Bernard Show, në “The Genuine Islam, voll.1, nr. 81936“, për Muhammedin a.s. thotë:
“Gjithnjë e kam çmuar lartë besimin e Muhammedit, thjesht për shkak të vitalitetit të tij të jashtëzakonshëm. Mendimi im është se, Islami është besimi i vetëm i aftë, që të drejtojë me sukses ndryshimet e shumta të jetës. Unë parashikoj që Evropa, më në fund, do të pranojë fenë islame. Teologët mesjetarë të krishterë nga padituria dhe animi fetar, besimin e Muhammedit, e kanë paraqitur në mënyrë krejtësisht negative dhe kanë konsideruar se Muhammedi ka ushqyer urrejtje ndaj Isait (Jezusit). Unë e kam studijuar jetën e Muhammedit a.s. Ai, është njeri i mrekullueshëm, e sipas mendimit tim, ai është larg nga të qenët antikrisht.
Atë, duhet ta quajmë shpëtimtar të njerëzimit. Jam i bindur se, një njeri i ngjashëm me të, po të merrej me problemet e kohës moderne, do t`i kishte zgjidhur me sukses ato, duke i sjellë njerëzimit paqen dhe lumturinë e nevojshme. Kam parashikuar se besimi i Muhammedit a.s., do të jetë i pranueshëm për Evropën e nesërme, ashtu siç ka filluar të bëhet i pranueshëm, për Evropën e sotme“.[1]
Gëte, thotë:
“Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që, atë dritë, ta përhapte në botë, por bota u ngrit kundër tij. Detyrohet të bëjë kompromis, gjersa të vinte çasti që të influenconte tek ata. Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta te Pejgamberi arab.“[2]
“Ai është Profet dhe jo poet...“[3]
“Mrekulli nuk mund të bëj, tha
Profeti,
Mrekullia më e madhe është që unë jam.“[4]
“Kreu i qenieve të krijuara/ Muhammedi.”[5]
“Jezusi ndjehej i pastër dhe qetësisht mendonte
(për) Një dhe të Vetmin Zot;
Kush atë vetë në Zot e shndërroi
Ka fyer vullnetin e tij të shenjtë.
Dhe kështu duhet e drejta të ndriçojë
Atë që edhe Muhammedi mori;
Vetëm me konceptin e (Zotit) Një
Ai gjithë botën ka mbizotëruar.”[6]
“Dhe tash më vjen ti, me një shenjë
Varur, që mes të tjerash…
Më tepër e përçmoj.
Gjithë këtë çmenduri moderne
Do të ma sjellësh në Schiras!
U dashka që unë, në gjithë obsesionin e saj,
Të këndoj për dy copa druri të kryqëzuara?”
“Dashke të bësh për mua Zot
atë figurë të mjerë në (atë copë) dru!”[7]
“E ashtuquajtura rozare muhamedane, në të cilën, emri i Allahut, lartësohet me nëntëdhjetenëntë cilësi, është një litani e tillë lëvdimi. Cilësi pohuese e mohuese, tregojnë të pakonceptueshmen Qenie (Wesen); lutësi mbetet i mrekulluar, nënshtrohet dhe qetësohet.“[8]
Lamartini, njëri nga poetët më të mëdhenj të Francës, për madhështinë e Muhammedit a.s., në “Historia de la Turqiue“, shkruan:
“Kurrë njeriu nuk i ka venë vetes, vullnetarisht apo detyrimisht, qëllim më të lartë... Të rrënohen besëtytnitë, që ishin vënë ndërmjet njeriut dhe Krijuesit... Që njeriu t`i kthehet Zotit dhe të përtërihet ideja e arsyeshme dhe e pakontestueshme mbi hyjninë, në kohën e kaosit, të materializmit dhe të vizioneve idhujtare rreth Zotit, të cilat ekzistonin atëherë.
Kurrë njeriu nuk e ka pranuar, një detyrë aq të paarritshme, për aftësinë njerëzore, me mundësi aq të dobëta, sepse si në ide, ashtu edhe në zbatimin e atij plani të madh, nuk ka pasur kurrfarë përgatitje të veçantë dhe kurrfarë ndihme, përveç një grushti të thjeshtë njerëzish, që jetonin në skajet e shkretëtirës.
Kurrë, njeriu nuk ka kryer një revolucion aq të madh dhe të vazhdueshëm në botë, pasi për më pak se dy shekuj pas shfaqjes së tij, Islami përmes bindjes dhe forcës, në emër të Zotit, ka dominuar përgjatë tërë Arabisë, Persisë, Horosanit, Transaksonisë, Indisë, Sirisë, Abisinisë, përgjatë të gjitha vendeve të njohura të Afrikës Veriore, ujdhesave në Mesdhe, Spanjë etj...”
“Nëse madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimit dhe rezultatet e arritura, janë tri kritere të gjenialitetit njerëzor, kush mund të marrë guximin të krahasojë, cilindo njeri të madh, në historinë njerëzore, me Muhammedin a.s.?
Njerëzit më të njohur kanë vendosur vetëm ushtri, ligj dhe shtet. Ata s`kanë formuar asgjë më tepër se potenciale materiale, të cilat shpesh u zhdukën para syve të tyre. Ky njeri, ka nisur jo vetëm armatat, legjislacionet, shtetet, dinastitë dhe popujt, por miliona njerëz, 1/3 e botës së banuar të asaj kohe, madje edhe më shumë, më tepër se kjo: ai ndryshoi altarët, zotat, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat. Në bazë të Kur’anit, me çdo shkronjë që bëhej ligj, ndërtoi nacionalizmin shpirtëror, që është i pranuar për njerëzit e çdo territori gjuhësor dhe racor. Ai na ka lënë, si karakteristikë të pashlyeshme të nacionalizmit musliman, urrejtjen kundrejt zotave të rrejshëm dhe synimin për një Zot të pamaterilaizuar. Kjo rezistencë e patriotizmit, kundër bastardimit të besimit në Zot, u ka dhënë fuqi ithtarëve të Muhammedit a.s. Marrja e një të tretës se botës, përmes fesë së tij, qe mrekulli nga ana e tij.
Ideja e unitetit të Zotit, që e proklamoi midis trillimeve për zotat e ndryshëm, ka qenë e tillë, që mundi të rrënojë të gjithë tempujt e lashtë të idhujve, duke frymëzuar me fenë e tij një të tretën e botës. Jetën, përsiatjet dhe guximin e tij, ia kushtoi luftës kundër besëtytnive. Guximi i tij në kundërshtimin e idhujtarisë, qëndrueshmëria gjatë qëndrimit 13 vjet në Mekë, pranimi i njerëzve të përbuzur publikisht dhe gati të shtypur nga ana e bashkëkohësve, predikimi i tij i pandërprerë, lufta kundër pabarazisë, besimi i patundur në sukses, durimi mbinjerëzor gjatë sprovave, modestia në fitore, ambiciet e tij, të cilat kanë qenë të orientuara drejt një ideje, lufta e pafund dhe e vazhdueshme, bisedat mistike me Zotin, vdekja dhe triumfi pas vdekjes, të gjitha këto dëshmojnë jo për mashtrim, shtirje dhe gënjeshtër, por për vendosmërinë e tij të fortë, që të përtërihet feja.
Kjo fe, ka pasur dy parime themelore: Zoti është Një dhe Ai nuk është material. Parimi i parë, tregon se çfarë është Zoti, kurse i dyti, se çfarë s`mund të jetë Zoti.
Muhammedi qe përmbysës i zotave të rremë me shpatë, vendosës i idesë me fjalë. Filozof, orator, mësues, ligjvënës, luftëtar që luftoi për idetë e tij, përtëritës i besimit racional dhe adhurimit pa fotografi, themelues i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore. Ky është Muhammedi a.s. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret, me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, me të drejtë pyesim:
A ekziston njeri më i madh se ai?“[9]
Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, në traktatin "Pejgamberi urtiplotë Muhammed“, veç të tjerash, thotë:
“Nuk ka dyshim, se pejgamberi Muhammed, është njëri ndër reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Atij i takon lavdia më e madhe, që e udhëzoi njerëzimin në dritën e vërtetë, në drejtësi dhe paqe. Ai pengoi gjakderdhjen e të pafajshmëve dhe hapi rrugën e përparimit dhe prosperitetit. Këtë vepër të madhe, nuk ka mundur ta bëjë askush tjetër, përveç atij njeriu, i cili është i denjë për çdo respekt, admirim dhe konsideratë. Muhammedi a.s., është pejgamber i fesë islame. Ka lindur në Mekë, 571 vjet pas Isait a.s. (Jezusit). Në rini, ruajti bagëtitë. Që në fillim, qenia e tij qe dhënë pas meditimit për Krijuesin e Universit. Populli i tij qëndronte larg Zotit, duke iu lutur një numri të madh idhujsh, ata kishin shkuar deri aty, sa që i varrosnin të gjalla foshnjat femra. Muhammedi ngriti zërin kundër fesë së baballarëve dhe idhujtarisë së stërgjyshërve.
Ai ftoi popullin e vet që të adhurojë vetëm Allahun, Zotin Një dhe të Vetëm. Udhëzoi në fenë e Zotit, ku Atij nuk i përshkruhet Zot tjetër. All-llahu është i drejtë dhe i Mëshirshëm. Njeriu është përgjegjës për jetën e vet. Kush punon sipas ligjit të Zotit, jeton i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa kush i rebelohet Zotit, atë e përcjellin probleme të rënda në të dy botërat. Çdo gjë është kalimtare. Vetëm Allahu është i Përjetshëm, i Madh dhe Fisnik. Pa besimin tek Allahu, pa vepruar sipas urdhrave të Tij, dhe pa u larguar nga mëkatet që i ka ndaluar Ai, është e pamundur, që në këtë botë të kalohet jetë e mirëfilltë. Allahu i Madhëruar, ka urdhëruar, që njerëzit ta adhurojnë Atë dhe t’i binden të Dërguarit të Tij dhe ndërmjet tyre të zotërojë dashuria.
Adhurimi ndaj Allahut, manifestohet nëpërmjet namazit, kurse dashuria ndaj njëri-tjetrit, arrihet përmes shoqërimit reciprok, duke e ndihmuar njëri tjetrin në të mirë dhe gjatë vështirësive. Të mposhturit e pasioneve të dobëta dhe shmangia nga pijet dehëse, janë kushte të detyruara për çdo besimtar musliman. Gjithashtu, lufta kundër skllavërimit ndaj botës materiale, të punuarit, të përpjekurit dhe të qenit i durueshëm në fatkeqësitë e jetës, janë prej kushteve të besimit. Allahu dhe i Dërguari i Tij duhet të jenë për muslimanët më të dashur se vetvetja, fëmijët dhe pasuria. Muhammedi a.s. nuk ka thënë se ai është pejgamber i vetëm, por ka besuar edhe në shpalljen profetike të Musait (Mojsiut) dhe Isait (Jezusit). Ai ka theksuar (ajetin kur’anor): “Në fe nuk ka dhunë, rruga e drejtë është sqaruar nga rruga e shtrembër.“(El Bakarah: 256)
Në fillim të profetësisë, Muhammedi a.s., i përballoi të gjitha sprovat, dhe qe i durueshëm dhe këmbëngulës në përhapjen e Amanetit të dhënë."[10]
Volteri, mendimi i Volterit, mbi Muhammedin a.s., i cili më parë, në veprën poetike, shfaqet i mjegullt në paragjykimet e tij, më pas evoluon, në dy kaptinat e veprës së tij historike, në kaptinën e VI “Mbi Arabët dhe Muhammedin“ dhe kaptinën e VII “Mbi Kur’anin dhe ligjin musliman“. Volteri, nga paragjykimet që kishte, evuloi gradualisht mendimin e tij mbi Muhammedin a.s.
“Nipi i Abdul Mutalibit, Muhammedi a.s., i cili më vonë do t’ia ndërrojë pamjen pjesës më të bukur dhe më të madhe të botës, që në moshën 40 vjeçare, barti shpatën në luftë përgjatë kufirit sirian. Ishte i ditur dhe modest, poet, astronom, reformoi kalendarin e arabëve, qe ligjvënës dhe mjek. Në një periudhë prej tre shekujsh, gjenialiteti i popullit arab, të cilin e vuri në lëvizje Muhammedi a.s. bëri përparim mahnitës. Gjithë këtë e bëri nga vetvetja. Sikur të mos ishte Charles Martela, Franca do të bëhej krahinë muslimane. Sundimtari musliman, Harun Reshid, e rigjallëroi dijen, ndërkaq bashkëkohësi i tij, Karli i Madh, i mbyti, në mënyrë mizore, 4600 saksonë të robëruar, në bregun e lumit Aller. Qysh në shek. e dytë sipas Hixhretit, arabët bëhen mësuesit e Evropës në dije dhe arte, kurse të krishterët mësonin në perëndim, tek muslimanët.“[11]
Napoleon Bonaparti, thotë:
“Musai (Mojsiu), ia ka shpallur fenë e Zotit, popullit të vet, Isai (Jezusi) botës romake, kurse Muhammedi a.s., tërë botës. Arabia ishte vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhammedi e njohu botën me besimin në Një Zot të Vetëm, që është Zoti i Ibrahimit, i Musait dhe i Isait.
Arianët dhe sektarët e tjerë, e çoroditën botën me diskutime për trinitetin: Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë. Ndërkaq, Muhammedi, shpalli se Zoti është Një, kurse triniteti imponon idenë e idhujtarisë.“[12]
Princi Otto Von Bismark, politikan dhe burrë i madh shteti, themeluesi i Gjermanisë, i cili njihet në popull si “Udhëheqësi i Hekurt“, thotë:
“Muhammedi a.s. është personaliteti i jashtëzakonshëm. Jo rastësisht, Zoti nuk nxori ndonjë tjetër në skenën e ngjarjeve botërore. Muhammed, më vjen keq që s`isha bashkëkohësi yt. Ky libër, mësues dhe përhapës i të cilit je ti, s`është libri yt. Ai është libër Hyjnor. Të mohosh burimin e tij është aq qesharake, sa edhe të pretendosh pasaktësinë e shkencave ekzakte. Prandaj njerëzimi, vetëm një herë, ka parë një figurë të tillë unikale, siç ishe ti dhe më s`do të ketë rastin të shohë (të ngjashëm).
Unë, me respektin më të madh, përulem, para paraqitjes tënde të madhërishme.“ [13]
Mahatma Gandi, në “Young India“ të botuar në “The Light“, Lahore, 16 shtator, 1924, thotë:
Kam dëshiruar të njoh sa më mirë jetën e njeriut, që sot, padyshim, ka ndikim të padiskutueshëm në miliona zemra njerëzore. Jam bindur, më shumë se asnjëherë më parë, se s’është shpata ajo që ia siguroi Islamit vendin në botë. Jo s’është shpata, por modestia e plotë, thjeshtësia e Pejgamberit, të qenurit rigoroz ndaj obligimeve, respekti i tij i thellë ndaj prindërve dhe miqve, guximi dhe trimëria, besimi i tij i patundur tek Zoti dhe bindja e paluhatshme në pejgamberinë e tij.
Pikërisht këto, dhe jo shpata, përvetësuan njerëzit dhe iu dhanë fuqi atyre që të kapërcenin çdo vështirësi. Kur përfundova së lexuari pjesën e dytë të biografisë së tij, më erdhi keq që s’kisha të lexoja edhe më shumë për atë jetë të madhe.“ [14]
J. Lal Nehro, politikan nga India, ka qenë kryetar i partisë kongresiste të Indisë. Ka pasur vend me rëndësi në ministrinë e Indisë. Ka lindur më 1889 dhe është takuar edhe me Gandin.
“Mbase kanë përjetuar satisfaksion, ata perandorë dhe udhëheqës, nga ai njeri (Muhammedi a.s.), i cili, përmes mesazheve, i ftonte ata që t’i bindeshin. Dërgimi i mesazheve, tregon bindjen e paluhatshme të Muhammedit a.s., në misionin dhe vetveten e tij. Me një bindje dhe besim të tillë, ai ia parapërgatit Ummetit shkaqet e fuqisë, madhërisë dhe mirësisë. I bëri ata, nga banorë të shkretëtirës, në prijës, të cilët e çliruan gjysmën e botës. Muhammedi a.s. vdiq pasi i bashkoi fiset arabe, të armiqësuara mes vete, duke i bërë ata një bashkësi unike dhe kompakte.“[15]
Thomas W Arnold, orientalist dhe historian i njohur anglez, në librin e tij mjaft të çmuar “Historia e Përhapjes së Islamit”, thotë:
“Është e vërtetë se Muhammedi a.s. ka qenë entuziast dhe ka poseduar dashuri dhe flakërim të zjarrtë fetar. Ai, këtë kualitet të shkëlqyeshëm, e ka përcjellë tek shumë ithtarë të vet…
Nuk bën të hiqet nga mendja se haxhi është lidhja e Muhammedit a.s. me Ibrahimin, besimin e të cilit ky misionar e rimëkëmbi. Nuk ka mendjemprehtësi më gjeniale të ndonjë gjeniu fetar, që të ketë mundur të mendojë mjetin më të qëlluar për impresionimin e shpirtit të besimtarëve dhe t’i japë domethënie kaq të lartë jetesës dhe vëllazërisë së përbashkët, se sa lidhjet me anë të kësaj feje”.[16]
Edward Gibon, historian gjenial, në veprën e njohur “Historia dhe rënia e Perandorisë Romake“, veç të tjerash, shprehet kështu:
“Muhammedi a.s. kishte memorie të shkëlqyeshme, sjellje humane, gjykim të drejtë dhe qëndrim të vendosur. Ishte i guximshëm në ide dhe aksione. Shpallja e parë, të cilën e pranoi nga Zoti, la vulë të thellë tek ai deri në fund të jetës.“[17]
Simon Ocklay dhe Edvard Gibon, në “Historia e Perandorisë Saraçene“ Londër 1870, f. 54, shkruajnë:
“Admirimin tonë e meriton besimi i përhershëm i Pejgamberit a.s., si para ashtu edhe pas fitores. Deri më sot, pas gjithë atyre shekujve zhvillimi e përparimi, ideja mbi Zotin Një, nuk ka mundur të errësohet me kurrfarë idhujsh dhe as jeta e tij e virtytshme nuk është vënë në dyshim, e përmbajtja e asaj jete është: Besimi në Zot dhe sjellja etike.
Sa të padrejta janë vlerësimet e Perëndimit, ndaj Muhammedit a.s., i cili vetë, në atë kohë, në shkretëtirën e largët, insistonte në ato parime, duke përfshirë edhe objektivitetin dhe përpjekjen për dije.“[18]
Ata gjithashtu thonë:
“Ne besojmë tek Një Zot dhe Muhammedi, i dërguari i Ti, është shfaqja e thjeshtë dhe e pandryshueshme e Islamit.“[19]
John Davenport, dijetar i madh, në veprën “Apologjia për Muhammedin dhe Kur’anin“, thotë:
“Muhammedi a.s. ishte dinjitoz me të mëdhenjtë, kurse modest me të vegjlit, duke shkaktuar mahnitjen e të dy palëve. Edhe pse i pashkolluar, ai ndikonte tek njerëzit, sikurse mësuesi tek fëmijët. Asnjëherë nuk dëshironte të ngrihej mbi të tjerët. Vazhdimisht e përsëriste barazinë në mes njerëzve si krijesa të Allahut dhe e ndante kafshatën me ish-skllevërit.“[20]
Washington Irving, në edicionin “Muhammedi dhe trashëgimtarët e tij“, për të dërguarin e Zotit thekson:
“Muhammedi a.s. zotëronte cilësitë më të larta intelektuale, kishte imagjinatë të gjallë dhe një kujtesë të jashtëzakonshme. Ai nuk bënte kurrë dallim ndërmjet njerëzve, prandaj edhe njerëzit e thjeshtë e donin pamasë. Në çastet e triumfit më të madh, pas ngadhënjimit të tij, ndaj armiqve, atë nuk e kaploi mendjemadhësia. Asnjëherë, nuk lejonte, që p.sh. gjatë hyrjes së tij në dhomë, t`i bëhej ndonjë respekt i veçantë. Njerëzit i vlerësonte dhe çmonte vetëm, sipas thellësisë së besimit, manifestimit të tij në praktikë dhe kryerjes së veprave të mira.“[21]
“Edhe pse ishte serioz dhe dinjitoz, ai nganjëherë bënte shaka dhe ishte i qeshur dhe plot humor. Thuhet se ka pasur buzëqeshje që të magjepste. Fytyra e tij ishte pak më e kuqe, siç janë zakonisht fytyrat e arabëve të tjerë. Ndërkaq, në momentet kur ishte i entuziazmuar, fytyra e tij merrte një shkëlqim të çuditshëm, që nxënësit e tij e shpjegonin si shkëlqim të mbinatyrshëm të Pejgamberit të Zotit...
Ishte modest në mënyrën e jetesës, i matur në ngrënie dhe ithtar i rreptë i agjërimit.“[22]
Ndërkaq në veprën “Biografia e Muhammedit, f. 72“, ai shkruan:
“Muhammedi a.s. ishte vula e lajmëtarëve dhe më i madhi i të dërguarve, të cilët Allahu i dërgoi që të ftonin njerëzimin që ta adhuronin vetëm Atë.“
“Sjelljet e Pejgamberit a.s., në Mekë, dëshmojnë se ai ishte lajmëtar, i dërguar, e jo udhëheqës fitimtar. Ai u tregua i mëshirshëm dhe tolerant ndaj bashkëqytetarëve, edhe pse tanimë posedonte fuqinë. Mirëpo, ai triumfin dhe fitoren e tij e kurorëzoi me mëshirë dhe falje.“ (po aty, f. 233.)
“Profeti, gjatë përhapjes së Islamit, pësoi shumë tortura dhe sakrifikoi shumë. Madje, shumë dyshuan në vërtetësinë e thirrjes së tij. Kaluan disa vjet, duke mos pasur sukses të madh.“ (po aty, f. 95, 96.)
“Gjatë predikimit të Shpalljes, iu ekspozua nënçmimit, sulmeve dhe torturave, sa që u detyrua të braktisë vendlindjen dhe të mërgojë në një vend tjetër. Atje, braktisi kënaqësitë e jetës dhe përpjekjen për t’u pasuruar, për hir të përhapjes së besimit.“ (po aty, f. 300.)
