dhe vrasjen e ka zgjedhur si mekanizëm për të terrorizuar dhe plaçkitur shoqërinë, duke derdhur gjakun e tyre vetëm e vetëm dhe për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat e tyre.

Vërtetë këta kishin një qasje tejet shkurtpamëse dhe jo të shëndosh, sepse sikur t’i qaseshin kësaj problematike në mënyrë shumdeminsionale, me analiza dhe logjikë të shëndoshë e të mirëfilltë, fillimisht do të kishin treguar mëshirë ndaj shoqërisë para se të mëshironin kriminelin.
Synimi për mëshirimin e shoqërisë njerëzore është orvatja për të pakësuar të këqijat që mundë t’i godasin ata, për të evituar sulmet e grupacioneve të lartpërmendura.
Në këtë prizëm mund të shihet edhe urtësia hyjnore në caktimin e kisasit si masë ndëshkuese për kriminelët dhe vrasësit me paramendim.

Megjithëse nuk dëshiroj që të zgjatem shumë në këtë temë me qëllim që të jem sa ma decid dhe me i kuptueshëm për lexuesit e kësaj teme. Për kijasin ka shumë për të folur, me këto fjalë nuk mundë të rrumbullaksojmë të gjithë atë çfarë ka të bëjë me këtë legjislacion për në këto reshta te shkurt desha të paraqes vetëm urtësitë të cilat fshihen pas këtij ligji hyjnor.


Urtësitë e Kisasit

• Ligjësimi i kisasit është obligim nga ana e Allahut xh.sh. për robërit e tij besimdrejtë, për mirëqenien dhe lumturin e tyre.
• Kisasi pakëson krimet, eliminon urrejtjen, të këqijat dhe edukon kriminelët
• Në zbatimin e kisasit vjen në shprehje jeta e njerëzve, mbrojtja e individëve dhe shoqërisë njerëzore.
• Vrasja e njerëzve të pafajshëm e jo e vrasësit, është element i fanatizmit të njerëzve paramonoteist, dukuri të cilën e luftoi islami që moti.
• Gjatë kisasit duhet të vijë në shprehje barazia për të mos ardhur në shprehje përhapja e rebelizmit, tiranisë dhe armiqësisë.
• Nëse përgjegjësit e viktimës e falin kriminelin dhe e pranojnë shpagimin e gjakut, atyre duhet dhënë dëmshpërblimi i gjakut pa vonesë
• Lehtësimi i dënimit është mëshirë nga Allahu xh.sh. për robërit e tij besimdrejtë, për të cilën duhet falënderuar Fuqiplotin


Artikulli i kaluar
Bixhozi
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi