Nga ana e qëllimkëqinjve u hodhën shumë hipoteza e dilema rreth realitetit të vullnetit e lirisë së njeriut në Islam.
Kjo ngase ata mendonin se qëndrimi Islam rreth kësaj çështje asnjëherë nuk ka qenë transparent, dhe qëndrimi i ashpër ndaj mëkateve dhe shkeljes së parimeve ende mbetet një problem i mprehtë, gjë që, sipas tyre, buron nga ashpërsia verbale dhe natyra ekstreme e kësaj feje. Ata si ombrellë të mbulimit të tezave të këtilla ekstreme dhe të pa baza u munduan ta shfrytëzojnë institucionin e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, e që sipas tyre është filozofi e imponimit dhe diktimit të urdhërave e imperativeve me dhunë, që në fakt, sipas tyre, bie ndesh me devizën e njohur e mjaft të avancuar kur’anore: La ikrahe fid-din - Nuk ka dhunë në fé.
Mirëpo, sistemet e sotme të organizimit të shoqërisë dhe shteteve, bile edhe të gjitha sistemet tjera gjatë gjithë historisë, e konfirmojnë dhe justifikojnë ekzistimin e këtij institucionit vital për jetën dhe shoqërinë njerëzore, gjegjësisht bëhet fjalë për organet e rendit publik apo policinë, organe këto të cilat në asnjë shtet nuk kanë dalur me duar në xhepa, por çdokund kanë qenë të pajisura me mjete për ndërprerjen e problemeve dhe evitimin e eskalimit të situatës. Nuk ka diskutim rreth asaj se kredibiliteti i organeve të rendit apo policisë çdo herë avancohet dhe lidhet për sigurinë e interesat nacionale, e që në fakt aludon në krijimin e një vizioni më të gjërë për institucionin e policisë dhe rolin e saj, gjegjësisht justifikimin e veprimeve të saj, të cilat janë në shërbim të interesit nacional dhe shtetëror.
Nëse kihet parasysh ky fakt, atëherë na bëhet më e qartë se pse e ka paraparë Islami institucionin e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja si masë preventive për eliminimin e problemeve dhe çrregullimeve të të gjitha natyrave në shoqëri. Mirëpo, këtu duhet të theksojmë një fakt mjaft të rëndësishëm: në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet roli i policisë me atë të institucionit të urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, sepse kemi dallim esencial në objektiva, parime, ideale, mision dhe mënyrë të veprimit, por kjo që u përmend policia ishte vetëm për afrimin e konceptit të institucionit të përmendur islam për lexuesin.
Kështu, nëse flasim për ndalimin e prostitucionit dhe bordeleve në një shoqëri, do ta vërejmë më qartë dallimin ndërmjet këtyre dy institucioneve: Policisë i intereson nëse një femër që gjendet në një bordel ose lokal të degjeneruar ka leje pune, e pastaj më nuk i hynë në punë se çka vepron ajo dhe me çka merret, a do të ngelë thjesht punëtore apo do të fundoset në ujërat e turbullta dhe të kobshme të prostitucionit, të cilat apriori synojnë shkatërrimin e shoqërisë njerëzore sipas receptit cionist - talmudian. Filozofia e këtillë e veprimit nuk jep optimizëm se punët do ta marrin të mbarën dhe se rrjedhat e përgjithshme jetësore do të ndërrojnë kah e mira, me të cilën gjë brezave të ardhshëm dhe atyre aktual do t’u sigurohet ekzistenca dhe qëndrimi në arenën botërore me nderë dhe dinjitet. Masat e këtilla jo të qëlluara dhe jo serioze jo vetëm që bien ndesh me të vërtetat madhore islame, por me këto masa atakohet edhe identiteti i të rinjve dhe të rejave të cilitdo besim qofshin, dhe me këtë mënyrë të veprimit dhe filozofi të punës i dridhet toka nën këmbë njerëzimit nga vetë njerëzit dhe i jepet rast të keqes të marrë frymë lirshëm në shoqëri.
Në anën tjetër, logjika e institucionit të urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja është krejt e kundërt nga kjo që e përmendëm deri tani. Kjo, ngase synimi kryesor i këtij institucioni është reformimi i shoqërisë dhe përmirësimi i saj, gjegjësisht ndalimi i të keqes pa marrë parasysh masat dhe lejet zyrtare, nëse këto nuk janë në përputhje me mbrojtjen e shoqërisë nga të këqijat morale dhe materiale. Kështu, ata që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja nuk e marrin parasysh nëse në bordele u tregohen dokumente dhe leje për punë, por ata automatikisht i zhdukin vendet e tilla dhe i largojnë laviret që punojnë në ato vende, sepse ato janë vende prej ku buron e keqja dhe problemet, aty shkilet nderi dhe dinjiteti i femrës, aty nëpërkëmbet personaliteti i të riut, aty shkilen kufijtë e Zotit. Dhe, kur kihen parasysh të gjitha këto, këto vende luftohen nga ky institucion zyrtarisht, kurse duhet të luftohen edhe nga mbarë popullata.