“Fitoret ushtarake, nuk nxitën mendjemadhësi dhe kryeneçësi tek Pejgamberi a.s.. Ai luftoi për hir të Islamit, e jo për interes vetjak. Madje, edhe në kulmin e famës, Pejgamberi a.s. ruajti thjeshtësinë dhe modestinë. Ai kishte për qëllim që të formonte një shtet madhështor, e ai ishte Shteti Islam. Qeverisi me drejtësi dhe asnjëherë nuk u mundua që sundimin ta bënte trashëgim për familjen e tij.“ (po aty, f. 302, 303.) [23]
James A. Michener, thotë:
“Muhammedi a.s. qe njeri i inspiruar, që shpalli Islamin. Lindi në vitin 570 të erës sonë, në një fis arab, që adhuronte idhujt. I lindur jetim, gjithnjë qe i ndjeshëm, veçanërisht ndaj të varfërve, të skamurve, të vejave, jetimëve, skllevërve dhe të përbuzurve...
Në moshën dyzetvjeçare, ai kishte siguruar një mënyrë të shkëlqyer jetese: grua të dashur, fëmijë të mirë dhe pasuri. Më pas, përmes një rrjedhojë ngjarjesh dramatike e tronditëse, përmes engjëllit Xhibril, ai filloi të pranojë shpalljen e fjalëve te Zotit... Propagandimi i Muhammedit, shkaktoi hidhërimin e arabëve të pasur, të cilët adhuronin idhujt, prandaj ai, së bashku me ithtarët e vet, u dëbua nga vendlindja e tij, Mekka. Në Medinë, ai u bë udhëheqësi i saj, madje edhe sipas pohimeve të armiqve të tij, ai, këtë qytet, e qeverisi me plotë urti. Para mbarimit të jetës, i ofrohet mundësia që të bëhet sundimtar, ose i shenjtë, por e refuzon edhe të parën edhe të dytën, duke insistuar në atë se, ai është vetëm njeri i rëndomtë, detyra e të cilit është që t`ia komunikojë botës shpalljen e Zotit.“[24]
“Me vënien në jetë të Kur’anit, me personalitetin dhe shembullin e tij të jashtëzakonshëm, ai e ka revolucionarizuar Arabinë, e më pas tërë Lindjen, dhe duke shkatërruar idhujt e Qabes, ai vendosi besimin në Një Zot.“[25]
James H. Hart dhe James A. Michener, thonë:
“Në çdo gjë, Muhammmedi a.s., qe thellësisht racional. Kur i vdiq i biri i i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zënia e diellit dhe populli filloi të flasë, se me këtë, Zoti po shpreh pikëllim. Sapo e dëgjoi këtë, Muhammedi a.s., tha: ’Zënia e Diellit (dhe Hënës) është fenomen natyror. Ajo nuk ka të bëjë me lindjen ose vdekjen e ndonjë njeriu.’
Kur ndërroi jetë Muhammedi a.s., u tentua që ai të ngrihej në shkallën e hyjnive, por njeriu, që do të bëhej pasardhës i tij administrativ (Ebu Bekër es- Sidiku), e shmangi këtë tendencë, në njërin nga fjalimet më madhështore në historinë e religjionit, duke thënë:
"Nëse mes jush, ka nga ata që e adhurojnë Muhammedin a.s., le ta dinë se ai ka vdekur. Ndërsa ata që e adhurojnë Allahun, duhet ta dinë se Ai jeton gjithmonë (dhe nuk vdes kurrë).”[26]
Michael H. Hart, në “The 100: A Ranking of the Mos Influential Persons in Histori“, New York, Hart Publishing Company, Inc. 1988, f. 33, thotë:
“Vënia e Muhammedit a.s. në krye të listës së personaliteteve më influencuese në botë, mbase mund t’i befasojë disa lexues, e të tjerët t’i bëjë të pyesin për një rangim të tillë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori, i cili ishte bindshëm më i suksesshmi, si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë profan.“[27]
Martin Lings, në librin “Muhammedi: jeta e tij bazuar mbi burimet më të hershme“, Londër, G. Allen Uniwin Ltd. 1983, f. 276, thotë:
“Pejgamberi a.s. dhe familja e tij jetonin një jetë plotë kursime. Aisheja tregon se përpara marrjes së Hajberit, ajo nuk kishte ngrënë kurrë hurma aq sa të ngopej. E tillë ishte varfëria e këtyre njerëzve, sa që gratë e Pejgamberit nuk i kërkuan kurrë atij ndonjë gjë, përveç atyre gjërave më të nevojshme për jetën.”[28]
Disa pyetje që i bënë idhujtarët Pejgamberit a.s. kishin të bënin me ndodhi të padëgjuara në Hixhaz, dhe u zgjodhën për të parë dhe për të provuar, nëse profeti i Zotit zotëronte ndonjë burim diturie, mbi gjërat e fshehta e të papara. Të Dërguarit a.s. iu desh të pres një kohë të gjatë, derisa i erdhi lajmi nga Zoti, ndërsa idhujtarët nisën të tallen dhe fjalët e tyre e mërzitën dhe e trishtuan shumë, pasi ndihma nuk erdhi ashtu si ai priste. Në lidhje me këtë, në veprën e përmendur, f. 77, thotë:
“Vonesa e Përgjigjes Hyjnore, ndonëse e dhimbshme për të Dërguarin e Zotit dhe pasuesit e tij, ishte me të vërtetë një forcë e madhe për të. Armiqtë e tij e mohuan domethënien e kësaj vonese, por për ata Kurejshë që ishin akoma të pavendosur, ky fakt, ishte një pohim i qartë i asaj se, Fjala e Shenjtë i vinte Muhammedit a.s. nga Qielli dhe se ai nuk kishte gisht, e as nuk mund ta kontrollonte atë. Është e kuptueshme se po të ishte se Muhammedi a.s., do t’i kishte trilluar të gjitha ato çfarë kishte thënë më parë, nuk do të ishte vonuar kaq gjatë për këtë trillim të ri, veçanërisht në një çast të tillë kur rreziku qe mjaft i madh.”[29]
Stanley Lane Pole, historian i njohur, në veprën “Fjalimi dhe kuvendimi i Muhammedit“, shkruan:
“Muhammedi a.s. ishte entuziast, në kuptimin më fisnik. Tregohej aq i lumtur dhe i kënaqur, sa që ai disponim përcillej edhe tek të tjerët. Rolin e tij si Pejgamber i Zotit, e ka kryer në mënyrë dinjitoze, me urtësi dhe me tolerancë të madhe.“[30]
“Dita e triumfit më të madh të Muhammedit a.s. ndaj armiqve të vet, ishte, në të njëjtën kohë, edhe dita e fitores më të madhe të tij ndaj vetvetes. Ai, me zemërgjerësi, ia fali kurejshitëve vitet e urrejtjes dhe mërive, dhe shpalli amnisti për të gjithë banorët e Mekkës. Ushtria e zbatoi urdhrin, dhe hyri në Mekkë, në mënyrë paqësore. Nuk u plaçkit asnjë shtëpi dhe nuk u shqetësua asnjë njeri. Vetëm një gjë, iu nënshtrua zhdukjes. Duke hyrë në Qabe, Muhammedi a.s. qëndroi para 360 idhujve dhe duke treguar, me shkopin e vet, tha (ajetin kur’anor) :
’Erdhi e Vërteta dhe u zhduk e pavërteta.’ Me këto fjalë, shokët e tij i përmbysën idhujt dhe shkatërruan njëherë e përgjithmonë zotat e Mekkës dhe të rrethinës së saj. Kështu, u kthye Muhammedi a.s. në vendlindjen e tij.
Në të gjitha analet botërore, nuk ekziston ndonjë hyrje triumfale, që mund të krahasohet me këtë.“ [31]
“Ai ka qëndruar guximshëm, edhe pse me vite, ishte i vetmuar dhe i urrejtur nga bashkëfistarët e tij idhujtarë. Ai, asnjëherë, nuk e ka tërhequr i pari dorën gjatë përqafimit. Ishte i dashur me fëmijët dhe kurrë nuk kalonte, madje, as pranë grupit më të vogël pa buzëqeshjen e syve të tij të mrekullueshme dhe pa fjalët e dashura për ta... Ka qenë nga ata pak njerëz të fatshëm, për të cilët, kënaqësia më e madhe ishte që njerëzit t’i bashkohen të Vërtetës së Madhe. Ai ka qenë Pejgamber i Zotit dhe, kurrë që nga fillimi, e deri në fund të jetës së tij, nuk ka harruar se kush ishte dhe as porosinë, e cila ishte thelbi i misionit të tij. Ai porosinë, ia përcolli njerëzve me dinjitet të lartë, gjë që rezultonte nga vetëdija mbi misionin e tij të madh...“[32]
Majori A. G. Leonard, në “Islam, Her moral and spiritual value“, f. 20, 21, shkruan:
“Lexuesi duhet ta kuptojë menjëherë, se Muhammedi a.s., nuk ka pasur një frymëzim shpirtëror të zakonshëm, nuk ishte një prijës i thjeshtë, apo për më tepër një endacak, por ai ka qenë një nga mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe epokave. Ishte njeri me qëllime të sinqerta dhe serioze, ishte jo vetëm i madh, por më i madhi ndër më të mëdhenjtë. Ishte njeri që njerëzimi nuk e kishte njohur kurrë më parë. Qe madhështor, jo vetëm si Pejgamber, por edhe si trim dhe burrë shteti. Qe frymëzuesi shpirtëror, që krijoi popullin më të madh, shtetin më të madh dhe për më tepër edhe fenë më të madhe. Ai ishte modest me njerëzit dhe tepër i përulur e i përkushtuar ndaj Zotit. Lexuesi duhet ta kuptojë se Islami ka domethënie të thellë dhe synon t’i nxjerrë, ithtarët e vet, nga terri i errësirës njerëzore, drejt sferave më të larta të Dritës të së Vërtetës.“[33]
G. W. Leitner, në "Mohamedanism", Lahore, 1893, f. 4. thotë:
“Muhammedi a.s. kurrë s’ka deklaruar për veten, se është i pagabueshëm. Në një çast, gjatë zbritjes së Shpalljes, ai u qortua rreptësishtë, sepse në kohën kur ishte duke folur me disa njerëz nga paria e Mekkës, ia ktheu shpinën dhe nuk iu përgjigj një të verbëri.
Megjithatë, Muhammedi a.s. e komunikoi këtë shpallje, gjë që me siguri s’do ta bënte, sikur të ishte mashtrues, ashtu sikurse e konsiderojnë disa të paditur, në mesin e të krishterëve.“[34]
Edward Montet, profesor i Universitetit të Gjenevës, shpreh mahnitjen e tij ndaj Islamit, shpjegon dispozitat e tij, lavdëron Kur’anin dhe thotë se Muhammedi a.s., me reformat e tij, i ka bërë shërbim të pakufishëm njerëzimit, prandaj, meriton të numërohet, ndër mirëbërësit dhe reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Në veprën e tij “Muhammedi dhe Kur’ani“, për Muhammedin a.s., veç të tjerash, thotë:
“Muhammedi a.s. kishte karakter fisnik, sjellje të jashtëzakonshme, fjalë bindëse, të drejta dhe tërheqëse.“[35]
Rene Crouset, në veprën e tij “Civilizimi i Orientit“, shkruan:
“Muhammedi a.s. kur filloi të komunikoi Islamin, ishte i ri dhe fisnik, i mbushur me fuqi për gjykim të drejtë. Ai qëndroi lart mjedisit, në të cilin jetoi. Në kohën kur i ftoi arabët, që të besojnë Një Zot, ata ishin zhytur në idhujtari. Ai kishte vendosur që, njerëzit t`i largonte nga idhujtaria, drejt monoteizmit të pastër.“[36]
John Austin, në “Muhammed the Prophet of All-llah“, në T.P. and Classels Wekly të 24 Shtatorit 1927, thotë:
“Për më pak se një vit, Muhammedi a.s., u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës dhe sundimtar i Medinës. Pa përdorur aspak forcën, ia arriti shumë shpejt të tronditë mbarë botën.“[37]
E. Laris, historian i njohur françez, thotë:
“Muhammedi a.s. qysh nga fëmijëria është dalluar për sinqeritet, sa që është quajtur: i drejti, i besueshmi .“[38]
Huston Smith, në “The Religions of Man“, Mentor Books, f. 203, thotë:
“Ishte i sinqertë dhe i dashur për njerëzit e vet, njeri bujar dhe i dhembshur. Gjithnjë ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerëzore dhe tregohej i gatshëm t’u ndihmonte të tjerëve, e veçanërisht të varfërve dhe të paaftëve. Për shkak të ndjenjës së tij të ndershmërisë, obligimit dhe të besimit, fitoi tituj të lartë si ’i drejti’ dhe ’i besueshmi.’
Idhujtarët, të etur vazhdimisht për çudira, kanë kërkuar prej tij shenja dhe dëshmi nëpërmjet çudive, si dëshmi të pejgamberisë së tij. Ai këtë e ka refuzuar. Ai vazhdimisht deklaronte (ajetin kur’anor): ’Zoti nuk më dërgoi të bëj çudira, por t`i mësoj të tjerët. I lartësuar qoftë Krijuesi im. Unë nuk jam, asgjë më tepër, veçse njeri i dërguar si pejgamber.’
Prej fillimit, deri në fund, ai refuzoi çdo përpjekje të glorifikimit të personalitetit të tij, duke thënë (fjalët kur’anore): ’Nuk ju them se thesaret e Allahut janë në duart e mia, apo se i di sekretet e fshehura, ose se jam engjëll... Unë jam vetëm pejgamber i shenjave të Zotit, të cilat i kërkoni.’ Këto s’janë fjalët e Muhammedit, por fjalët e bartësit të porosisë së Allahut, drejtuar njerëzve.
Mjafton vetëm të vëzhgosh me vëmendje trupat qiellorë, të cilët lëvizin pandërprerë nëpër gjithësi, rendin e përkryer të universit, shiun që bie për ta gjallëruar tokën, palmat që janë përkulur nga frytet e tyre, anijet që lundrojnë nëpër dete, duke u shërbyer njerëzve, - të gjitha këto, janë mrekulli për ata që i vështrojnë. A mundet që këto, të jenë krijuar nga një zot prej guri? Sa i pakuptimtë është kërkimi i shenjave, kur tërë bota është shenjë. Në kohën e besëtytnisë, Muhammedi a.s., propagandoi studimin e përkryeshmërisë së universit, gjë që e ngriti diturinë islame kundrejt diturisë së krishterë.“[39]
Jules Meserman, në fragmentin “Ku janë prijësit“, botuar në revistën Time, më 15 Korrik, 1974. thotë:
“Mbase, prijësi më i madh i të gjithë kohëve është Muhammedi a.s“
Edhe pse hebre, Jules Mesermen, profetin e vet, Moisiun (Musain a.s.) e radhit pas Muhammedit a.s., kurse Jezusin ( Isain a.s.) dhe Budën i vendos shumë më pas.[40]
Lafajet, filozof dhe njëri prej atyre që e patën përgatitur bazën ideore të revolucionit të madh francez të vitit 1789, ka shqyrtuar të gjitha sistemet juridike para se të botohet ‘Deklarata e të Drejtave të Njeriut’ dhe duke parë epërsinë e të drejtës islame, ka thënë kështu:
“O Muhammed! Nivelin e arritur prej teje në zbatimin e drejtësisë, askush tjetër s’e arriti më!…”[41]
Dr. Laura Veccia Vaglieri, orientaliste e njohur italiane, shkruan:
“Pejgamberi arab, i frymëzuar dhe i lidhur fortë me Krijuesin e vet, u ka predikuar monoteizmin me të pastër adhuruesve të fetishizmit, ithtarëve të Krishterizmit, dhe Judaizmit të degjeneruar. Ai doli në konflikt të hapur me tendencat e atëhershme të prapambetura të njerëzve, që shpinin në politeizëm. Në predikimet e tij, për t’i bindur njerëzit me besimin në Një Zot të vetëm, ai nuk shfrytëzoi fenomene të ndryshme natyrore, për të mashtruar njerëzit, duke i quajtur ato si mrekulli të tij. Ai nuk i detyroi kurrë njerëzit që të pranojnë verbërisht thirrjen e tij, duke i frikësuar ata me kërcënime qiellore, gjë që do të rrezikonte mjaft aftësinë e tyre për të menduar e gjykuar objektivisht.