Andaj, tani pyesim: A thua vallë ndalimi i këtyre vendeve dhe ndalimi i njerëzve nga vizita e këtyre vendeve të fëlliqta dhe të degjeneruara është imponim me dhunë dhe atak mbi lirinë e njeriut dhe vullnetin e tij?! Nuk dyshoj aspak se kjo mund të jetë tezë e ngulitur në kokat e tërbuara dhe të degjeneruara moralisht ose të njerëzve të zhytur në materializëm, por assesi mendja e shëndoshë nuk mund ta arsyetojë të ketë njeriu liri në këto punë të ndyta, dhe nuk mund të pajtohet të udhëhiqet shoqëria njerëzore nga koka të tilla të çoroditura të cilat do t’i kushtojnë shumë njerëzimit.
Shiquar në kontekstin perëndimor, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është test për demokracinë perëdnimore dhe lirinë e shprehjes në veçanti. Nëse palëve të ndryshme u lejohet që ta shprehin mendimin e tyre haptazi, bile edhe atyre që thirrin në gjëra të cilat janë manifestim i shthurrjes morale dhe paraqesin rrezik potencial për shoqërinë, fjala vjen si që është thirrja për martesa me të njejtën gjini, atëherë edhe muslimanëve duhet t’u lehet hapësirë për të thirrë në të mirë dhe për të larguar nga e keqja me metoda paqësore edhe në shoqëritë perëndimore, ngase kjo është formë e lirisë së shprehjes dhe mendimit, si dhe mënyrë për të formuar opinion publik, gjë që si e drejtë u njihet palëve tjera.
Poashtu, institucioni i urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, është test për gjykimin objektiv në shoqëritë perëndimore. Kështu, thirrjet për martesa ndërmjet gjinive të njejta, në shoqërinë perëndimore shihet si liri e shprehjes dhe e mendimit. Ndërkaq, kundërshtimi i kësaj thirrjeje shihet si atak mbi lirinë e shprehjes dhe mendimit, apo tentim të kufizimit të të drejtave njerëzore. Nëse e para trajtohet në korniza të lirisë së shpehjes dhe mendimit, edhe e dyta duhet të trajtohet në këtë kontekst.
Njëkohësisht, nëse thirrjet e tipit anarkik lejohen dhe nuk sanksionohen me pretekst të respektimit të të drejtave të njeriut, atëherë edhe institucioni i urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja nuk duhet të trajtohet si radikalizëm, fondamentalizëm, ekstremizëm dhe jotolerancë, por si e drejtë e shpehjes së qëndrimeve në opinion dhe tentim për formim të opinionit publik.
Institucioni i urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, njeriut ia kthen prestigjin, pas nëpërkëmbjes së tij nga materializmi i cili njeriun e sheh thjesht si një shtazë e cila ka ardhur në këtë vetëm për t’i kënaqur dëshirat e veta.
Duke e urdhëruar në të mirë dhe ndaluar nga e keqja, njeriut i bëhet nderë, ngase i tregohet se nuk është i krijuar vetëm për zbavitje, por ai është krijuar për një mison madhështor.”Ai nuk është krijuar për vetveten, e as për të qenë skllav i ndonjë elementi të kësaj gjithësie. Ai nuk është krijuar as për të jetuar si shtazë, e as për të sosur vitet e jetës, të gjatë qofshin apo të shkurtër. Ai nuk është bërë për të përfunduar në dhe, apo për t’u ngrënë nga krimbat. Ai nuk është bërë për të përfunduar në hiç”. Duke e ndaluar nga disa gjëra e urdhëruar në disa tjera, njeriu nuk privohet nga liritë, por mbrohet dinjiteti i tij nga veprimi i çdo gjëje që ia don epshi.
Policia fetare
Jo rrallëherë në mediumet dhe raportet e institucioneve të ndryshme perëndimore, dëgjohet nocioni “Polici fetare”, e që i referohet institucionit të urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja që funksionon në disa shtete me shumicë muslimane. Në fakt, këtë nocion e përmendin në kuptim negativ kur raportojnë për të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe kërkojnë prej shteteve përkatëse që ta pezullojnë institucionin e këtillë.
Së pari, nocioni “Polici fetare” është jo i drejtë dhe i pa pranuar. Ata që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, nuk janë policë, ngase në shtetet përkatëse funksionon policia dhe shërbimet tjera të sigurisë, por janë këshillues të njerëzve që mos bëjnë veprime të ndaluara dhe të pamoralshme, ngase dëmi u kthehet edhe atyre edhe shoqërisë në përgjithësi. Kështu konceptohet fillimisht ky institucion. Ndërkaq, marrja e masave konkrete nga këta këshillues, apo ndalja e të keqes me dorë, si që përmendet edhe në thënien e të dërguarit të Allahut, paqa dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, u nënshtrohet kushteve të caktuara të cilat pa u plotësuar, nuk mund të realizohet diçka e tillë. Me fjalë tjera, veprimtaria e tyre zhvillohet duke këshilluar me fjalë, duke urrejtur me zemër nëse nuk ekzistojnë kushte për veprim aksional, dhe duke ndërprerë një të keqe edhe me dorë, nëse për një veprim të këtillë ekzistojnë kushte.