Ai i ka ftuar njerëzit me dashamirësi, jo që të braktisin bindjet e tyre, por, të meditojnë mbi universin dhe ligjet e tij. Bindja e tij, e palëkundur, në Një Zot, në Një të Vetëm dhe të Domosdoshëm, bënte që ai, vazhdimisht, t’u ofronte njerëzve të lexonin librin e jetës...“[42]
R. Dozy, orientalist i famshëm, në “Essai sur l`historie de l`islamisme“,1879, f. 31, thotë:
“Mashtruesi nuk është në gjendje të formojë një religjion, të cilin e kanë pranuar miliona njerëz dhe i cili është shndërruar në fe universale. Pa bindje të fortë dhe të thellë, Muhammedi a.s., kurrë, s’do t`ia dilte t’i bënte ballë tmerreve dhe rreziqeve për më shumë se dhjetë vjet.“[43]
R. Bosworth Smith, në librin e tij “Jeta e Muhammedit“, thotë:
“Muhammedi a.s., ishte, në të njëjtën kohë, udhëheqës fetar dhe profan... por pa pretendime për të sunduar, pa pallate, pa ushtri, pa gardë personale dhe pa të ardhura të caktuara. Nëse mund të thuhet për dikë, se ka sunduar në saje të besueshmërisë dhe fesë, ky do të ishte Muhammedi a.s. Ai posedonte autoritetin më të lartë, duke mos shfrytëzuar për këtë qëllim mjetet e dhunshme, duke qëndruar jashtë etiketimeve dhe ceremonive oborrtare, në sajë të personalitetit të tij të shkëlqyer.“[44]
“Ai ishte njeri i pashkolluar, mezi dinte të lexonte dhe të shkruante, por ka shkruar Librin, që është poezi, ligj, lutje dhe shkrim i shenjtë, të gjitha së bashku.“[45]
Henri De Kastro
“Është vërtetuar se, Muhammedi a.s., nuk ka lexuar ndonjë libër të shenjtë dhe nuk i është referuar ndonjë doktrine fetare, para tij. E dimë se, Muhammedi a.s., ka ndier lodhje të shumta dhe ka përjetuar mundime të mëdha shpirtërore, para se të njoftonte për pranimin e shpalljes. Allahu e krijoi me natyrë të tillë, i cili iu përkushtua plotësisht fesë. Atij iu desh të veçohej nga njerëzit, duke iu shmangur adhurimit të idhujve dhe besimit në shumë zota, të cilin e kishin shpikur të krishterët. Urrejtja ndaj këtyre të dyjave, i ishte ngulitur thellë në zemër. Këto dy doktrina, ishin sikurse gjilpëra në trupin e tij.
Ky njeri, i cili kishte arritur të dyzetat, kulmin e mençurisë, kërkonte nga lindorët, që karakterizoheshin për arsye të mprehtë dhe imagjinatë të gjallë, dhe me fuqi të lartë të të kuptuarit, që të përsërisnin, pa ndërprerë, fjalët: “Allahu është Një“, “Allahu është Një“. Këto fjalë, i përsërisnin të gjithë muslimanët pas tij. Ndërkaq, ne të krishterëve na mundon përmbajtja e tyre, për shkak të largimit tonë, nga ideja e monoteizmit...
Në periudhën e parë (në Mekkë), nuk mund t’ia mohojmë, Muhammedit a.s., bindjen e plotë dhe sinqeritetin e besimit. Nuk i ishte luhatur besimi në zemër, madje as për një grimcë, edhe gjatë periudhës së dytë (në Medine).
Nuk qe i dhënë pas stolive të kësaj bote dhe nuk ishte koprac. Ishte i përmbajtur dhe derisa u largua nga kjo botë, asnjëherë nuk u ngop me bukë elbi. Iu shmang ambicieve të kota, megjithatë arriti dhe ia doli të zërë vendin më të lartë, në vendet arabe. Por, ai nuk u dha pas totalitarizmit. Nuk pati fron, ministri dhe as gardë.“[46]
Anie Besant, në “The Life and Teaching od Muhammed, Madras“, 1932, thotë:
“Çdo njeri, që e studion jetën, karakterin, nivelin e të mësuarit dhe mënyrën e jetesës së përditshme të pejgamberit arab, Muhammedit a.s., është e pamundur të ndiejë diçka tjetër, përveç admirimit të jashtëzakonshëm ndaj tij, si njëri nga pejgamberët më të mëdhenj të njerëzimit.“[47]
“Edhe pse me këto, që ju parashtroj, do të përmend shumë gjëra, të cilat, për shumë njerëz, janë mëse të njohura, prapëseprapë, sa herë që i rilexoj ato, më kaplon një ndiejnë e re admirimi dhe respekti, ndaj mësuesit më të madh arab.“[48]
M. Watt
“Karakteri i Pejgamberit dhe qëndrimet e tij njerëzore, madje edhe ndaj armikut, shprehin synimin e lartë të Shpalljes, me qëllim që t’i integronte njerëzit në idetë e reja.
Pak kush, nga njerëzit e mëdhenj të historisë, është vlerësuar aq gabimisht, në perëndim, sikurse Muhammedi a.s. Jemi të obliguar t’i përmirësojmë këto shtrembërime, duke iu referuar karakterit virtuoz dhe të lartë të jetës së Muhammedit a.s., dhe këmbëngulësisë në thirrjen, të cilën Zoti ia besoi atij.“[49]
D. G. Hogart, në “Historia e Arabisë“, veç të tjerash thotë:
“Muhammedi a.s. është i vetmi, ndër njerëzit më të shquar të njerëzimit, jeta e përditshme e të cilit është studiuar, është çmuar dhe është marrë si shembull, duke u zbatuar në jetë edhe sot nga miliona njerëz. Kjo gjë, nuk mund të thuhet për ithtarët e feve të tjera, të cilët, në jetën e tyre të përditshme, nuk praktikojnë mënyrën e jetesës së themeluesit të fesë së tyre.“[50]
E. Demerngem, orientalist francez, është njëri nga orientalistët më objektivë, që ka shkruar për Muhammedin a.s. Ka shkruar veprën “Biografia e Muhammedit“, “Muhammedi dhe Sunneti“, ka botuar një numër studimesh në disa revista të njohura. Ai thotë:
“Mesihu a.s., në Kur’an, ka vend të ngritur. Lindja e tij nuk ishte e zakonshme, si e njerëzve të tjerë. Ai ishte i dërguari i Allahut, të cilit Zoti i foli me zë... Kur’ani e ka për qëllim Krishterimin e vërtetë kur thotë: Isa a.s., është rezultat i fjalës, që Zoti ia përcolli Merjemes dhe ai është njeri. Kur’ani e lufton doktrinën e atyre që besojnë Isain (Jezusin) për Zot... Ai nuk e lufton Krishterimin e vërtetë. Prandaj, i krishteri, duhet të jetë i kënaqur me sulmin, që Kur’ani i bën Trinitetit, i cili përbëhet nga Hyji, Jezusi dhe Maria.
Muhammedi a.s. veten e konsideronte si instrument për komunikimin e Shpalljes. Përpjekja e Muhammedit a.s., konsistonte në atë që të jetë i besueshëm, dëgjues dhe regjistrues besnik dhe thënës i pagabueshëm, i asaj që dëgjonte nga fuqia ndriçuese dhe zëri i heshtur i fjalës së amshuar në formë të kësaj bote, i fjalës së Allahut, e cila është ajka e Librit. Fjala, të cilën e ruajnë engjëjt fisnikë, në qiellin e shtatë. Çdo pejgamber, duhet të ketë argument për mesazhin e tij. Secili, duhet të ketë mrekulli, me të cilën sfidon të tjerët... Dhe Kur’ani është mrekullia e vetme e Muhammedit a.s. Stili i tij, është i mrekullueshëm, fuqia e tij mahnitëse vazhdon edhe në ditët tona. Ai e ngacmon lexuesin edhe nëse ai nuk është prej adhuruesve të devotshëm.
Muhammedi a.s., e sfidoi njerëzimin dhe xhindët, nëpërmjet Kur’anit, duke kërkuar prej tyre që të sjellin një të ngjashëm me të. Kjo sfidë, është dëshmia më bindëse, për besueshmërinë e mesazhit të Muhammedit a.s.
S’ka dyshim, se çdo ajet kur’anor edhe nëse flet për ndonjë ngjarje të caktuar të jetës, gjë të cilën e bënë me saktësi të plotë, në vete, përmban nga mrekullia mendore atë, me çka e trazon shpirtin. S’ka dyshim, se në ato ajete, ka diçka, ku duhet kërkuar fshehtësia e ndikimit dhe madhështia e suksesit.
Muhammedi a.s., i cili është larg të qenit përpilues dhe sajues i Kur’anit, nganjëherë, më kot, e priste zbritjen e Shpalljes dhe mallëngjehej për të, pasi dëshironte që Engjëlli t`i vinte në mënyrë të pandërprerë.“[51]
Andrin Serve, orientalist francez, shprehet:
“Ky Pejgamber, flet për femrën me respekt dhe konsideratë. Gjithnjë, bëri përpjekje për përmirësimin e pozitës dhe personalitetit të saj, në shoqëri. Para ardhjes së tij, gruaja nuk gëzonte të drejtën e trashëgimisë, ajo ishte objekt që trashëgohej nga të afërmit, sikur të ishte skllave. Ndërkaq, Pejgamberi me ardhjen e tij, e ndërroi këtë bindje, e emancipoi femrën dhe i dha të drejtën e trashëgimisë. Vërtet, Muhammedi a.s,. bëri emancipimin e femrës dhe ai që dëshiron të thellohet në këtë fushë, le të lexojë fjalimin e tij lamtumirës, në Mekë, ku porosit që të tregojmë mirëkuptim dhe konsideratë ndaj femrës. Këtë, mund ta lexojmë edhe në thëniet, hadithet e tij.“[52]
Eduard Perroy, studiues bashkëkohor francez, prof. në Universitetin e Sorbonës, thotë:
“Erdhi Muhammedi, i biri i Abdullahut, Pejgamberi arab dhe vula e pejgamberëve, i cili u solli sihariq, arabëve dhe mbarë njerëzimit, një fe të re. I ftoi ata, që të besonin se, Allahu është Një dhe i Vetëm. Sheriati (ligji isalm), nuk ndryshon nga besimi. Ligji islam, gëzon pushtet hyjnor të obligueshëm dhe rregullon jo vetëm çështjet fetare, por edhe ato shekullare. Ai i obligoi besimtarëve zekatin, xhihadin kundër politeistëve... Muhammedi a.s., përhapi fenë e pastër... Kur ndërroi jetë, në vitin 632 të erës sonë, ai e kishte përmbushur thirrjen e tij dhe kishte vendosur sistemin shoqëror, i cili qëndronte shumë lart karshi sistemeve fisnore, në të cilat jetonin arabët, para Islamit. Ai i miqësoi ata dhe arriti një unitet të fortë mes tyre. Gadishulli arabik, arriti një njësim të fuqishëm fetar, që nuk e kishte njohur asnjëherë më parë.“[53]
John India“Modestia e Pejgamberit, dashuria ndaj së vërtetës, devotshmëria e shokëve të tij, guximi, besimi i paluhatshëm në Një Zot, të Vetëm, misioni që i ishte ngarkuar, ishin të gjitha këto virtyte dhe merita, dhe jo shpata, që bënë të mundur që feja dhe qytetërimi të ecnin përpara, duke mposhtur, çdo pengesë të kundërshtarëve të së Vërtetës.“[54]
Prof. Bevan
“Ajo që është shkruar, për Muhammedin a.s. dhe Islamin, në Evropë, në të shumtën e rasteve, duhet të merret si kuriozitet letrar.
Të flasësh për Muhammedin a.s., si mashtrues dhe përdorues të forcës, më shumë shkakton probleme, se sa i zgjidh ato. Në Perëndim, asnjë figurë e madhe, gjatë gjithë historisë, nuk është vlerësuar me aq tendenca dashakeqe, sikurse është vepruar me Muhammedin a.s.“[55]
W. Montogomery, në veprën "Mohammed at Mecca“, Oxford, 1953, f. 52, thotë:
“Gatishmëria e tij për të përjetuar persekutime për shkak të besimit, karakteri i lartë, morali i njerëzve që i besonin dhe që e konsideronin udhëheqës, si dhe madhështia e të arriturave të përnjëhershme, dëshmojnë për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm. Të konsideruarit e Muhammedit a.s., si mashtrues, më shumë hap probleme, se sa i mbyll ato. Për më tepër, që në Perëndim, asnjë personalitet i madh historik, nuk është ndriçuar më zbehtë, se sa Muhammedi a.s.“[56]
Henri Servy
“Muhammedi a.s., nuk mbolli, në shpirtrat e arabëve, vetëm parimin e Njësisë (monoteizmit), por solli edhe civilizimin dhe edukatën.
Muhammedi a.s. është personalitet historik i vërtetë. Sikur të mos ishte i tillë, as që do të përhapej Islami. Ai nuk pushoi së përsërituri, se është njeri sikurse të tjerët, të cilin e pret vdekja. Kërkonte mëshirë dhe falje nga Allahu xh.sh. Para vdekjes, deshi ta pastrojë ndërgjegjen, nga çdo njollë e mundshme, prandaj qëndroi në minber dhe iu drejtua masës me këto fjalë: ’Muslimanë, nëse e kam qëlluar dikënd, ja ku është shpina ime. Nëse dikujt i kam ndonjë borxh, pasuria ime është e tij.’ U ngrit një njeri, duke thënë se, Pejgamberi i kishte borxh atij tre dërhem. Pejgamberi a.s. i përgjigjet, duke thënë: Më mirë, njeriu të ndiejë turp, në këtë botë, se në botën e ardhme. Menjëherë, ia pagoi borxhin.
Civilizimi i vërtetë mendor dhe intelektual, nuk u shfaq dhe nuk u paraqit tek arabët, veçse me ardhjen e Muhammedit a.s.“[57]
Pater Hijacint, prift i njohur, thotë:
“Unë jam prift i krishterë dhe nxënës besnik i Jezusit, por konsideroj, se nuk e përul Jezusin (Isain a.s.) kur them se Muhammedi a.s., është i dërguar i Zotit.