Po ashtu, ky institucion nuk është e drejtë të quhet polici fetare, ngase thirrja për urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja, nuk u referohet vetëm njerëzve që janë të kyçur në institucionin e këtillë të formuar zyrtarisht nga shteti, por i referohet gjithë umetit. Në Kur’anin famëlartë i gjithë umeti islam cilësohet se është i dalluar nga tjerët pikërisht me këtë cilësi dhe besimin në Allahun e Madhërishëm.
Së këtejmi, çdo musliman kur e sheh një të keqe, në bazë të mundësive duhet ta luftojë, apo të këshillojë që njerëzit të largohen prej saj. Ky, në këtë rast, i përgjigjet thirrjes për të urdhëruar në të mirë e ndaluar nga e keqja, por nuk është polic fetar dhe as që është anëtar në një organ po me këtë funksion të formuar nga shteti. Njëkohësisht, shteti nuk e dënon dhe as që e qorton një njeri joanëtar në organin e tij zyrtar, pse ka këshilluar për punë të mira dhe ka penguar nga të këqijat.
Marrë parasyshë këtë, nocioni i sipërpërmendur nga qarqe perëndimore për këtë institucion, është jo i drejtë.
Vendet në të cilat ekziston ky institucion, në asnjë mënyrë nuk duhet t’u nënshtrohen presioneve nga jashtë për ta pezulluar këtë institucion të rëndësishëm islam dhe human, ngase vlerësimet e tyre bartin dozë të madhe të mosnjohjes së thelbit të këtij institucioni, si dhe janë përfundime të botëkuptimeve të caktuara për jetën, shoqërinë, rolin e njeriut dhe lirinë, që nuk është patjetër gjithë njerëzit tjerë të mendojnë ashtu.
Mirëpo, vendet përkatëse duhet të bëjnë më shumë në drejtim të angazhimit të njerëzve adekuat në institucionin e këtillë zyrtar si dhe edukimin dhe trajnimin e tyre për kryerjen sa më të denjë të këtij misioni madhor. Muslimanët duhet ta kuptojnë këtë institucion si nder dhe respekt ndaj tyre, ndaj familjes dhe shoqërisë së tyre, e jo si rezultat i sjelljeve jokorrekte dhe jokompatibile me parimet islame të ushtruesve të kësaj detyre, ky institucion të bëhet barrë dhe kokëçarje për muslimanët. Është evidente se vullneti i mirë, por dija e paktë dhe metoda joadekuate e individëve, janë shkak për kundërefekte dhe vërejtje në adresë të këtij institucioni, gjë që duhet evituar.
Thënë shkurt, ky institucion është nder dhe respekt për qenien njeri, ngase e kthen në thelbin e qëllimit të krijimit dhe misionit të tij në tokë. Për këtë, Allahu i Madhërishëm thekson se një nga vetitë dalluese të njerëzve të dalluar është edhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, dhe me këtë funksion e urdhëron umetin islam. I Lartmadhërishmi ka thënë:<> ; << Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja.Të tillë janë ata të shpëtuarit (104)>>. Më tej në Kur’an, Allahu i Lartmadhërishëm ka treguar se urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është cilësi e besimtarëve, dhe se kjo buron nga besimi në Allahun dhe dashuria që ka besimtari për vëllaun e tij besimtar. I Lartmadhërishmi ka thënë:<< Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes, i urtë (71)>>. Nga ana tjetër, braktisjen e këtij misioni, i Lartmadhërishmi e ka paraqitur si një nga shkaqet e tërheqjes së mallkimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<< Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremës. Kshtu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan (78) Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar (79)>>.
Njeriu nuk është krijuar që të bëhet rob i epshit, por të bëhet rob i Allahut të Madhërishëm, robërim ky që e çliron nga të gjitha prangat dhe përbuzjet që i bëhen personalitetit të tij. Ja si e përshkruan Kur’ani atë që është rob i epshit:<< A e ke parë ti (Muhamed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim? (23) Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asjë, ata vetëm fantazojnë (24)>>.
Ky institucion e kthen njeriun në vendin e merituar si qenie më e dalluar e Zotit mbi sipërfaqen e tokës dhe i cilësuar si “halifetullah-mëkëmbës i caktuar nga Allahu në tokë”.
Nga ana tjetër, shndërrimi i njeriut në rob të epshit, nuk është në favor të njeriut dhe as në përputhje me misionin e ardhjes së tij në këtë botë, dhe as që është moralitet, siç pretendojnë fjala vjen utilitaristët. Sipas filozofëve utilitaristë, thelbi i moralitetit është lumturia e të qenit në këtë botë, asgjë më tepër; dhe na lejohet-madje na kërkohet- të bëjmë çfarëdolloj gjëje të nevojshme për ta ushqyer këtë lumturi. Por, besoj se është qartë e kuptueshme se ky botëkuptim për misionin e njeriut në botë dhe moralitetin, është anarkist dhe shthurrës.