Vetëm nëpërmjet inspirimit nga Zoti, ai mundi të themelojë një religjion të madh- Islamin, të cilit, sot, i besojnë miliona e miliona njerëz edhe pas njëmijë (e më shumë) vjetësh, që nga shpallja e tij.“[58]
Dr. Stringas, autor i fjalorit anglisht-arabisht, botuar në Londër më 1884, thotë:
“Drejtësia e Muhammedit a.s., veprimet dhe vendosmëria e tij për të gjetur të vërtetën, këmbëngulja e vazhdueshme për t’i komunikuar urdhrat Hyjnorë, besimi i tij i paluhatshëm në çdo situatë, aftësia për t’i bërë që të dëgjojnë të vërtetën e amshueshme edhe ata që nuk donin ta dëgjonin, - të gjitha këto janë argumente bindëse dhe të pamohueshme, se ky Pejgamber, sipas mendimit tim, është vula e pejgamberëve.“[59]
D. V. Bodly, gjeneral amerikan, thotë:
“Muhammedi a.s. e studioi botën dhe problemet e saj. Në parimet e fesë, nuk la pas dore aspektin e kësaj bote. Bëri kompromis, në mes të kërkesave të njerëzve në këtë botë dhe nevojave të fesë së tyre.
Ai nuk ra në gabimet e atyre, të cilët u përpoqën t’i shpëtojnë njerëzit në mënyrë joadekuate. Ai e përshkoi jetën me një karvan udhëtarësh, i cili është nën mbikëqyrjen e Allahut, qëllimi final i të cilit është Xheneti.“[60]
Selwyn Gurney, sipas M. D. dhe Doroty “Short readings from World religions“, Londër 1951, thotë:
“Muhammedi a.s. ka shpallur fenë, të cilën e pasojnë miliona njerëz. Që nga fillimi, ndikimi i kësaj feje, vazhdimisht, është gjithnjë në rritje. Tiranët, që i besojnë vetëm forcës dhe mbështeten vetëm tek ajo, s’janë në gjendje të ndikojnë në gjeneratat e mëvonshme, ndikimi i tyre, ndihet vetëm gjatë jetës së tyre. Ne, ndërkaq, pas vdekjes së Muhammedit a.s., shohim shembujt më të ndritshëm të fitoreve, që bota s’i ka parë kurrë më parë.“[61]
Enciklopedia Angleze, volumi 12, shkruan:
“... Një shumë detajesh, nga burime të hershme, tregojnë se ai ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili pati fituar respektin dhe besnikërinë e të tjerëve, që ishin njerëz të ndershëm dhe të drejtë.“[62]
Diven Çand Sharma, në “The Prophets of the East, Calcuta“, 1935, f. 122, thotë:
“Muhammedi a.s. qe shpirt i dashamirësisë. Ndikimi i tij, vazhdimisht, është ndier dhe kurrë nuk u harrua nga ata që e ndien afër.“[63]
A. C. Bouquet, në veprën “Fetë komparative“, thotë:
“Muhammedi a.s., ndonëse jetonte jashtëzakonisht thjesht, nuk ishte asket. Nuk turpërohej të punonte çfarëdo pune, puritan në esencë, refuzonte të barte ose të dëfrehej me ar dhe argjend.“[64]
Robert L. Gulick
“Muhammedi a.s., në të vërtetë, është një edukator, një pemë udhëzimi për drejtimin e njerëzimit, drejt një lirie dhe lumturie më të madhe.“[65]
Dr. M. H. Duran, nën influencën e një shkolle misionare bëhet i krishterë. Kalon një kohë në kishën angleze. Nga viti 1939, deri më 1963 punon si prift. Në vitin 1963, ashtu sikurse vjen pranvera, atij i erdhi e Vërteta, Islami, dhe u bë musliman.
“Mund të them, me gjithë forcë, se s’ka asnjë musliman të ri, i cili nuk ndien mirënjohje ndaj Muhammedit a.s., për dashurinë, ndihmën, frymëzimin dhe udhëzimin që na ka dhuruar. Kjo, është një fuqi e mirë, që na ka dërguar Allahu i Gjithëfuqishëm, si shenjë dashurie dhe mëshire ndaj nesh, në mënyrë që ne të ndjekim rrugën e Tij.
Në fund fillova të studioj biografinë e Pejgamberit, Muhammedit a.s., dhe u binda se një prej mëkateve më të mëdha, është të tregohesh mospërfillës ndaj atij njeriu, të inspiruar nga Zoti, i cili, e ngriti pushtetin e Zotit në mes një populli, i cili më parë kishte qenë në luftë mes vete. Ai popull, nuk udhëhiqej nga ndonjë ligj, adhuronte idhujt, bënte vepra të rënda. Ndërkaq, Pejgamberi a.s., ia ndryshoi të menduarit, jo vetëm kaq, madje ia ndërroi traditat dhe moralin. Ai i mblodhi ata rreth një flamuri, një ligji, feje, kulture, civilizimi dhe një qeverie. Ky popull, i cili nuk kishte nxjerrë, gjatë historisë, asnjë njeri të madh, meritoi të përmendet që prej shekujsh. Nën ndikimin dhe udhëzimin e Muhammedit a.s., ai popull, nxori me mijëra e mijëra njerëz fisnikë, të cilët shkuan, deri në skajet më të larta të botës, për t`i ftuar njerëzit në parimet dhe moralin islam. I ftuan ata, që të pranojnë sistemin islam të jetës. Njerëzit pranuan dhe mësuan çështjet e fesë së re.
Pejgamberi, u bëri ballë torturave të vazhdueshme, gjatë 13 vjetëve, në Mekë dhe 8 vjetëve, në Medinë. Ai, të gjitha këto, i duroi dhe nuk u hamend nga qëndrimi i tij, as për një fije floku. Ishte i vendosur dhe këmbëngulës, i pathyeshëm, në qëndrimet dhe qëllimet e tij. Populli i tij, i ofroi sundimin dhe gjithë pasuritë e vendit, që të jenë nën këmbët e tij, vetëm e vetëm që të tërhiqej nga thirrja e fesë së re dhe përhapjes së misionit të vet. Por, ai i refuzoi gjithë këto oferta, dhe në vend të tyre zgjodhi më të vështirën, për hir të misionit të besuar. Pse veproi kështu? Pse nuk pranoi kurrsesi pasurinë, famën, pushtetin, madhështinë, rehatinë, komoditetin dhe mirëqenien?
Njeriu, duhet të mendojë, doemos, përse Muhammedi a.s., veproi ashtu, nëse dëshiron të marrë përgjigjen e duhur, për këtë çështje.
A mundet njeriu të përfytyrojë një shembull të sakrificës së jetës, dashurisë dhe mirësisë ndaj të tjerëve, më të lartë se ky shembull?! Ne shohim këtu, një njeri, i cili flijon lumturinë e tij personale, për të mirën e të tjerëve. Ndërkaq, populli, për përmirësimin e gjendjes së të cilit, ai bën përpjekje maksimale, ngrihet dhe e gjuan me gurë, sillet keq me të, e izolon dhe nuk i jep mundësinë për të kaluar një jetë të qetë, madje, as në izolim. Përkundër gjithë kësaj, ky njeri, refuzon që të pushojë së punuari për të mirën e tyre. A mundet që një mashtrues, njeri i pasinqertë, të tregojë një këmbëngulje dhe vendosmëri të tillë, ndaj parimeve dhe besnikëri ndaj tyre, deri në momentin e fundit, pa kurrfarë frike? Ai u nuk u tregua i dobët, përballë rreziqeve dhe persekutimeve të ndryshme, të cilat s’mund të imagjinohen. I gjithë vendi, u ngrit kundër tij dhe kapi shpatën, për ta luftuar atë.
Vërtet, ky besim dhe kjo përpjekje e vazhdueshme, këmbëngulësia dhe vendosmëria me të cilën e udhëhoqi Muhammedi a.s., luftën e tij deri në fitoren përfundimtare, është argument i qartë i bindjes së tij të plotë në thirrjen e tij. Sik